Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 04:59:08 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2
  Printo  
Autor Teme: Shqiperia ne BE.  (Lexuar 3357 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #21 : Tetor 07, 2010, 01:37:35 MD »

Vendimi i PE-së ambasadorja Halimi: BE na mbështet



BRUKSEL- Ambasadorja shqiptare në Bashkimin Europian zonja Mimoza Halimi e quajti të rëndësishëm vendimin e marrë para pak minutash nga Parlamenti Europian. Në një prononcim për NEWS24 zonja Halimi tha se “vendet e Bashkimit Europian janë mbështetëse të fuqishme të liberalizimit të vizave”.

Duke komentuar qëndrimin e Francës ambasadorja shqiptare tha se “Francës i duhej koha e nevojshme për të diskutuar mbi raportin e Tanja Fajon”. Ajo shtoi se Franca ka qenë vendi që ka mbështetur liberalizimin e vizave.

Parlamenti Europian miratoi sot me shumicë viotash liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Me 538 vota pro dhe 47 kundër eshte miratuar raporti i paraqitur nga europarlamemtarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave me dy vendet ballkanike.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #20 : Tetor 07, 2010, 09:50:17 PD »


PE: Të hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën
07/10/2010 11:50

PE: Të hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën
Me 538 vota pro, 47 kundër dhe 41 abstenim, Parlamenti Europian miratoi rekomandimin e Komisionit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.

Raporti i eurodeputetes sllovene Tanja Fajon u perkrah keshtu nga shumica derrmuese e te pranishmeve ne salle gjate votimit.

Sipas procedures se vendimmarrjes, pas aprovimit nga Parlamenti Europian, ne 8 nentor ministrat e Brendshem Europianë duhet te miratojnë propozimin legjislativ qe propozonte ne maj Komisioni. Ne rast te nje vendimi pozitiv nga kjo mbledhje e Keshillit te BE-se, liberalizimi i vizave hyn ne fuqi 20 dite pas dates se publikimit te ketij vendimi ne fletoren zyrtare europiane.

Behet fjale per udhetim te lire te shtetaseve te pajisur me pasaporta biometrike vetem ne vendet e Schengen-it per nje periudhe kohore deri ne 3 muaj.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #19 : Tetor 06, 2010, 03:40:27 MD »

Vizat, debat në PE Fajon: Shqipëria përmbushi kushtet
Vizat, debat në PE Fajon: Shqipëria përmbushi kushtetBRUKSEL- Parlamenti Evropian nisi sot në mbrëmje, në Bruksel debatin për heqjen e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët. Komisioni kompetent e ka dhënë miratimin e tij, pas votimit duhet të japë aprovimin e tij edhe Këshilli i Ministrave të BE. Po edhe aty nuk priten rezerva të mëdha.

Fajon: Shqipëria e Bosnja përmbushën kushtet
Në fjalën e saj eurodeputetja Tanja Fajon, shprehu pa rezerva se të dyja vendet, “Shqipëria dhe Bosnja kanë përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave”, duke kërkuar kështu që raporti i saj të votohet pozitivisht.

Malmstrom: Siguri për azilkërkuesit
Pro liberalizimit ka folur edhe komisionerja për cështjet e brendshme dhe drejtësinë e KE, Sesilia Malmstrom, por e vuri theksin tek siguria që dy vendet duhet të japin për azilkërkuesit.
“Jam pro liberalizimit të vizave, dy vendet kanë bërë përmirësime të dukshme. Shqipëria dhe Bosnja kanë plotësuar tre parakushtet. Por autoritetet e këtyre vendeve duhet të shpjegojnë procedurën e këtyre vizave me afat të shkurtër dhe të sigurojnë që azilkërkuesit të mos vërshojnë drejt vendeve të BE”,- u shpreh Malmstrom.

Lunacek: Viza edhe për Kosovën
Ulrike Lunacek, eurodeputete, thotë se këtyre vendeve, por dhe Kosovës u duhen hequr vizat, megjithë drojën e punësimit në BE. “Ne presim dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë në fillim të nëntorit, më e vonta në kuadër të Këshillit të ministrave të Brendshëm. Këtu duhet të këmbëngulin, ka disa vende, para së gjithash ministritë e brendshme të tyre, që nuk janë shumë dakord me këtë, megjithëse Bosnja dhe Shqipëria i kanë plotësuar me të vërtetë të gjitha ato që ka kërkuar Komisioni prej tyre”,- thekson Lunacek.

