Kallmeti Online
Shkurt 11, 2012, 08:10:58 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Roberto Saviano  (Lexuar 577 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Tetor 03, 2009, 06:18:22 PD »

Jo Lajmit me Vargonjë! Roberto Saviano
Condividi
 Ieri alle 14.23
Nesër, në “Sheshin e Popullit”, në Romë, do të protestohet. Për lirinë e shtypit. Kundër inisiativave të kryeministrit italian Berluskoni, ndaj medias.
Me sloganin: “Jo lajmit me zinxhirë”
Për cdo ditë gazeta “La Repubblica” boton të njëjtin apel gazetarësh, ku mes së gjithës, shkruhet;… “cfarë po ndodh në Itali është tentativë për të reduktuar në heshtje lirinë e shtypit, për t’i bërë anestezi opinionit publik, për të na izoluar nga qarkullimi ndërkombëtar i informacionit, për ta bërë vendin tonë një përjashtim nga demokracia… Po ndiqet rruga e frikësimit të kujt ka detyrë dhe të drejtë të kërkojë, marrë e përhapë, me të gjitha metodat e shprehjes, pa konsideratën e kufijve, lajmet dhe idetë, ashtu sic thotë Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e vitit 1948, aprovuar nga konsensusi i kombeve, ndërsa ishte ende gjallë kujtimi i degjenerimit të informacionit në propogandë, nën regjimet joliberale dhe antidemokratike të shekullit të kaluar…”
Për cdo ditë, këtij apeli i shtohen mijëra firma, jo vetëm të italianeve. I shtohet firma e cdo njeriu të njohur dhe të panjohur, që nënshkruan në emër të lirisë.
Firmat më të fundit qenë të Dario Fo, Gunther Grass, Elfriede Jelinek, Amos Oz, Bernard Henri Levy, Jose Saramago.
Doris Lessing firmosi dje.
Sot ka firmosur Roberto Saviano. Me një artikull. Që e boton në “La Repubblica”, “El Pais, “Time” dhe “Shqip”.
Në të njëtën ditë, për të njëjtën arsye. Arsyen që i bashkon ata që i bëjnë, ata që i lexojnë, ata që i shesin, ata që i blejnë, ata që i duan këto gazeta.
Saviano i fton të gjithë, militantë ose jo, të djathtë apo të majtë, të bashkohen në kurajon dhe dëshirën për të luftuar pa frikë pushtetin e klaneve. I fton në një protestë pa kah politik dhe karakter kombëtar. I fton edhe ata që e dinë kush ishte Anna Politkovskaja dhe ata që nuk e dinë. I fton në shesh, nesër.
Në oren 15.30 në “Sheshin e Popullit” në Romë, mund të shkosh edhe ti. Kushdo qofsh ti, kudo qofsh ti.
Për lirine e shtypit tënd dhe lirinë tënde të shtypur. Edhe unë do të vij me ty.
Rudina Xhunga

Roberto Saviano, boton sot ekskluzivisht dhe njëkohësisht këtë shkrim protestë për lirinë e medias në rrjetin e gazetave La Repubblica, El Pais, The Times, Expressen, Zeit, Shqip etj.


Jo Lajmit me Vargonjë!

Nga Roberto Saviano
Sot, cilido në Itali që vendos të shprehë një kritikë kundrejt qeverisë dhe Kryeministrit, e di që i duhet të presë jo një mendim të kundërt, por një fushatë që synon shpërnderimin e plotë të atij që e shpreh. E di që çmimi për të vazhduar të kryejë një funksion që qëndron në shtrimin e pyetjeve dhe shprehjen e mendimeve, do t’i kërkohet me kokën e tij. Madje edhe ata që kanë nënshkruar një apel për lirinë e informacionit, duhet të vënë në llogari se vetëm ai gjest i tyre do të mund të kishte ndikime që dalin jashtë roleve të tyre. Cilido që mban një pozicion kritik, e di që i duhet të presë raprezalje. Ndaj sot, në Itali, liria e shtypit do të thotë sidomos liri për të mos e pasur jetën të shkatërruar. Liri për të mos pasur shikime të dyshimta mbi vete, për të mos e parë të këputur nga sot nesër çdo karrierë profesionale vetëm për një fjalë të thënë.
