Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 04:55:14 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2
  Printo  
Autor Teme: Futbolli  (Lexuar 2811 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #15 : Janar 21, 2010, 10:46:02 PD »


   
Terri në ndeshjen me Real Madridin, 25 të shoqëruar në polici.

Mblidhet Këshilli Mbikëqyrës i stadiumeve: Përgjegjës, OSSH e ish- drejtori
Këshilli Mbikëqyrës i sh.a. Qendrave Sportive, u thirr në një mbledhje të jashtëzakonshme, për të bërë një analizë të hollësishme të incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes së Gramozi-Real Madrid. Sipas Kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, Indrit Fortuz, përgjegjës kryesor për incidentin e mbrëmshëm është OSSH, ndërsa thekson se edhe ish-drejtori Perikli Dhale ka pjesën e tij të përgjegjësisë.

Indrit Fortuzi thekson se ndeshja nuk duhej të niste pa gjeneratorë, kështu që përgjegjësuia bie mbi ish-drejtorin, I cili nuk zbatoi rregulloren e FIFA-s.
“Ish-drejtori i shkarkuar sot është përgjegjës, për shkak se ai lejoi fillimin e ndeshjes edhe pse nuk ishin marrë masat e parashikuara në rregullore sidomos ato të cilat duhet të siguroheshin nga OSSH dhe që lidhen me furnizimin alternativ me energji elektrike”- theksohet në këtë deklaratë.

Kreu i Këshillit Mbikëqyrës të stadiumeve deklaron se brenda mbledhjes janë hedhur edhe hipotezat për sabotim, porse këto duhet ende të vërtetohen.

Terri në ndeshjen me Real Madridin, 25 të shoqëruar në polici
Një grup hetimor po heton skandalin e ndërprerjes së energjisë për 85 minuta teksa luhej ndeshja Gramozi- Real Madrid në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë. Policia e kryeqytetit konfirmoi sot se janë shoqëruar 25 persona për tu marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Mes të shoqëruarve ishin pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit, por edhe punonjës të OSSH-së.

Grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore, Ekspertë Kriminalistë dhe Ekspertë të tjerë, i cili po kryen hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Një grup i dyti është dërguar sërish sot , për të larguar cdo dyshim që mund të kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm. Policia ka sekuestruar të gjitha informacionet përkatëse të korrespondencës mbi organizimin e kësaj ndeshjeje.

Pista kryesore e hetimit është ajo e ndërprerjes së energjisë për shkak të një defekti në transformator i ardhur nga mbingarkesa. Vendimi i parë që u mor, menjëherë pas skandalit ishte ai i shkarkimit të drejtorit të stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales. Ky i fundit ishte përgjegjësi direkt për atë çfarë ndodhi, duke qenë se mungonte gjeneratori rezervë, i domosdoshëm në rastet kur një ndeshje luhej natën. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Dhales u pa mbrëmë teksa mundohej të sqaronte drejtorin e sporteve në MTKRS Vasil Bici, megjithatë imazhi i Shqipërisë në ato momente e kishte pësuar goditjen.

Presidenti i Realit Florentino Perez, për çudi ka qenë më i qeti në këtë histori. "Nuk ka asnjë problem, gjëra që ndodhin", ka përsëritur mbrëmë ai. Për të nuk ishte hera e parë, pasi Realit i ka ndodhur kjo në vitin 2003, në një ndeshje me Real Sociedad që u ndërpre dhe u riluajt.


Ikja e energjisë ndodhi atërherë kur nga tribuna ndeshja po ndiqej nga ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri dhe ministri i Energjetikes Dritan Prifti dhe ndeshja transmetohej live në Shqipëri dhe Spanjë. Ndeshja rifilloi 85 minuta më vonë pasi erdhi një gjenerator tjetër i marrë nga institucione të tjera.

Ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri hodhi mbrëmë tezën se ikja e dritave në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" mund të jetë bërë me qëllim. Ai pranoi se nuk ka fakte për momentin, por sipas tij, edhe kjo pistë duhet të hetohet. "Nuk kam fakte, por ka shumë arsye përse mund të jetë bërë kjo. Përveç defektit, mund të ketë pasur sabotim apo një heqje e dritave me qëllim" deklaroi mbrëmë Xhaferri.

