Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 10:20:47 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Ne prag te Boterorit 2010  (Lexuar 1520 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #5 : Prill 09, 2010, 12:35:45 MD »

Al Kaeda kërcënon me sulme Botërorin 2010
Al Kaeda kërcënon se do të kryejë sulme në kampionatin Botëror të Futbollit që do të mbahet këtë vit në Afrikëne Jugut.
Rrjeti televiziv Cbs ka publikuar sot lajmërimin e postuar në internet nga ku Bin Laden njofton se qëndër sulmesh suprizë do të jenë pikërisht ndeshjet e SHBA-ve, Anglisë, Francës, Gjermanisë e Italisë.
«Do të jetë një suprizë e vërtetë kur në stadiumin e mbushur plot me spektatorë në ndeshjen SHBA-Angli që do të transmetohet direkt do të dëgjohet një zhurmë eksplozivi dhe më pas do të ketë dhjetra ose qindra kufoma”, lexohet në mesazhin në internet.
Ndeshja mes SHBA dhe Anglisë i përket grupit C dhe do të lihet në stadiumin e Rustenburg më 12 Qershor.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #4 : Dhjetor 05, 2009, 12:18:40 PD »

Shorti, reagimet e para, Dunga: Grup i “vdekjes”
Trajneri i Brazilit Karlos Dunga e ka quajtur “grup vdekje” grupin G, ku bëjnë pjesë veç skuadrës së drejtuar prej tij edhe Bregu i Fildishtë, Portugalia e Koreja e Veriut. Brazilianët, 5 herë kampionë të botës, do të ndeshen me Portugalinë e Kristiano Ronaldos dhe Bregun e Fildishtë të Didier Drogba, ndërsa Koreja e Veriut do të mundohet t’i prishë punë ndonjërës prej këtyre 3 superfuqive. “Grupi ynë është më i vështiri, - deklaroi trajneri i Brazilit Karlos Dunga. – Gjithsesi, skuadrat kanë një nivel aq të përafërt me njëra-tjetrën sa nuk ka më ndeshje të lehta. Sfida me Portugalinë do të jetë si Brazili A kundër Brazilit B, pasi ka shumë brazilianë që luajnë me kombëtaren luzitane”, shtoi ai. Shorti ka qenë i mëshirshëm me Anglinë e Kapelos, që e ka vendosur me Shtetet e Bashkuara, Algjerinë dhe Slloveninë. “Asnjë prej ndeshjeve që duhet të luajmë nuk është e lehtë, - tha Kapelo. – Algjeria mundi Egjiptin, kështu që nuk është e lehtë. Gjithnjë ka patur grupe që duken të lehtë, por në fund komplikohen”. Edhe për Devid Bekham, asgjë nuk është e lehtë. “Është grup interesant, në Kupën e Botës asnjë ndeshje s’është e lehtë. Gjithsesi, jemi të nderuar që marrim pjesë në këtë eveniment”, deklaroi Bekham. Ndërkohë Italia kampione bote ka rënë në një grup të lehtë me Paraguajn, Zelandën e Re dhe Sllovakinë. “Mund të kishte shkuar më keq, - deklaroi trajneri italian Marçelo Lipi. – Kam shumë respekt për kundërshtarët tanë, por natyrisht që ky është një grup i kalueshëm”, shtoi ai. Ndërsa, Gjermania nuk do ta ketë edhe aq të lehtë, pasi shorti e vuri në një grup me Australinë, Serbinë dhe Ganën. Gjermanët fituan 6-1 ndaj ganezëve në ndeshjen e vetme mes tyre më 1993, por tashmë afrikanët janë ekip tjetër. “Tani ata ndodhen në një fazë tjetër, janë të disiplinuar dhe me mentalitet ndryshe, - tha tekniku i Gjermanisë Joakim Lëv. – Ganezët kanë shumë dhunti teknike, gjë që i bën të rrezikshëm”. Gjithsesi, Gjermania duhet thënë se nuk ka humbur asnjë ndeshje në grup që prej asaj të vitit 1986, 0-2 me Danimarkën.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Dhjetor 01, 2009, 12:25:50 MD »

