Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 02:30:40 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Profili turistik i komunes Selite-Mirdite  (Lexuar 1608 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Preng Gjikola
Global Moderator
Newbie
*****
Postime: 13


Shiko Profilin Email
« : Tetor 10, 2009, 06:28:04 PD »

    Nga   Preng  S. GJIKOLAJ

                   PROFILI I KOMUNËS SELITË 

               KOMUNA  SELITË KA  PROFIL TURISTIK,

     TURIZËM  MALORË, KURATIV  E FAMILIARË

      PËRSHKRIMI   GJEOGRAFIK  I  KOMUNËS  SELITË
Komuna  Selite  (Bajraku  i  Selites)  ben  pjese  ne  dymbedhjete  bajraqet  që  përbejne  Mirditen  etnike.  Selita është banuar që në kohën e paleolitit të vonshëm, kjo e vërtetuar nga zbulimet arkeologjike që jan bërë në shpellën e Mërkurthi. Në muret e kësaj shpelle jan zbuluar vizatime të ndryshme, vegla pune prej guri të latuar. Selita është njësi administrative e qarkut Lezhë, shtrihet në skajin jug-lindorë të trevave të Mirditës, nga ku kufizohet: në lindje me trevat e Dibërs, në jug-lindje me trevat e Matit, kurse pjesa tjetër kufizohet me njësitë administrative të Mirditës, konkretisht: Me bashkinë Rrëshen në veri-perendim, komunën Orosh në veri dhe komunën Kthellë në perendim dhe jug-perendim. Selita etnike shtrihet në një siprëfaqe mbi 100 km2, por nga ndarja administrative e teritorit, Selita ka mbetur e ndarë në dy qarqe, një pjesë i është bashkangjitur qarkut të Dibërs, kurse pjesa zyrtare e Selitës bën pjesë në qarkun e Lezhës.  Komuna Selitë shtrihet në një sipërfaqe prej 63 km2 dhe në një lartësi mbi nivelin e detit që varion nga 500-2020m. Në përbërje ka nëntë njësi administrative, nga këto, qyteti Kurbnesh dhe tetë fshatra.
  Komuna  Selite  perbehet  nga  keto  njesi  administrative:
   1 . Qyteti  Kurbnesh.
   2 . Fshati  Kurbnesh.
   3 .     “      Zajs.
   4 .     “      Mërkurth.
   5 .     “      Kumbull.
   6 .     “      Kthellë-Epër.
   7 .     “      Lekundë.
   8 .     “      Bardhaj.
   9 .     “      Lufaj.       
                         
   Komuna  Selitë  përshkohet  nga  23 km  rrugë  auto  kombëtare  që  lidhin  Tiranën  me  Qendrën  e  Selitës  qytetin  Kurbnesh  dhe  Lurën  dhe  vazhdon  në  drejtim  të  rrugës   Kukës – Peshkopi  dhe  lidhen  me  këtë  të  fundit.  Teritori  i  komunës  Selitë  përshkohet  edhe  nga  39 km.  rrugë  auto  rurale  dhe  komunale  nga  ku  lidhen  fshatrat  me  qendrën  e  komunës  (me  qytetin  Kurbnesh).  Teritorin  e  komunës  Selitë  e  përshkon  lumi  Urakë  qe  buron  në  Grykën  e  Selitës  dhe  pasi  pershkon  37 km  e  gjatësisë  së  tij  derdhet  në  liqenin e  Ulzës ,  ky  lum  ka  ujë  te  ftohtë  dhe  të  kthjellët,  ku  rrit  peshkun,  Trofta e egër  me  pika  të  kuqe, që është një specie mjaft e famëshme, mjaft e kërkuar dhe e preferuar dhe që ndeshet rrallë në vendet e tjera.  Perveç  ketij  lumi,  teritori  i  Selitës  përshkohet  edhe  nga  një  sërë  përrenjesh  të  medhenj  dhe të  vegjël, si dhe nga shum burime me ujë të ftohtë dhe të pastër si loti,  ku  e  bëjnë  këtë  teritor  një  vend  mjaft  të  pasur  me  rezerva  hidrike  për  tu  përdorur  në  dobi  të  popullsisë  vendase.  Por  përveç  këtyre  të  fundit  më  i  përmenduri  është  burimi  i  Krojt  të  Bardhë  që  buron  në  shpatet  perendimore  të  malit  të  Kunorës  në  lartesinë  mbi  1300 m  mbi  nivelin  e  detit  dhe  që  ka  vlera  të  pa arritëshme  kuruese. Teritorin  e  zonës  ku  buron  Kroi  i  Bardhë  e  përshkon  rruga  auto  rurale  Qaf-Mërkurth – Kroi  i  Bardhë –Kunorë- Valmorë.  Zonën  e  burimeve  të  Kroit  të  Bardhë  e vizitojnë  gjatë  muajve  të  nxehtë  të  verës  mjaft  pushues vendas dhe të huj,  për  të  provuar  shien  e  këti  uji  me  vlera  të  pazëvëndësueshme  kurative  për  shum  sëmundje,  kjo  e  vertetuar  edhe  nga  analizat  laboratorike  të  bëra  si  brenda  ashtu  dhe  jasht  vendit. Teritori i Selitës ka një reliev kodrinorë-malorë, ku spikasin madhështorë tre malet, Valmori, Didhja dhe Mulli, këto male kan pothuajëse të njëjtën lartësi, mesatarisht 1200m mbi nivelin e detit që e rrethojnë qytezën e Kurbneshit si një kurorë miss bukurie, (medalje që  e meriton Selita). Këto male jan të tipit rrafshnalta me bazë shkëmbinj gëlqerorë magmatik ku në gjirin e tyre mbajn mjaft shpella, guva e puse mjaft të thellë natyrorë. Malin e Didhes dhe të Mullit e ndan Gryka e Selitës, që është një grykë e ngushtë dhe e thellë, që është një çarje tektonike, nga ku përshkohet nga lugina e lumit Urakë. Gryka e Selitës është rreth 7km e gjatë, kjo lidh Kurbneshin me Mërkurthin dhe më pas hapet në drejtim të Lurës dhe Kumbullës së Selitës. Malin e Didhes nga mali i Valmorit e ndan lugina e përroit të Sheut, kjo është një luginë në forme kanioni mjaft të thellë mbi 300 m që është formuar nga gërryerjet  tektonike të përshkuara nga prroi i Sheut, ky përrua është relativisht i shkurtër rreth 2.5 km, që ushqehet nga burimet e Kroit të Bardhë  dhe nga bora e malit të Kunorës, të Didhes e Valmorit dhe derdhet në Lumin Uakë pranë fshatit Kurbnesh. Në lidje të Selitës shtrihet madhështorë mali i Kunorës me një lartësi 2020m mbi nivelin e detit, ky mal ndan Selitën me Lurën. Në shpatet perendimore të Kunorës buron uji kurativ i kroit të Bardhë, kurse në anën lindore të tij shtrihen madhështorë liqenet e Lurës, dihet për kapacitetet e tyre turistike. Mali i Kunorës ka bazë  me shkëmbinj bazik magmatik me prejardhëje vullkanike. Kunora lidhet me me Didhen nga një qafë që quhet Laku i Thirëze, aty kalon dhe rruga auto që lidh Kroin e Bardhë me rrafshnaltën e Didhes. Mali i Kunorës në bazën e e tij mbart mrekullinë e Selitës, njëkohësisht edhe strehën e parë të shoqërisë njerëzore në teritorin e Selitës, Shpellën e Mërkurthit. Teritori i Selitës është mjaft i pasur me minerale metalorë dhe jometalorë, nga metalorët, më të përhapurit jan, bakri që në përbërje të tij ka një përqindje të konsiderueshme floriri, si dhe kromi, edhe ky mjaft i pasur. Nga  jometalorët jan: Shtresat e rrasave dekorative shumëngjyrëshe, gurët e shtufit poroz, gurët gëlqerorë mjaft cilësorë, zhavoret e argjilet e ndryshme etj. Selita popullohet nga një masiv mjaft i pasur dhe heterogjen pyjorë, që fillon nga shkurret mesdhetare, shqopa e mareja, shkurret e zakonëshme, lajthitë, thanat, shkozat, manaferrat, mjetrat e deri tek pyet e larta të dushkut, pishës së zezë, ahut, arnenit të bardhë e të zi, bredhit, blinit, frashërit të bardhë dhe të zakonshëm, mulleza, palnja, shkoza e bardhë, krekëza, si dhe nga një shmëllojshmëri bimësh eterovajore, mjeksore etj. Teritori i Selitës është një strehë ideale nga ku strehon e mbarshto  shum lloje kafshësh dhe shpendësh të egër, ku më të përmendurat jan: Dhia e egër, kaprolli, derri i egër, ariu i murrem, ujku, dhelpra, lepuri, shqarthi, iriqi, ketri i murrëm, macja e egër, nusmira, etj. Nga shpendët e egër me te përmendurit jan: Thëllënxa, pëllumbi, gjeli i egër, shqiponja, skifteri, grifsha, mëllenjat e zeza dhe të bardha, kukuvajka, qyqja etj, nga zogjt më të përhapurit jan:Bilbili, kanarina, gardalina, gushëkuqi, trishtili, zogu i peshkut etj.   
                   
