Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 05:38:58 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Vipat me origjine Shqipetare.  (Lexuar 1449 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Shtator 10, 2009, 12:44:04 MD »

 Lorik Cana fotbollist.

Është përfolur shpesh jeta private e futbollistit Lorik Cana por pavarësisht konfuzionit që mund të jetë shkaktuar në media, asnjëherë nuk është bërë i qartë statusi i vërtetë i tij. I komentuar edhe për aparencën e tij si një ndër meshkujt më simpatikë, shpesh është parë nën shoqërinë e vajzave shumë të bukura dhe madje një e tillë ka qenë me të edhe fundjavëen e kaluar në Dhërmi. Futbollisti është parë i shoqëruar në bregdet dhe nuk ka qenë e vështirë të identifikohet nga fansat e tij. Me sa duket ai ka vendosur që një pjesë të pushimeve dhe relaksit ta kalojë në bregdetin shqiptar dhe në shoqëri të këndshme. Se cila është vajza me të cilën ishte i shoqëruar Cana, akoma nuk kemi ndonjë detaj më tepër. Mbase gjatë verës do kemi mundësi të mësojmë detaje rreth vajzës dhe lidhjes së futbollistit të famshëm dhe shumë seksi.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Shtator 10, 2009, 12:41:43 MD »

 

Këngëtarja bionde nga Shkupi, Altuna Sejdiu -Tuna, këtë vit ka lançuar dy hite të reja gjatë verës ishte shumë aktive sa i përket karrierës së saj. Njëra ka të bëjë me këngën e saj me rreperin e Vig Popa, të cilët në fillim të verës lançuan "single"- in dhe klipin e këngës "E boj nxehtë", ndërkaq më vonë ajo lëshoj edhe këngën "Dua", që ishte një duet i saj me Medën dhe Getin e Tingullit 3NT.Tuna e mbaroi sezonin e koncerteve të verës por nuk mbaroi me surprizat e saj.

 Foto të nxehta sa vetë kjo verë që po lëmë pas, ka arritur të shkrepë grupi i fotografëve që e ka ndjekur nga pas. Dhe ka menduar të bëjë pushime vërtet të paharruara. Pikërisht në Kubë, plazhet e saj të famshme, të ëndërruara nga amerikanët dhe kanadezët, pa dyshim dhe nga evropianët. Tuna tani po pushon dhe shijon rrezet e diellit në plazhet e njohura të Kubës, por bashkë me të dashurin e saj, kanë vendosur që njëkohësisht të vizitojnë edhe vendlindjen e Çe Guevarës. Por të tilla pushime, sigurisht kanë shpenzime, dhe jo pak. Ndaj Tuna ka vendosur që me "një gur të vrasë dy zogj".

 Teksa shëllihet në diellin e magjishëm të plazheve havaneze, Tuna pushimet atje do t'i shfrytëzojë edhe për xhirimin e një klipi të nxehtë në vendet dhe plazhet më atraktive të Kubës. Çifti ka fiksuar pikërisht hotelin luksoz "Paradisus" - Princesha e detit, ku dhjetë dittë në vazhdim, janë veçse pushime dhe argëtim. Për t'u kthyer nga mesi i shtatorit dhe mbërritur në Shqipëri.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Shtator 10, 2009, 12:39:16 MD »