Irlanda kërkesë FIFA-s: Ne, skuadra e 33-të në Botëror
IRLANDE- Irlanda nuk ka hequr dorë nga vajtja në kampionatin botëror dhe për këtë i ka bërë një letër zyrtare FIFA-s, ku kërkon të jetë skuadra e 33-të. Një fakt i tillë është pohuar nga vetë presidenti Sep Blater që nga Johanesburgu i Afrikës së Jugut. Kreu i futbollit botëror ishte në një seancë dëgjimore përballë qindra delegatëve, në prag të hedhjes së shortit për fazën në grupe të Kupës së Botës. “Irlandezët e kuptuan se ndeshja nuk mund të përsëritet, pasi për disa kohë kanë qenë anëtarë në bordin drejtues të FIFA-s, - deklaroi Blater. - Rregullat e futbollit janë 124 vjeçare dhe vendimi i arbitrit është gjithnjë ai që vendos. Irlanda nuk ka ka kërkuar as dënimin e Henrisë dhe as atë të arbitrit, por na ka kërkuar që të jetë skuadra e 33-të e Botërorit. Do të ketë një mbledhje për këtë”, konfirmoi Blater. Gjithsesi, duket shumë e vështirë që FIFA, kjo edhe për arsye formati, të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse. Blater ka kërkuar gjithashtu që futbollistët të tregojnë pak më shumë respekt për rregullat në finalet e Kupës së Botës, ndërsa pranoi se sistemi aktual i kualifikimeve ka shumë gabime dhe si i tillë do të rishihet për Botërorin e ardhshëm. “Pas asaj çfarë ndodhi në Francë-Irlandë të gjithë pyesin nëse futbolli ka “fair play” apo jo. Më duhet të them se ka pak respekt nga futbollistët për lojën dhe ndershmërinë, pasi të gjithë kërkojnë të mashtrojnë me të gjitha mënyrat”, tha presidenti i FIFA-s. Në konferencën disa orëshe ai u shpreh se Afrika e meritonte të organizonte një kampionat botëror. “Një nga këngëtarët më të mëdhenj në botë, Bono i U2 më tha se kjo që po bëj për Afrikën është drejtësi. Ne i besojmë Afrikës dhe besoj se do të jetë një Botëror i shkëlqyer”, tha kreu i FIFA-s. Blater deklaroi gjithashtu se nuk do të kërkojë ndalimin e pipëzave dhe trumpetave që përdorin tifozët afrikanë gjatë ndeshjeve dhe që krijojnë një zhurmë të bezdisshme. Më tej, ai shprehu sërish qëndrimin e tij kundër përdorimit të teknologjisë në futboll, ndërsa u shpreh se që në Botërorin e ardhshëm mund të dyfishohen arbitrat anësorë.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Tetor 13, 2009, 01:07:57 MD »

Botërori Afrikë 2010. Disa shtete fitojnë kualifikimin, Turqia mbetet në shtëpi


Gjermania, Danimarka, Serbia e Italia, u janë bashkuar Anglisë, Holandës e Spanjës, pasi të shtunën e kanë siguruar edhe matematikisht kualifikimin për në Botërorin, Afrika e Jugut 2010. Turqia mbeti në shtëpi, ndërsa në ndeshjet e fundit kualifikuese do të vendoset se kush do t’u bashkohet turqve, Portugalia apo Suedia.
Kështu gjermanët u kthyen me sukses të plotë nga udhëtimi i tyre në Rusi. Sulmuesi i Bayern Munchen, Miroslav Klose, ia siguroi fitoren minimale 1:0 gjermanëve, të cilët e përfunduan Grupin 4 në pozitën e parë. Rusët do të luajnë në ndeshjet e barazhit.

Danezët do të fluturojnë për në Afrikën e Jugut falë fitores ndaj Suedisë. Me golin e shënuar në minutën e 79-të, Poulsen ia siguroi një vend për në Botëror danezëve. Tani, Zlatan Ibrahimoviç dhe shokët e tij kanë mbetur në mëshirën e fatit, pasi që Portugalia i ka kaluar në tabelë.

Portugezët e mposhtën Hungarinë dhe në ndeshjen e fundit kanë punë me Maltën. Në rast se fitojnë, Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët do ta kenë mundësinë që të luajnë në ndeshjet e barazhit.

Në Grupin 7, Serbia dhe Franca ia dhanë nga një pesëshe Rumanisë dhe Ishujve Faro. Serbët e siguruan kualifikimin, ndërsa Transalpinët do të luajnë në ndeshjet e barazhit.