                 H I S T O R I A

Trevat  e  Mirditës  që  në  mesjetë  janë  vetëorganizuar në  bashkesi  lokale  të  quajtura  Bajraqe  (ky  emër  ka  ardhur  si  rezultat:  Se  ç’do  Bashkësi  lokale  (Bajrak)  ka  patur  Flamurin (Bajrakun)  e  vet.  Bajraqet kan qenë një bashkësi fshatrash (katunesh) të grupuara nën një flamurembajtës (bajraktarë).  Këto  njësi  administrative  kanë  qenë  udhehequr  nga  Bajraktari  (Flamurmbajtësi)  dhe  në  luftë  kundr  pushtuesëve  të  huaj  ky  i  fundit  ka  qenë  komandant.  Dymbëdhjetë  bajrakët  kanë  qenë  udhëhequr  nga  princi  i  Mirdites  “Dera  e  Gjomarkajve”  dhe  si  ligjë  themelorë  i  principatës  ka  qenë  “Kanuni  i  Lek  Dukagjinit”. Selita është pjesë përbërëse e unionit të dymbëdhjetë bajrakëve të Mirditës dhe bën pjesë në tre bajrakët e Ohrit sëbashku me Kthellën (Thkellën) dhe Rrazën. Këta tre bajrakë jan pagëzuar me emërin  „Bajrakët e Ohrit“, sepse deri në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të bënin pjesë administrativisht në Sanxhakun e Ohrit, por dialektin e gjuhës së folur, veshjet si të burrave ashtu dhe të grave, etno-folkun, mikpritja  dhe më kryesorja besimin fetarë e kishin si mirditasit e tjerë, por ju bashkangjitën unionit të fundit.
Teritori i Selitës është banuar të paktën që në kohën e paleolitit të vonshëm, kjo e vërtetuar shkencërisht nga zbulimet arkeologjike që jan bërë në shpellën e Mërkurthit. Në këtë shpellë mjaft gjigande jan zbuluar, vizatime të ndryshme në muret e saj, si dhe mjaft vegla pune prej gurit të latuar, si:  Sopata, thika etj. Selita si e gjith Mirdita shtrihet në teritorin e fisit të lashtë Ilir të Pirustëve, ku këta të fundit ishin mjeshtër të përpunimit të bakrit. Mbetjet e përpunimit të bakrit i kan gjurmët kudo në Selitë edhe sot e kësaj dite, atje ku gjendet minerali i bakrit.
  Emeri  Selite  gjendet  gjërësisht  në  dokumentat  e  mesjetës,  fjala  Selitë  rrjedh  nga  fjala       “ Ndertesat  publike “ (selitë), ky toponim është një dëshmi e gjallë, që Selita ka qenë qeverisur zyrtarisht të paktën që në mesjetë. Në një dokument të vitit 1641, kronikani Mark Skura shkruan:
“Selita e Madhe është një vendbanim mjaft i gjërë. Në qendër të saj (Selitës), në vendin e quajtur Qafë-Kishë  ndodhet kisha e e Selitës e pagëzuar me emrin kisha e Shën Aleksandrit (Shën Lleshit), ku përveç shërbesave fetare shërben edhe si vend tubimi për kuvendet e krahinës”.  Selitasit kan marr pjesë në të gjitha lëvizjet me karakter mbarëkombëtarë për ruajtjen e identitetit kombëtarë e fetarë. Selita si vendi që kufizohet nga dy treva, Dibër dhe Mat, që jan të besimit islamik, ka hyrë në histori për hapjen me forcë të kishës së Selitës në Qaf-Kishë, në gjysmën e parë të shekullit tëXIX-të. Sundimtari i Matit Pashë Sakati i Zogollit me seli në  fshatin Urakë, fshat matjanë, por që ndodhet në kufi të Selitës, Kthellës dhe Rrazës, kishte urdhëruar që të mbyllej kisha e Selitës, sepse nuk mund ta duronte tingëllimën e kumonës së kishës. Selitasit pasi u tubuan në një kuvend, zgjodhën dy përfaqësues nga më të zgjuarit dhe trima, për ti kërkuar sundimtarit të Mates, që ti lejonte që për ceremonitë mortore e fetare ti binin kumonës. Dy nga shpiat më të mira të Selitës i kishin pranuar ofiqet e turqisë dhe ishin konvertuar në myslimanë dhe i shërbenin me devotshmëri sundimtarit. Përfaqësuesit e Selitës pasi nuk morën lejen zyrtare për hapjen legale të kishës, Pashë Sakatit i than këto fjalë: “ Naltmadhni! A  munesh me na zhbiru ni vaki si na ka ba ne n’Selitë? – Urdhnoni e flisni. –Kemi ni tufë dhi shum t’bukura dhe dy qen që nuk gjinen kërkun, por sa herë që  bje uku nër dhi, qent në ven që ti turren ukut, kthehen e hanë dhitë e veta”. [Dhitë ishin populli i Selitës, ujku ishte vetë Pashë Sakati (qeveria e Turqisë), kurse qent ishin dy familjet, që ishin shpia të para në Selitë, por që e kishin pranuar sundimin e turqisë dhe sa herë që sundimtarët përfaqësues të Turqisë ndërmerrnin reforma kundër Selitës, këto dy shpia i përkrahnin me forcë]. Sundimtari nuk pranoj, por kumona e kishës së Selitës tingëlloi krenare edhe pa lejen e sundimtarit të turqisë, deri në ditët tona. Eveniment tjetër që nuk mund ta lëmë pa përmend në këtë historik të shkurtër është edhe data historike e 31 korrikut të vitit 1943, ku forcat nacionaliste të tubuar me inisiativë të drejtëpërsëdrejtë të selitasëve dhe të komanduar mjeshtërisht nga përfaqësuesi i Selitës, bënë të mundur që me 31 korrik të vitit 1943 të çlironin qytetin e Burrelit nga forcat ushtarake italiane.
Në të gjitha ato vende ku kan migruar selitasit dhe jan ngulur kolegtivisht, këto vende i kan pagëzuar me emrin e origjinës, po citojmë: Selta e Kurbinit, Selita e Tiranës etj.





