|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #3 : Janar 27, 2010, 07:51:53 PD » |
|
GJYKATA KUSHTETUESE: PEZULLUAM PAKTIN ME GREQINË, SHKEL LIGJET TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzoi me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Vendimi i marrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, është konfirmuar zyrtarisht qe dje ne mbremje për “Gazeta Shqiptare”. Sot ne nje njoftim zyrtar Gjykata Kushtetuese theksoi se, "Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njoftoi sot paradite më 27 Janar se në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Kushtetuesja sqaron me tej pikat ku anetaret e Gjykates dyshojne se shkelen ligjet nga Pakti detar. "Gjykata Kushtetuese theksoi se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982", citohet sot nga Kushtetuesja.
Nëntë anëtarët e Kushtetueses kanë pranuar kësisoj kërkesën prej 13 faqesh që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek.
Ndërkohë mësohet se një ndër arsyet më të forta që detyruan Gjykatën të merrte këtë vendim, ka qenë fakti se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke.Pra, ekspertët nuk kanë pasur plotfuqishmërinë për të negociuar në emër të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore është quajtur nul nga Gjykata Kushtetuese. Burime brenda këtij institucioni kanë sqaruar për “Gazeta Shqiptare”, se “ky fakt ka përbërë një cenim e shkelje të parimeve dhe të frymës së Kushtetutës, e cila kërkon kooperimin institucional si procedurë, nëpërmjet së cilës garantohet rendi juridik, shteti i së drejtës, e nëpërmjet tyre, edhe interesat kombëtare të mbrojtura nëpërmjet zbatimit të dispozitave të Kushtetutës. Në këto rrethana, përfaqësuesit e shtetit shqiptar kanë negociuar një marrëveshje që lidhet në emër të Republikës së Shqipërisë, pa pasur plotfuqinë e kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikës, pra pa pasur autoritetin e duhur për të filluar bisedimet dhe negocimin e marrëveshjes”. Ky argumentim mësohet të jetë pjesë edhe e vendimit përfundimtar të Kushtetueses.
“Gazeta Shqiptare” dhe TVNews24 kane qenë te paret në vendin tonë që arritn të zbardhin qysh në 28 prill 2009 (dita e nënshkrimit të paktit nga Basha-Bakojanis) faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Në disa numra rresht, GSH vërtetoi asokohe se qeveria Berisha i kishte dhuruar Greqisë nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje një sipërfaqe të madhe ujore në detin Jon. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha. Në datën 9 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese filloi zyrtarisht procesin e shqyrtimit të kërkesës ankimore të Partisë Socialiste dhe disa javë më vonë e konkretisht në datën 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese vendos të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend, të marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore Prof. Myslim PASHA * | 06/10/2009 |
 Marrëveshja e Detit apo siç u quajt: "Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për Delimitimin e Zonave të tyre përkatëse, të Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera Detare që u përkasin në bazë të Së Drejtës Ndërkombëtare.", doli në dritë, në fund të pranverës 2009, në mënyrë të shpejtë, pa patur ndonjë pararendje njoftuese, për fillimin dhe arritjen e saj. Dukej, se vinte nga një përkim spektakolar idesh, në fqinjërinë tonë, si kurrë herë tjetër, sidomos në fushën e kujtesës gjeohapësinore, midis të dy vendeve mike, Greqisë dhe Shqipërisë, ku në shpatullën e një shekulli të tërë, prej të dy krahëve, ka patur aq shumë mospërkime sa që historia ka qënë ngushtë t'i përshijë, të gjitha, në ngrehinën e saj. Aq më tepër, që bëhej fjalë, për marrëveshje, të ndarjes së Detit, në një klimë të re fqinjërie të integrimit evropian në Ballkanin JugPerëndimor. Ardhja e marrëveshjes, pajtimi dypalësh, gjente mjedisin më të mirë të tejdukshmërisë dhe bukurisë metaforike të Detit Jon, dhe prej tij, nga kjo "blu" që i bashkohej qiellit, solli një kumt që të liheshin në humbëtirë, gjithçka tjetër që kish ndodhur më parë. Ishte një prag historik i ëndërruar, por ama, me shumë pak gjasa, se mund të vinte, kaq shpejt. U thyen parametrat e dikurshëm. Sapo, u panë në buzëqeshje, afrim, shtrëgimduarësh e ngazëllim të dy udhëheqësit e pranishëm, ia bëhu lajmi, kërcëllitës, i papandehur, si një shprazje, në një dasmë kur ndezullia e jetës, befas, has dramën që i shkon pas e nuk i ndahet. Pikëtakimi i parë me njoftimin dhe pas tij me "djallin" që e ndiqte, askush nuk mund ta merrte me mend, e as që ta pranonte, se ky hap historik i hedhur, nuk mund ta pranonte dyshimin e madh, për një skandal, fshehtësi e shpejtësi rrokullime. Njoftimi i një televizioni lidhej me "gjashtë milje!!" "ardhje deri në Qeparo!!!" që të trazonte kaq shumë, sa edhe njohësit më të mirë gjeografikë e detarë, kësilloj do të shkundeshin. Njoftimi bënte një lidhje, sërish dramatike, që e çonte krahë më krahë këtë marrëveshje, me atë të Varreve të ushtarëve grekë, duke e bërë edhe më goditëse dhe lajthitëse, pas firmave të gëzuara, përqafimeve dhe duarshtrëngimeve. Prandaj me të drejtë, njoftimi pas festës së marrëveshjes, ish i papranueshëm, dhe pse jo, në dyshim; duke të futur si përherë në një shtjellë marramendëse, si: "a ka gjasa vallë, atëbotë, që të jetë sajuar nga bashkësi hartues opinionesh ballkanase që nuk e mirëpritën këtë arritje detare..." apo qoftëlarg(!) mos ka këtu ndonjë "gatim të fshehtë!?" Ndër mosbesuesit ish edhe autori i këtij artikulli i cili nuk mund të bënte dot lidhjen në përfytyrim, të "gjashtë miljeve" dhe "arritjes në Qeparo" që askund s' mund të quhej ndarje e detit, kur fqinji të vjen, ku takohet buzëuji, me Dheun Kontinental. E pabesueshme! Sapo më ra në dorë lista e koordinatave, isha në mëhallën time, mëhalla e gjeodetëve e dhematësëve e detmatësëve. Përfytyrova 150 pika, që vinin njëra pas tjetrës, si kuaj mitikë, që udhëtonin mbi detin Jon, në një dasëm që e thamë, se kish ndodhur në marrëveshjen dypalëshe, dhe flamuri i nuses që fillonte nga "njëshi", prej piramidës tokësore nr 79, në Kepin e Stillos, përballë ujdhesës Tonga, ecte si stafetë, dorëmëdorë i çohej kalorësit të fundit në "150", ku nusja do të zbriste nga ky kal mitik...Kjo ishte një nuse fiktive tragjike... Pika 150 e cila m'u shfaq përballë gurores Romake të Gramës, shumë afër kepit të Gjuhëzës. Atypëraty më erdh ndër mënd: "Deti që duket s'do kallauz ( në rastim tim gjeodet apo gjeometër), sepse pikasej lirshëm dhe pa matje ardhja kaq larg e pikës"150". Mblodha supet dhe dyshova në vete, duke më ardhur shumë pranë, ujdhesa greke "Othone" dhe pozicionimi gjeografik i saj. E rimata, e rihodha edhe një herë. Habia ime emocionale dhe tronditëse, bëri përshtypje, e ndofta, ish kjo që solli të nesërmen, gjithë ato kryetituj, shkrepëtues, tanimë të njohur, si "Skandali i Shekullit" " Falje Deti" ..." Shitje e Detit..." etj., etj. Pa u kontrolluar e tërë vija, nga pika e parë deri në fund dhe pa u përqasur në çdo ind të saj me Ligjin për të Drejtën e Detit ( UNCLOS*1)) nuk mund të dilej në përfundim dhe nuk mund të kishe një kumt studimor, shkencor të saktë. Ngjarja bëhej edhe më e mistershme. Pasuan, Konferenca Shtypi, "asnjë milimetër nuk i është dhënë shtetit grek" akuza si "antikombëtare" për "Shqiptaren", tendosje nervore të të dërguarve të shtetit, bisedimesve (negocitorëve) që tregonin edhe vetë troshitjen qeveritare, shpjegimin e Kryeministrit që u tha shqiptarëve se "ishte një trillim primitiv" jo vetëm i medias, por edhe i opozitës. Pastaj, më tej, u përdorën argumente që lidheshin me një kompas gjeometrik që do të ngelet proverbial, sepse u përdor nga një përfaqësues i shtetit dhe nga vetë Kryeministri, i cili për të hedhur poshtë këto akuza të përbindshme, rekomandoi ndënë një buzëqeshje të hidhur se: "mund t'i drejtohesh edhe një nxënësi të klasës së pestë, që të marrë atë