Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 05:39:18 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Poezi dashurie.  (Lexuar 1980 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #3 : Shtator 15, 2009, 07:53:18 PD »


Hape zemrën të hyj mbrenda
mbylle shpejt se u cmenda
dora shkruan zemra ndikon
ktheje letrën nese mendon

Dëgjo zemrën time
po të thotë të vërtetën
se për ty jam gati
ta japë edhe jetën

Hape zemrën dhe vajto
hape dritarën dhe shiko
hape letrën dhe lexo
të kam në zemër mos harro

Malli për ty zemrën ma kalli
eja te unë një puthje ta fali
puthja ime e ëmbël si qershi
kur të më puthesh mua
e kupton fjalën dashuri

Moa qaj zemra ime
s'dua ti shohë sytë me lotë
ti me pate në dorën tande
po nuk me mbajte dot

Në kalendar ditët si shoh
unë vdes e ti jeto
si nuk frikesohesh prej perendisë
ka me të mallku zjarri dashuris

Dashuria është akullore
që zemrën ta freskon
por është edhe zjarr
që zemrën ta pervlon

Buzët ti afrova
zemrën ta dhurova
e di qe s'gabova
që në ty u dashurova

Do të puth ëmbël
që gjatë të më kujtosh
nëse ndonjë herë largohesh
përsëri të më kërkosh

Ti më bën akull
ti më bën zjarr
ti po më mbyt
ti po më ngjall

Kur bisedoj me ty
krejt i harroj
pa ty nuk vdes
as s'mund të jetoj

Në këtë natë të qetë
fryen një erë e lehtë
te kujtoj ty i dashur
por në zemër me vret

Pse të dua kaq shumë
unë as vetë se di
ndoshta me kanë dehur
puthjet qe mi dhurove ti

Dashuria është det
e ç'do kush mund të zhytet
por ai qe s'din te notoje
edhe mund të mbytet

Shyqyr që shkove
e qafen e thefsh
syt mos ti pafsha
e kurrë mos u kthefsh

Të dua të dua
deri sa të vdes
sa më do ti mua
përgjigjen e pres?

ç' do me të thanë
ç' do me të tregu
ç' do më tepër   
se fjalën të du

Dashuria fillon me puthje
e mbaron me lotë
ai që e ka provu
më nuk e duron dot

Nëse ke sy shikome
nëse ke vesh dëgjome
nëse ke shpirt sherome
nëse ke zemër dashurome

Fjala është fjalë
besa është besë
mos mendoni djema
se dashuria është interes
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 15, 2009, 07:58:50 PD nga Krenare_shqiptare » Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #2 : Shtator 15, 2009, 07:50:35 PD »

Dashuri e Turbullt

Mbi nje cop leter
po nis edhe po shkruaj
te gjitha ato qe bashke i perjetuam
kur gjithcka kishte nje tjeter kuptim
ku dhe puthjet tona s'kishin mbarim
kur e gjithe bota ishte nje
kur ishim bashke ne te dy

He mendo nje here
sa puthja qe u dhan
sa premtime qe u ban
si triumfues ne dashuri
ishim une edhe ti

Po ti gjithcka e harrove
cdo gje e pergenjeshtrove
sa e pa shpirt paske qene
te duash dike me nje ndjenje te rrem

Kur fjala te dua
per ty ishte nje ndjenje momentale
jo nje ndjenje e paster e jetes reale .
Ne ditet e sotme eshte
me mir te besosh tek mosbesimi
dhe  jo tek dashuria edhe njerzimi .

Si te vdekur jetojm
Ku edhe vet dashuria pergenjeshtrohet
Ku te jetuar vdesim
Ku gjithcka harrohet e harrohet ....

Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« Pergjigju #1 : Shtator 15, 2009, 07:46:34 PD »

Të dish të lexosh
Eshtë e lehtë ta kuptosh
Dicka dua të të tregoj
Anash germat ti lexo
SHih ku është sekreti
Unë atë ne zemër e ruaj
Rri e nuk e tregoj
O kjo është fare e lehtë
Je i zgjuar gjeje vetë....
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 15, 2009, 07:49:55 PD nga Krenare_shqiptare » Identifikuar
Krenare_shqiptare
Global Moderator
Full Member
*****
Gjinia: Femer
Postime: 137

krenare shqiptare


Shiko Profilin
« : Shtator 15, 2009, 07:43:04 PD »

Nje dite do te te coj ne nje ishull te shkret
 e te te tregoj nje histori te vjeter.
Te cilen e di vetem une e askush tjeter .
nje vajze kish jetuar aty dikur
e historine e saj kish gdhendur mbi nje gur.
U perlota sapo lexova disa vargje .
Ndjeva dhimbje per historine e asaj vajze .
Nje djal kishte dashur ajo dikur .
Por djali kete gje se kish ditur kurre .
 Ajo rinte e priste prej tij nje veshtrim
por djali perseri s'ja dhuronte ate kenaqesi.
vajza c'do nate i lutej yjeve qe nje dite djali ta donte .
Djali per vajzen ishte mbi cdo gje
ndersa vajza per djalin s'ishte asgje.
Tani qe vajza per djalin eshte mbi cdo gje .
Ajo ka ikur e s'jeton me .
Ne qoftese dhimbje ndien kur lexon kete histori
mos u shfajso se te njejtin gabim ke bere dhe ti....
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!