Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:58:29 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Ilir Gjoni: Arrestimi i Berish Meta ka dhënë urdhrin  (Lexuar 413 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Tetor 06, 2009, 09:34:30 PD »

Ilir Gjoni: Arrestimi i Berishës kur isha ministër? Meta ka dhënë urdhrin
» Dërguar më: 06/10/2009 - 09:29

Ilda Lumani

Bojkoti i Partisë Socialiste... Largimi i një prej deputetëve të saj, siç ishte Shpëtim Idrizi... Klasa politike shqiptare... Qeveria dhe qeverisja e vendit, vijnë në këtë intervistë për “Bulevard VIP” në rrëfi min e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Gjoni. Ndërsa rrëfen pesimizmin për qeverisjen aktuale, ai nuk ka sesi të mos rikujtojë faktin se në kohën kur Gjoni ishte ministër Rendi, Ilir Meta, asokohe kryeministër, i jepte urdhër të arrestonte kreun e Partisë Demokratike (sot kryeministër), Sali Berishën.
 Zoti Gjoni, si do ta komentonit shkëputjen e deputetit Shpëtim Idrizi nga radhët tuaja? A do të quhej kjo një “tradhti”?
Veprimi që ish-deputeti i Partisë Socialiste, zoti Idrizi ndërmori rishtazi duke u shkëputur nga Partia Socialiste me votat e së cilës ai u zgjodh deputet, në vetvete dhe në kontekstin e politikës aktuale shqiptare nuk përbën ndonjë lajm te bujshem Fakti që edhe ky veprim politik nuk përbën më lajm, tregon se politika shqiptare është mbushur me skupe të tilla. Por, nga ana tjetër ai nxjerr në pah edhe një sërë problemesh serioze të politikës shqiptare, duke fi lluar që nga procesi i përzgjedhjes së kandidaturave që përfaqësojnë një forcë politike, e deri te mungesa e një boshti politik të përcaktuar qartë nga vetë partitë politike, e për rrjedhojë edhe nga disa prej atyre që përzgjidhen si përfaqësues të një grupimi politik, në rastin konkret të Partisë Socialiste. Ky veprim, nëse e marrim të mirëqenë atë çka zoti Idrizi deklaroi se, do të shkëputet për të mbështetur çështjen çame, po ashtu fl et edhe ndoshta për një boshllëk që Partia Socialiste mund të ketë sa i përket përfaqësimit dhe prezantimit të interesave të popullsisë çame, ndonëse zotit Idrizi nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e socialistëve për ato aktivitete që promovonin dhe nxisnin zgjidhjen e çështjes çame. Veprimi i zotit Idrizi, marrë i shkëputur nga personaliteti i individit në fjalë, gjithashtu evidenton, në gjykimin tim, edhe një boshllëk të Kodit Zgjedhor, pasi ai nuk vë sanksione për deputetët e zgjedhur nga një forcë politike që kapërcejnë në një tjetër. Dhe, raste të tilla kemi pasur mjaftueshëm gjatë këtyre pesë viteve të fundit për të pasur shkak të mjaftueshëm për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mos të harrojmë se në historinë njëzetvjeçare të pluralizmit në Shqipëri nuk ka pasur as edhe një individ të vetëm që të ketë fituar zgjedhjet pa pasur mbështetjen e elektoratit të një partie, sado i “fortë” apo me reputacion të ketë qenë ai. Pra, fitorja nuk është e individit, por e votuesve të forcës politike që e ka votuar atë.
Jeni zgjedhur deputet, por ende nuk jeni mandatuar. E kishit parashikuar ndonjëherë këtë situatë?