kompas dhe të mas detin, e të provojë si në një ushtrim gjeometrik, nëse ai ishte ndarë mirë apo keq..." Ardhja në tavolinë e një harte greke e shtoi tollovinë, e të nesërmen u përshpejtua të sillej po e njëjta hartë, për ama me toponime të shkruar në shqip dhe përsëri, ai kompasi shpëtues. U përdorën terma si "barazlargësi", u mohua një hartë që ishte paraqitur në media, po kështu u kumtua se "pika 150 ndodhet në ujra ndërkombëtare" ( që s'ishte e vërtetë dhe tregonte mosnjoje të plotë) dhe përsëri, " asnjë milimetër..." Shpjegimet, ngutja, tronditja, mungesa e argumentit, mosparaqitja e përfaqësuesëve të Institutit Gjeografik Ushtarak dhe mungesa e hartës detare shqiptare, tregonin shkoqur, dhe bindshëm se asnjëri prej tyre nuk ishte në brendi të jetësimit teknik, profesional të kësaj marrëveshjeje edhe pse u përsërit, për të satën herë "UNCLOS" . Prandaj dyshimi dhe misteri shtohej. Kompasi i ngeli në dorë vetëm Komandantit të Forcave Detare me të cilin, kisha ndarë dikur, respekt të ndërsjellët dhe punë të përbashkëta. Dëgjuesit dhe gazetarët, lëkundeshin si lavjerrësa, sepse nuk kishin njohje teknike gjeodezike dhe hartografike, e po kaq nuk e njihnin në themel "UNCLOS". Si gjeodet dhe hartograf, nismova vetëm modelim dhe përputhje teknike: UNCLOS- ndarje gjeodezike, por në udhë e sipër, s'më linte dashuria për Detin dhe shënjtërinë e tij mitike, sepse m'u duk se atë, e kishin përdhosur padrejtësisht, kur ai asqë donte t'ia dinte, nga kjo prerje e padrejtë, që ia kishin bërë. Gjeodeti nuk mund të heshtë. Mua m'u desh që të bëja ontologjinë teknike të realitetit, për të dhënë një tejdukshmëri gjeodezike, si një gur themeli për vetëdijen shkencore e cila rreh të bëjë një modelim, i cili ma shpëton, jo vetëm shpirtin tim, por bëhet dhe një avokati (po e quajmë) për kolegët dhe shtetarët e mi, që mesa kuptoj, në këtë marrëveshje janë një radhua figurash të ngurosura, pa shprehje, sa u vjen keq edhe miqëve të mi helenë, hartues dhe firmëtarë të kësaj marrëveshjeje. Qënia e një dokumenti si dhe realiteti i tij, por jo kurrë se çfarë fshihej pas, më bënte udhë që të lëvizja mbi detin e mbushur me koordinata dhe dëshpërimin e tij. Deti askurrë s'ka dashur që të ndahej. "Ta kemi të pandarë", thonë përherë e sot e kësaj dite, në Jug, kur bëhen krushqitë. Nëse unë do të strukesha pas njoftimesh për të mbetur spektator, vihesha në fund, në rresht, pas gjithë asaj aradhe njerëzore që u shkrifërua prej marrëveshjes, sepse besonte, në të. Ndërkohë, nga pala e fqinjëve doli një frazë e ftohtë, sa diplomatike po e aq therëse se "Qeveria greke ka realizuar objektivat e saj strategjikë." Po ne, ç'objektivë, vallë, kishim realizuar? Humbjen e mbramë detare, si të ishte një prerje e vetvetes, që po i shtohej, Historisë së rremë të një Skënderbeu, që sipas autorit të huaj, na ishte, sllav, i një "sulmi të fqinjëve maqedonas për autoktoninë e shqiptarëve", e " një Historie 12" që në shëmbëllim të shtrëmbër, shtrëmbëron historinë tonë të dy dhjetvjeçarëve të fundit... dhe ja "prerja detare gjeohistorike" Shpejtësia, ngutja, mosnjohja teknike, mjegullira shkoqitëse në publik, prurja e hartës së huaj, nxitimi për të dhënë përgjigje që s'përputheshin askund me parime matematike dhe Konventën, sharjet, pështymat e njohura shqiptare, për "armiqë" që " kërkojnë të hedhin baltë" mbi miqësitë e arrira në Ballkanin Jugperëdimor, si dhe sulmi i Kryeministrit, që e përdori kompasin për të mbytur të vërtetën, më cytën që të kryeja detyrën time intelektuale.
PERMBLEDHTAS:
1.Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë është një hartim i errët dhe hermetik, akt diplomatik i shpejtë dhe i dyshimtë, i cili dokumenton, përulësi të dinjitetit kombëtar. 2. Vëzhgimi Gjeohartografik, në të gjithë sythet e marrëveshjes nxjerr në pah një shpërfillje të jashtëzakonshme të interesave kombëtare shqiptare . 3. Në këtë Marrëveshje "UNCLOS", Konventa e Kombeve të Bashkuara, mbi Ligjin e Detit ka zbatimin më të cunguar të saj. Interesat e Shqipërisë nuk janë parë si " të barabartë, të paanshme = equitable " me palën fqinjë. Kemi të bëjmë me rrëgjim gjeohapësinor detar dhe cënim të gjeohistorisë iliroshqiptare. 4. Ky akt diplomatik është arritur në një "Vakum ligjor shqiptar, mbi Detin, gjiret dhe Ujrat e Brendshme" që i shërbejnë Ligjit të Detit. 5. Haset cënim i hapur i mëvetësisë së Shqipërisë në Ujrat Detare, Detin Shtetëror (Territorial Sea), Hapësirën e Afërt Vijimore (Contigous Zone) Shtratdetin Kontinental dhe Hapësirën e Veçantë Ekonomike ( Exclusive Economic Zone). 6. Ngushtesa e Otrantos, kjo urë natyrore ujore, e Ballkanit Jugperëndimor, kjo gjeohapësirë detare tradicionale, gjeohistorike midis Shqipërisë dhe Italisë, është një synim i drejtpërdrejtë, i jetësimit të kësaj marrëveshjeje. 7. Gjiri Historik i Sarandës, përbën një "harrim" dhe "humbje" fatale, gjeohistorike, strategjike dhe ekonomike për Shqipërinë. 8. Shqipëria, humb një pjesë të vetvetes së saj, në shtratdetin Kontinental Jonik, një sipërfaqe ujore prej 354 km2, në një nga gjeohapësirat më magjepsëse, të pasura, dhe gjeostrategjike, në Jugperëndimin e Saj.
SHËNIM I REDAKTORIT: * Prof.Asoc.Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Ai është edhe autor i hartës që Shekulli boton sot në këtë faqe dhe që flet vetë qartë mbi pasojat e paktit detar mes dy vendeve. Në letrën shoqëruese për drejtorin e gazetës Adrian thano, prof.Pasha shkruan:
I dashur Adrian Ju lutem mos më lini vetëm. Nuk eshte "çmenduri" e imja por e shtetit tim. Është skandal i madh. Unë jam studiues i detit dhe po përballem me shtetin tim. Një përballje "absurde" sepse të dy krahët teorikisht mbrojnë interesat kombëtare. O Zot! Shteti u shpjegon qytetarëve se si ka braktisur një pjesë të gjymtyrëve të tij.. Jemi të pabarabartë! Më ndihni që gazeta juaj të më mbështesë në argumentët e mi. Lutem botoni hartat. Jane harta te studimit tim, pra kane "copyright" timin. Botimi nuk më bën mirë thjesht "mua" te vetmuarit por ka vlera me shumë se kaq. Ju lutem edhe njëherë mos më lini vetëm! Të luftojmë për aq sa mundemi, që të shtyhet ky ratifikim i turpshëm.
Përqafime Myslim Pasha
*********
dt 5 tetor Pakti detar me Greqinë, Meta: Ta zgjidhë Kuvendi
TIRANË - Për Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, përgjegjësinë kryesore për ratifikimin e marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, Greqinë, e ka Kuvendi. Edhe pse partia që ai drejton, e ka kundërshtuar me forcë miratimin e kësaj marrëveshjeje, para së të bëhej pjesë e qeverisjes, dje në një pozicion krejtësisht të ri politik, zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, është një çështje, që duhet ta zgjidhë Kuvendi. Marrëveshja, pritet të kalojë në Kuvend në 19 tetor. Tashmë, ajo ka kaluar një nga pengesat kryesore, atë të diskutimit në Komisionin e Ligjeve, i cili e miratoi atë disa ditë më parë me unanimitetin e të gjithë deputetëve dhe pas asnjë kundërshtim. Pro saj në Komisionin e Ligjeve, votoi edhe deputeti i LSI-së Nasip Naço, pavarsisht se forca që ai përfaqëson, vetëm pak muaj më parë, gjatë legjislaturës së shkuar, e kundërshtoi fort një marrëveshje të tillë, duke e konsideruar atë në disfavor të Shqipërisë, por edhe duke akuzuar qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha se po i falte ujërat tona territoriale Greqisë.
Pas Komisionit të Ligjeve, marrëveshja pritet të kalojë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku natyrisht, nuk parashikohen surpriza, pasi edhe në të do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës. Ndërkohë, që në datën 19 tetor, kjo marrëveshje është programuar që të miratohet në seancë plenare. Gjatë diskutimit të saj në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi, hodhi poshtë çdo zë që pretendon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Shqipëria del e humbur, duke theksuar se vija kufitare ujore përcaktohet në bazë të parimit të barazlargimit nga bregu detar.
