Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:50:14 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Shqipëria futet në listën Shengen, PE: Sapo të plotësohen kushtet, vizat  (Lexuar 801 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Tetor 07, 2009, 12:25:24 MD »

Vizat, kushte per Shqiperine
07/10/2009 12:25


Raportuesja europarlamentare per liberalizimin e vizave me Ballkanin, Tania Fajon kerkon qe qeveria shqiptare te punoje fort ne permbushjen e kritereve te udherrefyesit.

Pastrimi i parave, korrupsioni, kontrolli i kufijve dhe garantimi me ligj i te drejtave te minoriteteve rome apo homoseksuale mbeten probleme per t'u zgjidhur sipas Fajon ne Shqiperi.

“Javet e fundit, qe nga korriku, jane shperndare 150 mije pasaporta biometrike, por mbetet ende shume pune per te bere. Se pari duhet te permend luften kunder korrupsionit dhe ndaj pastrimit te parave, duhet te forcohet kontrolli i kufijve, mbetet ceshtja e minoriteteve, pra mendoj se tani eshte koha qe autoritetet zyrtare ne Tirane te tregohen te pergjegjshme dhe te punojne me shume ne kete drejtim”, u shpreh Fajon.

Ndersa Shqiperia humbi kohe me procesin zgjedhor dhe formimin e qeverise se re, Bosnja, qe renditej pas vendit tone ne vleresimin e fundit te Komisionit, ka permbushur pjesen derrmuese te kritereve sipas Fajon.

"Ne keto muaj, Bosnja ka arritur te permbushe 90% te kritereve te kerkuara,ndaj ata jane ne rrugen e duhur e  Komisioni se shpejti do te dergoje misionet e eksperteve ne rajon dhe besoj se ne fillim te vitit do te perpunoje vleresimin e tij perfundimtar" , u shpreh Fajon.

Eurodeputetja sllovene mendon se raporti i saj do te miratohet me shumice votash ne seancen plenare te nentorit.

“Thene me qarte, ne s'po ulim numrin e kritereve. Qeverite dhe politikanet e ketyre dy vendeve duhet te bejne punen e tyre me pergjegjesi, por ne thjesht kerkojme qe te mos humbim kohe shtese, cfare do te ishte e nevojshme, nese do te kishim te njejten procedure perseri vitin e ardhshem ne parlament”, shton Fajon.

Parlamenti ka rol konsultues ne vendimarrjen e Bashkimit Europian. Fjala e fundit u takon vendeve antare ne dhjetor te ketij viti. Nese Keshilli i BEse merr ne konsiderate rezoluten e Parlamentit, Shqiperise i mbeten edhe 2 muaj kohe per te permbushur maksimumin e mundshem te kritereve per liberalizimin e vizave Schengen.

Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Tetor 06, 2009, 08:48:45 MD »


PE: Edhe Shqipëria e Bosnja, në 'zonën e bardhë', vizat 'pas verifikimeve'

BRUKSEL - Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian votoi sot me shumicë votash projektligjin e KE për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e liberalizimit të vizave. Nga 51 deputetë, vetëm 8 votuan kundër këtij projektligji.

Komiteti votoi për të përfshirë brenda fushëveprimit të këtij ligji që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë perspektivën e hyrjes në BE.

Mediat e huaja informojnë se nga marrëveshja e lehtësimit të lëvizjes së lire në vendet e Bashkimit Europian përpos tre shteteve që diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi janë përfshirë edhe Shqipëria e Bosnje-Hercegovina.

Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do të bëhet në varësi të përmbushjes me integritetit të dokumentit të menaxhimit të kufijve dhe zbatimit të ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën në mënyrë që të krijojnë një "hartë e liberalizimit të vizave të ngjashme me të tjerët.

Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se "i kemi dërguar një sinjal shumë të fuqishëm Parlamentit Europain në mbështetje të udhëtimit të lirë për të gjithë njerëzit e Ballkanit Perëndimor me një riorganizim të formaliteteve ligjore.

Por duhet theksuar se heqja e vizave mund të ndodhë në praktikë vetëm kur këto vende të përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë. "Iu bëj thirrje qeverive dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjes që të përmbushin me shpejtësi kushtet e BE-së", shtoi ajo.

"Në Kosovë, unë shpresoj se ne mund të gjejmë një zgjidhje, e cila është pragmatike në avancimin e perspektivës që kosovarët gjithashtu të arrijnë lehtësimin e vizave dhe liberalizimin pastaj", përfundoi Ludford.


Pati shumë debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.

"Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t'i zhgenjejme ata", nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Tetor 06, 2009, 08:46:47 MD »

Shqipëria futet në listën Shengen, PE: Sapo të plotësohen kushtet, vizat
» Dërguar më: 06/10/2009 - 19:36

• Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian ka vendosur sot të futë Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në listën e bardhë të Shengenit, bashkë me tre vendet e tjera: Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Por ndërsa për këto tre vende është përcaktuar data 1 janar 2010, për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, data do të jepet kur të plotësohen kushtet e hartes së liberalizimit të vizave. Komiteti i marrdhënieve me jashtë në PE miraton kështu propozimin e raportueses sllovene, Tanja Fajon. Version multimedial i ketij lajmi

BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian ka vendosur sot të futë Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën në listën e bardhë të Shengenit, bashkë me tre vendet e tjera: Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Por ndërsa për këto tre vende është përcaktuar data 1 janar 2010, për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, data do të jepet kur të plotësohen kushtet e hartes së liberalizimit të vizave.
Komiteti i marrdhënieve me jashtë në Parlamentin Europian miraton kështu propozimin e raportueses Tanja Fajon, një anëtare e komitetit të cështjeve të drejtësisë dhe lirive civile.

Komiteti ka vendosur gjithashtu që të nisë dialogu me Kosovën për planin e liberalizimit të vizave, pa paragjykuar statusin e Kosovës. Parlamentarja sllovene Fajon ka shpjeguar në këtë komitet se mungesa e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën i izolon këto vende. Në favor të këtij drafti votuan 51 vota pro dhe 8 kundër. Një tjetër votim i Parlamentit Europian do zhvillohet më 15 tetor.

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon bëri rekomandimin për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në hartën e liberalizimeve duke kërkuar amendimin e Rregullit të Komisinit Evropian për vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo argumentoi se këto dy vende, të cilat duhet të përmbushin standardet e nevojshme, të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet.

“Sa i përket Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës,përjashtimi nga kërkesat për vizë, duhet të zbatohen pa vonesë, menjëherë pas vlerësimit nga Komisioni që secili prej atyre vendeve i plotëson të gjitha standartet e përcaktuara në planin për liberalizimin e vizave " theksohet në draftin e eurodeputetes Fajon.
Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina u përjashtuan nga lista e vendeve që do të përfitojnë liberalizim vizash për shkak të mungesës së përparimit në kërkesat teknike.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!