Në fakt, pyetja ngjan shumë me një oksimoron, pasi siç e konstatoni dhe ju, unë dhe kolegët e mi jemi zgjedhur deputetë, ndërkohë që nuk jemi mandatuar. Pjesa e dyte është më shumë një formalitetet, që nuk e heq thelbin e përmbajtjes së funksionit të deputetit të zgjedhur prej popullit. Deputeti është i tillë kur përveç hartimit, shqyrtimit e miratimit të ligjeve të mira për qytetarët e shtetin në tërësi, është pranë njerëzve që e kanë zgjedhur dhe përpiqet të mbajë kontakte të rregullta, të dëgjojë problemet që i shqetësojnë ata dhe të zgjidhë brenda mundësive, problemet më akute. Njerëzit na kanë votuar për t'ju shërbyer atyre. Votuesit socialistë gjykojnë se ne, si përfaqësues të tyre, duhet të ushtrojmë presionin e domosdoshëm demokratik për të vendosur në vend të drejtën dhe për të kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të tyre. Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, sigurisht që unë këtë situatë nuk kisha se si ta parashikoja, por e mbështes dhe do ta mbështes vendimin e forumeve të PS-së dhe vullnetin e votuesve socialistë deri në fund.
Sipas jush, a është zgjidhja më e mirë bojkoti? Dhe, nëse nuk hapen kutitë, cilat janë kartat që do të luajë Partia Socialiste?
Besoj se gjithkush bie dakord në faktin se ka situata kur bojkoti është një mjet legjitim, madje dhe mjeti i vetëm demokratik i mundshëm. Situata të tilla janë kur konteksti i zgjedhjeve është i tillë, saqë gara e ndershme dhe e barabartë bëhet e pamundur. Për më tepër, në rastin tonë ne e kemi gjykuar si të domosdoshëm për një sërë faktorësh, që janë politikë dhe ligjorë. Për t'i rënë shkurt dhe për të mos përsëritur atë çka PS-ja e thotë përditë, ne kemi deklaruar se institucionet e dala nga këto zgjedhje janë me legjitimitet të cunguar. Kjo, për shkak se nuk u zbatuan kërkesat eksplicite të Kodit Zgjedhor për hapjen e kutive dhe për shkak të manipulimit të votave përmes përdorimit të aseteve të shtetit, parave për blerjen e votës dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, të vjedhjes në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nëse nuk realizohet hapja e kutive, Shqipëria do të mbërthehet gjithnjë në një rreth vicioz dhe elektorati do të humbasë besimin në institucionet demokratike që ende janë të brishta. Mos harroni se konsolidimi i demokracisë kërkon kohë. Që ajo të jetë funksionale, duhet që të ketë një sërë institucionesh të konsoliduara dhe të afta për ta mbrojtur atë, siç është Kushtetuta, Parlamenti, gjykatat, media, shoqëria civile e partitë politike. Po t'i marrim me radhë këto institucione, do ta shihni se ato lënë shumë për të dëshiruar; Kushtetuta nëpërkëmbet përditë nga kryeministri dhe maxhoranca, Parlamenti po ashtu është mbërthyer në darën e arrogancës dhe mediokritetit të shumicës, gjykatat kontrollohen nga padronët politikë të shumicës, shoqëria civile është tërësisht e tulatur, media në një pjesë të mirë të saj kontrollohet nga qeveritarët. E pra, ne si forcë politike e konsiderojmë aksionin tonë politik si një detyrim ndaj demokracisë në vend. Ka ende mjaft naivë që besojnë se këtu te ne më në fund demokracia është maturuar (këtë e lidhin me stabilitetin në dukje), porse harrojnë se demokracia nuk funksionon si ata avionët me pilot automatik, siç do ta bëjë Sali Berisha.
Brenda PS-së janë krijuar tashmë grupime, mes tyre grupi anti-bojkot, i udhëhequr nga Ben Blushi dhe Arben Malaj. Nëse ata (a të tjerë) vendosin të hyjnë në Parlament, sa e cenojnë unitetin e PS-së në këtë vendim për bojkot, por edhe PS-në në tërësi?
