Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 02:24:57 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Pas 11 vitesh gjendet identiteti i vertete.  (Lexuar 745 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Shtator 19, 2009, 03:52:40 PD »

Itali, gjendet i vdekur pas 11 vitesh i riu nga Kukësi

• Zbulohet në Itali një histori e dhimbshme shqiptare. Një 17 vjecar, kishte humbur jetën në Itali 11 vjet më parë, por ishte varrosur si qytetar kosovar. Vetëm pas një dekade familja shqiptare nga Kukësi mëson të vërtetën. Version multimedial i ketij lajmi

ITALI - Një histori e dhimbshme shqiptare është zbuluar pas një dekade në Itali. Një familje shqiptare që 11 vjet më parë dërgoi djalin e saj përtej detit, nuk ka rreshtur përgjatë gjithë kësaj kohe së kërkuari. Por tani mësoi se pikërisht pas mbërritjes në Itali ka humbur jetën në një aksident tragjik. Vetëm pas një dekade kësaj familje nga Vranishti i Kuksit i shuhen shpresat për ta gjetur të gjallë, ndërsa akoma më i dhimbshëm është fakti që prej kaq kohësh trupi i tij është prehur në tokën italiane, nën një tjetër identitet. Historia nis në vitin 1998, kur Besnik Paca, vetëm 17 vjeç u nis drejt Italisë për një jetë më të mirë. I riu vdiq në një aksident hekurudhor por drama nuk përfundoi këtu. Pikërisht, në këtë kohë, në Itali u gjet një dokument i lëshuar nga autoritetet serbe, që fliste për një qytetar kosovar me të njëjtin emër Besnik Paca, që kishte lindur në Gjakovë. Duke iu referuar këtij dokumenti autoritetet italiane të zonës së Barletës e varrosën djaloshin fatkeq si shtetas kosovar. Më pas ngjarja merr një drejtim krejt tjetër. Policia shqiptare nëpërmjet interpolit shpall në kërkim shqiptarin Besnik Paca, i lindur në Vranisht të Kukësit, pasi që në 1998 familja kishte humbur kontaktet me të. Policia italiane merr në dorë edhe një filmim të të afërme te Besnikut dhe e krahason me një foto në varrin e të riut kosovar në Itali dhe lindin dyshimet se bëhet fjalë për të riun shqiptar. Më pas, dy të afërm të Besnikut nga Londra konfirmojnë se viktima i varrosur si shtetas kosovar është pikërisht Besniku nga Shqipëria. Tashmë pas 10 vitesh, trupi i djaloshit do të kthehet në Shqipëri. E nga gjithë kjo histori e dhimbshme mbetet të thuhet se të paktën familjarët do të kenë një varr ku ta qajnë djalin e tyre. Ka edhe dyshime për mënyrën se si ka vdekur djaloshi, megjithatë kjo çështje e hershme tani është mbyllur. Është një dramë më shumë për familjet shqiptare, fëmijët e të cilëve u nisën për një jetë më të mirë, por nuk u kthyen kurre.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!