Eliza, “vampirja” shqiptare e Hollivudit

    *
 


Historia e vajzes me origjine shqiptare qe u kthye ne yll te Hollivudit. Pse te gjithe e duan Eliza Dushkun. Shperthimi i vajzes se ndrojtur, qe u be e njohur ne filmat me vampire dhe qe tani po ben fame si nje nga femrat me seksi Nese ka nje fjale shqipe, qe ajo mund ta shqiptoje thjesht dhe pa gabime, ky eshte vetem mbiemri i saj: Dushku. Me shqiptar se kaq nuk mund te kishte qene. Dhe si i tille nuk kishte asnje mundesi te mos binte ne sy te gjithe shqiptareve te tjere, te cilet qe nga koha e Xhon dhe Xhejms Belushit nuk kishin mundur te shihnin ndonje tjeter mbiemer qe tingellonte kaq shqip sa ky i Eliza Dushkut. Ne kohen kur emri i saj nisi te renditej nder kastet e shquara te Hollivudit, ajo ishte teper e vogel, ishte thjesht vajza e Arnold Shvarcenegerit ne filmin “True lies”, nje komedi-aksion, nga ato qe te mbajne deri ne fund ngulur perpara ekranit, deri ne shfaqjen e titrave. Ku fill pas emrave te njohur te kastit te filmit, shfaqej edhe emri i saj. Ne shqip, Eliza Dushku. Megjithese ky mund te quhej i pari “rol” i rendesishem per te, filmi “True Lies” nuk kishte qene i pari film, qe e kishte vendosur perpara kamerave. Sepse Eliza Dushku kishte qene nje nga ata femijet me fat te Hollivudit, qe duket se kane lindur me nje qellim te mirepercaktuar ne jete: te behen yje. Ajo vete kishte qene teper e vogel per te menduar se cfare do te behej kur te rritej. Kishte qene e vogel per te menduar te provonte fatin ne qytetin e madh te filmave. Gjithe pervoja e saj aktoreske mund te permblidhej ne grupet e teatrit te shkolles fillore. Nje pasion si gjithe te tjerat, si kercimi apo mesimi i baterise, apo muzika xhaz. Pak nga te gjitha, me asnje gje te vecante qe ta percaktonte si nje yll te se nesermes. E ndersa ajo nuk kishte menduar asgje, thjesht fati kishte vendosur per te. Nje shoqerim i thjeshte qe po i bente te vellait, qe donte te bente provat e nje reklame, e ktheu gjithe vemendjen te vajza dhjetevjecare. Ndoshta nuk kishte qene dita me fat e te vellait, qe kerkonte te futej ne boten e modes, por kishte qene sigurisht dita e saj fatlume. Nuk ra ne sy duke recituar, sic kishte bere ne teatrot e te vegjelve, por e terhoqi vemendjen me te tjera gjera: me ecjen e lehte neper shkalle, si te ishte ndonje mbretereshe. Ate dite ajo kishte rene ne sy te agjenteve kinematorgafike, te cilet gati dy vjet me vone do te kujtoheshin per t’i besuar nje rol ne filmin “Ajo nate”. Eliza Dushkut iu besua ai rol ne fund te pese muajve kerkimesh per vajzen e persosur per rolin e Lizes neper gjithe territorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Dhe qe prej atij filmi te xhiruar ne vitin 1992, asaj nuk do t’i mundonin rolet ne filmat me mitet e kinemase amerikane: Robert De Niro, Elen Barkin, Leonardo Di Kaprio, Arnold Shvarceneger apo edhe Xhejms Belushi. Nje tjeter emer qe kishte origjinen e familjes se te atit shqiptar. Ne fakt, me gjithe ate mbiemer qe e rrefente aq mire prejardhjen, Eliza Dushku pak do te kishte mundesi te merrte nga rrenjet e saj shqiptare. Ne cdo biografi te sajen, ajo nuk ka hezituar te shkruaje fort qarte origjinen e saj: baba shqiptar dhe nene daneze. Megjithate ne edukimin e saj, kultura daneze do te luante nje rol shume me te forte sesa ajo shqiptare. Thjesht per faktin se asaj i qelloi fati i trishte i rritjes ne nje familje prinderish te divorcuar. Familja e saj me dy prinderit Xhudi, pedagoge ne universitetin e Suflokut dhe Filipi, mesues ne shkollat publike te Bostonit, e vetmja familje me ate mbiemer, jetonte ne Masacustes. Derisa, kur pas lindjes se tre djemve, ndersa ishin ne pritje te Elizes, vendosen te divorcoheshin. Gjithsesi, kjo nuk do te thote qe Eliza nuk pati ndonje femijeri te lumtur. Sigurisht qe ajo menyre te rrituri ne nje familje me nje prind do ta bente te ishte me e lidhur me nenen, nje raport ky qe do ta vleresonte publikisht kohe me vone, kur me statusin e nje ylli te Hollivudit, teksa jepte intervista dhe fliste per filmat e saj, nuk harronte te vleresonte rolin e te emes ne jeten e saj: "Ajo me rriti mua dhe tre vellezerit e mi si nje mama ‘single’, ndersa vazhdoi te punonte cdo dite si pedagoge me kohe te plote. Gjithcka ne jeten time ia kushtoj pikerisht asaj”. Miku me i mire, vellai me i madh Ne femijeri, miku i saj me i mire ishte vellai me i madh. Ishte pikerisht familja, streha e saj me e ngrohte ku