Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 04:16:40 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Formula 1  (Lexuar 1334 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #8 : Dhjetor 14, 2009, 07:22:48 PD »

Shumaker shumë pranë rikthimit në Formula 1.

BERLIN- Mikael Shumaker është shumë pranë rikthimit në Formula 1 dhe mund ta bëjë këtë duke firmosur me skuderinë gjermane Mercedes Grand Pri. Lajmi është bërë i ditur nga tabloidi “Bild”, e cila shkruan se firma e 7 herë kampionit të botës tashmë është vetëm një formalitet. “Mikael është në formë dhe testet e fundit kanë qenë një shenjë e mirë”, shkruan më tej Bild. Në fakt, ende nuk ka një gjë zyrtare, megjithëse joshja e Shumit duket reale nga emri që përfaqëson Mercedesi në Gjermani, por edhe nga kontrata prej afro 30 milionë eurosh për një vit që i ofrohet. Rikthimi i Mikael është më shumë se një thashethem”, tha pak ditë më parë bosi i Formula 1 Berni Ekleston. Më pas, drejtori i Mercedes Nik Frai nuk e hodhi poshtë mundësinë se ishin duke negociuar me ish-pilotin e Ferrarit. 7 herë kampioni i botës ishte gati të rikthehej pas aksidentit të Felipe Masës në Hungari, por në momentet e fundit ndryshoi mendje. Në rast se Mercedes nuk do të marrë Mikael Shumaker, atëherë opsioni më i mundshëm mbetet ai i Nik Haidfeld, që do të formonte dyshen e skuderisë gjermane së bashku me Niko Rosberg.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #7 : Nëntor 04, 2009, 12:46:11 MD »

Toyota, lamtumirë botërorit të Formula 1
Pas Honda e BMW, Formula 1 e ka humbur edhe një ekip me peshë. Është Toyota, e përfshirë në krizën financiare globale, skuteria që ka vendosur të tërhiqet nga botërori i Formula 1.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Akio Toyoda, numri një i skuterisë japoneze.
“Resurset në dispozicion janë të pamjaftueshme për ta siguruar një ekip të fortë. Kriza që e ka kapluar sektorin e automobilave, imponon që të merren vendime të tilla.
Do të bëjmë gjithçka që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë punëtorët tonë”, tha Toyota, i cili kohëve të fundit e kishte përmendur mundësinë e tërheqjes, e cila u zyrtarizua të mërkurën.
Shifrat e fundit të gjigantit të automobilave kanë pësuar ndryshim drastik: shitjet e produkteve të Toyotas në Evropë kanë rënë për 10,1 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit 2009.
Por, udhëheqësit e Formula 1 nuk duhet të brengosen shumë. Sepse, pas tërheqjes së Toyotas, janë katër skuteri të gatshme të hyjnë në botën e Formula 1. Janë këto, Lotus, Campos Meta, Manor e USF1.
(m.a/BalkanWeb)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #6 : Nëntor 02, 2009, 12:49:04 MD »

on Botërori i Formula Uno

Abu Dhabi -Xheson Baton është kampioni i Botërorit të Formula 1, ndërsa skuderia për të cilën ai garon, Brawn GP ka marrë gjithashtu vendin e parë në Botërorin 2009.

Kampionati është mbyllur me garën e Abu Dhabit e cila nxorri fitues Sebastian Vetel të Red Bull. Vendi i dytë sërish për Red Bull me pilotin australian Mark Veber, ndërsa në të tretin u rëndit kampioni i botës i shpallur që në Cmimin e Madh të Brazilit, Xhenson Baton. Vendi i katërt shkoi për Rubens Barrikelo.
Ky sezon ka rezultuar zhgënjyes për skuderitë e mëdha si Ferrari dhe Meclaren, ndërsa tashmë pritet se cili do të jetë reagimi i tyre në sezonin e vitit të ardhshëm.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #5 : Shtator 30, 2009, 12:06:21 MD »

Ferrari, zyrtarizohet kalimi i Alonsos
30/09/2009 17:10

Ferrari, zyrtarizohet kalimi i Alonsos
Fernando Alonso eshte piloti i ri i Ferrarit. Spanjolli ka firmosur nje kontrate tre vjecare me skuderine e Maranellos qe ka zyrtarizuar vendimin ne faqen e tij te internetit, ne vigjilie te Cmimit te Madh te Japonise.

Alonso do te jete ne cift me Felipe Massen, nderkohe qe Kimi Raikkonen do te lere Ferrarin ne fund te sezonit.

Italiani Giancarlo Fisichella do te qendroje tek Ferrari dhe do te jete piloti rezerve.

“Jam shume i kenaqur dhe krenar qe te behem piloti i Ferrarit. Eshte nje enderr per te gjithe ata qe merren me kete pune dhe une sot kam fatin qe ta realizoje”, jane fjalet e para te spanjollit.