Edhe Partia Socialiste reagoi mbrëmë ndaj ngjarjes duke fajësuar qeverinë e kryeministrit Berisha për këtë ngjarje e cila e bërë Shqipërinë “gazi i botës”
“Ky njeri që e ka emrin Sali Berisha, jo vetëm që nuk di të nxjerrë qimen nga qulli në çështjet e qeverisjes dhe punëve të shtetit, por paska patur qimen e derrit, duke sjellë fatkeqësi dhe tersllëqe. Sot edhe pse në një ditë festive siç duhet të ishte ndeshja me Real Madridin, na bëri gazin e botës me mungesën e energjisë. Në vend që të menaxhojë dhe ulë kuotat e hidrocentraleve, Sali Berisha sot uli edhe një herë tjetër kuotat e shqiptarëve.”- deklaroi mbrëmë Eduard Shalsi.

Real Madridi mundi 2- 1 Gramozin duke fituar edicionin e tretë të trofeut Taci Oil. Kaka e Benzema shënuan për spanjollët, ndërsa për Gramozin shënoi Daniel Xhafa.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #14 : Janar 20, 2010, 09:11:45 PD »

    

TIRANE-Ka mbërritur në Tiranë skuadra e Realit të Madridit, që do të luajë një ndeshje miqësore me Gramozin e Ersekës, e vlefshme për edicionin e tretë të trofeut “Tacci Oil”. Nën masa tepër të forta sigurie, yjet e klubit madrilène kanë qenë rreth orës 12.40 në hotel “Sheraton”,aty ku trajneri Pelegrini,Kristiano Ronaldo dhe Rikardo Kaka kanë dhënë konferencën e parë për shtyp në tokën shqiptare. Zëvendës presidentja e Tacci Oil, Anika Tacci e quajti një mundësi të artë ardhjen e klubit spanjoll në Tiranë, për më tepër sic tha ajo që kjo ndeshje ka për synim mbledhjen e fondeve për familjet e përmbytura në Shkodër. Ndërkaq, trajneri Pelegrini u shpreh se kjo nuk do të jetë vetëm një stërvitje, por një ndeshje që ka për qëllim të zbavisë njerëzit.

“E dimë që këtu ka qenë më përpara edhe Milani,por jemi të lumtur që do të luajmë një ndeshje të tillë,e cila ka për qëllim t’u vijë në ndihmë familjeve në Veriun e Shqipërisë. Dua të falënderoj kompaninë Tacci Oil që na ftoi dhe shpresojmë të dhurojmë një ndeshje të bukur për njerëzit që do të jenë në stadium”.

Ndërkohë, Kristiano Ronaldo u dërgoi një mesazh fëmijëve shqiptarë ndërsa pranoi se në vizitën e fundit në Tiranë nuk ishte kaq i kënaqur.(ndeshja Shqiperi-Portugali)

“Edhe une si shumë fëmijë në Shqipëri kam kaluar një fëmijëri të vështirë dhe shpresoj që atyre t’u lindë dëshira për të luajtur futboll dhe të kënaqen,pse jo duke nisur nga ndeshja e sotme e Realit të Madridit. herën e fundit që kam qenë këtu ishte një ndeshje kualifikuese dhe natyrisht që unë isha më shumë serioz, sepse atëherë edhe kombëtarja portugeze ishte në pozicion të vështirë. Sot jam më i qeshur dhe shpresoj t’I zbavisim ata që do të jenë në stadium”.

Për Rikardo Kakanë kjo është hera e dytë që vjen në Shqipëri pas asaj të 12 majit, kur Milani u ndesh me kombëtaren B.

“Nuk kam patur shumë kohë të shoh ndryshimet nga ndeshja e parë, megjithatë është kënaqësi që jam sërish këtu. Tani nuk jam më te Milani, por ish-skuadra ime po lufton për titullin kampion dhe më bëhet qejfi për këtë. Megjithatë ndjehem i lumtur te Reali i Madridit dhe nuk jam penduar që jam larguar nga Milani. Them se kam bërë zgjedhjen më të mirë".
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #13 : Janar 16, 2010, 06:22:27 PD »


Letër Realit të Madridit: Paratë e Taçit, jepjani të përmbyturve në Shqipëri


UPDATE - Bashkeshortja e Rezart Taçit ka deklaruar ne media se ndeshja e Gramozit me Realin do zhvillohet, por duke iu pergjigjur apeleve te shumta per ndihme per zonat e permbytura, ajo tha se "parate e biletave do shkojne per njerezit e permbytur".

Nderkohe nje forum i njohur i intelektualeve shqiptare ne emigrim, Alb-Shkenca, i ka derguar klubit te Realit te Madridit nje leter ku i kerkon qe shuma ose nje pjese e saj te shkoje ne emer te ketij klubi futbolli per te mbyturit ne veri te Shqiperise.


