Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 02:59:05 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Mjekësi, Nobel 2009 për 3 shkencëtare amerikane.  (Lexuar 1040 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Tetor 05, 2009, 03:08:24 MD »

Mjekësi, Nobel 2009 për 3 shkencëtare amerikane. Zbuluan jetëgjatësinë

• 

STOKHOLM- Çmimi Nobel për Mjekësi iu nda tre shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara, për punën e tyre mbi enzimat. Çmimi u shpall sot nga Fondacioni Nobel në Institutin Karolinska në Suedi.

Pesë çmimet tjera do të ndahen gjatë javës, përfshirë Çmimin Nobel për Paqe, i cili ndahet të premten, më 9 tetor.

Çmimin Nobel për Mjekësi e morën Elizabet Blekbërn, Karol Grejder dhe Xhek Shostak. Çmimin në vlerë prej 1 milion e 400 mijë dollarësh e shpalli Goran Hanson nga Fondacioni Nobel.

“Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska sot vendosi të shpërblejë me Çmimin Nobel për Fiziologji apo Mjekësi së bashku Elizabet Blekbërnin, Karol Grejderin dhe Xhek Shostakun, për zbulimin e mënyrës se si kromozomet janë të mbrojtura nga telomeret dhe enzimat telomerase”, tha Hanson.

Blekbërn është me origjinë nga Australia, ndërsa Shostak nga Britania.

Në arsyetimin për ndarjen e çmimit, instituti tha se tre shkencëtarët kanë “zgjidhur një problem të madh në biologji”, respektivisht e kanë zbuluar mënyrën se si kromozomet kopjohen plotësisht gjatë ndarjes së qelizës dhe mbrohen nga degradimi.

Zbulimi i tyre ka implikime në kërkimet mbi kancerin dhe mënyrën se si funksionon procesi i plakjes.

Çmimi për mjekësi është i pari nga gjashtë çmimet Nobel për këtë vit, të cilat do të ndahen gjatë kësaj jave.

Të martën, më 6 tetor, ndahet çmimi për fizikë, të mërkurën për kimi, të enjten për letërsi, të premten për paqe, ndërsa të hënën, më 12 tetor, për ekonomi.

Çmimet Nobel u themeluan në vitin 1901, në pajtim me dëshirën e shpikësit suedez, Alfred Nobel, njeriu që zbuloi dinamitin.

Nobeli përcaktoi që çmimet t’i nderojnë ata individë, “nga të cilët gjatë vitit njerëzimi do të ketë më së shumti dobi”.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!