                                                   P O P U L L S I A

                    Popullsia, grupmoshat,  peberja  etnike, ndryshimet  dhe  tendencat.         
Teritori i komunës Selitë popullohet nga popullësi heterogjene. Gjysma (Selita e Vjetër) përbëhet nga popullësi autoktone, pjesa tjetër nga popullësi migratore e ardhur aty diku rreth shekullit të XVI-të nga Dukagjini i Shkodrës. Kjo popullësi e ardhur, nga vendi i origjinës ka ruajtur kremtimin e festave fetare që kan pas lut që në vendin e origjinës. Kjo popullësi sot shtrihet në katër fshatra, konkretisht: Kurbnesh, Lëkundë, Mërkurth dhe Kumbull.  Po jap disa shifra të popullësisë së Selitës të regjistruar nga konsullata Austro-Hungareze me seli në Shkodër që në vitin 1880-të. Popullësia totale 1800 banorë, nga këta, 1500 katolikë dhe 300 myslimanë, regjistruar me 25 maj 1880.                             
 ( Shkresa nr.  St. A.P.A. XVII/38 faqe nr. 55-58. A.Q.SH.Tiranë). Popullësia e Selitës është kryesisht popullsi e besimit kristian katolik, por në përbërje të sajë ka edhe një pakicë të vogel të besimit islamik,  gjë që e kan diktuar kushtet historike dhe të pozitës gjeografike të kësaj treve, që në pjesën më të madhe kufizohet nga treva të besimit islamik. Selita përbëhet  kryesisht  nga  popullsi  fshatare  e  ndarë  në  tet  fshatra  dhe  një  pjesë e  vogël  popullsie  qytetare  që  jeton  ne  qytetin  Kurbnesh.  Sot Selita zyrtarisht numron rreth 2000 banorë.
Po japim disa të dhë mbi popullësinë e Selitës në maj të vitit 1943.
(Fondi N/Prefektura Mirditë, dosja nr. 19. A.Q. SH. Tiranë)

Nr.   Përbërja etnike   Meshkuj   Femra   Gjithësej   Të tjera
1   Të krishterë Katolik   1078   955   2033   
2     M y s l i m a n ë   515   436   951   
3    Të  huaj     ----------    -------   ------------   
4     Shuma totale   1593   1391   2984   
5               
               

  Tendencat  e  popullsise  pas viteve 90-ta janë  si  poshtë  vijon:

    TABELA   E   LËVIZJES   SË   POPULLSISË   NDËR    VITE
Nr.   Viti    Nen  mosh   pune   Ne mosh   pune   Mbi mosh   pune   S h um a   Totali   Te tjera
        M     F     M     F     M     F      M     F      
1   1993   975   959   1530   1350   262   265   2767   2574   5341   
2   1994   978   947   1538   1342   255   260   2650   2670   5320   
3   1995   801   858   1640   1485   212   225   2653   2568   5221   
4   1996   823   762   1685   1490   212   218   2720   2470   5190   
5   1997   776   762   1688   1475   214   215   2678   2452   5130   
6   1998   417   518   1478   1362   212   210   2107   2090   4197   
7   1999   353   372   1450   1310   210   207   2013   1889   3902   
8   2000   257   250   1415   1295   203   200   1875   1745   3620   
9   2001   209   230   1308   1287   200   197   1717   1714   3431   
10   2002   188   203   1292   1285   198   195   1678   1683   3361   
11   2003   152   169   1188   1172   196   192   1536   1533   3069   
12   2004   149   163   1145   1146   192   188   1486   1497   2983   
13   2005   144   157   1040   1065   174   175   1358   1397   2755   
14   2009      -------     ------    -------    --------    --------    -------    --------    -------   2000   
                                   


  KARAKTERISTIKAT KRYESORE SOCIAL EKONOMIKE

   
           INDUSTRIA

   Industria  në  komunën  Selitë  ka  pushuar  së  ekzistuari  që  në  vitin  1994  nga  falimentimi  total  I  sajë ,  për  shkak  të  shfrytezimit  pa  kriter  të  mineraleve  dhe  nga  teknologjia  e  prapambetur,  ndonse  në  minierën  e  bakrit  Kurbnesh  për  më  shum  se  30  vjet  është  nxjërrë  dhe  pasuruar  minerali  I  bakrit  që  në  përbërje  te  tij  ka  patur  edhe  flori. Nëntoka e Selitës eshtë mjaft e pasur me minerale të dobishme dhe që nuk e ndotin ambientin, si shtresa rrasash dekorative, gurin e shtufit poroz me ngjyrë të verdhë, që përpunohet me lehtësi (gdhendet edhe me sopatë e sqeparë), gurin gëlqerorë mjaft cilësorë, (të gjitha kullat në Selitë jan të bardha, si rrjedhojë e cilësisë shum të lartë të gurit me bazë kalciumi, Ca), si dhe shum zhavore dhe argjile të ndryshme që shërbejn në ndërtim.

                                                 
                      BUJQËSIA  DHE AGROPËRPUNIMI

B U JQ Ë S I A
   Bujqësia  në  komunën  e  Selitës  është  mjaft  e  kufizuar,  për vetë  faktin  se  teritori  i komunës  Selitë  është  një  teritor  kodrinor-malorë,  fondi  I  tokës  se  kultivueshme   është  mjaft  i  pakët  rreth  320 ha  tokë  nën  kulturë  dhe  kultivohen  kryesisht  bimë  foragjere  që  sherbejn  si  bazë  ushqimore  për  blegtorinë,  por  këtu  kultivohet  edhe  misri,  patatja,  fasulja,  pak  perimet  me  cikël  të  shkurtër  vegjetativ, por që jan të një cilësie dhe kualiteti shum të lartë.  Këtu  kultivohen  edhe  pemët  frutore  por  në  sasi  të  vogla  si:  Kumbulla e Stamollit dhe e  vendit,  qershia,  arra, dardha  vjeshtore  etj. Në pjesën perendimore ( Bardhaj, Kthellë-Epër, Lëkund dhe Lufaj, kultivohen edhe fiku, hurma, pjeshka etj,  kultivohet  edhe  hardhia  por  kemi   siperfaqe  mjaft  të  vogla  me  vreshta, por të një cilësie dhe kualiteti shum të lartë. Toka bujqësore në Selitë kryesisht shërben për kultivimin e bimëve foragjere që shërbejn për mbarshtimin e blegtorisë, kryesisht jonxha, lakra foragjere dhe tërfili.
   Sistemi  I  vaditjes  është  mjaft  i  amortizuar,  kemi  vetëm  disa  vija  vaditëse  që  I  kemi  trasheguar  nga  të  parët,  por  edhe  keto  jan  të  pa  përshtatëshme  për  kapacitetin  që  kan  sepse  janë  të  pa  shtruara  me  pllaka  betoni  dhe  për  rrjedhojë  uji  humbet  gjatë  rrugës  për  në  arë.   
   Në  fshatrat  e  komunës  Selitë  ndodhen  disa  vija  vaditëse  si   poshte  vijon:
   1 . Në fshatin  Kthellë-Epër  jan  2  vija  vaditëse  kryesore.
                a .  Vija  e Dirrës  780 m e gjatë.
                b .  Vija  e  Rrasës ( Lugjaj ) 2000 m.  e  gjatë         
   2 . Në  Fshatin  Kurbnesh  jan  2  vija  vaditëse.
        a . Vija  e  Kurbneshit  1500  m. e  gjatë.
         b . Vija  e  Mëlsishtit  1100  m.  e  gjatë.
   3 . Në  fshatin  Zajs  jan  4  vija  vaditëse.
        a . Vija  e  katundit  te  epër.1300 m e  gjatë.
        b .  Vija  e  Madhe.   1200 m e gjatë.
         c . Vija  e  mullirit  të  Becit. 800 m e gjatë.
        d . Vija  e  Zallit  të  Hotajve. 900 m e gjatë.