*********

Rezart Taçi, biznesmeni i naftes, i vene ne qender te opinionit pak jave me pare per shkak te incidentit me gazetarin Mero Baze, eshte nje nga biznesmenet qe ka ofruar ndihme per te permbyturit nga hapja e portave te Hidrocentraleve ne veri te vendit.

Disa nga bizneset kane ofruar shuma parash per banoret e permbytur, dhe firma e z.Taçi ka njoftuar se dhuron rreth 250 mije euro.

Paralelisht me kete, eshte njoftuar se Taçi nuk ka hequr dore nga pagesa e nje shume prej rreth 2.5 milion eurosh per te realizuar ne Shqiperi nje ndeshje futbolli mes ekipit te Gramozit dhe Realit et Madridit.

Disa dite para incidentit me Baze, ishte njoftuar se ndeshja do zhvillohej ne 21 dhjetor te vitit qe shkoi.

Shume mendojne se behet fjale per nje nga bllofet e zakonshme te z.Taçi. Por shtypi sportiv i ketyre diteve ka rihedhur informacionin se ndeshja e shtyre do te zhvillohet.

Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #12 : Dhjetor 19, 2009, 06:00:58 PD »

Futboll, hidhet shorti për 1/8 e Liges, spikasin sfidat anglo-italiane
NION- Milan-Mançester Junajtid dhe Inter-Çelsi janë dy supersfidat e të tetave të finales së Champions League. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka qenë i pamëshirshëm për ekipet italiane, duke i përplasur ato me disa prej skuadrave më të forta të Evropës për momentin. Për Karlo Ançelotin do të jetë një rikthim në San Siro, kundër rivalëve të Interit me të cilët ka luajtur derbe të shumta kur drejtonte Milanin. Ndërkohë skuadra e Leonardos do të ketë përballë Mançester Junajtid, që nuk ka më Kristiano Ronaldon, por me një trajner ekspert si Ferguson, mbetet gjithnjë i frikshëm. Gjithsesi, Milani ka arritur t’i eleminojë Djajtë e Kuq në përballjet e fundit mes tyre. Ndeshja e vendos Devid Bekham kundër ish-skuadrës së tij. Ndërkohë edhe skuadra e tretë italiane, Fiorentina, do të ndeshet me kundërshtarin më të vështirë të vazos së dytë, Bajernin e Mynihut. Në përballjet e tjera, kampionia në fuqi, Barcelona do të ndeshet me Shtutgartit, ndërsa Reali i Madridit do të gjejë Lionin. Arsenali do të ndeshet me Porton, ndërsa dy sfidat e tjera janë Olimpiakos-Bordo dhe CSKA e Moskës-Sevilja. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 shkurt 2010, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 mars. Përjashtim bëjnë vetëm ndeshjet e Milanit dhe të Interit që luhen në një stadium. Ndeshja e zikaltërve do të shtyhet me një javë, pra do të luhet më 24 shkurt në San Siro dhe më 16 mars në Londër.

CHAMPIONS
Inter-Çelsi
Milan-Mançester
Bajern-Fiorentina
Olimpiakos-Bordo
Barcelona-Shtutgart
CSKA Moske-Sevilja
Lion-Real Madrid
Porto-Arsenal
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #11 : Dhjetor 10, 2009, 01:05:13 MD »

    
Igli Tare largohet nga skuadra e Lacios.

ROMË- Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare është shkarkuar nga roli i drejtorit sportiv në klubin italian të futbollit, “Lacio”. Lajmi u bë i ditur sot nga faqja zyrtare klubit roman ku shkruhet se “Igli Tare nuk është më drejtor Sportiv i Lacios, pasi është shkarkuar”.

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito pas humbjes së Lacios në derbin e mbrëmshëm me Romën 0-1, në mesnatë nuk mungoi të marrë vendimet e radhës për drejtorin sportiv Igli Tare dhe përgjegjësin e komunikimit, Stefano De Martino. Presidenti Lolito i ka përjashtuar të dy nga detyrat e tyra.
Igli Tare ka zhvilluar mbi 60 ndeshje me ekipin kombëtar shqiptar duke shënuar 10 gola. Ndërsa karrierën e tij e ka kaluar në Gjermani, ku ka luajtur për Karlsruhen dhe Kaiserslauternin dhe në Itali, ku ka luajtur për Breshian Bolonjën dhe së fundi me Lacion, ku mbylli dhe karrierën si futbollist. Që prej vitit të kaluar, Tare mbante rolin e drejtorit sportiv në klubin e Lacios.