"Me Greqinë në kanalin e Korfuzit distanca është shumë e vogël, rreth tetë milje, që i bie në zbatim të parimeve të Konventës do të jetë 4 milje nëse e ndajmë përgjysmë. Kjo gjithmonë ka qenë në praktikë dhe e zbatuar", - tha drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme Ledia Hysi.
Ushtarakët kundra: Po i falim 354 km det Greqisë
"Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë" letër Topit e Topallit: Studiojeni mirë marrëveshjen
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit të ri detar mes dy vendeve, ka hasur jo vetëm kundërshtimin e opozitës, por edhe të vetë grupeve të interesit siç janë në këtë rast ushtarakët. Është shoqata "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë", ajo që ka reaguar dje ndaj një marrëveshjeje të tillë, të cilën e ka konsideruar si një akt që i fal në mënyrë të pashpjegueshme vendit fqinjë, Greqisë, një sipërfaqe të konsiderueshme ujore në detin jonian, duke i bërë thirrje njëkohësisht krerëve të shtetit shqiptar, që të heqin dorë duke mos e miratuar atë.
Letra Në një letër drejtuar krerëve më të lartë shtetërorë dhe bërë publike dje për mediat, "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë", në përbërje të së cilës janë disa shoqata si ajo e "Flotës Luftarako Detare", e "Aviacionit", e "Zbulimit", e "Xhenios", e "Ndërlidhjes", e "Prapavijës", e "Topografëve", e "Skënderbegasve" dhe e "Historianëve Ushtarakë", shpreh shqetësimin e saj lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshje, e cila u hartua në fshehtësi të plotë dhe u nënshkrua disa muaj më parë nga ministrat e Jashtë të dy vendeve, Dora Bakojanis për Greqinë dhe Lulëzim Basha për Shqipërinë. Sipas tyre nga studimet e bëra, del qartë se Shqipëria humbet një sipërfaqe të madhe detare, përfshirë edhe hapësirën ajrore me vlera ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe kulturore, duke i krijuar vetvetes një izolim dhe bllokim, nëpërmjet ngushtimit të hapësirës dhe të rrugëve të komunikimit.
"Është ndërprerë Deti Shtetëror dhe Hapësira e Afërt Vijimore e Shqipërisë. I është privuar Shqipërisë statusi i të drejtës si shtet përballë Italisë. Ujërat e brendshme të Gjirit të Sarandës janë konsideruar si "Free bay" (gji i lirë), për t'u ndarë me Greqinë, i cili është gji Historik i Shqipërisë", - shprehen ushtarakët në letrën e tyre, duke pretenduar se sipërfaqja detare që është humbur nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje është rreth 354.4 kilometra katrorë. Për këtë arsye, ata në letrën e tyre, i kërkojnë kreut të shtetit Bamir Topi si garant i zbatimit të Kushtetutës dhe ruajtjes së sovranitetit të vendit, që para se të hedhë firmën mbi dekretin që do t'i jepte fuqi vepruese kësaj marrëveshjeje, të njihej mirë me përmbajtjen e saj.
E njëjta kërkesë i është drejtuar edhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, si dhe deputetëve. Sipas tyre, shqyrtimi i kësaj marrëveshjeje në mënyrë teknike, do të bëjë të mundur që të kuptohet qartë cenimi i rëndë që po i bëhet integritetit territorial të Shqipërisë. Në argumentimin që bëjnë në letrën e tyre, ushtarakët theksojnë, se duke e dhuruar sipërfaqen ujore, Shqipëria humb gjithashtu edhe atë tokësore, ku janë bërë studime shpresëdhënëse për rezerva të naftës dhe të gazit.
Marrëveshja Në relacionin që shoqëron marrëveshjen në fjalë, bëhet e ditur se ajo është hartuar pas një pune të përbashkët të një komisioni miks mes dy vendeve. Kështu, në marrëveshje parashikohet që kufiri detar mes dy vendeve përcaktohet në bazë të parimit të vijës meridiane, e cila përban në vetevete 150 koordinata, duke u bazuar në tre gjire të mbyllura greke dhe pesë gjire të mbyllura shqiptare. Në bazë të marrëveshjes, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, koordinatat e së cilës janë të barazlarguara nga pikat më të afërta të vijës bazë, nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale.
Në marrëveshje përcaktohet, se ushtrimi i të drejtave që lindin nga zbatimi i saj nuk do të prekin statusin e pasurive nëntokësore të ujërave dhe të hapësirave mbi të. Gjithashtu, ushtrimi i këtyre të drejtave nuk do të rezultojë si një ndërhyrje e pajustifikuar me të drejtën e lundrimit dhe të drejtat dhe liritë e tjera. Por, sipas opozitës dhe disa ekspertëve të fushës detare dhe asaj të kufijve, kjo marrëveshje favorizon ndjeshëm Greqinë, duke i dhënë asaj një pjesë të ujërave territorialë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Tetor 20, 2009, 02:33:30 MD » |
|
Koloneli kunder shteti: Po fshihni para grekëve historinë e Sarandës » Dërguar më: 20/10/2009 - Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA*
Më së fundi përfaqësuesit e shtetit folën! Kjo duhet marrë si një shenjë e mirë. Se tanimë, argumentet duhet të bal lafaqohen. Se tanimë, nuk mund të ecet me hermetizëm. Se tanimë, palë të tjera ekspertësh duhet të përfshihen në debat. Ajo që është e rëndësishme, marrëveshja tashmë po diskutohet dhe duhet të diskutohet më tej me publikun në hollësi. Dhe, më e rëndësishmja, ratifikimi është shtyrë… Përpara se të fillojmë të trajtojmë në veçanti njërën pas tjetrën argumentet e parashtruara nga shteti në mbrojtje të marrëveshjes aktuale, mendojmë se është e nevojshme të mbahen parasysh për çdo argument këto pyetje: Cili është interesi i palës shqiptare në trajtimin e argumentit specifik? Çfarë lejon dhe ndalon Ligji Ndërkombëtar (Konventa) në gjetjen e konsensusit për marrëveshje? Dhe, ajo që është e më rëndësishmja – Cilat kanë qenë pretendimet (CLAIMS) e palës shqiptare në negociata? A ka pasur pretendime pala shqiptare apo jo? Cilin parim ka ndjekur pala shqiptare: parimin a baraslargësisë apo parimin e barazisë? Sepse, ka pasur një debat të gjerë në çështjet e përcaktimit të kufijve detarë midis shteteve, por UNCLOS me Konventën e 1982, qartazi ka kaluar prej termit: thjesht “equidistance” (baraslargësia), në “Equitable principles - Relevant circumstances” pra, në “parimin e barazisë-kushteve specifike. A është marrë parasysh kjo në negociata? *** Më poshtë ne do të trajtojmë argumente të përdorur nga shteti duke dhënë versionin që sipas mendimit tonë duhet të kishte mbrojtur shteti shqiptar me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare. Nuk do të merremi, ashtu siç merren përfaqësues të shtetit, me skica dhe grafika spekulative, duke mos iu drejtuar parimeve bazë të UNCLOS, prej së cilave Shqipëria më shumë se sa sipërfaqe, ka humbur dinjitetin e saj. Më poshtë një pjesë e argumenteve që kanë të bëjnë me disa parime bazë të sendërtimit të UNCLOS. 2. A DUHET TË DEBATOJME MBI NJE SKICË? Dua të them shumë miqësisht, se të gjitha argumentet grafike që janë sjellë, tregojnë shkoqur se kemi një kuptim të skajshëm, midis të dy anëve (në fakt ne jemi një anë… se jemi tanët… e nuk jemi përballë palës fqinjë…), dhe ato në vend të sqarojnë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e shtojnë hermetizmin. Ju keni marrë për bazë një “skemë” me të cilën në media, për efekte të perceptimit pamor dhe kuptimësi prej të gjithëve, është përfytyruar një “futje” në Otranto, ku veç vijave janë dhënë disa shigjeta si punë “synimi” apo “prirje”, gjithnjë në favor të idesë ilustrative. Kaq. Është spekulim të merret një skemë e cila e thotë qartë se është “vetëm për ilustrim/for illustration only” dhe ta keni “konsideruar sikur ajo të jetë, një hartë”, dhe aty kërkoni saktësi në paraqitjen grafike, që mirëfilli nuk e ka këtë qëllim. Studimi ka shumë skema të tjera që ju nuk i keni marrë për bazë. Në to vërehet pozicionimi sado skematik i pikës “150”, ku mund të krijohet ideja që shqyrtohet. Ndërkaq, prej jush pritet që të sillni hartën e fundit, mbasi koordinatat janë tamam “si një kriptogram”. A mund të veprohet në këtë mënyrë, duke mos sjellë hartën e shtetit që ju thoni “se e kemi, por nuk ia japim gjithkujt” (sipas një përgjigjeje në intervistë)? Pse vallë do të duhet ajo hartë në të ardhmen, kur pikërisht tani do të ishte kaq e nevojshme për ta parë, jo vetëm ligjvënësit dhe studiuesit, por edhe çdo shqiptar? Ashtu dhe për Sarandën që “ju nuk e gjeni dot…”, keni marrë fotografinë tonë nga gazeta “Standard” për të na e përplasur rëndshëm, “se Gjiri i Sarandës nuk është ai që kemi paraqitur…” Shteti i bën sqarimet duke përdorur materialet hartografike dhe gjeodezike të marrëveshjes. Ndërkaq, sot e tërë ditën mbi ca skema vendosen vija e llogari, çka nuk është normale. Ky duhet të jetë serioziteti i shtetit? Apo është pjesë e atij hermetizmi që e thamë atypari? Të gjitha i kam shumë miqësisht. 