                                BLEGTORIA 

   Në  teritorin e komunës  Selit ka kushte ideale  ku  rritet  blegtoria  e  imet,  delet,  dhitë  dhe  gjedhi  i  vendit. Pllajat e bjeshkëve të Selitës jan mjaft të pasura me kullota alpine, me një shumllojshmëri bimësh barishtore, nga ku bari i i freskë dhe lulet shumëngjyrëshe të spërkatura me vesë jan të pranishme që nga muaj maj e deri në fund të tetorit, kjo bën të mundur që nënproduktet blegtorale të jenë të një cilësie dhe kualiteti mjaft të lartë, % bio dhe mjaft të kërkuara në treg. Përveç blegtorisë Selita ka kushte mjaft të favorrshme për rritjen dhe kultivimin e bletës, nga ku prodhohet mjaltë me një cilësi të lartë kurative, për vetë faktin se bletët ushqehen nga flora mjaft e pasur dhe e shmëllojshme që popullon teritorin e Selitës. Teritori i Selitës ka klimë, që varion nga klimë mesdhetare, në pjesën perendimore e deri klimë kontinentale alpine, gjë që  bën të mundur çeljen e luleve që nga muaj mars e deri në fund të shtatorit, lulet jan baza kullosore e bletës.

   
         AGROPËRPUNIMI

   Agroperpunimi  në  Selitë ka tradita të mira, si në përpunimin e nënprodukteve blegtorale ashtu edhe të fruta-perimeve dhe të rrushit. Rakia dhe vera që prodhohen në Selitë, sidomos në pjesën perendimore të sajë, (Bardhaj, Kthellë-Epër, Lëkundë dhe Lufaj) është e një cilësie dhe kualiteti shum të lartë, dhe pse në sasi të vogla, por cilësia e bën mjaft të kërkuar në treg.  Por  me  mundësimin  e  investimeve  edhe  në  këtë  zonë  agroperpunimi  mund  të  zërë  një  vend  të  konsiderueshëm  sidomos  në  fushën  e  perpunimit  te  nenprodukteve  blegtorele,  por  edhe  te  disa  prodhimeve  bujqesore dhe të mjaltit.

                                  
            PSE DUHE T A VIZITOSH  SELITËN?

Kur nisesh nga Rrësheni  për të marrë rrugën për në Selitë, sapo të mbërrish në vendin e quajtur Laku I Krysë , përballesh me një tabelë që është e shkruar në dy gjuhë shqip-anglisht, ku pasi të uron mirëseardhjen në Selitë, të fton që të shiosh vlerat kurative të Kroit të Bardhë dhe pamjet mahnitëse që zoti I ka fal kësaj zone. Zona e  Selitës  është  një  zone  mjaf  e  favorshme  per  turizëm, kapacitetet  turistike  jan  nga  më  të  larmishëmet,  duke  filluar, që nga uji kurativ i  Kroit  të Bardhë, që të fton bujarisht të kujdesesh për shëndetin tënd e njëkohësisht të argëtohesh sipas dëshirës tënde. Kullat karakteristike, të bardha me gurë të gdhendur mjeshtërisht, që të dhurojnë mikpritje dhe bujari trdicionale të ndërthurura me mjeshtëri me elementët modern të cilësisë së jetesës  e  deri  tek  malet  që  në prehrin e tyre mbajnë dhe ushqejnë mjaft burime me ujë të ftohtë dhe të pastër si kristali. Kush viziton Selitën  përshtypja e parë që I mbetet në kujtesë është mikpritja e përzemërt dhe gadishmëria për ta ndihmuar dhe informuar grdis vizitorin, Kafeja, që ka hyrë në histori, “Dëshiroj një kafe Selite”.  Cilësia e ushqimit që është % bio dhe gatimi I tij në mënyrë tradicionale si: Mish I kecit apo I qengjit I pjekur në hellë, ose i zier vetëm në lëngun e ti, petullat me mjaltë dhe gjalp (tëlyn) të freskët, kosi, djathi i dhisë i një cilësie shum të lartë, peshk trofte të egër me pika të kuqe të pjekur në zgarë ose tradicionalisht, në  tjegull, të gjitha këto të shoqëruara me verë, raki rrushi ose thane nga më cilësoret.  Shpella të qëndisura me mjeshtëri nga stalatnidet e stalaktidet, puse të thellë natyrorë, që jan të mbushur me akull dhe borë gjatë gjith vitit dhe me lumej nëntokësorë, guva e mjaft monumente të natyrës të gdhendur me mjeshtëri nga dora e sajë. Kanione të  thellë dhe mahnitës, (kanioni I Zallit të Sheut 300m I thellë). Bjeshkët e Selitës të veshura me petkun pyjorë të harlisur dhe nga më të pasurit, me një shumllojshmëri drurësh dhe shkurresh, që nga shkurret mesdhetare me gjelbrim të përhershëm e deri tek kullotat alpine të qëndisura nga lulet shum ngjyrëshe dhe me aromë të pa imagjinueshme. Këto male e lugina  me bukuritë e rralla, me livadhe e lëndina të qëndisura nga qindra lloje lulesh të spërkatura me vesë,  kurorën e mbretëreshës së luleve e mban Lulebora (Lulezoja), siç thrritet ndryshe nga vendasit, nga ku lodrojnë një shumëllojshmëri e pa fund fluturash nga më mahnitëset. Pllajat dhe lëndinat e bjeshkëve të Selitës jan të zbukuruara nga dhjetra gropa me prejardhëje akullnajore me sipërfaqe relativisht të mëdha të mbuluara nga qilimi I blertë i barit dhe qëndisur nga lulet shumngjyrëshe, këto nga vendasit quhen hurdha. Bimësia pyjore e harlisur, që edhe në vapën më përvëluese të dhuron freski, fëshfëritja e erës, gurgullima e gurrave që ushqejnë Urakën dhe e krojeve që frskojn dhe kurojn njerëzit, rrjedha e valëzuar e lumit Urakë dhe vallëzimi I zhdërvjellët I troftës së egër me pika të kuqe nëpër valët  lozonjare të Urakës, kënga e zogjëve, të gjitha këto të orkestruara me mjeshtëri nga natyra dhe që bien në sintoni të asimilueshme kënaqësisht nga njeriu. Pra, bjeshkët e Selitës të ofrojnë një  teren  të  mrekullueshëm, që përveç bukurive mahnitëse vizive, ujit  kurativ,  favorizon edhe  turizmin  sportiv,  që  nga  alpinizmi,  skitë  në  bore,  skitë  verore  në  barë, futboll, volejboll,  hipizëm, golf e shum sporte të tjera alpine. Për të apasionuarit pas aventurës me makina alpine ka një rrjet të tërë me rrugë malore që lidhin të gjitha bjeshkët e Selitës. Ëmbëlsira për në fund. Selita të ofron një mikpritje  tradicionale, thënë ndryshe, siguri maksimale fizike.