Sipas mediave italiane, kjo ishte diçka që ai e kishte përgatitur që përpara këtij takimi, por që humbja me Romën e vulosi. Lacio nuk ka fituar në kampionat që prej 30 gushtit kur mundi Kievon në Verona 2-1 dhe nuk ka shënuar gol në Serinë A që prej nje muaji.
Kandidatet kryesor që mund të zëvendësojnë të Igli Taren janë ish-futbollsti i Lacios, serbi Sinisa Mihajlovic dhe tekniku Gianni De Biasi.
(m.a/BalkanWeb)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #10 : Dhjetor 10, 2009, 01:02:29 MD »

Champions, Barça e Inter s’lejojnë asnjë surprizë.

Interi dhe Barcelona janë kualifikuar për në turin tjetër të Champions League, duke mos lejuar asnjë surprizë në grupin F. Mbrëmë janë shuar edhe dilemat e fundit përsa u përket skuadrave që do të kalojnë në turin tjetër, teksa edhe Shtutgarti në grupin G ka bërë detyrën, duke triumfuar 3-1 përballë Unirea Urzicenit dhe duke zënë kështu vendin e dytë. Në grupin F, Interi ka mposhtur 2-0 Rubin Kazanin, duke shuar çdo dyshim në lidhje me skuadrën që do të kalonte më tej. Samuel Eto në minutën e 31-të realizoi golin e avantazhit, pas një aksioni të bukur të Havier Zanetit. Argjentinasi pasoi për Balotelin, që me takë e ktheu në qendër për kamerunasin, i cili nuk fali. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën rusët u hodhën menjëherë në sulm. Por, mbrojtja zikaltër ishte e pakalueshme. Minuta e 64-t sjell golin e sigurisë për Interin, me autor Mario Balotelin. Sulmuesi zikaltër realizoi saktë nga një goditje dënimi, duke mbyllur llogaritë me këtë ndeshje. Po në grupin F, Barcelona ka arritur të fitojë 2-1 në Kiev përballë Dinamos vendase. Ukrainasit kaluan në avantazh pas vetëm 2 minutash lojë me autor Milevskin nga një goditje dënimi. Megjithatë goli ishte më shumë për “meritë” të portierit katalanas Viktor Valdes, që pasi e ndaloi fillimisht, e dërgoi atë në portën e tij. Gjithsesi Barça nuk u dorëzua dhe gjeti shumë shpejt golin e barazimit. Një aksion me disa pasime është finalizuar nga Ksavi, pas një asisti të marrë nga e majta. Pjesa e dytë ka qenë totalisht e dominuar nga kampionët e Evropës. Megjithatë, Barcelona ka falur shumë përpara portës, derisa në minutën e 86-të Mesi realizoi saktë nga një goditje dënimi, duke shuar shpresat e Dinamos së Kievit për një vend në Europa League. Tashmë aty do të luajë Rubin Kazani.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të luajtura dje, spikat fitorja 3-1 e Shtutgartit përballë rumunëve të Unirea Urziceni. Gjermanëve u kanë mjaftuar 11 minuta për të mbyllur këtë ndeshje. Ciprian Marica, Trash dhe Pogrebnjak realizuan golat për vendasit, ndërkohë që Semedo realizoi golin e nderit 2 minuta nga nisja e pjesës së dytë. Unirea gjithsesi do të luajë në Europa League. Ndërkaq, në grupin E, Fiorentina ka ruajtur vendin e parë, duke mundur 2-1 Liverpulin në “Anfield Road”. Sërish zhgënjyese skuadra e Benitez, që e mbyll me turp kompeticionin ku shihej nga të gjithë si favorite për trofeun final. Josi Benajun shënoi 2 minuta para përfundimit të pjesës së parë për Liverpulin, por në fraksionin e dytë të lojës Martin Jorgensen e Alberto Xhilardino i dhanë fitoren skuadrës italiane. Fiorentina ruan vendin e parë në grup, me 15 pikë.