Hap të rëndësishëm bëri edhe Zvicra e Valon Behramit e Blerim Xhemajlit, e cila e mposhti Luksemburgun falë dygolëshit të mbrojtësit Senderos. Mirëpo, katërgolëshi i Gekas kundër Letonisë, e mbajti gjallë shpresën e Greqisë për të përfunduar e para në Grupin 2. sidoqoftë, zviceranëve iu nevojitet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit, për ta siguruar kualifikimin edhe matematikisht.

Në Grupin 5, Spanja, tashmë e kualifikuar, e radhiti fitoren e nëntë rresht në Armeni, derisa Bosnja, falë fitores në Estoni me golat e Dzeko e Ibisevic, e siguroi një vend në play-off. Turqia humbi nga Belgjika dhe mbeti në shtëpi.

Anglia e Fabio Capellos, e pamotivuar, e pësoi humbjen e parë nga Ukrainas e Shevchenkos, e cila momentalisht u ngrit në pozitën e dytë (para Kroacisë), e cila ia siguron një vend në ndeshjet e barazhit.

Alberto Gilardino shënoi gol në minutën e 90-të për Italinë në barazimin 2:2 kundër Irlandës, për t’ia siguruar kampionëve aktualë të botës kualifikimin direkt në Botëror. Kurse, irlandezët duhet të kënaqen me vendin e dytë, përkatësisht në ndeshjet e barazhit.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Tetor 11, 2009, 08:50:46 PD »

Danimarka në Botëror, Suedia mbetet jashtë

• Goli vendimtar i ndeshjes është shënuar në minutën e 79-të nga mesfushori i Juventusit Kristian Poulsen, që i ka ngjitur danezët në kuotën e 21 pikëve

 Danimarka ka siguruar matematikisht kualifikimin për në Botërorin e Afrikës së Jugut, duke fituar 1-0 në derbin skandinav përballë Suedisë. Goli vendimtar i ndeshjes është shënuar në minutën e 79-të nga mesfushori i Juventusit Kristian Poulsen, që i ka ngjitur danezët në kuotën e 21 pikëve. Suedia kishte nevojë për një fitore në Kopenhagen, por ekipi i Morten Olsen ka luajtur thjeshtë dhe në fund është shpërblyer. Me humbjen e mbrëmshme Suedia u ka dhënë fund shanseve për të zënë një vend në zonën plejof, vetëm nëse Portugalia do të gabojë përballë Maltës në ndeshjen e së mërkurës. Një gjë e tillë do të thotë se skuadra suedeze do të luajë thuajse e pamotivuar në takimin e së mërkurës përballë Shqipërisë. Sa i përket Danimarkës, ajo ka qenë skuadra më stabël e edicionit, duke arritur 6 fitore dhe 3 barazime dhe duke mos regjistruar asnjë humbje. Të mërkurën ajo pret Hungarinë
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Tetor 10, 2009, 03:31:27 MD »

Gjermania siguron kualifikimin në Botëror, fiton 1-0 ndaj Rusisë

Gjermania bëri të heshtë stadiumi i Moskës, duke fituar 1-0 ndaj Rusisë dhe duke siguruar kualifikimin për në Botëror. Skuadra gjermane luajti për 10 minutat e fundit të ndeshjes me 10 vetë, por gjithsesi arriti të administronte rezultatin.

MOSKE- Gjermania siguroi një biletë në finalet e Botërorit 2010, pas fitores 1-0 ndaj Rusisë në Moskë. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv e ka çuar në 4 pikë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Rusia e Hidink, kur duhet edhe një ndeshje për të përfunduar fazën në grupe. Sfida në Moskë, e vlefshme për grupin 4 nuk ka qenë aspak e lehtë për 3 herë kampionët e botës, teksa në stadium ishin 75 mijë tifozë si edhe krerët e shtetit rus. Vendasit patën një mundësi të mirë me Bistrov pas gjysmë ore lojë, ndërsa në minutën e 35-të Miroslav Klose zhbllokoi shifrat pas një pasimi të Mesut Ozil. Gjermania më pas është munduar të kontrollojë gjithçka, por në pjesën e dytë rusët patën disa mundësi të mira, me Bistrov dhe Pavliçenkon, por pa mundur të shënojnë. Gjermanët i luajtën 20 minutat e fundit me 10 vetë, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga mbrojtësi i Hamburgut Zheremi Boateng. Në fund, gjyqtari Masimo Busaka i mohoi një penallti të pastër rusëve.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!