                                          TURIZMI

Kroi I Bardhë
  Shpatet perendimore të malit të Kunorës jan vendburimi I uit të famshëm kurativ të Kroit  të Bardhë. Ky burim rrjedh  buzë  rruges  auto  rurale  që  lidh  rrugën  auto  kombetare  Tiranë – Lurë,  që  nga  Qaf-Mërkurthi  e  deri  ne  Kunorë-Valmorë,  e  gjatë  gjithsej  12 km.  Kroi  I Bardhë   shquhet  për  vlerat  e  tij  kurative. Jan të rrallë ata njerëz  që nuk e kan shiuar, apo dëgjuar për vlerat kurative dhe vendndodhjen mjaft piktoreske të Kroit të Bardhë. Kroi i bardhë buron në një lartësi rreth 1300 m mbi nivelin e detit, nga ku ka një klimë tepër të favorrëshme për pushimet verore, nga ku natyra me mjeshtërinë e sajë ka gdhendur një bukuri që do ta kishin zili edhe alpet Europiane. Uji magjik i Kroit të Bardhë  shëron  shum  sëmundje, si : Gurët në veshka, sëmundjet e mëlçisë, të aparatit tretës, si, ezofagut, stomakut dhe zorrëve, si dhe shum sëmundje të tjera kronike dhe infektive,  kjo  e  vërtetuar  nga  analizat  fiziko-kimike  te  bera  në  shum  laboratore  të  njohura  si  brenda  vendit  ashtu  dhe  në  shtetet  Europiane.  Për  herë  të  parë  vlerat  kurative  të  ujit  të  Kroit  të  Bardhë  jan  zbuluar  nga  Austriakët  gjatë  luftës  së  I-rë  botërore. 
   Për  të  shijuar  ujin  kurativ të  Kroit  të  Bardhë  dhe  pamjet  piktoreske  të  natyrës  gjatë  muajve të nxehtë  të  verës  vijne  dhe  e  vizitojnë  me  qindra  familje nga e gjith Shqipëria, por nuk mungojnë edhe vizitorë Europian dhe ndoshta më gjërë.  Këta vizitorë  i ngrenë kampingjet e tyre në lëndinat me barë e lule të freskëta të spërkatura me vesë dhe që nuk vyshken deri në fund të shtatorit.


         Shpellat,  puset  natyrore  dhe  guvat
 Në brezin malorë të Selitës  ndodhen  shum  shpella, guva  dhe  puse  natyrorë  të  cilat  përveç  vlerave të  tyre  turistike  kanë  edhe  vlera  kurative,  më  të  përmendurat  jan:
   1 . Shpella  e  Shutrejës.  Kjo  shpelle  ndodhet  në  Gryken  e  Selitës  afër  fshatit  Mërkurth,  buzë  rrugës auto kombëtare  Tiranë - Lurë,  kjo  shpellë  shquhet  për  të  veçantat  e  saja, është  në  formë  pusi  natyrorë  dhe  është  e  thellë  mbi 70 m, fundi i sajë zgjerohet së tepërmi dhe  e  pershkon  një  lum  I  vogël  nëntokësorë,  muret  e  saja  i  zbukurojnë  stalaktidet  dhe  stalatnidet me forma nga më mahnitëset.
2 . Shpella  e Mërkurthit (Ndue  Doçit)  e  cila  ndodhet  në  fshatin  Mërkurth  buzë  rrugës auto  Qaf-Mërkurth–Kroi  i  Bardhë-Kunorë-Valmorë.  Kjo  shpellë  është mjaft gjigante  dhe  perbehet  nga  shum  kate  dhe  nënkate  që  e  bejne  mjaft  interesante,  por  me  interesante  e  bejne  stalaktidet  dhe  stalatnidet  e  shume  llojshme  qe  ndeshen  ne  ç’do  cep  te  saj, nga kupat natyrore në formë tasash gjigand që mbledhin ujin e pastër që rrjedh nga tavanet e kësaj shpelle.  Kjo shpellë ka qenë e banuar  në kohët e lashta nga njeriu, kjo e vërtetuar shkencërisht nga zbulimet arkeologjike të kryera nga studiues shpellash (sperologë) dhe arkeologë të huaj dhe vendas, muret e saja jan të zbukuruara me vizatime të ndryshme si, kafshë, duar njeriu etj.  Kjo  është  një  ndër  shpellat  më  interesante të Shqipërisë  për  vizitorët  gjithashtu  edhe  për  studiusit  e  shpellave.
 Përveç  këtyre  shpellave  që  permendëm  më  lart  ka  edhe  shum  puse  natyrorë  me  burime nëntokësore  dhe  pa  burime, por se shumica e tyre është mjaft e pasura me akull dhe borë të përherëhme, po përmendim shpellën e borës në Didhe, që në gjirin e sajë ruan borën e pastër të dimrit edhe në muajt më të nxehtë të verës, shpella e Stërçokëve, po në Didhe, që është një pus natyrorë i thellë afro 400m, deri në nivelin e Urakës, është i pasur me akull shmëvjeçarë që ushqen burimet e Urakës. Të gjitha këto e  bejnë  këtë  zonë  mjaft  interesante  për  tu  vizituar  nga  vizitorë  si  nga  brenda  vendit  ashtu  edhe  vizitore të  huaj.