Van der Stop: Jo viza për vendet e korruptuara
Eurodeputeti Van der Stop është shprehur kundër liberalizimit të vizave për Shqipërinë e Bosnjen me pretendimit se janë dy vendet më të korrutuara në Ballkan. “Do të votojmë kundër liberalizimit, pasi Shqipëria e Bosnja janë dy vendet më të korruptuara”,- u shpreh Van der Stop. Eurodeputeti theksoi ndër të tjera se të dyja këto vende janë ende anëtare të Konferencës Islamike. Në fjalën e tij edhe eurodeputeti Borgezio deklaroi se do të votonte kundër liberalizimit.

Shumica e eurodeputetëve mbështetën sot liberalizimin e vizave, por pritet që paraditen e nesërme Parlamenti Europian të vendosë përfundimisht pë Shqipërinë e Bosnjen.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #18 : Tetor 06, 2010, 03:35:06 MD »

Malmstrom: Të hiqen vizat për Shqipërinë
06/10/2010 20:25

Malmstrom: Të hiqen vizat për Shqipërinë
Komisionerja për Cështjet e Brendshme të BE, Cecilia Malmstrom ka rekomanduar para pak castesh në seancën plenare të Parlamentit Evropian heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Mbështes regjimin e lirë të vizave për këto dy vende, si një mesazh njerëzor për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes. Kjo është një mundësi që u jepet atyre të njohin vendet e BE”, ka pohuar Malmstrom.

Komisionerja ka theksuar se dy vendet kanë bërë progrese, duke plotësuar kushtet kryesore.

“Në fushën e drejtësisë dy vendet kanë bërë përmirësime të dukshme dhe kanë përforcuar edhe sigurinë. Natyrisht ne kemi vënë re një pjesë të vogël të kushteve që s’janë përmbushur. Por tre kushtet e para janë plotësuar”, ka nënvizuar Malmstrom.

Por ajo ka deklaruar se dy vendet, Shqipëria dhe Bosnja, duhet të japin garanci se nuk do të ketë fluks qytetarësh që do të kërkojnë azil në vendet e BE.

Malmstrom ka kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe boshnjake që t’u sqarojnë qytetarëve se cfarë do të thotë heqja e regjimit të vizave.

“Është themelore që dy vendet të sigurojnë se nuk do të ketë kërkues azili në vendet e BE. Është e rëndësishme që autoritetet t’u shpjegojnë qytetarëve se c’do të thotë regjim i liberalizuar i vizave”, është shprehur Malmstrom.

Më tej komisionerja ka vlerësuar raportin e ekspertëve të BE mbi Shqipërinë dhe Bosnjen dhe ka shprehur shpresën e saj që në javët e ardhshme të kemi një konfirmim të këtij raporti, rezolutës dhe më pas një heqje të vizave.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #17 : Shtator 16, 2010, 12:31:22 MD »

   
16 Shtator 2010
 

Vizat, PE: Vendimi për Shqipërinë sa më shpejt



BRUKSEL- Gjatë samitit të Partive Popullore Europiane mbajtur dje në Bruksel, Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, shprehet se vendimi për Shqipërinë do të merret sa më shpejt, kjo sipas tij për tju dhënë dinjitet vendeve si Shqipëria.

“Dua tju them zonje qe sa me shkurt dhe me shpejt ne do te marrim vendim per nje ceshtje kaq te rendesishme sepse per disa vende eshte nje ceshtje kyce e rendesishme dhe ne do ta marrim shume seriozisht dhe me saktesi per tju dhene dinjitet me te madh ketyre vendve”,- thekson ai.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PPE në PE, Joseph Daul shprehet entuziast për procesin e liberalizimit të vizave. Sipas tij, grupi që përfaqëson e mbështet këtë vendim, që vizat të jepen sa më parë për shqiptarët.
“Unë e njoh situatën politike në Shqipëri. Kam qenë vetë atje. Për sa i përket liberalizimit të vizave dua tju bëj të ditur se, Grupi i Partive Popullore të Parlamentit Evropian e mbështet plotësisht. Ky është dhe do të jetë qendrimi ynë, me qëllim që liberalizimi i vizave të bëhet sa më parë edhe ër Shqipeërinë. E kam thenë edhe më parë për ata evropianë që kanë ende frikë, për ato shtete që hezitojnë, për gjithë këtë diskutim që bëhet sot. Po e them përsëri. Njerëzit e ndershëm që kanë nevojë për viza kanë qendruar në Shqipëri. Për këta duhet të mendojmë ne, sepse të tjerët kanë ikur prej kohësh. Unë jam i vendosur të mbroj pozicionin tonë të Partive Popullore për heqjen e vizave me Shqipërinë”,- shprehet Daul.
(m.a/BalkanWeb)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #16 : Korrik 14, 2010, 04:48:31 PD »


