|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #6 : Shtator 25, 2009, 12:37:19 MD » |
|
PE: Liberalizim te vizave edhe me Shqiperine 25/09/2009 11:55
PE: Liberalizim te vizave edhe me Shqiperine Parlamenti Europian vlereson se Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina duhet t'i bashkangjiten propozimit te Komisionit per liberalizimin e vizave me Serbine, Malit e Zi dhe Maqedonine.
Drafti i perpiluar per kete ceshtje, ku raportuese eshte eurodeputetja e re sllovene Tanja Fajon argumenton se sipas vleresimit te Komisionit ne maj 2009, keto dy vende kane bere progres te rendesishem e domethenes ndaj duhet t’i perkasin te njejtit propozim.
”Mendoj se eshte shume e rendesishme qe t’u dergohet nje mesazh i forte dhe qytetareve te Shqiperise e Bosnje Hercegovines. Une nuk jam dakort qe komisioni i la keto dy vende jashte propozimit”, u shpreh Fajon.
Perfshirja e Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines ne te njejtin propozim per amendimin e rregullores do te shmangte burokracine mese 6-mujore te Brukselit. Keshtu, nuk do te ishte e nevojshme nje propozim i ri ne mes te 2010 nga Komisioni qe do te pasohej, sipas procedures, nga vota e parlamentit dhe unanimiteti i vendeve anetare ne Keshill, por automatikisht heqja e regjimit te vizave do te behej e mundur sapo te vleresohej se Shqiperia dhe Bosnja i plotesojne kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.
Amendimet e perfshira ne raportin e parlamentit flasin dhe per nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave me Kosoven, pa paragjykuar statusin e shtetit te ri ballkanik.
”Ne po shohim mundesite sesi te angazhojme Kosoven ne kete proces, ne menyre qe dhe qytetaret atje te mund te kene nje perspektive te qarte europiane”, theksoi Fajon.
Amendamenti i shtuar per Kosoven eshte mirepritur nga Komisioni Europian, ndryshe nga ai per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes, pasi zyrtaret e komisionit kane frike se nje propozim i tille jo vetem qe nuk do te miratohej nga vendet anetare, por do te vinte ne rrezik edhe Serbine e Malin e Zi.
Raporti do te votohet ne seancen plenare te 24 nentorit, per t'i kaluar me pas keshillit te Bashkimit Europian ne dhjetor. Roli i Parlamentit per ceshtjet Schengen eshte konsultues dhe jo detyrues per keshillin me traktatet egzistuese.
Pushteti i Parlamentit per ceshtjet e brendshme pritet te jete domethenes pas ratifikimit dhe hyrjes ne fuqi te Traktatit te Lisbones.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #5 : Shtator 19, 2009, 03:59:33 PD » |
|
Bebic: Shqipëria e Kroacia në NATO, shembull për vendet e tjera
BUDAPEST- Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO duhet të shërbejë si inkurajim për vendet e tjera të rajonit që synojnë të njëjtin objektiv, deklaroi dje kreu i parlamentit kroat Luka Bebiç gjatë një konference në Budapest, duke shtuar se angazhimi i këtyre dy vendeve për të ardhmen euro-atlantike është bërë më i fuqishëm pas hyrjes në aleancën perëndimore.
Bebiç e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës njëditore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në punimet e konferencës së zhvilluar dje në kryeqytetin hungarez Budapest, Bebiç mbajti një fjalim lidhur me proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe më pas lidhur me bashkëpunimin me NATO-n.
Shqipëria dhe Kroacia u anëtarësuan në NATO më 1 prill të këtij viti.