CHAMPIONS
(A) Juventus-Bajern 1-4
(A) Makabi-Bordo 0-1
(B) Beshiktash-CSKA 1-2
(B) Volfsburg-Mançester 1-3
(C) Marsejë-Real 1-3
(C) Zyrih-Milan 1-1
(D) Atletiko-Porto 0-3
(D) Çelsi-Apoel 2-2
Dje
(E) Liverpul-Fiore 1-2
(E) Lion-Debreceni 4-0
(F) Inter-Rubin Kazan 2-0
(F) Dinamo-Barcelona 1-2
(G) Sevilja-Rejnxhërs 1-0
(G) Shtutgart-Unirea 3-1
(H) Olimpiakos-Arsenal 1-0
(H) Standart-Alkmar 1-1


* Inter.jpg (29.45 KB, 215x170 - shikuar 202 here.)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #9 : Dhjetor 01, 2009, 12:22:35 MD »

Messi fitoi Topin e Artë, mundi Ronaldon
PARIS-Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë, çmimin më të madh evropian të futbollit.

Messi, i cili luan për Barcelonën dhe kombëtaren e Argjentinës, u bë argjentinasi i parë i cili shpallet futbollist më i mirë i Evropës duke rrembyer Topin e Arte.

Messi, 22 vjeçar e mundi kete vit pikerisht fituesin e vitit të kaluar Kristiano Ronaldo në anketën që e zhvilloi revista “France Football” ku mori 437 vota, përballë 233 votave të Kristianos.
Fituesi u zgjodh me votat e gazetarëve nga mbarë bota.
“Ky cmim për mua është një nder i madh sidomos fakti që jam arjgnetinasi i parë që e fitoj. Kjo më emocionon edhe më shumë”, tha Messi në deklaratën e parë të lëshuar pas marrjes së trofeut.


* 28006_2.jpg (32.51 KB, 215x170 - shikuar 205 here.)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #8 : Nëntor 11, 2009, 03:21:18 MD »


    
Vdekja e Enkes, anulohet miqësorja Gjermani-Kili


BERLIN- Vetëvrasja e portierit Robert Enke ka çuar në anulimin e miqësores mes Gjermanisë dhe Kilit, në program ditën e shtunë. Presidenti i Federatës Gjermane Teo Zvanziger pohoi për gazetarët se lojtarët nuk ishin në gjendje të zbrisnin në fushën e lojës. “Më thanë që nuk mund të luajnë dot, sidomos kapiteni Mikael Balak që e njihte Robert Enken që 13 vjeç. Të gjithë lojtarët ishin të prekur”, tha Zvanziger. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe menaxheri i kombëtares gjermane Oliver Bierhof, që ka qarë përpara kamerave. R obert Enke ishte vetëm 32 vjeç dhe ishte një nga portierët më të mirë në Gjermani. Për humbjen e tij nuk kanë munguar ngushëllimet as nga presidenti i UEFA-s Mishel Platini. “Në momente si ky është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Jam i shokuar dhe thellësisht i trishtuar. Mendimet e mia janë pranë familjes dhe miqve të tij”, bëri të ditur presidenti i UEFA-s në një letër dërguar presidentit të Federatës Gjermane Teo Zvanziger.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #7 : Nëntor 11, 2009, 03:16:36 MD »