Projektrezoluta, Tanja Fajon: Të hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën


BRUKSEL - Kur në vendin tonë ka mbërritur grupi fundit i ekspertëve të Komisionit Europian për të vëzhguar nga afër përmbushjen ose jo, të tri kritereve të mbetura, raportuesja në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka hartuar projektrezolutën për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, duke kërkuar heqjen sa më parë të regjimit të vizave për këto dy vende. Duke qenë se edhe shumë zyrtarë të Brukselit kanë shprehur pikëpamjen se procesi i heqjes së vizave është një proces teknik, eurodeputetja Fajon e konsideron si urgjente liberalizimin e vizave. Në projektrezolutën e Fajon theksohet se është paradoksale që pas 20-vitesh që nga shembja e murit të Berlinit, Europa të ndahet nga vendet e rajonit.


Në këtë mënyrë, sipas saj, Bashkimi Europian ka përgjegjësinë e tij politike për ta përfunduar këtë proces. "Bashkimi Europian ka përgjegjësinë politike për të përfunduar këtë proces. Është paradoksale që pas më shumë se 20 vite nga rënia e murit të Berlinit, ne ende kemi "murin e vizave" ndaj fqinjëve tanë të drejtpërdrejtë", - shkruhet në draftrezolutën e eurodeputetes Fajon. Duke marrë në konsideratë interesin e njerëzve që hasin shumë vështirësi në marrjen e një vize, Fajon vë në dukje në dokumentin e saj se heqja e vizave ka një ndikim shumë të madh tek qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, veçanërisht tek studentët dhe njerëzit e thjeshtë që presin me orë të tëra përpara konsullatave për të siguruar një vizë. "Liberalizimi i vizave ka një impakt të rëndësishëm psikologjik në mendjen e njerëzve. Dhe këtu nuk flasim për politikanët, biznesmenët apo njerëz me para. Ata kanë mënyrat e tyre për të udhëtuar jashtë vendit. Ne jemi të shqetësuar për studentët dhe ata njerëz që duhet të mbajnë radhën, në rreshta të gjatë, përpara konsullatave", - shkruhet më tej në draft.


Megjithëse në projektrezolutën e përpiluar nga raportuesja sllovene, theksohet se më e favorizuar në procesin e liberalizimit të vizave është Bosnje-Hercegovina, përfundimi sa më parë i tij, sipas dokumentit, do të sillte një stabilitet më të madh në rajon dhe do të rriste perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Një garanci që Bashkimi Europian do të lëshojë regjimin e lirë të vizave ndaj të dy vendeve, veçanërisht ndaj Bosnje-Hercegovinës, në fillim të vjeshtës 2010, do të ulte risqet për një paqëndrueshmëri më të madhe etnike e politike, forcon bashkëpunimin ekonomik e politik në rajon dhe rrit mbështetjen popullore për BE-në dhe perspektivën e integrimit europian, zgjeron horizontin e njerëzve dhe frenon forcat ekstremiste dhe anti-europiane", - nënvizohet në projektrezolutë.


Përveç kërkesës për heqjen e vizave afatshkurtra me qytetarët shqiptarë dhe ata boshnjakë, raportuesja Tanja Fajon i jep një rëndësi edhe heqjes së vizave për Kosovën. Në draftrezolutë kërkohet që Parlamenti t'i bëjë presion Komisionit dhe Këshillit Europian për të gjetur mënyrën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por duke respektuar gjithmonë statusin e Kosovës dhe qëndrimet midis vendeve anëtare për njohjen e saj.