2. GJIRI I SARANDES Sipas shtetarëve, Gjiri i Sarandës ashtu siç është paraqitur, nuk plotëson kushtet për t’u trajtuar si ‘Gji’ në marrëveshje, për të ndërtuar vijëdrejtat bazore. Argumentet e paraqitur janë: - Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeografike. - Nuk është i pranueshëm përcaktimi i Gjirit të Sarandës nga Kepi i Qefalit deri tek Kepi i Demës (Ksamil). Kjo pjesë e bregdetit përbëhet nga një tërësi gjiresh më të vegjël (Gjiri i Sarandës, Gjiri i Limionit, Gjiri i Kasolles, dhe Gjiri i Baxhos). - Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja gjeometrike. - Gjiri i Sarandës, siç është paraqitur nga oponenca, nuk plotëson kushtin e një gjiri sipas nenit 10 të Konventës. - Nuk plotëson kushtet nga pikëpamja historike. - Nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim të Kuvendit, asnjë akt ligjor (VKM) apo qoftë edhe një vendim të Bashkisë së qyteti të Sarandës që të përcaktojë një status të gjirit si “Historik”. - Nuk ka argumente historike apo arkeologjike. Oponenca Çdo shqiptar që mund të dëgjojë apo lexojë argumente të tilla do të habitet se siç e thoni, “ju nuk e gjeni se ku është Gjiri dhe emri i tij”!! Ju nuk e gjeni dot se ku është emri i Gjirit të Sarandës, as në hartë, as në Regjistrin Lundrimor, as në Gjeografinë Fizike. Të gjithë shqiptarët duhet të ngelen të befasuar, ndaj këtij argumenti që sillni, gjersa thoni: “Gjiri i Sarandës nuk e gjeni kërkundi.” Është i futur atje në fund, por edhe “ai aq i vogël nuk i plotëson kushtet e Ligjit te Detit”. Për këtë ju jepni argumente, nuk është as gji i mbyllur, dhe as gji historik. Ju përdorni Udhëzuesin e Lundrimit (!!!) dhe nuk na citoni Gjeografinë Fizike të Shqipërisë. Si vallë nuk mund ta shihni shkoqur se si merr drejtimin Juglindor në një kënd prej 450, prirja e detit, duke na treguar dukshëm gjirin që ka drejtimin për tek qyteti dhe porti? Aty është edhe dhe emri që iu mungon: Saranda. Prej aty, ka një prerje aq të theksuar në drejtim të jugut, saqë në një vijë të drejtë krijon edhe bazën e vogël të trapezit. Pastaj fillon përsëri hapja në drejtin të Jugperëndimit, deri në kepin e Mertesës (Vrojtimit). Veç kësaj, mos vallë iu duken 5.3 km thellësi një largësi e vogël!? Ndërkohë, fakti se janë disa gjire të vegjël në përbërje te Gjirit më të madh të Sarandës nuk do të thotë asgjë. Edhe Gjiri i Kërkyrës përbëhet nga shumë gjire te vegjël, por trajtimi është si gji i madh. Natyrisht, Gjiri i Kërkyrës plotëson kushtin gjeometrik, por GJIRI JONE I SARANDES plotëson kushtin HISTORIK. Dhe, prej andej duhet të hiqen vijëdrejtat bazore. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtu bëhet fjalë për interesa të mëdha kombëtare dhe nuk mund të përjashtojmë pikërisht ato argumente që na japin të drejtën tonë për pretendime. Po le të kalojmë tek argumentet tuaja, pse Saranda nuk duhet të quhet “Gji historik”. Që në krye te herës kemi thënë se shteti shqiptar ka vajtur në bisedime i papërgatitur. Vërtet Gjiri i Sarandës nuk plotëson kushtin GJEOMETRIK të Konventës, por shteti ynë duhet të kishte ngritur pretendimin për GJI HISTORIK. Shteti ynë nuk mund të justifikohet me faktin se, “…NUK KA ASNJE LIGJ QE TE PERCAKTOJË KËTE STATUS”. Shteti e bën ligjin. Nuk ja bëjnë të tjerët. Duhej përgatitur baza ligjore dhe të shkonte e përgatitur në PRETENDIMIN (CLAIM), se gjiri i Sarandës është Gji Historik. Kemi bindje të plotë se argumente historike dhe arkeologjike ka me shumicë për ta trajtuar atë si të tillë. Natyrisht që pala greke do të kishte pasur kundërshtitë e saj për këtë gjë, por pala shqiptare duhet të kishte shkuar e përgatitur. Të gjitha argumentet e dhëna nga shteti, në fakt janë argumente që do të mund të përdoreshin nga pala greke. Por, shteti shqiptar do të thoshte: “Ja ku është baza ligjore, ja ku është ligji që e përcakton Gjirin e Sarandës me status gji historik, ja ku janë edhe argumentet”. Është shumë e rëndë që shteti mundohet të justifikohet me argumente që duhet të ishin argumentet e palës tjetër. Faktorët që vlerësojnë dhe japin peshën e duhur të titullit historik në përcaktim të kufijve detarë janë: • Ushtrim i autoritetit shtetëror për një periudhë të gjatë në përkim me titullin detar. • Emri dhe njohja në vijimësi e këtij autoriteti. • Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga ana e shtetit tjetër. • Ato mund të jenë të drejta historike, në pasurinë dhe trashëgiminë kulturore, në peshkim, në kalim, ekonomike, gjeostrategjike. • Një titullim historik do të thotë se, asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë forcë për të ushtruar të drejta ndaj kësaj gjeohapësire detare që i referohet këtij titullimi. • Titujt historikë, shmangin qenësinë e ndonjë titulli tjetër. • Duke pasur konceptin e gjireve historike dhe rrënjën e tyre, koncepti i titullit historik, “mund të aplikohet në ujërat, jo vetëm të gjireve, por edhe të ngushtesave detare, të arkipelagëve dhe përgjithësisht tek të gjitha ato ujëra që mund të përfshihen nën zotërimin detar të shtetit. Si është e mundur t’u dalësh e t’u japësh shqiptarëve një argument të tillë? Cili është interesi i palës shqiptare në këtë rast? Po a jeni të gatshëm t’u thoni shqiptarëve se edhe gjiret si ai i Tetranisit dhe Butrinit, të cilët i plotësojnë kushtin gjeometrik, nuk i kanë me ligj koordinatat gjeografike, kur në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë?! Pa dashje, siç mendoj unë, ju në një farë mënyre kërkoni që të zhvishni jo vetëm në sy të shqiptarëve, por dhe të fqinjit tonë, Greqisë gjeohistorinë e Gjirit të Sarandës, që siç dihet është shumë e njohur prej palës tjetër, në kulturën dhe historinë tonë shumë të gjatë dhe të mbushur me plot mbijetesë dhe drama. Kumtesa juaj nuk i bind shqiptarët. Vetëm trajtesa për Gjirin e Sarandës, dhe “braktisja” që sipas mënyrës suaj i bëni në këtë marrëveshje, do të ishte e mjaftë që shqetësimi ynë i përbashkët t’ua sillte në vend shqiptarëve dinjitetin e tyre kombëtar. Së fundi i qëndroj plotësisht argumenteve të mia duke thënë se, “është cenuar mëvetësia jonë shtetërore në përcaktimin e kufijve detarë në gjirin e Sarandës”. 