Në sytë e shtypit ndërkombëtar, në sytë e lexuesve të tij, Italia shfaqet gjithnjë e më shumë një vend ku lufta politike duket e zvogëluar në përplasje në sferën private: aq sa hierarkitë më të larta të Kishës, përfshirë Papën, e kanë parë veten kohët e fundit të shtrënguara të bashkohen rreth drejtorit “Avvenire”-s, gazetë pranë Vatikanit, që për shkak të mendimeve të tij kritike kishte pësuar një sulm që përziente homoseksualitetin e tij të hamendësuar. Një vend ku, ndonëse duke qenë i goditur rëndë, nuk flitet kurrë as për krizë ekonomike, as për organizatat kriminale që prodhojnë dyfishin e prodhimit të brendshëm bruto të Shtetit.
Sot në Itali një e përditshme është e denoncuar ngaqë ka formuluar disa pyetje, dhe më 3 tetor do të zhvillohet në Romë një manifestim i madh i organizuar nga Federata Kombëtare e Shtypit Italian. Një protestë e çuditshme për një shtet demokratik. Kurrë ndonjëherë në Europë nuk kishte ndodhur që shtypit t’i duhej të manifestonte për lirinë e vet. Një republikë me anomali në zemër të Europës perëndimore: ja se si shfaqet gjithnjë e më shumë Italia në sytë e atij që e shikon nga jashtë.
Eshtë e qartë që gjendja në Itali nuk mund të krahasohet me atë të shumë vendeve ku informimi i lirë nuk ekziston. Tek ne liria e shtypit nuk është e rrezikuar si në Kinë, në Kubë, në Birmani apo në Iran. Për ne të manifestosh apo të ngresh zërin në mbrojtje të lirisë së shprehjes, do të thotë të kërkosh që të mund ta bësh punën tënde pa qenë i sulmuar në planin personal. Do të thotë të denoncosh një klimë kërcënuese që sundon në 360 gradë.
Përgjegjësia që u kërkohet institucioneve nuk është po ajo që duhet të ketë ai që shkruan dhe si zanatçi shtron pyetje. Nuk bëhen pyetje në emër të epërsisë sate morale. Bëhen pyetje në emër të profesionit tënd dhe të mundësisë për të marrë në pyetje demokracinë. Një gazetar përfaqëson veten e vet, një ministër përfaqëson Republikën. Demokracia ekziston në çastin kur respektohen rolet e ty dyve. Për një gazetar, të bëjë pyetje apo të formulojë mendime nuk është gjë tjetër veçse funksioni i tij dhe një e drejtë e tija. Duhet të mundë të punojë qetësisht, në kuadrin e një bilancimi të forcave i cili t'i lejojë edhe palës kundërshtare të reagojë me masa po aq të lejueshme. Por një qytetar që kryen punën e tij nuk mund t’i ekspozohet shantazhit ta shohë të zvarritur në baltë jetën e vet private. Dhe një njeriu që i bën disa pyetje jo një qytetari privat, por kryetarit të qeverisë, nuk mund t’i mbyllet goja dhe të fajësohet ngaqë ka shtruar disa pyetje të thjeshta dhe të ligjshme.