Ne faqen zyrtare te Ferrarit thuhet se: “eshte arritur nje marreveshje bashkepunimi me pilotin Fernando Alonso. Marreveshja do te jete e vlefshme per tre sezone, duke filluar nga 2010-ta”.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #4 : Shtator 27, 2009, 12:40:49 MD »

F1, Hamilton dominon Singaporin
27/09/2009 16:55


Ljuis Hamilton ka dominuar fundjaven e Cmimit te Madh te Singaporit duke e kurorzuar ate me fitoren e dyte te ketij sezoni.

E ka filluar mjaft mire qe nga starti piloti britanik kete gare ku u nis i pari dhe e mbajti kryesimin deri ne xhiron e fundit i pashqetesuar nga askush.

Ka qene nje aksident i shkaktuar nga Adrian Sutil ne mesin e gares qe kompromentoi renditjen duke futur makinen e sigurise ne piste.

Per dy gabime personale, Hamilton shpetoi nga rivalet me te foret te kesaj gare, ne fillim nga Niko Rosberg i cili u denua me nje “Drive throught” dhe me pas te njejtin ndeshkim mori Sebastian Fetel ne momentin me te mire te gares se tij.

Nga keto penalizime perfiton gjermani i Toyotes Timo Glok qe u rendit ne vendin e dyte dhe menjehere pas tij fituesi i gares se sezonit te shkuar Fernando Alonso me Renault qe ia dedikoi ish shefit te tij, Flavio Briatore podiumin.

Nje tjeter deshtim ka qene kjo gare per skuadren Ferrarin e cila doli duarbosh nga Singapori. Kimi Raikonen u rendit ne vendin e 10-te nderkohe qe piloti tjeter i kokekuqes, Xhankarlo Fizikela e mbylli garen ne vendin e 13-te duke mos u shfaqur per asnje moment protagonist.

Gara e rradhes do te jete Cmimi i Madhi Japonise qe do te zhvillohet vetem pas shtate ditesh.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Shtator 24, 2009, 08:28:46 PD »

Briatore përjashtohet nga F1, mediat nxjerrin në dirtë fakte të reja

• Mediat angleze kanë nxjerrë në dritë fakte të reja në lidhje me pezullimin e përjetshëm të Flavio Briatores nga Formula 1. Mes FIA-s dhe skuderisë franceze Reno ka ekzistuar një pakt që përpara mbledhjes së Këshillit Botëror, i cili synonte mbajtjen në Formula 1 të skuderisë franceze dhe përjashtimin e armikut të Maks Moslit. Madje vetë Renoja i ka cuar FIA-s një dëshmitar të brendshëm që të dënonte shefin e saj. Version multimedial i ketij lajmi

LONDER- Fakte të reja dhe tronditëse dalin në dritë në lidhje me përjashtimin përjetë të Flavio Briatores nga bota e Formula1, për shkak të skandalit të nodhur në pistën e Singaporit një vit më parë.
Presidenti i Automobil Club nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një ish pilot i Rrally-t dhe aktualisht zvendës president i FIA-s ka deklaruar për të përditshmen angleze “The Guardian” se mes FIA-s dhe skuderisë Reno kishte një pakt përpara se të merrej vendimi nga Këshilli Botëror.
“Kishim negociuar cdo gjë që më parë, dhe të gjithë jemi të lumtur për rezultatin. Të gjithë ne duam ta shohim Reno në Formula 1”ka thënë besniku i Moslit duke bërë në njëfarë mënyre një autogol për FIA-n. Ben Sulajen është komisari që skualifikoi Reno në Hungari, për shkak të gomës së humbur nga Alonso, dhe që nuk u paraqit më pas as në apel. Deklarata e tij konfirmon dyshimet se mes Moslit dhe Reno kishte një akord të mëparshëm që synonte të mbante në Formula 1 skuderinë franceze, duke sakrifikuar armikun e betuar të presidentit të FIA-s, Flavio Briatore.
Por nuk është vetëm kjo, tashmë janë zbuluar edhe faktet ku u bazua Këshilli Botëror i FIA-s për të marrë vendimin. Këto zbulime flasin se vetë skuderia Reno e ka shitur briatoren duke i cuar FIA-s një dëshmitar të brendshëm, anëtar të stafit i cili ka parë të gjithë ngjarjen. Ky dëshmitar ka rrëfyer se faji ishte vetëm i Briatores, ndërsa drejtuesit nuk kishin lidhje. Dëshmitari ka thënë se në një mbledhje përpara garës, Sajmons kishte hedhur idenë për të stimuluar një aksident. Ai ka thënë gjithashtu se pas kësaj, se Sajmons ka kërkuar falje përmes një letre, ndërsa Briatore jo. Në fakt italiani duket se besonte më shumë se duhet tek drejtuesit e skuderisë.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Shtator 18, 2009, 11:05:48 PD »