3. GREQIA NUK ESHTE SHTET ARKIPELAG Sipas përfaqësuesve të shtetit, në formë shumë të thatë deklarohet se: “Greqia nuk është shtet arkipelag”. Dhe, me këtë deklarim mbyllet i gjithë debati për çështjen e ishujve skajorë të arkipelagut të Ishujve Jonianë. Oponenca Së pari në asnjë moment nuk është thënë që Greqia është një shtet arkipelag. Por, konventa, në nenin 47 trajton në paragrafin (b) edhe nocionin “Arkipelag”. Ky nen duhej të merrej parasysh në negociata, pasi mospërfillja e tij shkakton humbje për Shqipërinë. Dhe, duhej të silleshin në vëmendje të negociatorëve precedentë të ngjashëm, ku efekti i ishujve në bashkësinë e tyre, siç është rasti i Arkipelagut të ujdhesave Joniane, për shkak të specifikes nuk është marrë parasysh. Një nga “frakturat” që gjejmë tek UNCLOS, lidhet me atë se përveç shpjegimeve që jep për shtete të cilat janë tërësisht arkipelagorë, ka mungesë shpjegimi kur shteti është pjesërisht i tillë. Greqia, në pjesën kontinentale kryesore të saj (main land) është gadishull = siujdhesë. Përqark saj, lindje, jug, perëndim, ajo ka një shumësi ujdhesash, të cilat janë të grupuara në dy arkipelagë: a. Arkipelagu i Ujdhesave Joniane b. Arkipelagu i Ujdhesave Egjenane. Atëherë vijat bazore matëse gjeometrike të ndarjes, paraqesin dy raste: a. Kur ato mund të përcaktoheshin drejtpërdrejt nga Kontinenti. b. Kur ato mund të përcaktoheshin, nga Kontinenti dhe nga Arkipelagët. Midis fqinjëve, sikundër Greqia dhe Shqipëria, kemi një rast të veçantë, se ndarja e kufirit detar është i dyllojshëm: (i) nga Dheu Kontinental i Republikës së Greqisë (mainland) që përkon me Ngushtesën Veriore të Korfuzit. (ii)nga Arkipelagu i Ujdhesës së Korfuzit, ku si ujdhesë kryesore është Korfuzi. Në një situatë të tillë, procesi i ndarjes së kufirit detar është i komplikuar, ndaj ai kërkon kujdes. Do të ketë tri lloje ndarjesh: (i) Në Kepin e Stillos, Ujdhesa Tonga Shqipëria përfaqësohet në ndarje me Dheun Kontinental të Greqisë (main land), nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me Korfuzin (main island), të Arkipelagut me të njëjtin emër. (ii) Në të gjithë hapësirën që vijon përgjatë Ngushtesës Veriore të Korfuzit në drejtim të veriut dhe veriperëndimit, Republika e Shqipërisë (main land) ka përballë Arkipelagun e Ujdhesave Joniane. (iii) Në kufizim me Ngushtesën e Otrantos, ka një syprinë ujore të tretë që duhet të ndahet midis të tre shteteve: Itali, Shqipëri dhe Greqi. Fakti që secila ujdhesë apo secili shkëmb (si Barketa apo Serpa) është konsideruar si të ishte një ujdhesë e veçantë, tregon shkoqur se ka qenë një pretendim në tavolinën e negociatave nga pala greke e cila është pranuar nga pala shqiptare. Pra, ajo që thuhet nga pala jonë se nuk është arkipelag, hidhet poshtë nga realiteti i trajtimit të secilës ujdhesë apo “shkëmb” si të ishin pika të veçuara, si kepe në gjire (siç e pranojnë vetë negociatorët shqiptarë), ku nuk është bërë gjë tjetër veçse, virtualisht janë hequr “vijëdrejta bazore” që mbyllin ujërat e brendshme të shtetit tjetër, pra hamendësojmë se duhet të ketë qenë një pretendim i “heshtur”, “pa bujë”, “pa zhurmë” i palës greke, e cila në fakt e ka pranuar se ka një grup ujdhesash (arkipelag), por e ka fshehur atë me termin “ishull”. Në marrëveshje është luajtur në nenin e parë të saj, duke u përmendur termi: “Kontinent dhe ishull” Në fundndarjen tokësore midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka një DSH standard (12 md), mbasi kemi të bëjmë me një ngushtesë detare në të cilën ndahen vetëm ujërat e saj. Vijuar në ecurinë e arsyetimit tonë, për DSH, në ngushtesë për vet hapësirën e kufizuar, nuk mund të ketë DSH standard, por ekziston një i tillë sa është brezi ujor, i ndarë përgjysmë, në vijën e mesme, të baraslarguar nga vijat bazore. Gjendja nuk ndryshon edhe ne drejtim të veriut dhe veriperëndimit, ku ngushtesa zgjerohet. Largësia nga bregu shqiptar në brigjet e Korfuzit ka një maksimum në drejtëzën 29.900 metër = 16.07 md. 12 md përkon me të drejtën e njërit shtet, kuptohet se secilës palë, në rastin e sipërm, i takon 8.035 md. Kaq do të jetë edhe DSH. Po nëse vijat bazore do të pranoheshin nga Kontinenti, atëherë në matjen e DSH të Greqisë do të përfshihej jo vetëm gjerësia e ngushtesës, por edhe ujdhesa kryesore, Korfuzi. Ky kufi i parë është edhe fund-ujdhesa, ku përkojnë 12 md. Hapësira e afërt vijimore (Contigous zone) është në drejtim të perëndimit dhe pa ndonjë problem, për ndarje me Shqipërinë. U cek se, ndarja ujore dhe e shtrat-detit midis të dy shteteve, ka dy pjesë të saj të cilat po i përsërisim: (i) Midis pjesës kontinentale të të dy shteteve ( main lands) të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë, që përkon me kundruallin, në Kepin e Stillos, ku dhe fillon Ngushtesa. (ii)Midis Arkipelagut ujdhesor të Korfuzit dhe pjesës kontinentale (main land)të Shqipërisë. Dhe, pyetja tjetër do të shtrohet nëse do të merret për bazë pjesa kontinentale për të dy shtetet, apo sipas veçorisë së mësipërme, ujdhesat e shpërndara rrotull Korfuzit (bashkësi ujdhesash)? Kjo veçori është realitet që perceptohet, një realitet gjeohistorik, që nga zanafilla. Në kuptimin më të njohur popullor të fqinjërisë, në jug të Shqipërisë dhe bregun në veçanti, sa hedh sytë përtej, duket Korfuzi; aty janë brigjet ujdhesore, fqinje, mike, tradicionale, dhënë-marrëse, që në kohë të kohës. Aty pra, është një njësi gjeografike e Greqisë. S’do mend shumë, se edhe vijat gjeometrike matëse detare aty do të jenë. Mirëpo, sapo të përfytyrosh, pak më tej, në jug e juglindje, ke Dheun Kryesor të Greqisë (main land), atëherë je i detyruar që të veprosh në bazë të veçorive që të sjell vet Arkipelagu. Përqendrohesh në këtë gjeohapësirë matjeje e ndarjeje, për t’iu drejtuar UNCLOS. Ajo jep parime kryesore, duke të cekur “shtetin arkipelagor”, ndërkaq Greqia nuk është e tillë, por që përfshin dy arkipelagë, në vijim të Dheut të saj Kontinental. Ndërsa në pikën (b) të nenit të cituar thuhet: • (b) “Arkipelag” do të kuptohet një grup ujdhesash, duke përfshirë dhe pjesë të këtyre ujdhesave, përmidise ujore lidhëse si dhe tipare të tjera natyrore, të cilat janë kaq të afërta e të ndërthurura, që kësillojshëm: ujdhesat, ujorët dhe tiparet natyrore, në tërësi të tyre formojnë një entitet gjeografik, ekonomik dhe politik, ose që historikisht kanë qenë të tilla”. Pas kësaj do të dilte edhe matja e llogaritja që kemi bërë ne, për të gjithë Arkipelagun e Ujdhesave joniane, dhe Korfuzin në veçanti që nuk e plotëson kushtin 1: 1 dhe 9: 1. Kjo, automatikisht do të rrëzonte parimin e “ishull”, që citohet në marrëveshje, dhe të gjitha matjet do të kishin si vija bazore normale apo vijëdrejta bazore për gjiret që i plotësojnë kushtet gjeometrike. Ndërkaq, ujdhesa mëmë, Korfuzi do të ishte referimi ku do të merreshin vijat bazore normale dhe vijëdrejtat bazore (për gjiret). Arritja e një përfundimi të tillë ka shumë rëndësi jo vetëm për ujdhesën skajore Othonoi, që është në drejtim të Otrantos (do të trajtohet në një syth të veçantë), por edhe për shkëmbinjtë në Kanalin e Korfuzit (Barketa, Serpa), të cilat kanë pasur një efekt në humbje të barazisë midis të dy vendeve, në përcaktimin e kufijve detarë. Trajtesa jonë përqendrohet në parimet bazë të Konventës, midis të cilëve, shqyrtimi me kujdes i bashkësisë së Ujdhesave Joniane (arkipelag) si dhe ujdhesat (shkëmbinjtë) anësorë, prej të cilëve është cenuar rëndshëm barazia. Është e qartë për të gjithë se ujërat arkipelagorë përbëjnë ujërat e brendshëm të një shteti, ashtu sikundër gjiret, dhe në ndarjen e fundit Republika e Greqisë është superiore kur fqinja e saj Shqipëria, ngelet në humbje të këtyre hapësirave të cilat janë në të njëjtin det dhe njësi gjeografike të tij. Në praktikën ndarëse të shumë shteteve, ujdhesat e vogla janë injoruar në ndarjet detare. Kështu, në kufijtë Indi-Sri Lanka, ujdhesa Adams Bridge në të dy anët e kufirit nuk u përfillën. Një numër ujdhesash të vogla nuk janë marrë parasysh në kufijtë detare Iran-Katar, Danimarkë-Suedi. Në kufirin Itali-Greqi, ujdhesave greke u është dhënë një efekt pjesor. Përgjatë kufirit detar Jugosllavi-Itali, ujdhesat ish-jugosllave ndodhen shumë afër njëri me tjetrin, apo që për ujdhesat Kajola dhe Pelagruz, të cilat patën një efekt “nul” dhe u zgjidh me bisedime. Nëse të gjitha ujdhesat e ish-Jugosllavisë do të ishin si bazë nistore për vijat ndarëse bazore, mesorja (median line = vija e mesme), do të kishte një avantazh për Jugosllavinë, duke iu afruar më shumë kufirit bregor me Italinë. Në marrëveshjen midis Italisë dhe Tunizisë nuk merren parasysh disa ujdhesa italiane. Efekt pjesor i është dhënë edhe ujdhesës së Gotland (55.000 banorë), Suedi, në marrëveshjen në ish- Bashkimin Sovjetik. Marrëveshja midis Finlandës dhe Suedisë për përcaktimin e kufijve detarë në detin Aland dhe atë Baltik, u jep një efekt “0” ujdhesave Bogskar. Pranimi nga pala shqiptare i trajtimit të ujdhesave dhe shkëmbinjve apo cektinave ranore detare në po të njëjtin “status” si “kepe...apo fund- vijë e zbaticës astronomike në Dheun mëmë ishullor”, është në fund të fundit dështimi më pikant në bisedime dhe humbja më e madhe për interesat e Shqipërisë, në përcaktimin e kufijve detarë midis të dy vendeve. Ujdhesa Mëmë Korfuzi do të ishte referimi fundor i vijave bazore. Matja dhe llogaritja që kemi bërë nuk është një hamendësim dhe dëshirë e autorit të studimit, por është një realitet ligjor i humbur nga ana e Shqipërisë. Matjet dhe llogaritjet tona kanë sendërtuar UNCLOS edhe në përgjithësi siç e thotë diplomati Hoxha, por edhe në veçanti, për secilin nen, mbështetur tek veçoritë që ajo shpërfaq për të dy vendet në pozicionin e tyre gjeografik. Në trajtesa të mëtutjeshme do të rishqyrtohen pikat më nevralgjike të mosbarazisë. “BARKETA”, UJDHESA TRAGJIKE E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësore nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50. 