Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 10:26:24 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Lezhe,prangosen dy punonjes te OSSH-se  (Lexuar 836 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Nëntor 02, 2009, 12:59:33 MD »

   
Pavia, xhaxhai rrëfim shokues: Unë i vrava familjarët
PAVIA-
Indetifikohen viktimat e masakrës në Itali
Ora 19:50-Policia e Pavias e cila është duke hetuar rastin e masakrës së shqiptarëve në Pavia ka nxjerrë në dritë fakte të reja. Sipas saj, autori i masakrës është xhaxhai i vajzës 3 vjecare, Alfred Melyshi, ndërsa babai i vajzës në ato momente nuk ndodhej në shtëpi. Policia e Pavias ka identifikuar viktimat, ato janë Rina Melyshi dhe vajza e saj 3 vjecare.
Viktima tjetër është motra e Rinës e cila jetonte në një shtëpi me të, Ornela Ndoja 19 vjec. Fillimisht policia dyshoi që krimi mund të ishte bërë nga babai i vajzës 3 vjecare, Anton Melyshi, por pas hetimeve, vrasësi rezultoi vëllai i tij. Ky i fundit ndodhet në spital pas tronditjes së madhe që mori. Policia e Pavias deklaron se ende nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë brenda familjes.

Pavia, Babai rrëfim shokues: Unë i vrava familjarët
Ora 19:33- Policia e Pavias ka mundur të zbardhë masakrën e ndodhur në Pavia. Babai i vajzës 3 vjecare të masakruar, ka deklaruar se ka qënë ai që ka kryer masakrën. 30 vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duket se i ka mbyllur në këtë mënyrë problemet familjare. Pas vrasjes së gruas, kunatës dhe vajzës së tij, ai ka tentuar ti japë fund edhe jetës së tij.

Itali, masakrohen 3 shqiptarë nga një familje
Ora19:07- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pavia të Italisë. Tre pjestarë të një familjeje, një vajzë 3 vjecare, nëna dhe tezja e tij të moshës 20 deri 25 vjec, janë masakruar me thikë. Sipas policisë së Pavias, në drejtim të banesës së tyre është shtënë me armë edhe ditën e djeshme, ndërkohë që policia konfirmon edhe plagosjen e babait të fëmijës 4 vjecar.

Viktimat janë gjetur brenda banesës, ndërsa policia dyshon se autorë të ngjarjes kanë qënë dy shqiptarë të tjerë. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie, me protagonistë familjen nga Shqipëria, por policia italiane dyshon për një konflikt mes dy familjeve shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Nëntor 02, 2009, 12:38:08 MD »


Lezhë, hapen dyert e mortit në familjen e tragjedisë.


LEZHE- Priten në Lezhë trupat e pajetë të Rina Melyshit, Ornela Ndoit dhe vogëlushes 3 vjecare që humbën jetën në Pavia të Italisë pas vrasjes makabre nga Alfred Melyshi, kunati i Rinës. Familja e babait të dy motrave ka hapur dyert e mortit, ndërsa të gjithë janë në pritje të ardhjes së 3 viktimave.
Babai Ndue Ndoi tregon se nuk kanë patur asnjëherë, asnjë konflikt me dhëndri e tij apo me kunatin e vajzës, ndërsa bën apel që autoritetet shqiptare të ndërhyjnë ëpr mbërritjen sa më shpejt në Shqipëri të trupave të pajetë për kryerjen e ceremonisë.
Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës kur e gjithë Italia u trondit pas vrasjes së Rina Melyshit 24 vjec, vajzës së saj 3 vjecare dhe motrës së saj Ornela Ndoi 19 vjec.
Emigrantët shqiptarë u vranë me thikë në banesë nga kunati i Rinës, Alfred Melyshi pas mosmarrëveshjeve të lindura në familje për konfliktin që Alfredi kishte krijuar me një tjetër familje shqiptare. Pas debateve të forta ku Alfred Melyshit ju kërkua largimi nga banesa ku jetonin prej vitesh bashkë, ky i fundit vrau me thikë motrat dhe mbesën e tij vetëm 3 vjec.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Tetor 06, 2009, 01:01:49 MD »


Lezhë, pranga zyrtarit të Drejtorisë së Burgjeve

• Arrestohet kreu i Auditit të brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Artur Brahja. 39 vjecari akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa u denoncua nga një ish-punonjës i burgjeve i shkarkuar nga detyra.

LEZHË- Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me policinë e Qarkut Lezhë, përfunduan sot me sukses operacionin e koduar "Shën Kolli" për arrestimin e shtetasit Artur Brahaj, 39 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë. Brahja, me detyrë shef i Auditit të brendshëm në drejtorinë e Burgjeve është denoncuar nga një qytetar për marrje ryshfeti dhe korrupsion.
Policia e Lezhës në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të policisë ka arrestuar pasditen e sotme 49-vjecarin Brahja.
Brahja u denoncua nga një ish-punonjës i burgjeve i shkarkuar, vendim që u gjykua i padrejtë nga gjykata e cila vendosi dhe dëmshpërblimin e tij me 500 mijë lekë të reja.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se Brahja i kishte kërkuar denoncuesit shumën prej 100 mijë lekësh të reja në këmbim të zbatimit të vendimit të gjykatës.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Shtator 26, 2009, 01:19:31 MD »


Lezhe, prangosen dy punonjes te OSSH-se

E Shtune, 26 Shtator 2009

Tirane-Veprimet korruptive me detyren kane cuar ne pranga dy punonjes te OSSH-se ne Lezhe. Burime zyrtare te Policise se Shtetit, bene te ditur se pas operacionit te koduar "Energjia e Nderprere", dje u arrestuan ne flagrance Viktor Ujka, 45 vjec me detyre kryetar i deges se shitjes ne OSSH dega Lezhe dhe Gjovalin Prenga 57 vjec, me detyre faturist dhe specialist per nderprerjen e energjise. Arrestimi i tyre u be pas nje hetimi disa mujor te veprimtarise se tyre nga Drejtoria kunder Krimit Financiar, ne Policine e Shtetit dhe Prokurorise se Lezhes. Ne baze te ketij hetimi, te kryer me metoda speciale, dyshohet se keta persona me ane te veprimeve te paligjshme, korruptive, per nje periudhe prej rreth dy vjetesh, e kane detyruar nje subjekt tregtar qe t'u jepte ryshfet ne nje shume prej 800 000 leke ne cdo muaj. Sipas policise, ky veprim korruptiv kryhej ne kembim te faturimit aforfe te energjise elektrike, per nje vlere me te vogel nga sa ky subjekt konsumonte. Subjekti tregtar kercenohej se ne rast se nuk do te paguante 800 mije leke ryshfet, do t'i nderpritej energjia elektrike dhe do te kishte faturime shume te larta. Arrestimi ne flagrance i dy punonjesve u be ne zyren e OSSH, dega Lezhe, pasi i kane marre subjektit tregtar shumen e 500 mije lekeve si ryshfet per muajin gusht, ku disa dite me pare i kishin marre edhe 300 mije leke, ne kembim te lidhjes se energjise elektrike. Pas arrestimit dy punonjesit e OSSH-se do te perballen me akuzen e "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike", e kryer ne bashkepunim. Dosja ne ngarkim te tyre do te ndiqet me tej nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhe.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!