Dhe ajo për çka e pyesim veten sot është: me të vërtetë zgjedhësit e së djathtës së qendrës mund ta duan këtë? Mund ta çmojnë të drejtë jo vetëm refuzimin për t’iu përgjigjur disa pyetjeve, por edhe fajësimin e vetë pyetjeve? Mund të ndihen rehat kur ditë pas dite sulmet ndaj kundërshtarëve politikë nisen nga ai që dërgohet për të rrëmuar në sferat private? Mund të mos shohin se si lufta midis një informacioni shpeshherë vetëm butësisht kritik dhe atij që përpiqet t’ia lidhë gojën, është e pabarabartë dhe jokorrekte edhe në planin e marrëdhënieve të pushtetit formal? Mund të mos ndiejnë tmerr përballë skenarit ku, duke rrezikuar të përfundojnë të gjithë në baltë, të gjithë të deligjitimuar, një vend i rënduar ndërkaq nga një mijë probleme, i ngecur në cekëtinat e krizës ekonomike, të mundë të tërhiqet vetë gjithnjë e më shumë në kalbëzim? Deri në paralizë apo shpërbërje? Me të vërtetë ai që ka votuar për të djathtën e qendrës, duke e menduar ligjshmërisht më afër interesave apo bindjeve te veta, mund ta shikojë me mospërfillje apo miratim këtë ortek që bie mbi vetë mekanizmat që e bëjnë funksionuese një demokraci? Nuk ndjen se është duke u humbur diçka? Vendi po bëhet i keq. Njoh një traditë konservatorësh që nuk do ta kishin pranuar kurrë një shmangie të tillë nga rregullat. Në këto vite të vështira për mua, shumë zgjedhës të së djathtës së qendrës, shumë zgjedhës konservatorë, më kanë shkruar dhe ofruar solidaritet. Kam parë në tokën time aleancën e militantëve të së djathtës dhe të majtës, të bashkuar nga guximi për ta luftuar hapur pushtetin e klaneve. Nën flamurin e ligjshmërisë dhe së drejtës të ndier thellësisht si një vlerë të gjithëpranuar dhe të patjetërsueshme. Pikërisht duke pasur në mendje fytyrat e këtyre njerëzve dhe të shumë të tjerëve që më kanë dëshmuar se e njohin veten në një shtet të ngritur mbi disa parime themelore, ju kërkoj sërish: me të vërtetë, ju zgjedhës italianë të së djathtës së qendrës e doni gjithë këtë? Gabon ai që ju kërkon të ndërroni mendje dhe orientim politik. Bëhet fjalë më shumë për të ndryshuar qëndrim në lidhje me sjelljet dhe metodat e atij që ju përfaqëson.
Çështja nuk është morale. Një politikan nuk duhet t’i përgjigjet vendit të vet mbi bazën e zgjedhjes së mënyrës së jetesës. Por kur ke role institucionale, bëhesh i shantazhueshëm, dhe pikërisht në këtë plan, në planin e garancive për veprimet që duhen kryer vetëm në interes të shtetit, ftohet të japë llogari për jetën e vet ai që mban një post publik.
Shantazhi ndaj të cilit nënshtrohet një politikan është gjithnjë i rrezikshëm, sepse vendi do të kishte nevojë për gjëra të tjera, për vëmendje mbi probleme të tjera të ngutshme, për ndërhyrje të tjera. Për më tepër ka aspekte që e bëjnë Italinë prej kohësh me anomali dhe më të brishtë se kombe të tjera perëndimore demokratike. Në vitin 2003 John Kerry, atëherë kandidat për në Shtëpinë e Bardhë, i paraqiti Kongresit amerikan një dokument me titullin The New War(Lufta e re), ku tregonte tri mafiet italiane si tre prej pesë elementëve që kushtëzojnë tregun e lirë botëror duke e vlerësuar në 110 miliardë dollarë në vit malin e parave që mafiet riciklojnë në Europë. Italia është vendi i dytë në botë për njerëz nën mbrojtje pas Kolumbisë. Dhe në Europë mban një rekord absolut: tri vitet e fundit ka pasur rreth dyqind gazetarë të frikësuar dhe të kërcënuar për artikujt e tyre, shumë prej të cilëve kanë përfunduar më pas nën mbrojtje. Shpura që i lejohet atij që punon në fushën e informimit, jepet pikërisht në emër të parimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit. E ndaj fatin e këtyre njerëzve në pjesë të madhe të panjohur apo të shpërfillur nga opinioni publik, duke jetuar gjendjen e atij që ndodhet i kërcënuar fizikisht për atë që ka shkruar. Dhe ndaj me ta përvojën e atij që e di se sa të rrezikshme janë mekanizmat e shpifjes dhe të shantazhit.
Bosi i kartelit të Kalit, narkotrafikanti Rodriguez Orejuela, thoshte: "Je aleat i një njeriu vetëm kur i bën shantazh". Një pushtet i shantazhueshëm dhe shantazhues, një pushtet që përdor frikësimin nuk mund të përfaqësojë një demokraci të themeluar mbi shtetin e së drejtës. Sërish, nuk bëhet fjalë për një gjykim moral apo moralistik, por për një vlerësim funskional. Nuk është e mundur t’u nënshtohesh disa lloj mekanizmash apo t’i ushtrosh ato, pa pësuar dëm nga kjo i gjithë vendi.