Briatore: Ika për të shpëtuar Renault
» Dërguar më: 17/09/2009 - 20:24


LONDER-U largova për të mirën e skuderisë. Flavio Briatore ka rrëfyer për “Daily Mail” se ikja nga Renault bashkë me drejtorin Pat Simonds, ka ndodhur për të shpëtuar skuderinë franceze. Në fakt, largimi i tyre pak ditë para mbledhjes së Këshillit Botëror të FIA-s duket një manovër për t’i shpëtuar përjashtimit nga Formula 1. E ndërkohë, mediat angleze shkruajnë se italiani mund të largohet edhe nga klubi i QPR-së, ku është aksioner bashkë me indianin Lakshmi Mital dhe bosin e Formula 1 Berni Ekleston.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Shtator 18, 2009, 11:05:08 PD »

Skuderia Reno shkarkon Flavio Briatoren
» Dërguar më: 16/09/2009 - 20:59

• Nga Altin Latifi
Skuderia Reno ka shkarkuar njeriun simbol të saj, Flavio Briatoren, në lidhje me skandalin e plasur për garën e Singaporit një vit më parë. Italiani u shkarkua bashkë me drejtorin Pat Simonds, pasi akuzoheshin se kishin trukuar atë garë, duke e detyruar pilotin e ri Nelsinjo Pike’ që të përplasej qëllimisht me muret e pistës, për të përfituar Alonso.

Skandali i ndodhur në pistën e Singaporit një vit më parë, ka bërë që skuderia franceze Reno të shkarkojë nga detyra një nga njerëzit simbol të saj, Flavio Briatoren, si edhe drejtorin teknik Pat Simonds. Vendimi është marrë për t’u shpëtuar sanksioneve disiplinore të FIA-s, Këshilli Botëror i së cilës do të mblidhet më 21 shtator në Paris për të diskutuar këtë rast. Briatore akuzohet se ka falsifikuar garën e Singaporit një vit më parë, duke i thënë pilotit të dytë Nelsinjo Pike që të përplasej me muret mbrojtëse për të bërë që në pistë të futej makina e sigurisë. Një gjë e tillë do të ndihmonte që Fernando Alonso të fitonte garën, pasi spanjolli do të ishte menjëherë në krye. Vendimi i marrë nga skuderia Reno trondit botën e Formula 1, duke qenë se italiani Briatore ishte një nga personazhet kryesorë të saj. Por, raportet e tij me presidentin e FIA-s Maks Mozli duket se e kanë bërë të detyrueshëm shkarkimin, pasi Reno rrezikon që të përjashtohet nga Formula 1 në rast se do të shpallet fajtore. Skandali që lidhet me Nelsinjo Pike u bë i ditur pak ditë pas garës së Singaporit në 30 gushtin e vitit të kaluar nga televizioni brazilian Globo. Piloti brazilian dhe i ati i tij Nelson Pike, që ka qenë 3 herë kampion i botës, dëshmuan pak ditë më parë se Briatore dhe drejtori teknik Pat Simonds i patën thënë të përplasej me qëllim në muret mbrojtëse të pistës. Pas këtyre akuzave, Briatore u hodh në sulm, duke akuzuar pilotin se i kishte bërë shantazh për kontratën. Por, kjo nuk e shpëtoi dot vendin e tij. Flavio Briatore ishte një nga personazhet më të famshëm në botën e automobilizmit, ndërsa është partner biznesi edhe i bosit të Formula 1 Berni Ekleston. Gjithashtu ai është një figurë lider i shoqatës së skuderive të Formula 1, e njohur me emrin FOTA.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Shtator 13, 2009, 02:42:45 MD »

Braun GP triumf në Itali, Barrikelo i pari, pas tij Raikonen


MONZA- Kampioni i botës i Formula 1 këtë vit duket se do të jetë nga Braun GP. Dy pilotët e kësaj skuderie kanë triumfuar në Çmimin e Madh të Italisë, duke zënë vendin e parë. Rubens Barrikelo ka lënë pas shokun e tij të skuadrës Xhenson Baton, duke e çuar vetëm në 14 pikë diferencën me të. Decizive në këtë triumf të Braun GP ishte strategjia me një pit-stop, që i lejoi dy pilotëve të saj të fitonin avantazh në pistë. Hamilton, Raikonen dhe Sutil, arritën të merrnin secili kreun, por futja dy herë në bokse, bëri që Barrikelo e Baton të arrinin të parët në finish. Ndërkohë, vendi i tretë i ka takuar pilotit të Ferrarit Kimi Raikonen, i cili la pas Adrian Sutil me Force India. Gara e Monxës është mbyllur në mënyrë negative për Ljuis Hamilton, që vetëm në xhiron e fundit është detyruar të dalë jashtë. Kur duhen edhe 4 gara deri në përfundim, çështja e titullit duket e mbyllur për skuderinë Red Bull, pas tërheqjes së Mark Veber dhe vendit të tetë të arritur nga Sebastian Fetel. Baton ka 80 pikë, ndërsa pas tij vjen Barrikelo me 66.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!