Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:04:15 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Biznesmeni serbo/boshnjak Fazliç.  (Lexuar 666 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Shtator 09, 2009, 05:25:11 PD »

























• Hetimet per Damir Fazllic mbesin peng i letër-porosive, prokuroria i kërkon përgjigje ministrisë së Drejtësisë. S'ka të dhëna për pastrim parash, edhe 10 ditë afat hetimi

TIRANE-Kur e ndajnë vetëm dhjetë ditë nga afati përfundimtar për hetimet ndaj serbo-boshnjakut Damir Fazliç, i dyshuar për pastrim parash, prokuroria i kërkon informacion ministrisë së Drejtësisë për fatin e letërporosive. Burime nga prokuroria e Tiranës pohuan per Gazeta Shqiptare se pak ditë më parë i janë drejtuar dikasterit të Drejtësisë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për të marrë informacion nëse janë zbatuar apo jo letërporositë. "Kemi kërkuar informacion për letërporositë që kemi dërguar në Angli, Qipro, Bosnje, Zvicër dhe Kroaci, mbi bazën e të cilave do të vendoset për fatin e dosjes", tha një burim nga prokuroria. Mbi bazën e informacioneve të ardhura nga këto vende, do të vendoset dhe për fatin e dosjes hetimore ndaj biznesmenit që njihet si mik i kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
Data 7 maj shënon fundin e afateve hetimore për serbo-boshnjakun Damir Fazliç. Afatet e hetimeve u zgjatën në fillim të prillit, pasi në duart e prokurorëve nuk kishin mbërritur përgjigjet e letërporosive. Por, vendimi për zgjatjen e afateve është kundërshtuar në gjykatë nga Fazliç. Më datë 4 maj gjyqtari Gjin Gjoni pritet të marrë në shqyrtim kërkesën penale të Fazliç, i cili kërkon ndërprerjen e hetimeve me argumentimin se po zgjaten pa asnjë shkak dhe jashtë çdo afati ligjor. Biznesmeni Fazliç u vu nën hetim 7 muaj më parë, pasi dyshohej për pastrim parash.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Shtator 09, 2009, 05:22:57 PD »

Fazliç: Do ndërtoj TEC në Porto Romano

• Pas mbylljes së problemeve me drejtësinë shqiptare, kjo është hera e parë që biznesmeni serbo/boshnjak Damir Fazliç shfaq interes për të qenë sërish investitor në vendin tonë. Projekti ne Porto Romano lajmerohet ne faqen zyrtare te Faylic. “Jam pronari i tokës, dua të jem investitor” Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç synon të jetë investitori kryesor i ndërtimit të TEC-it në parkun energjetik në Porto Romano. Zyra e shtypit ka publikuar në datën 11 qershor 2009, në faqen e tij personale në internet, (http://damirfazlic.wordpress.com/)  se “Fazliç, duke qenë njëherësh pronar i tokës ka një interes të veçantë për të qenë investitor i këtij projekti. Ai është i interesuar të jetë pjesë e vendimmarrjes lidhur me projektin e parkut energjetik në Porto Romano”. Pas mbylljes së problemeve me drejtësinë shqiptare, kjo është hera e parë që Fazliç shfaq interes për të qenë sërish investitor në vendin tonë. Biznesmeni serbo-boshnjak, i njohur për miqësinë e tij me kryeministrin Berisha dhe me shumë anëtarë të kabinetit qeveritar, u akuzua në vitin 2008 nga prokuroria shqiptare në bazë të fakteve të publikuara në media, si i përshirë në aferën e pastrimit të parave në vendin tonë. Por për mungesë provash, pas 7 muaj hetimi kjo çështje do të konsiderohej e mbyllur.
Hetimet ndaj Damir Fazliç nisën kryesisht nga prokuroria mbi bazën e disa fakteve të publikuara në media, ku hidheshin dyshime se biznesmeni serbo-boshnjak kishte pastruar para në Shqipëri. Organi i akuzës vendosi sekuestron ndaj pronave dhe pasurive të serbo-boshnjakut, konkretisht mbi tetë kompanitë e tij tregtare dhe dy sipërfaqet e mëdha të tokës që kishte blerë në Porto Romano dhe fshatin Rinia në Durrës. Por më pas, gjykata e shfuqizoi vendimin e prokurorisë mbi sekuestrot. Prova më e fortë që prokuroria dyshonte se Damir Fazliç ka pastruar para në Shqipëri, është shitja e “Crown Acquisitions shpk” shoqërisë “Altaria research limited” në Qipro, me një vlerë prej 1.7 milionë eurosh. Por asnjë prej dyshimeve të prokurorisë nuk u vërtetua, duke bërë që dosja të shkojë drejt dështimit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!