ajo kaloi vite te qeta, kur u kushtohej te gjitha trilleve te moshes: teatrit te shkolles, mesimit te muzikes- ku pervec pianos kishte zgjedhur te mesonte edhe nje vegel te pazakonte per vajzat sic ishte bateria- kenges dhe kercimit. Jo thjesht per hobi: ne te gjitha recensat e shkruara per te nuk harrohet te permendet qe eshte nje balerine mjaft e zonja ne shume zhanre: xhaz, tip-tap dhe klasike. Nje femijeri tipike per nje amerikane qe rritej ne nje qytet te sofistikuar si Bostoni. Nese ne familjen e saj nuk pati asnjehere probleme, nese per te depertuar ne Hollivud qe e ndjekur nga fati i mbare, kjo nuk do te thote qe gjithcka ne sheshet e xhirimit per te ka shkuar lumturisht mire. Pervojat me te veshtira Si nje nga pervojat me te veshtira ajo ka vecuar xhirimin e filmit “Jeta e nje djali”, ku ajo eshte vajza e Robert De Niros. Ne film, ata jetojne ne qyteze te vogel dhe i ati martohet me nje grua, qe ka nje djale: Leonardo Di Kaprion. Ne ekran gjithcka shkon mire, Eliza dhe Leo ndertojne nje raport vella e moter gati idilik, Eliza nderton edhe njehere lidhjen qe kishte pasur me vellane e madh. Kurse ne te vertete, ne sheshin e xhirimeve ngjarjet rridhnin ndryshe. “Leo ishte pese a gjashte vjet me i madh se une dhe brenda pak kohesh, arritem te gjendeshim brenda nje marredhenieje moter-vella krejtesisht te urryeshme”. Ishte Leonardo Di Kaprio, ai qe ia bente xhirimin e filmit nje ferr te vertete Elizes se vogel: e fyente gjithe kohes, me sharje e fjale, qe ajo nuk i kishte degjuar kurre me pare. Reagimi i saj kishte qene si i cdo femije tjeter: “Qaja dhe e pyesja se perse ishte aq i keq. Por, kur e pashe se ai vazhdonte, u detyrova t’i ankohesha regjisorit”. Nje reagim tipik femije, me nje rezultat prej te rrituri: asnje grime nga urrejtja e tyre nuk u shfaq ne film. Eliza Dushku, ashtu si dhe Leonardo di Kaprio, asnjeri prej te dyve i njohur ne ate kohe, ishin profesioniste te vertete. Yjet e se nesermes. Ato role femijesh-profesioniste do te spikasnin shume kohe me vone, kur si Leo ashtu dhe Eliza te beheshin aktore te medhenj. Atehere te gjithe do ta kuptonin se, nese ngjitesh ne maje, kjo nuk behet brenda dites, por pak e nga pak, me nje karriere qe nis nga rolet e vogla dhe perfundon ne tapetet e kuqe. “Buffy”, seriali qe i shton famen Nje sere rolesh prej femije dhe adoleshenteje ne filmat me kast te njohur aktoresh e regjisoresh, e bene Eliza Dushkun te ndihej e sigurt se, edhe nese nuk do te ishte gjithe kohen e pranishme neper xhirime, do te mbetej gjithsesi e preferuar. Prandaj mund t’ia lejonte vetes edhe luksin te shkeputej nga xhirimet per te vazhduar universitetin. Vec te tjerave, donte te studionte edhe dicka tjeter vec aktrimit. Sepse perpos suksesit, fames dhe parave te fituara qe ne moshe te vogel, Eliza eshte nje vajze me kembe ne toke: do te kete edhe nje tjeter profesion te sigurt. Pa llogaritur ketu muziken apo kercimin. Filmat e fundit kane qene te gjithe te suksesshem, recensat me nota pozitive nuk kane lene pa permendur se suksesi i dedikohet nder te tjera edhe protagonistes: e zonja ne aktrim, teper e bukur dhe me nje pamje jashtezakonisht intriguese. Aq intriguese, saqe me gjithe filmat e shumte dhe vleresimet e kritikes, ajo vazhdon te jete e spikatur per rolin e saj ne serialin “Buffy, vrasesja e vampireve”. Eshte ky telefilmi qe i ka dhene famen e perbotshme dhe numrin me te madh te fansave. Nje fame qe Eliza nuk e shfrytezon per t’u bere pjese e kronikave roze, por per dicka te jashtezakonshme per 26 vitet e saj: misione humanitare. E megjithese ajo nuk ben asnje perpjekje, sondazhet e kane renditur nder me te preferuarat. Megjithese adoleshente, ne vitin 2002 u fut ne listen e 100 femrave me seksi ne bote. Drejt e ne vendin e 13-te. Per te paren here ne ate liste te shumelakmuar nje mbiemer teresisht shqip, si e vetmja fjale qe ajo e shqipton pa asnje aksent anglishteje: Dushku. Te dhenat: Emri i plote: Eliza Patrisia Dushku Ditelindja: 30 Dhjetor 1980 Vendlindja: Boston, Masacuset Syte: Kafe Floke: Kafe Babai: Shqiptar Nena: Daneze Profesioni i dyte: Balerine Gjatesia: 1m e 59cm Pengu: Te ishte pak me e gjate Aktorja e preferuar: Jamie Lee Curtis Ngjyra e preferuar: E zeza Sporti i preferuar: Hokej ne akull Ka frike nga: Fluturimet ne avion Nuk do te beje kurre: Nudo ne film Fansat me te shumte: Te burgosurit Mekati i bere: Pirja e duhanit Mikesha e ngushte: Clare Karmer

Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Shtator 09, 2009, 05:08:07 PD »

Masiela Lusha dashurohet me menaxherin e saj
» Dërguar më: 09/08/2009 - 10:47


Aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Masiela Lusha, nuk është aspak fa
natike lidhur me privatësinë e saj.
Ajo tashmë e ka bërë publike lidhjen e dashurisë me menaxherin e biznesit që ka, “Shon Lurdes”, me të cilin ka kohë që frekuentohen. Masiela njihet për karrierën e saj në serialet televizive amerikane, përkrah Karmen Lopez por që herën e fundit që ju bë oferta për të vazhduar këtë serial ajo e refuzoi. Tashmë Masiela dhe i dashuri i saj Shon i janë përkushtuar biznesit që kanë të dy ku iniciatorë ka qenë vetë aktorja.
Ashtu sikurse kolegia e saj shqiptare në Amerikë, Eliza Dushku, duket se Masiela tani po synon Hollvoodin madje për më tepër po kërkon të përfshihet tek filmat horror, të paktën kështu janë shprehur një sërë mediash amerikane. Ndërkohë që pasionet e Masielës nuk shtrihen vetëm në fushën e aktrimit, por edhe në atë të poezisë apo modelimit. Pak vite më parë ajo botoi në anglisht librin “Drinking the Moon” dhe ka sfiluar në një sërë aktivitetesh mode në Los Angeles.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!