Kryeparlamentari kroat theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO kishte sjellë ndryshime të thella në arkitekturën e sigurisë së Evropës Juglindore dhe se ky proces duhet të përfundohet me anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit sa më shpejt të jetë e mundur.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #4 : Shtator 19, 2009, 03:54:16 PD » |
|
Anëtarësimi në BE, qeveria në pritje të pyetësorit
• Një vit më parë, administrata publike shqiptare, bazuar në një pyetësor të tillë nga vendet që e kanë kaluar këtë proces, si Kroacia, u vendos në provë nga qeveria për të parë nivelin e përgatitjes së saj.
TIRANE- Dorëzohet udhërrëfyesi se si duhet t’u jepet përgjigje pyetjeve që do të sjellë Bashkimi Europian për të parë nivelin e përgatitjes të të gjitha institucioneve shqiptare. Dje u zhvillua një mbledhje e përbashkët mes Komitetit Ndërministror për Integrimin dhe qeverisë, ku u diskutuan fazat e këtij procesi, ku përfshihet krijimi i strukturave menaxhuese dhe koordinuese në nivel të qeverisjes qendrore, krijimi i grupeve të punës dhe ekipeve brenda institucioneve të përfshira si dhe krijimi dhe organizimi i një grupi ekspertësh të pavarur, të përzgjedhur me kujdes dhe të trajnuar që do të mbikëqyrin procesin. Berisha e konsideroi këtë proces tejet të rëndësishëm, prandaj kërkoi angazhimin e të gjitha ministrive dhe të gjitha hallkave të tjera që një proces i tillë të përmbyllet me sukses. Një vit më parë, administrata publike shqiptare, bazuar në një pyetësor të tillë nga vendet që e kanë kaluar këtë proces, si Kroacia, u vendos në provë nga qeveria për të parë nivelin e përgatitjes së saj sa i takon proceseve integruese, reformave dhe sa njihen këto nga administrata e të gjitha niveleve. Për një pyetësor të tillë u ngritën edhe grupe pune dhe u angazhua Ministria e Integrimit për plotësimin dhe suksesin e këtij procesi. Udhërrëfyesi për pyetësorin, i cili u paraqit dje, ka të bëjë me një shkallë tjetër përgatitjeje për administratën.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #3 : Shtator 17, 2009, 04:13:42 PD » |
|
Peticion për heqjen e vizave me Ballkanin » Dërguar më: 16/09/2009 -
Në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 2000 vetë, mes të cilëve shumë personalitete europiane, kërkohet heqja e vizave për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit, ka ardhur koha të heqim edhe pengesat e fundit për në Europë, thuhet në këtë deklaratë. Ajo argumenton se propozimi i KE-së për të hequr vizat vizat vetëm për tre vende dhe për të përjashtuar të tjerat është i motivuar nga arsye politike dhe jo teknike.
BRUKSEL- Më shumë se 2.000 vete kanë nënshkruar një iniciativë qe propozon ndryshime mbi vendimin e Komisionit Evropian, lidhur me heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Qasja aktuale e Komisionit Evropian rrezikon destabilizimin e Evropës jug-lindore dhe mund të rrisë tensionet në një shoqeri te brishte” thuhet në një deklarate për shtyp të lëshuar të mërkurën nga një sërë personalitetesh të njohura europiane, të cilët kerkojne sa me shpejt heqjen e vizave për të gjithë vendet e Ballkanit, dhe jo vetem per Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Midis 2.000 nënshkruesve të peticionit janë tre ish-Përfaqësues te Lartë në Bosnje: Lordi Pedi Eshdaun, Volfgang Petritsh dhe Kristian Shvarc-Shilling. Mes nënshkruesve janë edhe disa prej parlamentarëve evropiane duke përfshirë edhe Daniel Cohn-Bendit dhe Rebecca Harms, kryetaren e delegacionit për Evropën Juglindore, Doris Pack (PPE), dhe politikanë të pavarur nga partitë në shumicën e vendeve të BE-së.