Vetëvrasja e portierit Enke shokon gjithë Gjermaninë
BERLIN- Vetëvrasja e portierit të Hanovërit dhe kombëtares gjermane Robert Enke ka shokuar gjithë futbollin dhe tifozët në Gjermani. Policia bëri të ditur se futbollisti para se të hidhej në shinat e trenit ka lënë një shënim, ku bën të ditura shkaqet e veprimit të tij. Hetimet e para kanë zbardhur edhe mënyrën se si ndodhi ngjarja e rëndë. Enke kishte parkuar makinën e tij Mercedes fuoristradë në Empede, pranë Hanovërit, përpara trenit që vinte nga Bremeni dhe goditja ka qenë me 160 kilometra në orë.
Ndërkaq, gruaja e tij Tereza ka zbuluar në një konferencë tepër prekëse për shtyp se i shoqi vuante nga një depresion prej disa vjetësh, dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar kur çifti humbi vajzën 2 vjeçare Lara në 2006-tën. Sipas saj, Robert nuk ishte më ai i mëparshmi dhe në ditët e fundit ishte shumë konfuz. Për të futbolli ishte gjithçka dhe ai kishte frikë mos humbiste vendin në skuadër tani në moshën 32 vjeçare. E përjavshmja Fokus shkruan se pak ditë më parë Enke kishte thënë se përpara se të kalosh në një gjendje jo të lumtur, është mirë t’i japësh fund. Mjeku Valentin Markser tha se Robert Enke kishte refuzuar t’i nënshtrohej një trajtimi të specializuar, ndërsa zbuloi se në letrën e lamtumirës ai shkruante se i vinte keq që i kishte gënjyer të gjithë, duke çuar deri në fund planin për vetvrasje.
Pas marrjes së lajmit për tragjedinë, tifozë të shumtë të Hanovërit janë grumbulluar para selisë së klubit për të shprehur hidhërimin e tyre. Tifozët kanë ndezur qirinj dhe kanë qëndruar në heshtje në respekt të portierit të tyre. “Pusho në paqe, nuk do të të harrojmë kurrë”, shkruanin pankartat kushtuar atij. Enke ka qenë edhe portier i kombëtares gjermane, ndonëse për një dekadë jetoi nën hijen e Oliver Kahn dhe të Jens Lehman. Ai ishte në plart e trajnerit Joakim Lëv për në Botërorin e Afrikës së Jugut vitin e ardhshëm.
Dhimbja nuk ka qenë vetëm e tifozëve të Hanovërit, por e të gjithë gjermanëve. Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv nuk e ka zhvilluar seancën stërvitore të ditës së mërkurë, ndërkohë që edhe ndeshja miqësore me Kilin në program ditën e shtunë është në dyshim. Vetëvrasja e portierit Robert Enke ka prekur edhe kancelaren Angela Merkel, e cila i ka dërguar një letër vejushës së tij Tereza, por që ka qenë shumë private. Po kështu edhe presidenti i Federatës Gjermane Teo Zvanziger është shprehur se ka mbetur i shokuar kur ka marrë këtë lajm. “Kam mbetur pa fjalë”, tha ai që nga hoteli i ekipit kombëtar. Edhe ministri i jashtëm dhe zëvendës kancelari gjerman Guido Vestervel ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e portierit 32 vjeçar, duke thënë se ka mbetur pa fjalë, pasi bëhej fjalë për një djalë të ri. Edhe Franc Bekenbauer është shprehur se ndjen një dhimbje pafund nga kjo tragjedi, ndërsa Oliver Bierhof nuk ka mundur të nxjerrë asnjë fjalë para kamerave.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #6 : Nëntor 06, 2009, 03:24:45 PD »


Dhuna ndaj Bazes, Taci vetëdorëzohet në polici.   
TIRANE- Policia e Tiranës bën të ditur se Presidenti i Kompanisë Taci Oil, Rezart Taci është vetëdorëzuar në polici rreth orës 16:00.
Përmes një komunikate për shtyp Drejtoria e Policisë Tiranë konfirmon vetëdorëzimin e Rezart Tacit dhe mbajtjen e tij në dhomat e izolimit, në ambjentet e kësaj drejtorie.

Zyra e shtypit e Drejtorisë së Policisë Tiranë sqaron se mbajtja në dhomat e izolimit të 38 vjecarit Rezart Taci bëhet bazuar në vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për konsumim të veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 237 dhe 25 të Kodit Penal.

Rezart Taci akuzohet se më datë 3 nëntor, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë tashmë të arrestuar, dyshohet se kanë goditur me grushta, në ambjentet e brendshme të një lokali, gazetarin Mero Baze.

Rezart Taci vetëdorëzohet në polici
Pas dhënies së masës së arrestit “burg pa afat” nga Gjykata e Tiranës, Rezart Taci është shfaqur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Drejtuesi i kompanisë “Taci Oil” ishte shpallur në kërkim pas denoncimit nga ana e gazetarit Mero Baze, i cili e akuzon për dhunë fizike ndaj tij. Përpara vetëdorëzimit në polici, Rezart Taci ka deklaruar për mediat se situata e krijuar është vetëm strategji e një lufte ndaj biznesit të tij, duke hedhur poshtë akuzat e gazetarit për konflikt fizik me të.

“Jam i gatshëm të respektoj në cdo moment cdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj.  Dua të theksoj faktin se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tëepr ndaj përfaqësusëeve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim.  Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit” deklaroi biznesmeni Rezart Taci.

