Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:06:27 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Tragjedi ne futboll, humbet jeten Brian Filipi 19/09/2009 09:50  (Lexuar 1412 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #6 : Shtator 25, 2009, 04:27:32 PD »

    
Lezhe, ceremoni ne nder te Filipit


Talenti i futbollit shqiptar, Brian Filipi eshte nderuar gjate dites se djeshme ne ambientet e stadiumit "Beselidhja" te Lezhes, ne nje ceremoni qe organizoi klubi lezhjan i futbollit dhe drejtues te pushtetit lokal. Ne kete ceremoni moren pjese te afermit, miqte dhe perfaqesues te futbollit te ketij qyteti. 20-vjecari i ekipit tone shpresa, Brian Filipi u nda nga jeta pak dite me pare, pas nje aksidenti te rende qe ndodhi ne Itali. Filipi ishte lojtar i Ravenes, si dhe pjese e ekipit kuqezi, U-21.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #5 : Shtator 24, 2009, 12:11:03 MD »


Brian, nje jete plot endrra e deshira


Pas 20 vitesh jete, endrra per te shkelqyer ne fushat e blerta e Brian Filipit u ndal ne nje aksident fatal.

Bashke me familjen, Brian u zhvendos ne Itali, ku qe femije veshi fanelen e futbollistit.

Ai u be pjese e kombetares se te rinjve dhe e ekipit te Ravenes. Talenti i Brian spikati ne takimet e kombetares, por nuk munguan ofertat nga Palermo, Roma e Parma.

Miti i tij ishte Kaka dhe pasioni per futbollin e beri qe te hiqte dore nga studimet e larta dhe te stervitej gjithnje e me shume per te arritur qellimin e tij.

Brian here pas here vizatonte edhe personazhe te filmave, gje qe e bente me shume pasion, duke treguar nje ane tjeter prej artisti tek ai.

Sot Brian nuk jeton me...nje aksident tragjik i mori jeten, duke shuar shpresat dhe deshirat e talentit te futbollit.
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 24, 2009, 12:29:18 MD nga Edmondi » Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #4 : Shtator 24, 2009, 12:10:00 MD »

Ngushellime familjes dhe te aferme te tij.


* brianfilipifokus.jpg (50.5 KB, 550x400 - shikuar 138 here.)

* brianfilipifokus0.jpg (32.35 KB, 550x400 - shikuar 132 here.)

* brianfilipifokus2.jpg (37.23 KB, 550x400 - shikuar 117 here.)

* brianfilipifokus3.jpg (32.12 KB, 550x400 - shikuar 127 here.)
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 24, 2009, 12:29:50 MD nga Edmondi » Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Shtator 24, 2009, 12:04:07 MD »

Federata italiane, indiferente per Brian Filipin
24/09/2009 10:15

Federata italiane, indiferente per Brian Filipin
Shume here  ne keto vitet e fundit kemi qene te detyruar te  asistojme ne ate minute heshtjeje para fershellimes fillestare te ndeshjeve, e cila kujton nje person, i cili nuk eshte me.

Jo vetem per inspektorin e policise Raçiti, por Gabriele Sandri, Manuela Prandeli, Xhiakomo Bulgareli, e per shume e shume te tjere, tifoze te thjeshte, te lavdishem te se kaluares, punetore, nje gje e tille nuk ka munguar.

Ne javen e fundit te serise, ky ritual eshte perseritur, duke na kujtuar ata ushtare, qe per te mbrojtur principet e lirise, gjeten vdekjen ne krye te detyres. Ne çdo fushe, te çdo kategorie italiane, eshte vene re ajo minute heshtjeje, ku ne mendjen e te gjitheve, mendohet per te humburit.

E drejte te nderohen djemte e humbur ne Irak, legjitime ishin funeralet e tyre, e pafundme mirenjohja jone per ate qe kane bere, por te premten u shua edhe Brian Filipi, futbollisti i ri shqiptar i Ravenes, i cili vdiq tragjikisht ne nje aksident. Per Brianin pak, shume pak, kane qene manifestimet, te kaluara gati me indiference, nese nuk do te ishte per ish-trajnerin e tij Atzori, qe ne fund te ndeshjes doli para gazetareve me nje bluze, mbi te cilen i kishte bere nje dedikim.

Kerkojme qe kjo vdekje tragjike te mos vihet ne nje cep dhe te harrohet, pasi ne fund te fundit, ishte nje djale, per me teper i federuar nga FIGC. I lindur ne Lezhe, me 11 gusht 1989, Brian Filipi militonte prej tre sezonesh ne klubin e Ravenes, qe e kishte blere nga Cervia. Pas nje kampionati me 23 ndeshje dhe 5 gola (kunder Portogruaro, Lumezanes, Padovas dhe dopjete ndaj Lenjanos).