                                  Malet
   1 . Mali  I  Kunorës.  Ky  mal  ndodhet  në  skajin  më  lindorë  të  Selitës  është  i  lartë  2020 m. dhe  ndan  Selitën  nga  Lura.  Në shpatet  perendimore  të  këti  mali  buron  uji  I magjik kurativ i  Kroit  te  Bardhe  I  cili  shtrihet  në  teritorin  e  komunës  Selitë, ndërsa  në  anën  lindore  të  tij  shtrihen  madheshtorë  liqenet  e  Lurës  që  I  perkasin  komunës  Lurë, tashmë dihet për kapacitetet e tyre turistike.   Shpatet e këti mali jan  mbuluar  me  pyje të harlisura të  ahut,  të  pishës  së  zezë e të bardhë,  te  arnenit  tëbardhë e të  zi,  të  bredhit  etj, ndërsa  maja e këti mali që i kalon të 2000  metrat mbi nivelin e detit është i mbuluar nga kullota alpine.                                                 
2 . Mali  I  Didhes  .  Ndodhet  në anën  lindore  të  qytetit  Kurbnesh  dhe  anën  e  majtë  të  rrjedhës  së  lumut  Urakë,  ka  një  lartësi  mesatare  prej  1200 m, ka  majë  të  sheshtë  të mbuluar me livadhe alpineme dhe pyje pishe, bredhi, arneni dhe ahu,  por  më  interesant  këtë  mal  e  bëjn  gropat  me  prejardhje  akullnajore  që  vendasit  i  quajnë  hurdha  të  cilat  jan  të  shpërndara  në  të  gjith  sipërfaqen  e  tij,  në  livadhet  e  këtij  mali  interes  të  veçantë  paraqesin  bimet  e  lulebores  qe  vendasit  i  quajne  Lule  Zoje, si dhe çaj i malit që është mjaft aromatik dhe kurues për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Didhja ka dhe dy puse të mrekullueshëm natyrorë, shpellën e borës, që ruan si një frigorifer gjigand borën e pastër edhe në muajt më të nxeht të verës, shpella e Stërçokëve, e thellë rreth 400m deri në nivelin e Urakës. Ky pus është i pasur me borë dhe akull të përhershëm, që ushqen pandërprerje burimet e e ftohta të lumit Urakë. Didhja është ballkoni nga ku pushuesit e e shumtë të kroit të Bardhë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë.  Ky  mal  ka  kushte  ideale  per  sporte  dimërore  si  sporti  i  skive  ne  bore  por  edhe  në  verë  ka  kushte  mjaft  të  përshtatëshme  për  sportin  e  skive  në    barë,  si  dhe  të  shum  sporeve  të  tjera  perfshi  sportin  e  hipizmit, të golfit  dhe  të  alpinizmit.

   3 . Mali  I  Valmorit .  Ndodet në  lindje  të  qytetit  Kurbnesh dhe  në  krahun  e  majtë  të  rrjedhës  së  lumit  Urakë  edhe  ky  mal  eshte  i  larte  1200 m  mbi  nivelin  e  detit.  Në  fund  të  shpateve  të  këtij  mali,  në  bregun  e  majtë  te  lumit është  ndërtuar  qyteti  i  Kurbneshit.   Edhe  ky  mal  po  si mali  I  Didhes  një  pjesë  të  siperfaqes  e  ka  të  mbuluar  me  livadhe  dhe  gropa  me  prejardhje  akullnajore,  edhe  këto  livadhe  i  rrisin  Lulet  e  Zojës  (luleborat),  të  cilat  jan  të  rralla  në  florën shqiptare,  por  pjesën  më  të  madhe  e  ka  të  mbuluar  me  pyje  te  dendura  te  ahut, pishës së zezë dhe të bardhe, arnenit  të  bardhë  dhe  të  zi  si  dhe  të  bredhit. Në lëndinat e Valmorit ndodhet edhe Shpella e Fatmirave, një guvë relativisht e thellë dhe mjaft interesante. Por  me  interesant  kete  mal  e  ben  shkembi  I  bardhe dhe me majë të rrumbullakët  që  bie  thikë  poshtë  në  anën veri- perendimore  të  tij,  ky  shkemb  quhet  “Guri  i  Gjonit”, një monument natyrorë që të kujton Sfinksin egjiptian, që i rri rojë e përjetëshme Kurbneshit.
   4 .  Mali  I  Mullit.  Ndodhet  në  anën  veriore  të  qytetit  Kurbnesh  dhe në  krahun  e  djathtë  të  rrjedhës  së  Urakës,  edhe  ky  mal  është  i  lartë  1200 m mbi  nivelin  e  detit,  një  pjesë  të  siperfaqes  e  ka  të  mbuluar  nga  livadhet  ndërsa  pjesën  më  të  madhe  e  ka  të  mbuluar  nga  pyje.  Mali i Mullit të Selitës ka një shtrirje shum të gjërë, që nga mali i Shejtë i Oroshit, fush-Lugjet, Lajthiza e Oroshit e deri në Zepën e Arnit të Kukësit. E gjith kjo sipërfaqe masive është e mbuluar me pye të ahut, bredhit, arnenit etj. Gjith ky maiv pyorë rrit kafshë si: Derrin e egër, kaprollin, dhinë e egër etj.  Edhe  ky  mal  ka  kushte  të  përshtatëshme  për  shum  lloje  sportesh  si  malet  e  tjera  të  Selitës.
   Të  tre  këto  male   e  harkojnë  qytetin  Kurbnesh  në  formë  kurore  dhe  pershkohen  mes  për  mes  nga  lumi  me ujë  të  kulluar  i  Urakes  ku  i  japin  Kurbneshit  një  pamje  mjaft  piktoreske. Lartësia e maleve të Selitës ka një karakteristikë të veçantë nga pjesa tjetër malore, sepse përveç se kan të njëjtën lartësi, por edhe shkallëzimi i lartësive është pothuajëse simetrik (i barabartë). Shtrati i lumit Urakë në Kurbnesh është rreth 600m mbi nivelin e detit, nga shtrati i lumit Urakë ngrihen menjëherë vertikalisht të tre malet në një lartësi po rreth 600m, lartësia e tyre mesatare është 1200m, ndërsa 800m e tjerë të lartësisë ja kan rezervuar malit të Kunorës, Kunora është e lartë 2020m. 

                          KLIMA
            Selita ka klimë që varion, që nga klimë mesdhetare të butë në pjesën perendimore të sajë e deri në klimë të ashpër kontinëntale alpine, pjesa lindore e Selitës. Sasia vjetore e reshjëve në formë shiu e bore varion nga 1500-1700mm shi, temperatura mesatare vjetore është rreth 12.5oc. Ekstremet e temperaturave variojn, që nga -30oc-+35oc. Trashësia e borës varion nga 30cm në pjesën perendimore e deri në 5m trashësi  në bjeshkët e Selitës. Ditët me diell i kalojn të 200-tat, ditët me ngricë, duke marrë mesataren e gjith teritorit jan rreth 90 dit. Maja e malit të Kunorës qëndron e mbuluar me borë deri në nëntë muaj rrjesht.   

                  HIDROGRAFIA

   Në  teritorin  e  Selitës  ndodhen  shum përrej  e  lumej  të  vegjël, këta rrjedhin pothuajëse paralel, në drejtimin lindje-perendim. Selita përshkohet nga dy lugina mjaft të thella, që jan çarje tektonike të përshkuara nga Lumejt Urakë dhe Zalli i Gjoçajve që jan pothuajëse në të njëjtën kuotë dhe që i ndan mali i Valmorit. Lugina e Zallit  të Gjoçajve  është edhe kufiri natyrorë i Selitës me Matin, lugina e zallit  të Gjoçajve është e mbuluar me masive shum të mëdha pyjore që shtrihen që nga Hurdha e Tolles në shpatet perendimore të Kunorës e deri në shpatet e Dejës së Macukullit. Kjo luginë është shpallur park kombëtarë me vendim qeverie në vitin 2007. Por më  i  permenduri  është  lumi  Urakë  i  cili  buron  në  Gryken  e  Selitës  afër  fshatit  Mërkurth  dhe  pasi  pershkon  37 km  e  gjatësisë  së  ti  derdhet  në  liqenin  e  Ulzës.  Ky  lum  ka  ujë të ftohtë të kthjellët  dhe  të  kulluar.  Në gjirin e sajë  Uraka mbarshton  peshkun e famshëm  trofta e egër  me  pika  te  kuqde  i  ujrave  te  ftohta.  Ky  lum  ka  kushte  ideale  për  plazhe  të vegjel  malorë  sepse  rrjedha  e  këti  lumi  ka  shume  gropa  të  mëdha  dhe  të  thella  me  ujë  të  qetë  ku  mund  të  ushtrohet  lirshëm  sporti  i  notit. Gjatë gjith rrjedhës së tij lumi Urakë është i mbuluar nga  drurët e shelgjeve dhe të varenit nga ku ja shton edhe me tepër freskinë.  Në  bregun  e  majtë  te  rrjedhes  së  këti  lumi  është  ndërtuar  qyteti  Kurbnesh. Përveç këtyre lumejve, teritorin e Selitës e  përshkojnë mjaft përrej të mëdhej dhe të vegjël, nga më të përmendurit jan. Zalli i Kthellës së Epër me degët e ti, Prroi i Madh në Lëkundë, Prroi i Rrpeshkut në fshatin Kurbnesh, Zalli i Sheut po në Kurbnesh, si dhe shum gurra dhe kroje me ujë të kulluar dhe të ftohtë, të gjitha burimet e Selitës edhe në verë nuk e kalojnë temperaturën 2-3oc.