Dhuna ndaj Bazes, “burg pa afat” për Tacin e truprojat
Sot në mesditë, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha masën e arrestit “burg pa afat” për presidentin e kompanise "Taci Oil", Rezat Tacin edhe për 2 truptojat e tij, që akuzohen si autorë të ngjarjes ku mbeti i dhunuar gazetari, Mero Baze.
Në seancat ku mungonve vetëm Rezart Taci, ishin të pranishëm gjyqtarja Fahrije Budo, prokurori Gjergji Tako dhe avokati Arben Prifti dhe 2 truprojat që u ndaluan një ditë pas ngjarjes ku mbeti i rrahur gazetari Mero Baze.
Gjykata vendosi ne nje seance te vecante të japë masën e arrestit në mungesë “burg pa afat”, për Rezart Tacin dhe në një seance tjeter “burg pa afat” ndaj shtetasve të pranishëm në sallë, Blerad Liro dhe Yrgen Selfo, punonjës pranë kompanisë “Taci Oil”. Kjo mase sigurie eshte kerkuar nga prokuroria per dy shtetasit qe akuzohen se ushtruan dhune ndaj gazetarit Mero Baze. Menjehere pas vendimit te Gjykates, ka reaguar avokati mbrojtes i te akuzuarve Arben Prifti, avokati i të pandehurve shtetasve bëri të ditur do te apeloje vendimin në Gjykatën e Shkallës së Dytë, duke e konsideruar te padrejte ate, ndersa kerkoi si mase sigurie, detyrim paraqitje.
Nderkohe drejtuesi i kompanise "Taci Olil", Rezart Taci eshte shpallur ne kerkim nga policia.


* 28552.jpg (28.02 KB, 215x170 - shikuar 216 here.)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #5 : Tetor 16, 2009, 01:48:11 MD »

Milan, sërish në Shqipëri
ROME-AC Milan do ta vizitojë sërish Shqipërinë. Gjiganti italian, do të rikthehet në Tiranë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, në kuadër të trofeut Taçi Oil Cup, pjesë e së cilit ishte dy herë më parë, njofton uebfaqja italiane milanneës.it.

Ende nuk është përcaktuar data e saktë dhe ekipi kundërshtar i milanezëve (Tirana, Kombëtarja Shqiptare ose ndonjë ekip tjetër). Në ndeshjen e parë, Milan kishte humbur nga Tirana me rezultat 2:1, kurse në të dytën, kundër Kombëtares Shqiptare kishte barazuar 3:3, për të fituar më pas me penallti.

Sipas milanneës.it, kjo ndeshje do t’i shërbejë petrolierit Rezart Taçi që të përforcojë miqësinë me zyrtarët e Milanit dhe që ta shfrytëzojë mundësinë që të bisedojë sërish me zëvendës presidentin e Milanit, Adriano Galliani, për blerjen e një pjese të aksioneve tek klubi Rossoner.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #4 : Tetor 07, 2009, 12:20:34 MD »

Taci: I kam 700 milione per Milanin

Rezart Taci, biznesmeni shqiptar i naftes nuk heq dore nga ideja per te blere shoqerine “Fininvest” qe ka pronesine e klubit te Milanit.

“I kam 700 milione euro”, rrefen Rezart Taci ne nje interviste per “Gazzetta dello Sport”. 38 vjecari shton se ka ndermend ta shtoje kete shume por Fininvest ka reaguar menjehere duke hedhur poshte oferten.

“Milani nuk eshte ne shitje. Fininvest eshte e detyruar qe edhe nje here te pergenjeshtroje se nuk ka asnje plan per te shitur aksione te Milanit”, thuhet ne komunikaten e shoqerise. Ne vijim te intervistes, Taci flet edhe per marredheniet me presidentin Berlusconi.

“Po, kam folur me te dhe ai me ka thene se nuk ka ndermend ta shese por e di qe nese do marre nje vendim te tille, atehere do kontaktoje me mua te parin”, thekson 38 vjecari nga Shqiperia. Ne lidhje me deshtimin e bisedimeve per te marre Bolonjen, ai shton: “Le te themi se si tifoz kuqezi kam vendosur te pres edhe pak”.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Shtator 30, 2009, 01:32:58 PD »

Liga e Kampioneve, “bie” Liverpul
29/09/2009 23:20

Liga e Kampioneve, “bie” Liverpul
Mbyllen ndeshjet e dyta te Liges se Kampioneve ku ra ne sy humbja e nje prej pretendenteve kryesore per trofeun prestigjoz, Liverpul perballe Fiorentines me rezulatin e paster 2-0.

Skuadres italiane i ka mjaftuar vetem 45 minuteshi i pare i takimit per te siguruar tre piket e para ne grup. Jovetic ka shenuar dy here, ne minuten e 28 dhe te 37. Ndryshe nga pjesa e pare, ne pjesen e dyte Liverpul ka zhvilluar nje loje mjaft te mire por pa mundur te gjeje golin.

Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Lion ka shkaterruar Debrecen ne transferte me rezultatin 4 me 0 duke marre edhe kryesimin e grupit.