Numeronte disa grumbullime ne Kombetaren U-21 te Shqiperise. “Ky kujtim i yni, - shkruante dje faqja italiane ne internet “24oredisport.com”, - ndoshta eshte me e pakta qe mund te behej, por minuten e heshtjes e propozojme ne”. Nderkohe qe tashme Shqiperia pergatitet t’i jape sot lamtumiren e fundit talentit te saj te futbollit, karriera e te cilit u nderpre ne moshe te re, per shkak te nje makine qe po ecte me shpejtesi jashte normave dhe qe e perplasi, kur ai po ecte ne xhiro me shokun e tij te skuadres Stefano Skapini.

Ne qytetin e vendlindjes, ne Lezhe, do te behen homazhet e fundit ne Pallatin e Kultures dhe me pas do te shoqerohet per ne banesen e fundit.
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 24, 2009, 12:28:47 MD nga Edmondi » Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Shtator 21, 2009, 03:15:26 PD »

Brian Filipi, sot lamtumira e fundit
21/09/2009 08:10

Brian Filipi, sot lamtumira e fundit
Sot pas mesdite do t’i jepet lamtumira e fundit talentit shqiptar Brian Filipi, i cili humbi jeten ne menyre tragjike, pasi u godit me shpejtesi nga nje makine qe drejtohej prej nje gruaje 52-vjecare.

Per nder te 20-vjecarit, ne qytetin e Ravenes eshte mbajtur nje minute heshtje, nderkohe qe ndeshja e kampionatit me Foxhian u shty per ne daten 30 shtator. Ceremonia mortore do te zhvillohet ne oren 15.30 ne kishen “Duomo di Cervia”, ndersa me pas arkivoli me trupin e pajete do te udhetoje drejt Shqiperise, ku do te jete edhe banesa e fundit e futbollistit te pafat.

Klubi i Liges Pro italiane i ka shprehur ngushellime familjes se djaloshit nga Lezha. Nderkohe, kryetari i Bashkise se Ravenes, Fabricio Mateuci, tha: “Futbolli humbi nje sportist premtues. Lojtaret e Ravenes humben nje shok te shkelqyer skuadre dhe nje mik te madh”. Me dhimbjen per humbjen e Filipit u bashkua edhe klubi i Serise A, Palermo, qe gjate veres kishte nje opsion per blerjen e sulmuesit te perfaqesues Under-21.

Nje dedikim i vecante ka ardhur edhe nga lojtari i Specias (skuader e kategorise se katert italiane), Buskaroli: “Goli im ne barazimin me Kavanezen i dedikohet Brian Filipit, ish-shokut tim te Ravena. Kjo rrjete ishte e gjitha per te”.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Shtator 20, 2009, 01:04:40 PD »

Itali, te henen homazhet per Brian Filipin
19/09/2009 21:30

Itali, te henen homazhet per Brian Filipin
Do te mbahet te henen ne oren 15:30 ne Cervia ceremonia ne nder te Brian Filipit, sulmuesi shqiptar i klubit te Ravenes qe humbi jeten mbremjen e djeshme pasi u shtyp nga nje automjet.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave pas ceremonise arkivoli do te niset per ne Shqiperi, ku do te behet edhe varrimi.

20 vjecari po ecte me nje shok te skuadres, Stefano Scappini, kur papritur pas tyre doli nje makine qe e goditi trupin e shqiptarit duke e lene te vdekur ne vend.

Filipi konsiderohej si nje nga lojtaret me premtues te klubit italian te futbollit, qe aktualisht ndodhet ne divizionin e pare te Serie B.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Shtator 19, 2009, 01:13:48 MD »

Tragjedi ne futboll, humbet jeten Brian Filipi
19/09/2009 09:50

Tragjedi ne futboll, humbet jeten Brian Filipi

Tragjedi ne futbollin shqiptar ku i riu 20 vjecar Brian Filipi ka vdekur pas nje aksidenti ne vendin fqinje, Itali. (UPDATE)

I riu i futbollit shqiptar po ecte bashke me nje shok ne nje aks rrugor ne Ravena te Italise kur u shtyp nga nje makine qe doli nga karrexhata. Filipi humbi jeten menjehere pasi goditja e makines ishte fatale.

Ne aksident jane plagosur edhe dy persona te tjere, te cilet rrefejne se makina e hodhi disa metra ne ajer te riun 20 vjecar nga Shqiperia. Brian Filipi aktivizohej prej disa vjetesh me ne ligat veriore te futbollit italian, dhe kishte debutuar me kombetaren shqiptare U-21 ne ndeshjen e vitit te shkuar kunder Greqise.

Ravenna i ka bere nje kerkese tek Lega Pro per te mos e zhvilluar ndeshjen e dites se diele kunder Foggia-s, e vlefshme per serine B te divizionit Lega Pro. Lojtaret dhe trajneri i Ravenas jane shprehur se nuk do leshojne deklarata deri diten e marte.
« Ndryshimi I Fundit: Shtator 24, 2009, 12:28:04 MD nga Edmondi » Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!