1.   Artizanati
  Selitasit  shquhet  për  gdhendjen  e  gurit,  ndrtimin  e  kullave  në  forme  fortifikatash  të  cilat  jan  karakteristikë  e  veçantë  e  trevave  Mirditore.  Këtu  behet  edhe  punimi  artistik  artizanal  i  drurit si: Voza dhe tinarë për  përpunimin e rrushit për verë e raki, djepa për rritjen e fëmijëve, mobilieri artizanale, karrike, tavolina etj. Gratë selitase  jan mjeshtre të përpunimit të leshit, mëndafshit dhe pëlhurës, nga ku prodhojnë veshje kombëtare tradicionale, si për burrat ashtu dhe për gratë.

     HARTA  E RRJETIT  RRUGORË NË SLITË
Rrjeti  rrugorë  në  komunën  Selitë   përbëhet  nga  23 km  rrugë  auto  kombëtare  që  lidhin  Tiranën  me  Lurën,  nga  39 km  rrugë  auto  rurale  që  lidhin  fshatrat  e  komunës  me  qendrën  e  sajë,  me  qytetin  Kurbnesh.  Segmendet  rrugorë  jan  këto:
   1 . Lak  i Krysë – Lëkundë – Bardhaj – Lufaj  12.7 km.
   2 . Kurbnesh -- Bardhaj  4.6 km.
   3 . Qaf-Lak – Kthellë-Epër  3.3 km.
   4 . Kurbnesh–  Zajs  3.4 km.
   5 . Qaf-Mërkurth – Kroi  i  Bardhë – Kunorë-Valmorë  12 km  rruge  rurale, si dhe 3 km rrugë auto brenda fshatrave.
   Gjatësia  e  rrugës auto nga Kurbneshi  për në  qendrën  e  rrethit (Rreshen)  eshte  38 km.

  INVESTIMET Ë BËRA NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE GJATË VITEVE


Nr    Emertimi       Viti     I
imvestimit   Volumi (gjatesia)   Investitori   Shuma  e  investuar   
1   Rruga auto            Lëkundë-Bardhaj   1993-1994   2 km.   F . ZH . SH   26.320 $   
2       Rruga auto                Qaf-Lak – Kthëllë-Epër   1995-1996   3.1 km.          “   33.210 $   
3    Rruga auto            Bardhaj-Lufaj   1998-1999   2.3 km.          “   19.000.000 lek   
4   Rruga  auto          Kurbnesh-Zajs   1998-1999   3 km.   Buxheti I shtetit (pune publike)   3.040.000 lek   
5   Rruga  auto          Kurbnesh-Bardhaj   2004   4.6 km.   F . ZH . SH.   14.000.000 lek   

                                       ENERGJIA                     

   Komuna  Selitë  furnizohet  me  energji  elektrike  nga  hidrocentrali  I  Ulzës  me  linje  direkte  te  tensionit  të  larte  (110 KV),  ka  nje  nënstacion  elektrik  afër  qytetit  Kurbnesh  dhe  mbulon  me  energji  te  gjitha  fshatrat  e Selitës  dhe të  komunës  së  Derjanit  në  rrethin  e  Matit  dhe  një  pjesë  të  fshatrave  të  komunës  Kthellë  të  Mirditës.  Në Selitë ka burime dhe teren mjaft të favorshëm për hidrocentrale të vegjël, si në Kumbull dhe në rrjedhën e Urakës, në Kurbnesh dhe Zajs. Kurbneshi si vend që fryn erë, mund të shfrytëzohet për vendosjen e ventilatorëve për prodhimin e energjisë nga fuqia mekanike e erës, energji që ruan ambientin nga ndohtja.



                              UJËSJELLËSAT
Selita ka rezerva të bollëshme hidrike, kësisoj e bëjnë një teritor me ujësjellësa me kosto të ulët, në  komunën  Selitë  ndodhen  disa  ujësjllësa  por  me  i  madhi  eshte  ujësjellësi  i  qytetit  Kurbnesh  ku  furnizon  dhe  një  pjese  te  fshatit  Kurbnesh,  por  është  shum  i  amortizuar  dhe  ka  humbje  të  medha  në  rrjet.  Për  këtë  ujësjellës  eshte  bërë  edhe  një  projekt  për  rikonstruksionin  e  tij  që  kushton  11.100.000 lek  të  reja.  Perveç  ketij  ujësjellësi  është  ujesjellesi  I  fshatit  Mërkurth  ku  është  bërë  edhe  për  këtë  një  projekt  rikonstruksioni  të  përgjithshëm   që  kushton  8.500.000 lek  të  reja.  Në  projekt  janë  edhe  ujësjellësi  i  fshatit  Kthellë-Epër  rikonstruksion  i  plote  i  ati  egzistues,  si  dhe  ujësjellësi  i  lagjes  Dirrë  po  në  Fshatin  Kthellë-Epër  edhe fshati kumbull  që është në afërsi të vendburimit të Kroit të Bardhë ka ujësjellësin e vet.

                                  TELEKOMUNIKACIONI
Në  teritorin  e  Selitës  jan  të  instaluara  dy  antena  të  telefonisë  mobile,  perkatesisht,  A M C,     V O D A F O N E  si  dhe  albtelekomi  qe  sherben  nepermjet  nje  antene  radio-R. L  dhe                     EA G L E M O B IL E

                                 A R S I M I
   Në  komunën  Selitë  arsimi  shqip  ka  filluar zyrtarisht  që  në  vitin  1923  dhe  nga  koha  në  kohë  eshte  zhvilluar  për  të  ardhur  deri  në  ditët  e  sotme.  Në  Selitë  funksionojnë  4  shkolla nëntëvjeçare  në  fshatra  dhe  një  shkollë  në  qytetin  Kurbnesh.  Në  qytetin  Kurbnesh  ka  funksionuar  edhe  shkolla  e  mesme  e  përgjithëshme.
              Të dhëna nga historiku i arsimit në Selitë, viti 1940.
             (Fondi.   N/prefektura   Mirditë,  dos.  Nr. 19. viti  1940.  A.Q.SH.  Tiranë.)
Nr.   Njësia  administrative   Djem   Vajza   gjithësej   Kapaciteti   Të tjera
1   Kurbnesh   25   20   45   70   
2   Bozhiq  (Bardhaj)   20   15   35   90   
3   Lufaj   30   20   50   60   
4   Lëkundë   30   20   50   100   
5   Zajs   30   20   50   120   
6   Kthellë-Epër   80   50   130   250   
7   Gjoçaj   70   30   100   200   
8   Lami i Madh   25   15   40   100   
     S h u m a   310   190   500   990   
Të dhënat mbi ecurinë e arsimit në komunën Selitë . SHEK  XXI
             Statistika të viteve të fundit
Nr   Viti       Numeri  I  nxenesve   Shuma   Numeri I mesueseve   Shuma   Te  tjera   
      fillore   nentëvjeçarë      Te  mesem   Te larte             
1   2000   198     194   392   12   17   29      
2   2001   185   179        364   10   16   26      
3   2002   179   166        345   10   14   24      
4   2003   151   140        291   10   13   23      
5   2004   121   125        246    9   11   20      
6   2005   103   95      198   9   11   20      