____________________

TIRANË- Misioni i eksperteve te Brukselit, mberritur ne Tirane do te vëzhgoje nga afër progresin e bërë nga Shqipëria në drejtim të liberalizimit të vizave.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shypit të Këshillit Europian në Tiranë, por pa dhene detaje rreth perberjes se delegacionit. Mësohet gjithashtu se grupi i ekspertëve ende nuk ka zhvilluar asnjë takim zyrtar.

Ajo qe dihet eshte se ekipi do te vezhgoje ne terren per plotesimin e kritereve te lena nga KE-ja si detyre shtepie per Shqiperine ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #15 : Mars 08, 2010, 03:19:24 MD »


Fajon: Liberalizimi i vizave me Shqipërinë, në rrezik


Liberalizimi i vizave, fluksi i maqedonasve dhe serbëve për azil, rrezikon vendimin për Shqipërinë

BRUKSEL - Liberalizimi i vizave me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën mund të rrezikohet për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia.


Duke dashur që të shmangin masat e mëdha të emigrantëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian, ky i fundit mund të ngadalësojë procedurat e liberalizimit të vizave me dy vendet e mbetura si Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina. Një shqetësim është vënë në dukje nga raportuesja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian, Tanja Fajon.


Ajo ka theksuar se nëse do të ketë mbërritje masive të qytetarëve të Ballkanit në vendet e BE-së, Brukseli mund të mbajë një qëndrim negativ dhe që mund të çojë në ngadalësimin e procedurave për liberalizimin e vizave me vendin tonë dhe Bosnjën. "Jemi në mes të përgatitjeve për liberalizimin e vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë.


Nëse ka një qëndrim negativ, si pasojë e mbërritjeve masive në Belgjikë, Bashkimi Europian do të shqetësohet edhe më shumë dhe kjo mund të çojë në ngadalësimin e procedurave", - tha Fajon në një intervistë për Dojçe Welle. Raporterja u ka kërkuar qeverive të Maqedonisë dhe të Serbisë që t'u bëjnë të ditur qytetarëve të tyre se në vendet e Bashkimit Europian ka agjenci që marrin para me premtimin fals për një jetë më të mirë.


Fajon vuri në dukje se ka dyshime të mëdha se mbërritja masive mund të shërbejë për të mbuluar edhe rrjetet kriminale që veprojnë në Ballkan dhe në Europë. Për këtë arsye, sipas Fajon, kontrolli i kufijve duhet të forcohet së tepërmi. "Nuk janë debatuar ende masat e mundshme që mund të merren, por kontrolli i kufijve duhet të forcohet", - është shprehur Fajon.


Ndërkaq, javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë, do të miratojë një Rezolutë për të mbështetur shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së në hapësirën Shengen.


Gjithashtu, po javën e ardhshme në Tiranë do të mbërrijë Komiteti i Stabilizim - Asociimit që do të shikojë rezultatet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, që pas hyrjes në fuqi të saj para një viti.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #14 : Janar 26, 2010, 02:46:46 MD »


Fratini: Vizat, presim që Shqipëria të jetë gati në verë, Berisha e Rama do ta gjejnë gjuhën


Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini tha në Uashington se pret që nga fillimi i kësaj vere që Shqipëria të jetë gati për t'ju bashkuar vendeve të tjera në regjimin e udhëtimeve pa viza. Zoti Frattini u intervistua nga Zëri i Amerikës pas një konference ku ai foli mbi rolin e vendit të tij në problemet e sigurisë ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm i Italisë Franco Frattini, argumentoi përpara disa qindra të pranishmëve në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Xhons Hopkins në Uashington, se vende si Italia mund të ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në përpjekjet për sigurinë ndërkombëtare.


Zëri i Amerikës: Zoti Frattini, ndërsa vizat janë hequr për shumicën e vendeve të Ballkanit, përse Shqipëria mbeti prapa në këtë proces?


Franco Frattini: Shqipëria do të bashkohet me të tjerët shumë shpejt. Ata po bëjnë hapa mjaft të rëndësishme përpara. Italia po e ndihmon Shqipërinë dhe ka qenë një nga mbështetëset e saj më të mira në këtë aspekt. Por ekzistojnë disa kritere që duheshin përmbushur. Tani mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria t'u bashkohet të tjerëve. Mendoj se në fillim të kësaj vere, në bazë të pritshmërive të mija, Shqipëria do të jetë gati të hyjë në regjimin e udhëtimeve pa viza.


