|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #2 : Nëntor 08, 2010, 07:12:07 PD » |
|
-9 Nentor: Nga Komunizmi, ne Zonen Schengen
8 - 9 Nentori i ketij viti, me vendimet e tij historike per shqiptaret krahas atmosferes festive na ben qe te reflektojme edhe me shume ndaj historise. Kjo dyshe europiane datash permbys perfundimisht imazhin dhe kujtimet e hidhura te 7 - 8 Nentorit te kuq, si simbole te komunizmit, shtypjes, dhunes, izolimit; sepse tashme ne vend te tyre, " ish-armiku me i madh i popujve - BE-ja i hap rrugen lirise se levizjes, hapjes, integrimit edhe shqiptareve. Keto Vendime te BE-se e shtojne edhe me shume intensitetin e ngjarjeve gjate gati 100 viteve te fundit. Per Europen dhe boten, per Gjermanine por edhe per Shqiperine. Ne keto tre data ose "gure te medhenj kilometrike" te historise jane zhvilluar vjet aq shume ngjarje, luftera, revolucione, gjakderdhje, ndarje dhe ballafaqime, kriza, fitore dhe ribashkime, mes valevitjes se flamujve me ngjyra te ndryshme, kuqe, zeze, gjelber, roze e blu, vringellimes se bajonetave dhe krisjes se armeve, mes ngritjes e shembjes se mureve. Lindja versus Perendimit Me 1 Janar 1900, prestigjiozja nderkombetare amerikane" New York Times" ne nje editorial te sajin parashihte se shekulli i XX do te dominohej pa diskutim nga kapitalizmi dhe vlerat perendimore. Por, vetem 17 vjet me vone, Revolucioni Socialist i Tetorit ne Rusine e atehershme e permbysi ate parashikim. Ne 1/6 e botes dhe me vone edhe gjetke u instalua me gjak dhe me dhune nje regjim i ri ne dukje njerezor por ne thelb dhe ne perspektiven e aferme gjakatar. I nisur si utopi idealesh dhe vlerash fisnike, ai perfundoi si regjim totalitar qe vetem ngjyra e kuqe e dallonte nga te tjeret. Ne Gjermani por dhe gjetke lindja e komunizmit sherbeu edhe si pretekst apo maske per te mbuluar marrjen e pushtetit me force dhe per instalimin e nazizmit dhe fashizmit, dy regjime ne pamje te jashtme diametrialisht te kunderta por ne fakt te ngjashme per nga shkalla e dhunimit te te drejtave me elementare njerezore. Ne Shqiperi 7 Nentori bolshevik rus erdhi me 8 Nentor 1941. Edhe pse ngjarje per nje vend te vogel si Shqiperia, me ate regjim te hekurt qe instaloi i kaloi ku e ku kufijte e Shqiperise per nga tmerret e saj. 9 Nentori i Vajmarit Do thene se 9 Nentori nisi i mbare per forcat demokratike gjermane dhe Europiane. Thjesht rastesisht me 9 Nentor 1888 lindi ne France, fare prane kufirit me Gjermanine njeri prej baballareve te Bashkimit Europian, Zhan Monett. Por do te duheshin 6 dekada derisa te piqej dhe te shpallej neper luftra e beteja e ideja e tij dhe e Shumanit per krijimin e BE-se. Nderkohe, per realizimin e etheve te tyre totalitare, bolsheviket e Leninit dhe Stalinit kerkonin ta fillonin eksportimin e ideologjine komuniste ne Gjermani, qe ajo te sherbente si mesim per te tjeret. Kjo edhe per shkak te shperberjes se Perandorise gjermane pas Luftes se I Boterore dhe urrejtjes se krijuar nga Perandorin e saj qe e la vendin ne meshire te fatit. Berlini pas Revolucionit te Tetorit u be nje shesh i vertete beteje. Lufta civile ishte ne prag. Sapo kishte filluar nje ballafaqim i madh dhe i rrezikshem i forcave te pakta dhe te brishta te demokracise me ato te totalitarizmit hitlerian dhe komunisteve te ndikuar nga Rusia. Me 9 Nentor 1918, nga dritarja e Reichstagut te famshem, Karl Liebnkencht shpalli Republiken Socialiste( Komuniste) Koha nuk priste. Ne Munih gjithashtu kishte tentativa per perhapjen e komunizmit. Gustav