Gjendja ne  sektorin  e  arsimit  është  relativisht  e  mirë,  jan  berë  rikonstruksione  të  përgjithëshme  në  shumicën  e  shkollave, jan ngritur laboratore të informatikës dhe jan lidh me rrjetin e internetit, nga ku edhe nxënësit e Selitës  komunikojnë online me bashkëmoshatarët e tyre nëpër qytete dhe kërkoin ç’të duan në motorin e kërkimit google.

Nr.     E m e r t i m i   Viti i investimit   Volumi   Shuma   lek   e investuar   Investitori   Te tjera
1   Shkolla Kthell-Epër     1998   Rikonstruksion  I  pergjithshem   8.397.436   F . Zh . Sh.   
2   Shkolla  Kurbnesh     1999          “   6.489.751         “   
3   Shkolla  Bardhaj     1999          “   19.500.000   Karitasi Austriak   
4   Shkolla  Lufaj     2000          “   3.670.500   M.A.SH   
                  
                                                 
                                       SHËNDETËSIA

Shërbimi shëndetësorë është i shtrirë në të gjitha fshatrat e Selitës, jan ndërtuar disa qendra të reja shëndetësore si: Qendra Shendetësore e fshatit Lëkundë, e fshatit Bardhaj e fshatit Mërkurth etj. Në qendër të Selitës, në Kurbnesh është ndërtuar një qendër shëndetësore relativisht e madhe, me të gjitha kushtet bashkëkohore. Sponsor gjeneral për ndërtimin e kësaj qendre shëndetësore mjaft të domosdoshme, ka qenë karitasi Austriak nën kujdesin e drejtë për së drejtë të atë Franz Ëinsauer. Personeli mjekësorë është i kualifikuar, shërben edhe një mjek familje.


INFORMACION  MBI  KAPACITETET  E  KOMUNITETIT  DHE  TË  NJËSISË  VENDORE

   Kapacitetet  e  komunitetit  jan  të  shumta  në  shum  fusha  proritare,  si  në:
Turizëm, shëndetësi,  arsim,  kulture,  ndërtim,  por  edhe  në   bujqësi,  blegtori  si  dhe  të  agro-përpunimit  të  produkteve  bujqësore  dhe  blegtorale.  Në  Selitë  ka  mjaft  talente  në  shum  fusha  që  kan  dhënë  kontribut  të  çmuar  në  fushat  që  njohin,  ka  që  jan  bërë  të  njohur  edhe  jasht  vendit.  Por  duhet që në  perberje  të administratës së sajë  komuna  Selitë  duhet që të thithë  intelektualë  të  mirfilltë,  që  me  ndihmën  e  investitorëve  si  nga  brenda  vedit  dhe  të  huaj të  ken  kurajon  ta  çojnë  përpara  këtë  zonë të mirëfilltë turistike.
   Në  zhvillimin  e  qendrueshëm  të  komunitetit. Përveç buxhetit (grandit) të shtetit  kanë  kontribuar dhe kontribojn  shum  organizma  financiarë,  me  kryesoret  jan  keto:
   1 . Banka  Boterore.
   2 . F . ZH . SH.
   3 . Karitasi  Austriak (filiali  Mirditë ).
   4 . Kisha  Katolike  e  Dioqezës  së  Rrëshenit  etj.

                     FLORA  DHE  FAUNA E EGËR
Teritori i Selitës në të gjith hapsirën e tij është i mbuluar nga shumëllojshmëri pyjesh të larta, shkurresh dhe kullotash alpine. Pyjet  jan  te  shumta,  kemi  5894 ha  me  pyje të lartë që  përbëhen  nga:  Pisha  e  zezë  dhe e bardhë.  Ahu,  Arneni  i  bardhë  dhe  i  zi,  bredhi,  dushku, blini, frashëri i bardhë dhe i zakonshëm, mulleza, shkoza e bardhë, palnja etj. Nga pyjet e ulta kemi, që nga shkurret mesdhetare, si, shqopa, mareja etj dhe shkurret e zakonëshme si, shkoza etj. Në Selitë rriten edhe pemë frutore të egra si: Kumbulla e egër, molla e egër, lajthia, thana, manaferat, mjetrat, këto të fundit rriten vetëm në livadhet alpine të bjeshkëve të Selitës. Në të gjith hapsirën pyjore të selitës rritet në masë të madhe luleshtrydhja e egër.  Në hapsirën pyjore të Selitës, që nga zonat e ulëta e deri në livadhet alpine rriten një shumëllojshmëri lulesh që lulëzojnë që nga fillimi i marsit e deri në fund të shtatorit. Kurorën e mbretëreshës në gjith këtë mori të pa fund lulesh, padyshim e mban lulebora (Lulja e Zojës). Këto lule vizitohen nga qindra lloje fluturash shumngjyrëshe dhe nuk mund të lëmë pa përmend mikun kryesorë të luleve që është bleta. Në  pyjet  e  Selitës  rriten  një  shumllojshmëri  e  madhe  e  kafshëve  të  egra,  më  të  permendurat  jane: Ariu  i  murrëm,  dhia  e  egër,  derri  i  egër,  kaprolli,  lepuri, ujku, dhelpra, macja e egër, shqarthi, iriqi, vjetulla  etj.  Këtu ka  edhe  shum  shpend  të  egër si:  Thëllënxa,  pëllumbi,  shqiponja, skifteri, mulenjat e zeza dhe të bardha, gjeli i egër, kukuvajka, grifsha, qukapiku, qyqja etj, nga zogjtë  po përmendim, bilbili, gardalina, gushëkuqi, kanarina, zogu i peshkut etj. Ujrat e ftohta e të kristalta të Urakës popullohen nga peshku, trofta e egër me pika të kuqe, që nuk bashkëjeton me as një llojë tjetër peshku, pra është etnikisht i pastër.
Bimë  industriale  etero-vajore  aromatike si: Trumza, lisna (zhumrica), mentja, lulja e gjarpërit, frutat e dëllinjës së kuqe dhe të zezë etj. Nga   bimet  mjeksore gjenden masivisht, aguliçja, lule njëmijëfletëshe, lule murrizi, lule shtogu, balsami,  çaj i malit, salepi, lulja e  blirit  të  egër,  të  bardhë  dhe  të  argjendë etj.

   I DASHR VIZITOR! JA PSE DUHET TA VIZITOSH SELITËN



   

   

« Ndryshimi I Fundit: Dhjetor 24, 2009, 04:52:13 PD nga Preng Gjikola » Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!