Zëri i Amerikës: Shqipëria ka marrë pyetësorin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mirëpo duket se plotësimi i pjesës politike të pyetësorit mund të jetë problematik në kushtet e problemeve mes dy partive kryesore dhe të bojkotit të parlamentit nga opozita. Cili është mendimi juaj?

Franco Frattini: Unë shpresoj se të gjitha partitë politike në Shqipëri do ta kuptojnë se është në interesin e përbashkët të vendit që ai të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian, pra që t'i përgjigjet sa më shpejt pyetësorit. Italia do ta inkurajojë dhe do ta mbështesë Shqipërinë në çdo rast.


Zëri i Amerikës: Por, sa problem janë këto vështirësi të tanishme politike për integrimin e vendit?

Franco Frattini: Jam i sigurt se Kryeministri Berisha dhe opozita do të bien dakord se është në interesin kombëtar të Shqipërisë që ajo të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian.

*****


BBC: Në Shqipëri, rënie e lehtë e entuziazmit për BE

Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Studime Ndërkombëre në Tiranë, rreth 89% qytetarëve të Shqipërisë mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndonëse në një rënie të lehtë krahasuar me sondazhet e disa viteve radhazi, shifra e lartë shpjegohet kryesisht me dëshirën për lëvizje pa viza në Europë.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve besojnë se hyrja në BE do të ndodhë brenda vitit 2015. Por ekspertët për çështjet europiane dhe vëzhguesit mendojnë se ky parashikim është tepër optimist.

Dy dekada pas rënies së komunizmit, jo pak shqiptarë mendojnë se po afrohet koha që vendi të hyjë në familjen evropiane. Slogani qëndror i lëvizjes popullore antikomuniste në vitin 1990 ishte: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Në vitin e tetë radhazi që Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISN) në Tiranë kryen sondazhin mbi atë se si shihet dhe perceptohet nga njerëzit integrimi evropian i Shqipërisë, për herë të parë shifra e përkrahësve të proçesit është më pak se 90%.


* fratin topi.jpg (83.48 KB, 755x429 - shikuar 398 here.)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #13 : Nëntor 18, 2009, 12:28:40 MD »

    
“Vizat” BE unifikon dokumentacionin që duhet të plotësojnë shqiptarët.


TIRANE- Presidenca suedeze e Bashkimit Europian unifikon dokumentacionin që duhet të plotësojnë qytetarët shqiptarë për vizita të shkurtra deri 6 mujore në cdo vend anëtar të zonës Shengen. Në njoftimin që presidenca suedeze ka dërguar për qytetarët shqiptarë thuhet se cdo zotërues i pasaportës shqiptare ka të drejtë të qëndrojë për një periudhë maksimale prej 90 ditësh brenda 6 muajve në një nga vendet Shengen në rast se plotëson një dokumentacion fiks, i cili tashmë unifikohet për gjithë vendet e Shengenit.
Presidenca suedeze ua ka dërguar një kopje të dokumentacionit gjithë Ambasadave të vendeve Shengen në Shqipëri që ato të ëprdorin për të lëshuar viza deri gjashtë mujore ëpr qytetarët shqiptarë. Tarifa e vizës është unifikuar 35 euro për vendet Shengen, me përjashtim të Zvicrës ku tarifa është 60 euro. Tarifa nuk zbatohet për disa kategori të përmendura në marrëveshjen e lëhtësimit të vizave, si anëtarët e delegacioneve zyrtare , fëmijët nën 6 vjec, gazetarët, pensionistët etj.
Tashmë qytetarët shqiptarë me informacionin e publikuar do të jenë më të qartë se cfarë dokumentesh duhen paraqitur para se të zënë radhën nëpër Ambasada. Ndërkohë në varësi të qëllimit të udhëtimit ka disa dokumente shtesë për kategoritë e ndryshme si vizë për vizitorë, si turistë, vizë biznesi, vizë për pjesëmarrje në aktivitete kulturore dhe vizë për shofer transporti.
Për secilën kategori ka disa dokumente shtesë që lidhen edhe me qëllimin e udhëtimit.
Për shembull, për vizën si vizitorë duhet mbështetje nga personi pritës, rezervim udhëtimi etj. Për vizë biznesi duhet letër nga shoqëria apo zyra pritëse, letër punësimi e biznesmenit etj.
Megjithatë njoftimi i Ambasadës Suedeze shton se cdo Amabsadë mund të ëkrkojë dhe informacion shtesë kur e sheh të arsyeshme.
Shqiëpria pritet të përfitojë liberalizim të plotë vizash, vitin që vjen në varësi të plotësimit të kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #12 : Nëntor 11, 2009, 03:10:15 MD »