Lista përfshin edhe kryetaren e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Louise Arbour, drejtor i Fondacionit Kulturor Europian në të njëjtën ditë që Parlamenti Evropian diskutoi heqjen e vizave per vendet e Ballkanit. Sipas propozimit të KE, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbise do të hyjnë pa viza ne vendet anëtare të Shengenit në vitin 2010, ndërsa plani përjashton Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, duke përmendur dështimet e qeverisë për të përmbushur kërkesat për përfshirjen në regjim pa viza.
Ndërkohë që nënvizon iniciativën që përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e të gjitha kërkesave kryesore qëndron me drejtuesit e vendeve perkatese, nenshkruesit argumentojnë se statusi i reformave në Serbi dhe Mal të Zi eshte pothuajse i njejte me situatën në Bosnje. Ajo argumenton se propozimi i KE-së për të hequr vizat per keto tre vende dhe per te perjashtuar te tjerat është i motivuar nga arsye politike dhe jo teknike. Ne peticion gjithashtu kërkohet hapja e një dialogu për statusin pa viza me Kosovën dhe më shumë fleksibilitet në shqyrtimin e statusit të reformave në Shqipëri.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #2 : Shtator 17, 2009, 04:09:25 PD » |
|
Shqipëria në BE, Berlini: Në fillim do shqyrtojmë raportin OSBE/ODIHR
• Në një reagim të Ambasadorit gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt thuhet se me partnerët e BE-së do të diskutohet mbi raportin e ODIHR-it dhe më pas do të merret një vendim lidhur me kërkesën për anëtarësim e Shqipërisë në BE
TIRANE- Ambasada Gjermane deklaron se shqyrtimi i kërkesës e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në familjen e europiane do të diskutohet pasi Gjermania dhe partnerët e tjerë të BE-së të ketë diskutuar mbi raportin e OSBE ODIHR.
Në një reagim të Ambasadorit gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt të shpërndarë për median thuhet Gjermania mbështet energjikisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe se pranimi i Shqipërisë në BE është një çështje e rëndësishme strategjike për të dyja vendet tona.
“Gjermania mbështet energjikisht integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu, vitin e kaluar, ne kemi rritur deri në afro 100 milion euro ndihmën gjermane për Shqipërinë për periudhën 2009/10, pothuaj duke e dyfishuar atë. Volumi i përgjithshëm i kësaj ndihme arrin në afro 1 miliard euro.
Edhe numri i bursave të vëna në dispozicion, më së shumti për të rinjtë, në vitin 2009 pothuaj u dyfishua.”- bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të Ambasadës Gjermane shpërndarë sot për median.
Në njoftim ambasada gjermane duke e cilësuar taktike pyetjen se kur duhet të shqyrtohet kërkesa e Shqipërisë përanëtarësim në BE nga ministrat e jashtëm të BE-së, ambasada gjermane thotë se do veprohet ashtu sic ishte paracaktuar më parë. “Lidhur me këtë ne, së bashku me anëtarët e tjerë të BE-së jemi shprehur, se kjo duhet të ndodhë pas përmbylljes së zgjedhjeve parlamentare dhe paraqitjes së një vlerësimi mbi zgjedhjet nga OSBE/ODIHR. Vlerësimi mbi zgjedhjet u publikua nga ODIHR-i në mbrëmjen e 14.09.2009. Në këtë kohë këshilli i fundit i ministrave të jashtëm ishte tashmë duke zhvilluar punimet. Tani, ne së bashku me partnerët tanë të BE-së do të diskutojmë mbi raportin e ODIHR-it dhe më pas do të marrin një vendim lidhur me kërkesën për anëtarësim”- mbyllet deklarata e ambasadës gjermane.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #1 : Shtator 09, 2009, 01:35:50 MD » |
|
Me ne fund po ja arrijme qellimit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Edmondi
|
 |
« : Shtator 09, 2009, 01:35:11 MD » |
|
Kanali televiziv italian ne edicionin e lajmeve te ores 20:00 foli qe Shqiperia ne 1 Janar 2010 mund te levizin vetem me pashaporta.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|