Stresseman, ky burre i madh i social-demokracise gjermane nuk priti dhe u kunderpergjigj flake per flake po ate dite me shpalljen e Republikes Demokratike te Vajmarit. Filloi keshtu balafaqimi i madh tre ngjyresh per Gjermanine, qe sic do te tregojne dhe ngjarjet e mevonshme ishte vendimtare per fatet e gjithe Europes. Edhe pse Vajmari deshtoi pas ardhjes ne pushtet te Hitlerit me 1933, 9 Nentori 1918 mbeti nje pike e rendesishme referimi, nje "unfinished business" per forcat e verteta demokratike te cilat do t'i riktheheshin atij me vone. Nentori Hitlerian Hitleri nuk ia fali kurre Vajmarit tentativen e tij per demokraci ne Gjermani. Hakmarrja e tij do te ishte e pameshirshme. 5 vjet me vone, ai beri tentativen per puc ne Munih, por qe deshtoi dhe ai perfundoi ne burg, edhe pse u lirua me vone. Pas ardhjes se tij ne pushtet, me 9 Nentor 1938, serish si hakmarrje nga Vajmarit per mekatin e tij ne mbrojtje te te hebrenjve, Hitleri organzoin "Naten e Qelqte", nje shembul i papare dhune e terrori ndaj hebrenjve, pasurive dhe pronave te tyre; u dogjen 815 butika, 29 magazina te medha, 171 apartamente dhe 26 sinagoga! E serish keto nuk do te ishin asgje kundrejt 5 milion hebrenjve te shfarosur ne kampet famekeqe te perqendrimit. Fale ketyre masave te tmerrshme represive, perkohesisht Nazizmi arriti te mbante te ndrydhur trashegimine pozitive dhe demokratike te deriatehershme te 9 Nentorit te Vaimarit, por vetem perkohesisht. 9 Nentori i Berlinit Por po aq i palavdishem ishte dhe fundi i Hitlerit dhe simbiozes komunizem - nazizem. Te dy ushqyen dhe mbajten njeri tjetrin. Por, totalitarizmi i kuq vazhdoi te sundoje edhe per 50 vjet te tjera ne emer te kauzes antifashiste. Per te mbajtur vendet nen izolim, dhune, ndarje beri gjithcka deri sa ngriti dhe Murin e Berlinit. Por, flamuri i demokracise se Vajmarit me 9 Nentor u ngrit lart nga demokrate "24 karat" si Adenaueri, Brant dhe Kohl me shoke dhe i mbeshtetur nga aleatet e medhenj dhe besnike, si SHBA, Britania e Madhe, Franca etj. Ai u ngrit dhe triumfoi mbi cdo mur. Me 9 Nentor 1989, qindra mijera gjermane nga te dyja anet e Murit e Berlinit shemben ate, duke sinjalizuar ribashkimin gjerman dhe ate europian. Nentori u be perfundimisht edhe pse si rastesi historike, simboli i fitores se demokracise mbi cdo lloj totalitarizmi. 8 - 9 Nentor -Muri i Tiranes dhe Shengeni Edhe pse koincidenca apo ironike sic mund te duket, zor se do ta kishte patur date me te pershtatshme se 8 apo 9 Nentori per vendimin e liberalizimit te vizave per Shqiperine. Deri para 20 vjetesh, 8 Nentori i krijimit te PKSH-se ishte si 7 Nentori per Rusine, madje te dyja festoheshin bashke. 8 Nentori per shqiptaret u be per gati 50 vjet simboli i ndarjes, izolimit, bunkerizimit total te jetes se vendit, autarkise, deshtimit te madh. Ndersa kete 8 Nentor, shqiptaret presin vendimin e BE-se per heqjen e vizave ne Zonen Schengen. 21 vjet pasi ra Muri i Berlinit, po bie me ne fund dhe Muri i vizave per shqiptaret, me te izoluarit dhe me te shtypurit. Ndersa me 9 Nentor, Komisioni Europian shqyrton dhe kerkesen e Shqiperise per anetaresim, kur vetem 20 vjet me pare Shqiperia komuniste e konsideronte BE-ne si armikun me te madh te popujve. Ja, kjo eshte mrekullia e demokracise. Ndaj Shqiptaret do ta kujtojne kete "triplet" historik datash me gezim dhe krenari njerezore. Ndaj dhe shpresojme dhe urojme qe ato te jene edhe starti i madh per ngjarje te tjera edhe me te medha drejt finishit historik Euro-Atlantik
|