Të udhëheqësh është fjalë e madhe, se zakonisht kur flasim për udhëheqje nënkuptojmë një proces influence shoqërore me anë të së cilit udhëheqësi mobilizon masa të gjera pasuesish për arritjen e një kauze të përbashkët. Tani, për aq kohë sa grupi i pesë deputetëve socialistë të mendimit ndryshe ende është brenda forumeve të Partisë, dhe sipas deklarimeve të tyre, ndonëse shpesh kontradiktore, ka pranuar e do të pranojë vullnetin dhe vendimet e shumicës së forumeve, atëherë nuk ka asgjë për t'u shqetësuar në nivel partiak. Kauza e tyre si dhe kauza e tërë elektoratit të PS-së është ruajtja e demokracisë dhe përmbysja e regjimit nepotik të Sali Berishës. Ne ndryshojmë vetëm në mendimet dhe mënyrën se si duhet arritur ky objektiv. Por, në rast se grupi i mendimit ndryshe vendos të thyejë vendimet e forumeve të Partisë, sigurisht që kjo do të ketë një kosto politike, në radhë të parë për zgjedhësit socialistë, për ata vetë, e sigurisht dhe për Partinë Socialiste. Gjithsesi, unë besoj në pjekurinë politike të Ben Blushit dhe kam vlerësuar e vlerësoj kontributin që ai ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës që ai drejtonte grupin parlamentar socialist. Në shpirt jam i bindur dhe uroj që të gjendet një modalitetet që do të mundësonte shfrytëzimin e kapaciteteve dhe energjive pozitive të Blushit dhe kolegëve të tjerë në funksion të kauzës së përbashkët.
Cili është vlerësimi juaj për kabinetin aktual qeveritar dhe sa i qëndrueshëm ju duket ai?
Kabineti aktual qeveritar për mua është pikërisht shprehje e imoralitetit politik dhe e kapërcimeve surprizuese të ylberit politik, pa marrë parasysh asnjë traditë apo normë politike, por duke kërkuar justifikime bajate në shembuj të pakrahasueshëm me realitetin shqiptar, siç po bëhet rëndom rishtazi me krahasimin që i bëhet koalicionit aktual me ish-koalicionin e madh në Gjermani. Kjo, po ashtu po shitet si një tendencë e modernizimit të politikës dhe politikanëve mendjehapur e 'europianistë'. Për mua ky koalicion është sikur të besosh se kanë gjetur një mushkë të mbarsur. Por, tej retorikës së nevojshme, për t'ju përgjigjur pyetjes lidhur me vlerësimin tim, më lejoni të ndalem pak tek ajo çka unë shoh më problematike sot sa i përket politikës dhe asaj që këtu te ne politikanët, rëndom e me mburrje, e quajnë "klasë politike". Termi "klasë politike" është një term i futur rishtazi në fjalorin tonë politik për të klasifikuar grupin e politikanëve shqiptarë. Në vende të tjera përdoren fjalët njeri politik (homes politiques), politikanë (politicians), politikbërës (policy makers), njerëz me pushtet (men of power) etj. Fjala 'klasë' në këtë kontekst nuk haset gjëkundi në demokracitë e konsoliduara liberale. Vetë përdorimi i këtij termi shpreh, në gjykimin tim, në thelbin e vet, vanitetin dhe boshësinë e politikës së sotme, shterpësinë e ideve racionale, dhe ajo çka është më e rënda dhe seriozja, shkëputjen e saj nga interesat e popullit. Në qoftë se shumë vendeve të botës u është dashur të luftojnë për shekuj për të shkëputur fenë nga shteti, politika jonë apo ajo që vetë quhet "klasë politike", ja ka dalë mbanë, në më pak se 20 vjet, të shkëpusë shtetin nga qytetari, institucionet nga shoqëria në tërësi. E ashtuquajtura "klasë politike" nuk është e interesuar (nuk di) të drejtojë, ajo është vetëm e interesuar të mbijetojë sa më gjatë. Dhe, shembulli i gjallë dhe më i mirë është Sali Berisha. Me gjithë ato vuajtje që i ka shkaktuar popullit, me gjithë ato