000, kufirin tokësor. Në fundin e vijës kufitare me Greqinë, përballë ujdhesës Tonga, në krahë të kepit të Stillos, në buzëujin e dhe buzëdheun shqiptar të ndarë, ndodhet piramida e fundit kufitare dhe përshkrimet e kësaj vije, nr.79. Po nuk ka asnjë hartë topografike apo detare që të shënojë se ujdhesa e mësipërme, i përket Shqipërisë. Përballë Korfuzit, në Gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijnë lindje/perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz), ndodhen të dy shkëmbore, Tignosso (Fanari) dhe Barketa (shkëmb), të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar është marrë parasysh mesorja që ndan ngushtesën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër në drejtimin e tokës shqiptare, çka tregon se për hir të baraslargësisë në Ngushtesë, vetëm Barketa duhet t’i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit. Njoftimi që është dhënë në mediume shqiptare se Tignosso dhe Barketa iu është dhënë Shqipërisë nga Komisioni Ndërkombëtar, nuk është i besueshëm, derisa nuk kemi gjetur asnjë dokument, përshkrimor apo hartografik që të vërtetojë atë. Barketa, qysh prej asaj ndarjeje tokësore të të dy shteteve fqinje duhet t’i përkiste Shqipërisë, për të respektuar parimin e baraslargësisë. Mirëpo, as kjo ujdhesë njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar ka ngelur në harrim, derisa kërrkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë për menaxhim. Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913 nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen ujërave prej këtij shkëmbi dëshmitar. *Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë Printo Dërgo me e-mail
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #1 : Tetor 06, 2009, 09:31:21 PD » |
|
Skandali, qeveria: Nuk kemi harte per kufirin me Greqine » Dërguar më: 06/10/2009 - 09:42 Tedi Blushi
 Harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston. Lajmi që thellon më tej skandalin, është bërë publik në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve të datës 25.09.2009, nga drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë, Miranda Zeka. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht procesverbalin e mbajtur gjatë kësaj mbledhjeje, ku media nuk u thirr të ishte e pranishme. “Hartën do ta hartojmë pasi ta kemi miratuar. S’mund të hartojmë një hartë të pamiratuar më parë”, - është shprehur ajo, pas insistimit të deputetëve të maxhorancës për t’u njohur me hartën e përcaktuar nga kjo marrëveshje. Gjatë diskutimeve, drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme, Ledia Hysi ka pohuar se pika 150 e kësaj marrëveshjeje “është e papërcaktuar. Ajo është pika treshe që do përcaktojë ndarjen e kufirit ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. Jemi në kontakte me ekspertët italianë dhe në një kohë shumë të afërt do të fillojnë negociatat ndërmjet tri palëve negociuese për përcaktimin e pikës së fundit”. Por, ndërkohë koordinatat e pikës 150 janë përcaktuar në këtë marrëveshje, ndryshe nga sa pretendon Hysi. Madje, janë vendosur me konsensusin e vetëm dy palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, pa marrë kësisoj mendimin e Italisë. Faktet e reja që dalin në dritë nga goja e personave përgjegjës në hartimin e kësaj marrëveshjeje thellojnë më tej skandalin që fshihet në të, cenimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i është dhuruar Greqisë.
Tiranë, Datë 25.09.2009 Drejton mbledhjen: Ilir Rusmali – kryetar komisioni Rendi i ditës Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Marrin pjesë: Ilir Rusmali, Eduard Halimi, Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj, Dashnor Sula, Arenca Trashani, Nasip Naço, Gent Strazimiri, Paulina Hoti, Ylli Lama, Astrit Bushati. Mungojnë: Deputetët e opozitës Të ftuar: 1. Ledia Hysi – drejtore Juridike në Ministrinë e Jashtme. 2. Miranda Zeka – drejtore e Institutit Gjeografik. 3. Valeri Veriga – specialist në Ministrinë e Mbrojtjes. HAPET MBLEDHJA ILIR RUSMALI – Fillojmë shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Ka ardhur nga Ministria e Jashtme zonja Ledia Hysi, drejtore Juridike në këtë ministri, zoti Valeri Veriga, specialist në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë dhe drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Greqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. U urojmë mirëseardhjen! Kush nga ju paraprakisht do të prezantojë projektligjin? LEDIA HYSI – Që nga viti 2001 Shqipëria është palë e konventës së OKB-së për të drejtën e detit. Një nga detyrimet e kësaj konvente, e njohur tashmë botërisht, është: “Vendet që lagen nga i njëjti det duhet të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe”. Kjo për përcaktimin e detit territorial, zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Mënyra se si bëhet përcaktimi i kufirit detar, i shelfit kontinental dhe sistemet e matjes, janë të gjitha të përcaktuara në konventë. Bazuar në këtë dhe në faktin që në vitin 1997 ne kemi përfunduar një marrëveshje për ndarjen e shelfit kontinental me Italinë, ngelen dy vendet e tjera fqinje që lagen nga i njëjti det, Greqia në jug nga deti Jon dhe Mali i Zi në veri nga deti Adriatik. Prej dy vjetësh kanë nisur negociatat me ekspertët grekë dhe është ngritur një grup pune me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Mjedisit, Transportit, Drejtësisë, pra të të gjitha institucioneve shtetërore. Në fund të fundit, aktiviteti në det, si dhe aktiviteti në tokë ka të bëjë me juridiksionin territorial dhe pak a shumë të gjitha institucionet janë të përfshira. Kuptohet që rolin kryesor e ka luajtur Instituti i Gjeografisë Ushtarake, që ka qenë institucioni që ka përgatitur hartat dhe koordinatat përkatëse. Negociatat kanë vazhduar pothuajse për dy vjet, ndërkohë që në preambulë të marrëveshjes, të tëra referencat i bëhen Konventës së Montegobeit, ku janë palë të dyja vendet. Ndërkohë që si përcaktim i kufirit është përcaktuar vija mediane, që do të thotë vija që ka të njëjtën baraslargësi nga të dy brigjet. Mënyra e përcaktimit të të dy vijave në breg është gjithashtu, e përcaktuar në konventë. Ne kemi përdorur metodën e kombinuar të vijës bazë dhe të vijës normale. Gjithsej, kemi përcaktuar me vijë bazë të drejtë tri gjire greke dhe pesë gjire shqiptare, të cilat janë mbyllur, ndërkohë që pjesa tjetër ka pasur vijën bazë normale ku është tërheqja e detit më e madhe. Në bazë të këtij përcaktimi janë caktuar 150 koordinata që ndajnë kufirin shqiptar dhe kufirin grek në det. Kjo, në bazë të përfshirjes së largësisë, duke nisur që nga deti territorial deri te shelfi kontinental. Kuptohet që negocimet dhe diskutimet kanë qenë të shumta. Dihet që në OKB kemi deklaruar, siç e parashikon edhe konventa, që deti territorial nuk mund të shkojë më shumë sesa 12 milje, ndërkohë që Greqia e ka të përcaktuar 6 milje. Për shkak të afërsisë që kemi ne me Greqinë është bërë përcaktimi i të tëra zonave, si i detit territorial, i zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Koordinatat