Italia ka ditur të kapërcejë prova shumë të rënda. Napoli, qyteti im, ka qenë më i bombarduari në Mesdhe. Nga mjerimi dhe shkatërrimi, nga torturat e një lufte të brendshme, nga poshtërimi i më shumë se një gjysmë milioni ushtarësh të internuar si tradhtarë nga ish aleatët e tyre. Nga e gjithë kjo Italia ka qenë në gjendje të ngrihet si komb i lirë dhe demokratik. Italia e pasluftës, Republika italiane, ka qenë në gjendje të shpjerë përpara beteja civile, të përballojë e bashkuar emergjencën e terrorizmit politik të brendshëm, të rritet dhe të bëhet një fuqi ekonomike ndër të parat në botë. Dhe nëse është e vërtetë se Italia nuk ka qenë kurrë pa zona hijeje dhe e imunizuar ndaj korrupsionit, nëse është e vërtetë se kjo ka ndihmuar për ta bërë më të depërtueshme nga rritja e mafies dhe nga veprimi i forcave të tjera të nëndheshme, është e vërtetë gjithashtu se e ka ruajtur gjithnjë atë masë të respektimit të rregullave në përplasjen midis pushteteve dhe fraksioneve që i ka mbrojtur deri më tani qytetarët e saj. Ai që, ashtu si unë, e di se si funksionon një botë e bazuar mbi ushtrimin e një pushteti për të cilin gjithçka bëhet e lejueshme, e kupton se, pasi janë shembur disa prita, nuk ka më kurrfarë garancie që lumi i fryrë i arbitraritetit të mos përmbytë gjithçka në një kohë të shkurtër. Por besoj, ose më mirë shpresoj, se edhe kësaj here do të arrijmë t’i kapërcejmë divergjencat tona dhe të tregojmë se jemi në gjendje të japim më të mirën kur janë në lojë interesa të përbashkëta dhe parime të gjithëpranuara.
Dhe besoj gjithashtu se manifestimi mbi lirinë e shtypit që do të zhvillohet në Itali më 3 tetor të mos ketë të bëjë vetëm me vendin tim. Besoj se do të jetë një rast për ta sensibilizuar opinionin publik kundër rrezikut që edhe gjetkë mund të duhet të paguhet, për disa fjalë të shkruara, me emrin dhe qetësinë e vet që janë të domosdoshëm për të ofruar informacion. Manifestimi nuk ka vetëm karakter kombëtar, dhe as një ngjyrë të përcaktuar politike. Pikërisht ndaj i ftoj të marrin pjesë të gjithë gazetarët që nuk e çmojnë veten të majtë, por që besojnë se liria e shtypit sot do të thotë të jesh i mbrojtur nga agresioni personal, kusht që do të duhej t’u garantohej të gjithëve.
Do të doja që më 3 tetor t’u kujtonim të gjithëve deri në fund se cila është vlera e lirisë së shtypit. Do të doja që të gjtihë ata që zbresin në shesh, ta bënin këtë edhe në emër të atyre që në Itali dhe në botë e kanë paguar me jetë për atë që kanë shkruar dhe bërë për të shërbyer një informacion të lirë. Në emër të Christian Poveda-s, vrarë kohët e fundit në Salvador ngaqë kishte drejtuar një reportazh mbi maras-et, bandat mizore të gangsterëve të Amerikës Qendrore që shërbejnë si mbërtheckë e narkotrafikimit të madh mes Jugut dhe Veriut të kontinentit. Në emër të Anna Politkovskaja-s dhe të Natalia Estemirova-s, të vrara në Rusi për betejat e tyre mbi Çeçeninë. Në emër të Peppino Impastato-s, Giuseppe Fava-s dhe Giancarlo Siani-t, të cilëve ua mbylli gojën një herë e përgjithmonë mafia dhe kamorra, dhe që para dhe pas vdekjes së tyre, u turpëruan dhe poshtëruarn.
Me qëllim që në çdo vend demokratik të mos ndodhë më që të shprehesh për atë çfarë ndodh, të mund të dojë të thotë se duhet ta paguash me shpirtin, trupin, gjakun tënd.
Kjo është liria e shtypit.

©2009 by Roberto Saviano -
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!