gafa politike që ka bërë, me gjithë shkeljet e rënda që i ka bërë të drejtës ndërkombëtare, me gjithë zullumet që i ka bërë këtij vendi, ai e përdor pushtetin jo si shërbim, por si një mjet përfitimi personal, dhe jo si një funksion kombëtar kolektiv. Qeveria aktuale më sjell në mendje filmin e famshëm 'Heshtja e Qengjave', luajtur me mjeshtri nga Anthony Hopkins dhe Juddy Foster. Është një moment makthi kur aktorja Foster, ne rolin e agjentes Starling takon Hannibal Lekterin (njeriun kanibal) dhe ai i kërkon që kjo t'i tregojë kujtimin më të keq të fëmijërisë së saj. Pasi Starling tregon vizitën e saj në fermën e të afërmve të saj ku ishte një thertore qengjash dhe përpjekjet e kota për t'i shpëtuar qengjat nga thika e kasapit, vrasësi i shumëfishtë, Lekter nuk i jep asnjë ndihmë duke e lënë atë po ashtu të vetmuar, si dhe qengjat që ajo dikur kish dashur t'i shpëtonte. E përmenda këtë episod në mënyrë metaforike, për t'ju referuar një realiteti të hidhur siç është ai i qeverisjes së sotme, ku trupa e shtetit; prokurori, gjykata, president, parlament e se fundi, por jo për nga rëndësia edhe kabineti qeveritar, janë vënë në rresht e presin radhën që të bien në dorën e kasapit. Të gjitha këto institucione të shtetit, pa përjashtim janë kthyer në qengja të destinuar te theren. Kështu e pësoi prokuroria, kështu gjykatat, po kështu edhe presidenti si dhe elita qeverisëse. Më kujtohet një episod i ngjashëm në vitet e para të qeverisjes 'Berisha', kur një prej ish-ministrave të tij (ende sot është ministër), akuzave të Berishës për korrupsion ju përgjigj se ai, "nuk ishte dele që shikonte urtë se si shoqet e saj thereshin në thertore duke pritur me fatalizëm fatin e vet". Ky ish-ministër i ribërë ministër atëherë shpëtoi, falë kurajës së tij për të reaguar (ndonëse kërcënimi kishte konotacione të tjera). Sot, mesa duket e ka humbur këtë aftësi, dhe nga dele është kthyer në qengj. Në këtë kuptim, edhe vlerësimi im për qeverinë, përbërjen e saj dhe moralin që ajo përfaqëson, është negativ dhe sinqerisht nuk pres ndonjë zhvillim të ndryshëm nga ai i deritanishmi.
Vrasja e katër policëve nga Dritan Dajti ka qenë një nga fatkeqësitë më të mëdha të policisë sonë. Sipas jush, ku gaboi Policia e Shtetit? A mund të ishte evituar ajo tragjedi?
Informacioni im lidhur me këtë ngjarje, ashtu si dhe shumica e qytetarëve, vjen përmes asaj çka ka thënë media. Padyshim që kjo është një ngjarje e rëndë për familjarët në radhë të parë, por dhe për tërë forcat e Policisë së Shtetit. Nëse janë të vërteta ato çka thuhen, sipas të cilave policët e angazhuar në operacion nuk kishin informacionin e duhur dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e operacionit, sigurisht që këtu përgjegjësi kanë drejtuesit. Në një gjykim të parë, do të thosha se është një dobësi në planifikimin e veprimeve operacionale, por padyshim për të arritur në konkluzione të sakta do të duhet të shqyrtohet tërë dokumentacioni i disponueshëm dhe duhet këqyrur tërë dinamika e ngjarjes. Gjithsesi, nuk mund të lë pa përmendur atë çka unë e kam konsideruar si skandaloze, që lidhet me deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm, i cili e konsideroi në një deklarim para mediave, si operacionin më të suksesshëm?! Çfarë nënkuptonte zoti ministër me këtë? Humbjen e jetës së katër vartësve të tij?!
Le të kthehemi pak në kohë... Si e vlerësoni punën tuaj si ish-ministër i Brendshëm? Cilat kanë qenë sukseset tuaja? Arrestimet më të bujshme?