janë përcaktuar sipas sistemit gjeodezik WG 84, që është një sistem i njohur botërisht, dhe përputhen pothuajse pak a shumë edhe me hartat që ne kemi përcaktuar shelfin kontinental me Italinë. E papërcaktuar mbetet vetëm pika e fundit mes pikës 150, e cila është pika treshe që do përcaktojë ndarjen e kufirit ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. E përmenda që kemi nënshkruar një marrëveshje me Italinë për ndarjen e shelfit kontinental. Greqia ka nënshkruar me Italinë, kështu që jemi në kontakte me ekspertët italianë dhe në një kohë shumë të afërt do të fillojnë negociatat ndërmjet tri palëve negociuese për përcaktimin e pikës së fundit. Kuptohet që marrëveshja, përveç referimet e parimet e Konventës së Montegobeit për të drejtën e detit, ka përcaktuar dhe ka bërë parashikime për gjithçka, ndarjen e pasurive ujore e nënujore, mineraleve, ngritjen e platformave për shfrytëzimin e gazit apo naftës në det, dhe gjithçka tjetër. Thjesht zbatohen parimet e përgjithshme të konventës. Për negocimin e kësaj marrëveshje i jemi referuar, pothuajse, praktikës së të gjitha vendeve që kanë marrëveshje për ndarjen e shelfit apo të detit territorial. ILIR RUSMALI – Faleminderit zonja Hysi! Ndonjë nga kolegët do të shtojë ndonjë gjë, apo t’i drejtohem komisionit? Nuk keni për të shtuar në prezantim. Anëtarët e komisionit kanë pyetje? Zoti Sula, po keni fjalën. DASHNOR SULA – Faleminderit zoti kryetar! Sigurisht, kjo marrëveshje që po diskutojmë sot është tepër e rëndësishme. Unë doja t’u shtroja dy pyetje specialistëve përkatës. Pyetja e parë do të konsistonte, duke pasur dhe njohuritë e mia të pakta në këtë fushë, doja të dija, për shkak të zhurmës së madhe që është bërë nga opozita dhe nga grupet e tjera të interesit, ne kemi pasur një vijë bregdetare, apo një kufi të ndarë me shtetin grek të mëparshëm? Dua të di a ka ndryshim nga kufiri i mëparshëm i përcaktuar sipas koordinatave në marrëveshjet e mëparshme që kemi pasur me shtetin grek, apo nuk ka ndryshime? Ndryshimet, në favor të kujt pale janë? Së dyti, nuk kam të qartë, për sa i përket shfrytëzimit të hapësirave territoriale, bëhet fjalë për pasuritë nëntokësore të ujërave të këtyre hapësirave, që thuhet këtu në tekstin e kësaj marrëveshje, e kam fjalën për investime të cilat mund të jenë bërë nga palët, qoftë nga pala shqiptare, qoftë nga pala greke. Këtu, në relacionin përkatës thuhet se ato investime të bëra do të kompensohen. Kjo do të thotë se do të prishen kontratat mes subjekteve të caktuara, të cilat po shfrytëzojnë pjesët e ujërave territoriale? Së fundi, thuhet që për pasuritë e shfrytëzuara pas këshillimit të mbajtësit të licencave të sipërpërmendura do të arrihet një marrëveshje për kompensimin financiar në përputhje me vijën ndarëse. Nga ku do nisemi që do të kemi një kompensim dhe në ç’sasi të vlerës? Ky është aspekti i pyetjes. ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Sula! Atëherë fjalën e keni ju zonja Hysi. LEDIA HYSI – Faleminderit! Për sa i përket pyetjes së parë dhe zhurmës që është bërë në media, dua të vë në dijeni që asnjëherë kufiri detar me Greqinë nuk ka qenë i përcaktuar. Dihet që kufijtë tokësorë janë përcaktuar me protokollet e Firences të vitit 1914, të qershorit dhe të dhjetorit, por kufijtë detarë kanë qenë gjithmonë të papërcaktuar. Media, atëherë i është referuar një dekreti të vitit 1979, i cili përcaktonte si det territorial të Republikës së Shqipërisë 12 milje. Kuptohet, kjo ka qenë përpara se Konventa e Motegobeit të hynte në fuqi. Me hyrjen në fuqi të Konventës së Montegobeit, përsëri vija territoriale ka qenë e përcaktuar jo më shumë se 12 milje, pra ne ngeleshim te 12 milje, po të padeklaruar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë që, prandaj e përmenda edhe më përpara, mund ta kemi 12 milje edhe me Italinë. Por, me Greqinë në kanalin e Korfuzit është hapësira shumë e vogël, shkon 8 milje nga njëri breg në bregun tjetër. Në zbatim të parimeve të konventës do jetë 4 milje, nëse e ndajmë gjysmë për gjysmë. Kjo gjithmonë ka qenë një praktikë e zbatuar, dihej se anijet shqiptare do të kalonin brenda katër miljeve, për shembull, pa u futur në shifra se mund të jenë me presje dhjetore, pa u futur nga gjiri i Sarandës dhe nga pala tjetër deri te 4 milje nga gjiri i Korfuzit. Por, kjo e pashkruar, pra jo ligjërisht e pranuar, ngaqë ka qenë një nga parimet e përgjithshme. Dihet që parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, edhe pse të pashkruara, janë të zbatueshme, ka qenë e zbatuar si praktikë nga të dyja shtetet. Kjo është hera e parë që përcaktohet kufiri detar ndërmjet dy vendeve tona. Për sa i përket pyetjes së dytë, mënyrës së shfrytëzimit, për momentin nuk ka asnjë lloj kompanie që shfrytëzon detin territorial, qoftë nga njëra anë, qoftë nga ana tjetër. Këto janë parime të përgjithshme nëse fillon shfrytëzimi, sepse kuptohet, deri në momentin e hyrjes në fuqi mund të mendohet që ndonjë kompani të bëjë kërkime apo shfrytëzime në nëndet. Vet konventa e parashikon mënyrën se si bëhen kompensimet, për shembull, nëse shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore bëhet në territorin e një vendi, por burimin kjo pasuri e ka në territorin e vendit tjetër, atëherë duhet që para se të shfrytëzohet kjo pasuri të merret një miratim paraprak ose një licence nga vendi tjetër. Parashikimi i kompensimit bëhet pikërisht në bazë të këtij parimi, domethënë sa është shfrytëzuar, sa janë të ardhurat nga shfrytëzimi dhe kuptohet më e rëndësishme, që është pika bazë, është pyetja, burimi a është në anën tjetër të territorit, apo nuk është në anën tjetër të territorit? Gjithsesi, konventa kur është krijuar, përveçse ka një gjykatë për të drejtën e detit, ka krijuar dhe Autoritetin e Fondit të Detit, që është një komision pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili përcakton pikërisht mënyrën se si funksionon shfrytëzimi i pasurive detare dhe nëntokësore. Kështu që, gjithmonë, në rast se çështjet nuk zgjidhen në mirëkuptim ndërmjet palëve, ka autoritete ndërkombëtare të pranuara nga konventa, të cilave mund t’u referohemi. ILIR RUSMALI – Ju iu përgjigjët dhe pyetjes së tretë, investime ekzistuese nuk ka dhe nuk ka as kompensime mbi to. LEDIA HYSI – Për momentin. ILIR RUSMALI – Faleminderit! Pyetje të tjera nga kolegët? EDUART HALIMI – Në nenin 6 të marrëveshjes keni përcaktuar si organ kompetent të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kujt gjykate i referohet konkretisht dhe nëse ne kemi aderuar, jemi pjesë në konventën për të njohur juridiksionin e kësaj gjykate, se te Gjykata e Brukselit nuk jemi, ndoshta për këtë duhet specifikuar...? ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Halimi! Kush do të përgjigjet për këtë pyetje? LEDIA HYSI – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një gjykatë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe në momentin që ne jemi bërë palë në kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kemi miratuar edhe statusin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë se automatikisht jemi palë në këtë gjykatë. E përmenda që ka dhe një gjykatë të veçantë për të drejtën e detit, ku palët mund të drejtohen. Por, praktika për referencë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë bëhet gjithmonë për të gjitha vendet që janë palë të OKB-së dhe gjithmonë në të tëra nenet, që nga preambula deri te hyrja në fuqi e marrëveshjes, i referohemi Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit. Gjykatat e tjera pastaj, kanë juridiksion tjetër, po kjo është ajo që palët kanë marrë përsipër që të drejtohen në rast se nuk zgjidhen konfliktet në rrugë paqësore. ILIR RUSMALI – Faleminderit! Po, zoti Sula, pyetja e fundit. DASHNOR SULA – Një pyetje të fundit do të kisha për përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, sepse e shpjeguat edhe ju zoti kryetar, që i ka më të qarta koordinatat. Pyetja ime do të ishte, meqë është hartuar një marrëveshje dhe natyrisht që është kryer një volum i madh pune, a ka përfunduar hartimi i një harte konkrete? Ne këtu nuk e kemi, por atje ku ekziston, në Ministri të Mbrojtjes, a keni përpiluar një hartë konkrete? ILIR RUSMALI – Janë hedhur në hartë koordinatat? DASHNOR SULA – Që të jemi të qartë, se ky është kufiri dhe këto koordinata janë hedhur në hartë. ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Sula! Ju e paskeni hartën me vete. MIRANDA ZEKA – Atëherë, unë duhet t’ju informoj se gjatë kohës që kemi punuar si grup pune kemi pasur shumë diskutime, të cilat i kemi hedhur vazhdimisht nëpër harta. Kështu që nuk është një hartë, por janë disa që tregojnë se si ka qenë ecuria e diskutimeve, derisa kemi arritur në një hartë përfundimtare, e cila është këtu në sallë. Kemi pasur shumë probleme, të cilat i kemi zgjidhur diskutim pas diskutimi. LEDIA HYSI – Nuk e di, nëse mund të shtoj diçka. Neni 2 i marrëveshjes parashikon koordinatat që i përmendëm, dhe janë 150 të tilla. Marrëveshjes nuk i bashkëlidhet harta, po t’u referohemi të gjitha marrëveshjeve dypalëshe që kanë vendet, se kjo marrëveshje depozitohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mbas ratifikimit nga të dyja vendet. Marrëveshja asnjëherë nuk ka hartën bashkëlidhur. Përse? Sepse, sistemet gjeodezike të hartave mund t’i ketë një vend të ndryshme nga vendi tjetër, por përcaktimi në marrëveshje i sistemit gjeodezik si dhe i koordinatave, bën që çdo njeri që është i interesuar, në programin përkatës kompjuterik vë koordinatat dhe automatikisht i del harta. Për sa kohë koordinatat janë të përcaktuara në marrëveshje, do të thotë që të dyja palët kanë rënë dakord, do të thotë që kjo është harta, edhe pse nuk është hartë fizike bashkëlidhur marrëveshjes. ILIR RUSMALI –A mund të na e shpjegoni, çfarë është sistemi gjeodezik? Dhe, në krahasim me sistemet e tjera, është më i mirë apo më i keq? MIRANDA ZEKA – Sistemi gjeodezik ka të bëjë me bazën matematike të hartës, ku futet edhe projeksioni. Në bazë të projeksioneve që përdoren, projeksionet lidhen me shformimet që mund të ketë harta, disa ruajnë sipërfaqet, disa ruajnë këndet. Domethënë, në bazë të projeksionit dhe lipsoidit të përdorur, hartat, pavarësisht se mund të paraqesin të njëjtën sipërfaqe, kanë figurime të ndryshme. Sistemi shtetëror i koordinatave në Shqipëri është sistemi i vitit ‘42, i cili ka të bëjë me sistemin lindor. Ndërsa sistemi WG 84 është sistem botëror dhe sa herë që ka diskutime mes shtetesh, punohet pikërisht me këtë sistem, në mënyrë që baza matematike të jetë e njëjtë dhe të kesh mundësi t’u referohesh atyre që diskutohen. Nëse nuk do të jetë bazë e njëjtë matematike, nuk mund të negociohet dhe nuk mund të thuhet që është bërë punë e saktë, në qoftë se gjithsekush do të përdorë sistemin shtetëror të koordinatave, flas midis shteteve. Në qoftë se Greqia ka një sistem dhe ne kemi një tjetër, nuk mund të punohet, prandaj kemi zgjedhur sistemin botëror të koordinatave. ILIR RUSMALI – Faleminderit zonja drejtoreshë! A ka diskutime? Po, zonja Hoti. PAULINA HOTI – Desha të di, ky sistemi gjeodezik është i njëjtë për Shqipërinë dhe për Greqinë, duke iu referuar marrëveshjes, atëherë, nëse është i njëjtë, përse nuk kemi një hartë të përbashkët? E kuptova që nuk mund t’i bashkëngjitet konventës dhe marrëveshjes, sepse dërgohet në OKB dhe në vende të tjera mund të ndryshojë, por ne flasim për një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe kemi një sistem të përbashkët. Qoftë për miratimin mes të dyja shteteve palë të kësaj marrëveshjeje, a nuk mund të kemi një hartë të përbashkët që mund të mos depozitohet në OKB, por të paktën ne të miratojmë një hartë sot. Nesër mund të ndryshojë sistemi gjeodezik, mund të ndryshojë edhe harta. Po ne kemi një hartë të përbashkët, në momentin që ndryshon sistemi gjeodezik ndryshon edhe harta dhe do një miratim të dytë, apo jo? ILIR RUSMALI – Faleminderit zonja Hoti! Të përgjigjet zonja Zeka. MIRANDA ZEKA – Harta që kemi përdorur është hartë e përbashkët dhe e miratuar nga të dy palët, ajo do të jetë dhe nuk kemi përse të përdorim sisteme të ndryshme. Kemi zgjedhur pikërisht sistemin botëror, që të jetë i përbashkët. VIKTOR GUMI – Shqetësimin e zonjës Paulina e shikoj në këtë këndvështrim, pavarësisht se si është praktika ndërkombëtare në OKB, depozitohet apo jo harta, në Kuvendin e Shqipërisë një dokument zyrtar me hartë bashkëlidhur kësaj marrëveshje duhet të ekzistojë, përndryshe s’mund të miratosh koordinatë. ILIR RUSMALI – Siç na treguat librin, unë do t’ju lutesha të na tregonit hartën, faqen e librit, e para. E dyta, besoj se jemi të gjithë dakord, neni që bën fjalë për koordinata i referohet pikave precize. Pika, e dini ju se ç‘është, nuk po e them unë. Në qoftë se do të marrim dhe do të përdorim shkallë zvogëlimi në një hartë dhe harta punon me shkallë zvogëlimi, pika nuk është më pikë. Pika në hartë është një kilometër, do të thotë në qoftë se ne duam saktësinë e dokumentit, na duhet koordinata, në qoftë se duam të kemi pamje vizive, na duhet harta. Harta nuk mund të jetë kurrë më shumë e rëndësishme sesa koordinata, dhe harta nuk e zëvendëson dot koordinatën. Për nevojën që kanë anëtarët e komisionit, mund të na e tregoni, ta shohim vizualisht hartën, e keni apo jo? ( Debat në sallë) LEDIA HYSI – Nuk e di në qoftë se mund të shtoj edhe diçka tjetër, thjesht për saktësi? Ju përmendët se në qoftë se ndryshon sistemi gjeodezik, ndryshon dhe harta. Nuk ndryshon harta, se i bie që të dyja palët të kenë të njëjtin sistem dhe koordinatat janë të njëjta, vetëm ndryshon paraqitja, por si hartë dhe si largësi mbeten të gjitha njësoj. Mënyra se si procedohet, koordinatat e futura në sistem nxjerrin hartën. ILIR RUSMALI – Hartën, që ne do të varim te zyra e komisionit, do ta prodhoni pasi të hyjë në fuqi ky ligji? MIRANDA ZEKA – Sigurisht. Do ta hartojmë pasi ta kemi miratuar. S’mund të hartojmë një hartë të pamiratuar më parë. DASHNOR SULA – Ne kërkuam hartën e asaj çka po diskutoni ju, që pasi ta shohim, ta miratojmë. Hartën e kufirit detar që përcakton marrëveshjen me Greqinë. Kaq kërkuam. Nuk kërkuam hartën e Shqipërisë. ILIR RUSMALI – Zoti Sula, harta e kufirit detar është ai libri i madh atje. DASHNOR SULA – Po mos të thonë që do ta sjellin pasi të miratohet. ILIR RUSMALI – Iu referua pyetjes time, dhe pyetja ime nuk kishte lidhje me atë librin, kishte lidhje me diçka tjetër. Diskutime nga kolegët? Po, zoti Strazimiri. GENT STRAZIMIRI – Më shumë se diskutim, unë do të doja të falënderoja të gjithë specialistët, këta që janë prezent dhe ata që nuk janë prezent, që kanë marrë pjesë në këtë punë kaq të gjatë, të vështirë dhe delikate të përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, dhe natyrisht, t’i përgëzoja për faktin që, siç e pamë të gjithë si me koordinata dhe nga pamja vizuale, asnjë m2 apo asnjë gram ujë që i përket Shqipërisë nuk është falur, as nuk është shitur, as nuk është shpërdoruar. Besoj se të gjithë kolegët janë dakord. Ju faleminderit dhe një herë për pjesëmarrjen! ILIR RUSMALI – Faleminderit zoti Strazimiri! Meqenëse nuk ka diskutime të tjera, atëherë miratojmë në parim projektligjin. Kalojmë te shqyrtimi nen për nen i projektligjit. NENI 1. Ka pyetje? Diskutime? Nuk ka. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet. NENI 2. Ka pyetje? Diskutime? Nuk ka. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet. Atëherë, e hedhim në votim në tërësi projektligjin. Kush është dakord? Kundër? Abstenim? Miratohet edhe në tërësi projektligji. Falënderoj përfaqësuesit e ekzekutivit që ishin sot me ne!
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Tetor 06, 2009, 09:29:46 PD » |
|
Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore Prof. Myslim PASHA * | 06/10/2009 |