Ambasadorët e BE “OK” aplikimit të Shqipërisë


BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Europian ranë sot dakord që të mbështesin aplikimin e Shqipërisë për anetarësim eventual në familjen Europiane, një hap ky në procesin e gjatë drejt anëtarësimit në bllok.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare kanë rënë dakord që t’i kërkojnë Komisionit Europian të përgatisë një vlerësim për gadishmërinë e Shqipërisë për të nisur bisedimet për anëtarësim.

Vendimi pritet të miratohet nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, gjatë një takimi dyditor që nis të henën.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin prill. Nëse i lejohet që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, atëherë Shqipërisë do t’i kërkohet të cojë përpara reformat politike dhe ekonomike sipas standarteve europiane, një proces ky që mund të zgjasë disa vjet. (e.n/News24/BalkanWeb)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #11 : Tetor 06, 2009, 12:58:33 MD »

Shqipëria futet në listën Shengen, PE: Sapo të plotësohen kushtet, vizat

• Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian ka vendosur sot të futë Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në listën e bardhë të Shengenit, bashkë me tre vendet e tjera: Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Por ndërsa për këto tre vende është përcaktuar data 1 janar 2010, për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, data do të jepet kur të plotësohen kushtet e hartes së liberalizimit të vizave. Komiteti i marrdhënieve me jashtë në PE miraton kështu propozimin e raportueses sllovene, Tanja Fajon.

BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian ka vendosur sot të futë Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në listën e bardhë të Shengenit, bashkë me tre vendet e tjera: Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Por ndërsa për këto tre vende është përcaktuar data 1 janar 2010, për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, data do të jepet kur të plotësohen kushtet e hartes së liberalizimit të vizave.
Komiteti i marrdhënieve me jashtë në Parlamentin Europian miraton kështu propozimin e raportueses Tanja Fajon, një anëtare e komitetit të cështjeve të drejtësisë dhe lirive civile.

Komiteti ka vendosur gjithashtu që të nisë dialogu me Kosovën për planin e liberalizimit të vizave, pa paragjykuar statusin e Kosovës. Parlamentarja sllovene Fajon ka shpjeguar në këtë komitet se mungesa e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën i izolon këto vende. Në favor të këtij drafti votuan 51 vota pro dhe 8 kundër. Një tjetër votim i Parlamentit Europian do zhvillohet më 15 tetor.

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon bëri rekomandimin për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në hartën e liberalizimeve duke kërkuar amendimin e Rregullit të Komisinit Evropian për vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo argumentoi se këto dy vende, të cilat duhet të përmbushin standardet e nevojshme, të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.

“Sa i përket Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës,përjashtimi nga kërkesat për vizë, duhet të zbatohen pa vonesë, menjëherë pas vlerësimit nga Komisioni që secili prej atyre vendeve i plotëson të gjitha standartet e përcaktuara në planin për liberalizimin e vizave " theksohet në draftin e eurodeputetes Fajon.
Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina u përjashtuan nga lista e vendeve që do të përfitojnë liberalizim vizash për shkak të mungesës së përparimit në kërkesat teknike.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #10 : Shtator 30, 2009, 11:16:54 PD »