Unë kam shërbyer në funksionin e ministrit të Rendit Publik nga nëntori 2000 deri në shkurt 2002. Sigurisht që nuk është etike dhe e mundshme, në një farë mënyre, të flasësh për punën tënde, gjithsesi në referimet e mia unë kam parasysh tërë trupën policore dhe sektorët ndihmës të MRP. Periudha kur unë mora drejtimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm ishte tepër e nxehtë, sidomos sa i përket klimës politike, por dhe situatës së rendit e sigurisë në tërësi. Falë një pune këmbëngulëse të oficerëve drejtues të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional, si kurrë më parë me partnerët tanë që asistojnë reformimin e strukturave të sigurisë në vend, arritëm të përmirësojmë ndjeshëm situatën e rendit dhe sigurisë, arritëm të vendosim rend e qetësi në mbarë territorin e vendit, shkatërruam tërë trafikun e skafeve, arritëm që në këtë periudhë Departamenti Amerikan i Shtetit të na klasifikonte në grupin e dytë sa i përket luftës kundër trafiqeve, nga vendi i tretë që ishim (tani gjatë qeverisjes së Sali Berishës jemi rikthyer një nivel më poshtë), por dhe arritëm të shmangim një grusht shteti të inskenuar nga politikanë të papërgjegjshëm, siç qe sulmi ndaj komisariatit të Tropojës në fund të nëntorit 2000; me iniciativën tonë ngritëm, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme gjermane, atë italiane dhe greke, Qendrën Ndërkombëtare Antitrafik në Vlorë, pikërisht mu në atë qytet që ishte kthyer në simbol të trafiqeve (sot mesa kam marrë vesh kjo qendër fatkeqësisht është mbyllur); u vu në zbatim për herë të parë ligji për Policinë e Shtetit, e një sërë arritjesh të tjera të cilat më pas u konsoliduan nga kolegë të tjerë që më zëvendësuan mua. Sa u përket disa prej operacioneve më të suksesshme, më vjen ndër mend arrestimi i Daut Kadriaovskit, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, ndalimi i grupit "Kokaina", arrestimi i pjesës më të mirë të Bandës së Lushnjës, arrestimi i të dyshuarve për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit, e një mori kapjesh spektakolare të keqbërësve apo kriminelëve të rrezikshëm.
Sa ndikim ka pasur politika në kohën kur ju keni qenë ministër Rendi?
Përgjigja e kësaj pyetjeje kërkon një shtjellim më të hollësishëm, pasi është komplekse. Gjithsesi, mund të them se presionet apo intrigat a makinacionet politike kanë qenë të pranishme, por mesa duket këto janë pjesë e jetës së politikanit. Më kujtohet një shprehje e një sociologu të quajtur, Epler i cili thotë se: "Kush merret me politikë nuk fillon një karrierë të zakonshme; kush nuk është në gjendje të durojë armiqësitë, shpifjet cinike, nuk është për politikë…Edhe në politikë ajri bëhet gjithnjë e më i rrallë sa më lart të ngjitesh". Edhe unë i kam kaluar këto faza. Sigurisht që si përfaqësues i Partisë Socialiste unë do të zbatoja programin e partisë të cilën përfaqësoja dhe e cila më kishte përzgjedhur për të mbuluar këtë funksion. Në këtë kuptim, unë kam qenë i ndikuar nga politika për aq sa mund të konsiderohet influencim zbatimi i programit qeverisës.
Në rastin e shoqërimit të kryeministrit aktual, Sali Berisha ka qenë një urdhër nga "lart" apo si? A mund të na e rikujtoni dhe zbardhni edhe një herë atë çështje?
Kësaj çështjeje i ka dhënë një përgjigje shumë të qartë zëvendëskryeministri aktual, zoti Meta i cili në atë kohë ka qenë kryeministër dhe unë nuk dua të përsëris gjëra të stërthëna, pasi druaj se bëhem i mërzitshëm.
Sot që i shihni me gjakftohtësi gjërat, a mund të ishte evituar ai shoqërim? Jeni penduar ndonjëherë për vendimet që keni marrë, qoftë si ministër i Brendshëm, qoftë si ministër i Mbrojtjes?
Dëshiroj të nënvizoj faktin se gjatë punës time në të dyja funksionet që ju përmendni, por dhe në funksione të tjera që kam pasur më parë e më pas, unë jam përpjekur të punoj me përkushtim të plotë, me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Pastaj, sa mirë apo keq e kam bërë punën, këtë nuk e gjykoj dot unë. Janë bashkëpunëtorët e mi, qytetarët që kanë pasur të bëjnë me strukturat e rendit dhe institucionet e tjera me të cilat për shkak të funksionet kam qenë i detyruar të bashkëpunoj apo bashkërendoj punët.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!