Ne grupin F Barcelona pas barazimit te Interit ne Rusi ndaj Rubin Kazan ka siguruar vendin e pare ne grup me 4 pike pas fitores 2-0 me Dinamon e Kievit te Shevcenkos. Golat u shenuan nga Mesi ne minuten e 26 dhe Rodrigez ne minuten e 76.

Nderkohe ne Skoci Sevilja ka shkaterruar Rangers 1-4 ku te peste golat u shenuan ne 45 minutat e dyta te takimit, ndersa Shtutgart barazoi me Unirea Urziceni ne transferte 1-1.

Arsenal ka fituar edhe ndeshjen e dyte ne grupe kete radhe ndaj grekeve te Olimpiakos me rezultatin 2-0. Golat u shenuan nga Van Persi ne minuten e 78 dhe Fabregas ne minutat shtese te takimit. Ne ndeshjen tjeter skuadra kampione e hollandes  Az Alkmar, pas humbjes ne transferten e Athines ndaj Olimpiakosit kane barazuar ndaj belgeve te Standart Liezhit me rezultatin 1-1.

Panorama e ndeshjeve te dyta te Liges se Kampioneve plotesohet diten e merkure me takimet e vlefshme per kater grupet e para te trofeut, ku spikat ndeshja e grupit A  Bajern Mynih-Juventus.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Shtator 27, 2009, 12:46:51 MD »

Pazzini mund Interin
26/09/2009 20:50

Sampdoria ka mundur 1-0 Interin dhe ngjitet perkohesisht ne krye te Serie A, nderkohe qe Interi regjistron humbjen e pare ne kete fillim sezoni. Protagonisti i ndeshjes ishte Xhanpaolo Pazzini i cili shenoi golin e fitores per vendasit ne Marassi.

Ne 20 minutat e para skuadrat studiuan njera-tjetren dhe vetem pas ketij momenti filluan te rrezikonin portat kundershtare, por as Pazzini dhe Mannini per Sampdorian dhe as Balloteli dhe Milito per Interin nuk arriten te zhbllokojne rezultatin.

Me rifillimin e lojes, Mourinho hedh ne fushe Stankovic dhe Chivu, ndersa Del Neriprovon Zaurin.

Ne minuten e 72 ndryshon rrjedha e lojes. Santon gabon ne mesfushen e Interit, nje top shume shpejt shkon ne zonen e Interit, aty Pazzini i harruar nga mbrojtja mposht Hulio Sezar.

Pas ketij momenti Mourinho hedh ne fushe edhe Quaresmen me qellimin per te barazuar, madje eshte portugezi qe i gezohet shume pak sekonda golit, por gjyqtari nuk e lejon te shkoje me tej.

Anuloi golin pas topi i Quaresmes u devijua nga Lucio qe ishte ne pozicion jashte loje.

Ne minutat e fundit, Interi rrezikoi serish po pa mundur te shenoje.

Pas kesaj humbjeje Mourinho dhe Interi dalin kokulur nga Marrasi, nderkohe qe Del Neri shijon fitoren e dyte personale ndaj trajnerit te Interit.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Shtator 27, 2009, 12:45:46 MD »

Seria A, Juve ndalet serish
27/09/2009 17:35

Hap falls i Juventusit ne ndeshjen kunder Bolonjes ne Torino. Bardhezinjte nuk arriten te perfitojne nga humbja e Interit diten e djeshme me Sampdorian per te marre i vetem kryesimin.

Nje nisje te vrullshme e torinezeve sjell edhe zhbllokimin e rezultatit ne minuten e 24 te takimit me ane te Trezege. Pjesa e dyte e takimit nis serish e vrullshme me Bolonjen qe shfaqet disa here e rrezikshme ne zonen e Juves. Kur pritej fershellima e gjyqtarit te takimit ne minuten e 94 Bolonja gjen barazimin me ane te brazilianit Adailton pas nje topi te futur ne zone nga e majta e sulmit kuqeblu.

Me te njejtin rezultat kane perfunduar edhe ndeshjet Kievo-Atalanta, Lacio-Palermo dhe Katania-Roma.

Udineze, pas asaj ndaj Milan arrin nje tjeter fitore te rendesishme, kete radhe 2-0 ndaj Xhenoas, ndersa Napoli i Donadonit gjen fitoren e pare ne kete sezon kur mundi Sienen me rezultatin 2-1.

Java e gjashte e Serise A do te mbyllet ne mbremje me takimin e ores 20:45 mes Milanit dhe Barit.
Identifikuar
Faqe: [1] 2
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!