Berisha: Lëvizje pa viza brenda vitit të parë të mandatit

• Pak ditë para mbërritjes në Tiranë të delegacionit të Komisionit Europain, kryeministri Berisha i bë apel qytetarëve të pajisen me pasaporta biometrike. Berisha është shprehur optimist se deri në fund të vitit të parë të këtij mandate liberalizimi do jetë kryer. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Është mbledhur sot, Komiteti Ndërministror i Integrimit për të shqyrtuar të gjithë dokumentin bazë mbi të cilin do të bazohet vlerësimi i heqjes së vizave. Komiteti drejtohj nga Kryeministri Berisha I cili tha se klima në Bruksel për këtë cështje është pozitive cka sjell edhe përmbushjen e premtimit të kësaj maxhorance, lëvizje pa viza brenda vitit të parë të këtij mandati.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se, “Mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit është thirrur sot për të shqyrtuar të gjithë dokumentin bazë mbi të cilin do të bazohet vlerësimi i heqjes së vizave. Heqja e vizave dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë përbën një nga arritjet më madhore të shqiptarëve, e pritur në shekuj. Ndaj, përmbushja e çdo detyrimi që rrjedh nga ky proces është detyrë e të gjitha detyrave tona. Qeveria, agjencitë që varen prej saj dhe institucione të tjera, në funksion të kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave janë të detyruar të programojnë të gjitha burimet për të zbatuar masat e kërkuara. Klima është pozitive. Ka vlerësim real për arritjet, por ka edhe çështje që duhet të zgjidhen.” Berisha premton se, brenda vitit të parë të këtij mandati të merret vendimi për heqjen e vizave. Kjo pasi procesi po ecën me ritme të shpejta. Janë printuar mbi 190 mijë pasaporta biometrike, aplikimet shkojnë në 201 mijë dhe janë tërhequr rreth 150 mijë pasaporta biometrike nga qytetarët. Këto deklarata janë bërë në pritje të raportit të dytë të Progresit nga të dërguarit e Komisionit Evropian. Ata do të kenë takime të zgjeruara me agjencitë, ndërsa kryeministri Berisha thekson që, klima është pozitive dhe shumë miq të Shqipërisë, përfshi dhe Parlamentin Evropian, kanë inkurajuar Komisionin.


* 1.jpg (397.35 KB, 1000x666 - shikuar 172 here.)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #9 : Shtator 30, 2009, 01:36:41 PD »

Aplikimi ne BE, pergjigja gjate ne vjeshte
29/09/2009 19:45

Aplikimi ne BE, pergjigja gjate ne vjeshte
Pergjigja e Brukselit per aplikimin e Shqiperise, e cila kerkon te marre statusin e vendit kandidat, mund te ishte dhene me heret.

Por vonesat kane patur tre arsye; se pari pritja per zgjedhjet ne Shqiperi, se dyti, pritja e zgjedhjeve ne Gjermani dhe se fundi, kur keto kaluan, duhet pritur rezultati i referendumit te dyte irlandez per miratimin ose jo te Traktatit te Lisbones.

Nese irlandezet votojne serish ne shumice kunder, gje qe sondazhet nuk e favorizojne kete here, ekspertet thone se ceshtja e zgjerimit do te shtyhet serish. Megjithate, Fredrik Reinfelt, kryeministri i Suedise, vendit qe mban presidencen e radhes ne Bashkimin Europian, beson se kete vjeshte do te zgjidhet edhe ceshtja e aplikimit per Shqiperine.


“Ne shpresojme te jemi ne gjendje t’i pergjigjemi aplikimit gjate kesaj vjeshte, por nuk kemi ende nje pergjigje se ne cilen date. Ka shume diskutime tani, ne kete moment ne Bashkimin Europian per ceshtjet e zgjerimit”, shprehet Reinfelt.

I pyetur nese aplikimi i Shqiperise ka hasur ne ndonje pengese, ai pergjigjet: “Jo, por ne jemi ne nje proces ku shpresojme te ndryshojme traktatet dhe shume vende anetare po e lidhin kete me ceshtjet e zgjerimit. Por ne po bejme c’éshte e mundur per t’u pergatitur si per vendet qe kane aplikuar, edhe per ato qe jane brenda procesit te negociatave”.

Te njejten gje pohoi edhe ministri i Jashtem italian, Franco Frattini, i cili, ashtu si kryeministri suedez dhe ai shqiptar, ndodhej ne New York per punimet e asamblese se pergjithshme te OKB-se. “Situata tani eshte e pjekur per vleresimin e aplikimit te Shqiperise per anetaresim. Italia ju mbeshtet, presidenca aktuale, presidenca suedeze, gjithashtu ju mbeshtet. Para pak ditesh ne patem nje diskutim te shkurter rreth kesaj ne Bruksel dhe zoti Bildt, duke permendur Shqiperine, gjate bisedimeve ne tryezen e Keshillit, tha se ne duhet te ecim perpara. Keshtu qe une shpresoj se asnje vend anetar nuk do te kete problem lidhur me kandidimin e Shqiperise”, thote Frattini.

Por Shqiperia ka edhe nje ceshtje tjeter te hapur me Brukselin, vendimin per liberalizimin e vizave. Shefi i diplomacise italiane, paralajmeron veprime konkrete afer fundit te ketij viti. “Per liberalizimin e vizave po behen disa rregullime teknike. Une kam qene ai qe e lancoi kete proces ne Tirane nje vit e gjysme me pare, prandaj tani eshte koha per ta perkthyer ne rezultate konkrete sa me shpejt te jete e mundur shpresoj perpara fundit te ketij viti”, perfundon Frattini.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #8 : Shtator 26, 2009, 01:15:05 MD »

Vizat, presidenca suedeze e BE: Permbushni kushtet



Bashkimi Europian do te vijoje axhenden e programuar per ceshtjet qe lidhen me Ballkanin.

Menjehere pas publikimit te iniciatives europarlamentare per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne te njejtin bllok me 3 vendet e tjera perfituese te rajonit per heqjen e regjimit te vizave Schengen, perfaqesuesja e Presidences Suedeze te BE-se Anna Craenen nenvizon se liberalizimi i vizave do te behet ne momentin qe keto dy vende do te permbushin kushtet, duke ndjekur me pas proceduren aktuale.

Presidenca europiane gjithsesi vlereson sikunder dhe parlamenti, se kosovareve i duhet dhene nje mesazh i qarte per levizjen e lire ne te ardhmen, megjithese me Kosoven, Bashkimi Europian nuk ka ende ne fuqi as marrveshje per lehtesimin e vizave.

"Bosnja dhe Shqiperia do t'i bashkangjiten kur te kene permbushur kushtet e kerkuara. Eshte e rendesishme po ashtu qe Kosoves t'i jepet nje perspektive europiane per levizje te lire ne te ardhmen", thote Creanen.

Perfaqesuesja e perhershme e Suedise prane Bashkimit Europian shpreson qe aplikimi i kandidatures se Shqiperise te shqyrtohet sa me shpejt ne menyre qe komisioni te mund te nise perpilimin e opinionit.

"Ne llogarisim qe te mund t'i dergojme Komisionit aplikimin e Shqiperise se shpejti per te dhene opinionin e tij tashme qe procedurat zgjedhore kane perfunduar", thote Creanen.

Deklaratat mbi ecurine e vendeve te Ballkanit, perfaqesuesja e presidences suedeze te BE-se i dha gjate takimit te pare te komitetit te perbashket konsultativ te shoqerise civile mes Bashkimit Europian dhe Maqedonise.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #7 : Shtator 26, 2009, 01:13:28 MD »

Berisha per TCH: Vizat, Kosova e premtimi i Obames



Zoti Berisha vleresoi takimet dhe premtimet per liberalizimin e vizave, statusin e vendit kandidat, por edhe lobimin per zgjerimin e njohjes se Kosoves nga shtetet e tjera anetare te Kombeve te Bashkuara.

“Ne keto takime pata mundesi te jashtezakonshme dhe nje rast shume te mire per te lobuar per pavaresine e Kosoves.
Pata biseda te shumta me kryetare shtetesh e qeverish, te perqendruar ne integrimin europian te vendit, nga te cilet mora siguri te plote se ky integrim po ecen normalisht ne te gjitha stadet e vendimmarrjes”, tha Berisha.

Duke folur per takimin me presidentin Obama, shefi i qeverise deklaroi se kishte marre premtimin per nje vizite te tij ne Tirane.

“Pata nje takim te shkurter me Obamen. Presidenti vleresoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe me siguroi se do te vizitoje Shqiperine dhe ky eshte nje premtim i rendesishem”, u shpreh Berisha.

Nderkaq Berisha qe nga Shtetet e Bashkuara i kerkoi opozites te respektoje zgjedhesit dhe te kthehet ne parlamet.

“Mbetemi te hapur te bashkepunojme me opoziten, te cilen ne parlament nuk e ka caktuar qeveria, po ata qe kane votuar kunder qeverise. Mendoj se eshte nje detyrim ndaj elektoratit dhe vendit ne teresi per te ndermarre pergjegjesite parlamentare”, theksoi Berisha.
Identifikuar
Faqe: [1] 2
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!