Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:24:05 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: K A N U N I  (Lexuar 1131 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Preng Gjikola
Global Moderator
Newbie
*****
Postime: 13


Shiko Profilin Email
« : Tetor 11, 2009, 12:47:56 PD »

Nga Preng S. GJIKOLAJ

                         NË EMËR TË KANUNIT.  APO…?  TË KAOSIT

Njerëzimi rrugëtoi nëpër shekuj e mijëvjeçarë me dëshirën e mirë për zhvillim dhe komoditet në të gjitha fushat dhe për të pasur një udhërrëfyes për ta drejtuar nëpër binarët që do të shtroheshin nga njerëzit të cilët përbënin elitën e shoqërisë njerëzore. Edhe kombi shqiptarë rrugëtoi nëpër shekuj e mijëvjeçarë po me dëshirën e mirë për zhvillim, komoditet, kulturë e qytetërim, gjë që e arriti ka mbi katërmijë vjet qytetërim dhe komb shtetformues. Shtrimi i binarëve për lëvizjen e trenit të kombit shqiptarë kaloi shumë peripeci të cilat u stimuluan nga kushtet dhe pozita  ku shtrihej hapsira gjeografike ku jetonte dhe vazhdon të jetojë kombi shqiptarë. Binarështruesit  shqiptarë nëpër shekuj u përballën me të gjitha vështirësitë që mund të shfaqen në rrugët e pashkelura nga njerëzimi, por që kjo është një fenomen i pashmangshëm natyrorë, gjë që koha kërkoi që binarështruesit të kishin një udhërrëfyes që do të mund ti drejtonte  këta të fundit me dinitet dhe largëpamësi nëpër shtigjet e pashkelura të kohës. Kombi shqiptarë  gjatë shekujve e mijëvjeçarëve u sulmua dhe u masakrua nga shum kombe të paqytetruara, por që kërkonin që të shtrinin sundimin e vet në teritoret që lakmonin. Kombi shqiptarë si një komb me dinjitet dhe i pa nënshtueshëm, kësisoi i pa asimilueshëm arriti të mbijetojë nëpër shekuj e mijëvjeçarë, me identitet dhe dinjitet, gjithësesi kjo falë elitës së tij që për mbijetesë formoi shtet paralel me pushtetin e pushtuesëve. Tradita shqiptare për shtet paralel për të mos e njohur pushtetin e pushtuesit edhe në kohët moderne dha rezultat trumfues në Kosovë, ku pas tetëmbëdhjetë vjet shtet paralel me okupatorin Serb, u arrit që të legalizojnë shtetin e tyre të pavarur dhe sovran.
Legalizimi i një ligji të njësuar u arrit të bëhej realitet nga pinjolli i familjes princërore të Dukagjinëve, pra nga i mirënjohuri Lekë Dukagjini, ku ky i fundit mblodhi me kujdes dhe me profesionalizëm të gjitha të drejtat zakonore të Shqipërisë së veriut dhe sidomos të malësisë së saj që është edhe simboli i rezistencës dhe i identitetit tonë kombëtarë. Lekë Dukagjini mblodhi me kujdes të drejtat zakonore pothuajëse të të gjitha  krahinave të veriut të trashëguara në shekuj e mijëvjeçarë, duke i përpunuar dhe pasuruar në mënyrë profesionale (juridike), mund të quhet me plot të drejtë kështu, duke i përmbledhur në një kod të vetëm që e mori emërin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, fjala knun vjen nga fjalori i greqishtes së vjetër, “kanon”, që në shqip do të thotë, “ligjë”. Kanuni i Lekë Dukagjinit u bë shum shpejt udhërrëfyesi i shoqërisë shqiptare, kështu duke u shkëputur nga ligjet dhe fermanet e mbretërve dhe sulltanëve që sunduan Shqipërinë për gati pesëqindvjet rrjesht. Fuqinë e tijë ligjore kanuni i Lekë Dukagjinit e ka shtrirë që nga trvat e Mirditës që ka qenë epiqendra e interpretimit  në mënyrë të përpikët të kanunit, trevat e Dibërs, e gjith Shqipëria veriore përfshi edhe Shkodrën, e gjith Kosova dhe pjesa më e madhe e trojeve shqiptare që jan nën juridiksionin e Maqedonisë së sotme.
Në kanun jan përpiluar me kujdes të gjitha fushat ku mbështetet aktiviteti  jetësorë  njerëzorë, duke filluar që nga  aktiviteti ekonomik, që në kanun identifikohet me arën, mullinin, vathin dhe kopshtin. Nga aktiviteti shpirtërorë e kulturorë që në atë kohë identifikohej me kishën katolike, sepse në atë kohë i gjith kombi shqiptarë ishte i krishterë, sepse islamizimi i kombit shqiptarë ka filluar në fund të shekullit të XVI-të ose në fillimet e shekullit të XVII-të dhe më kryesorja është aktiviteti administrativ, politik dhe social, nga ku shtjellohet në një pjesë të konsiderueshme të kanunit. Në këtë pjesë të kanunit shtjellohen në mënyrë të detajuar, që nga ndarja administrative e teritorit, përbërja e qeverisë vendore dhe përfaqësimi në këtë qeverisje vendore e të gjitha shtresave shoqërore që përbënin shoqërinë njerëzore të asaj kohe, duke filluar nga prijësit e bashkësive lokale që më vonë u quajtën bajraqe dhe prijësit e tyre u quajtën bajraktarë, pleqtë që përfaqësoheshin nga fisnikët,  njerëzit e ditur, të pasurit  dhe strapleqt që përfaqësonin shtresat e ulta të shoqërisë së asaj kohe. Në aktivitetin social shtjellohen me imtësi të gjitha marrdhëniet njerëzore, që nga mardhëniet brenda familjes që përbënte dhe vazhdon të përbëjë qelizën (bazën e jetës) të shoqërisë njerëzore shqiptare e më gjërë e deri tek mardhëniet në mes fshatërave e bajraqeve. Pjesa më e prapambetur e kanunit është shtjellimi i figurës së femrës, por duhet patur  parasyshë se niveli kulturorë i shoqërisë shqiptare dhe më gjërë ishte i një niveli shum të ulët dhe po të kemi parasyshë se familja shqiptare ishte patriakale, pra përbëhej nga shumë kunorë, ku shpia administrohej nga i zoti i shpisë që ishte mashkull dhe kishte tagër në të gjitha fushat e aktivitetit jetësorë të familjes dhe nga e zonja e shtëpisë, por kjo e fundit kishte tagër shum të kufizuar. Po vijmë tek pjesa më e prekëshme për shoqërinë njerëzore, tek ndëshkimet në rast të shkeljes së normave të shoqërisë njerëzore të  vendosura në kanun, ku mund të përmendim, vjedhjet, fyerjet, përdhunimet dhe vrasjet.
Në shekullin e XXI-të që sot po jetojmë, në Shqipëri kan marrë përmasa të frikëshme ngujimet e grave dhe të fëmijëve, gjoja në emër të kanunit. Vrasjet, që nga vrasjet për motive të dobëta që vijnë nga sherret e çastit më shum nën efektin e alkoolit, nga vrasjet për grabitje dhe vrasjet për nder që përfshin, vrasjet për rrëmbimin e femrave për ti shfrytëzuar për përfitime ekonomike (prostitucioni), për përdhunime, etj. Por çdo vrasje ka kundërveprimin e vet, pra gjakmarrjen, ku shqiptarët e anashkalojnë shtetin pavarsisht se është shtet i shqiptarëve, që e mbajnë me taksat e tyre dhe nuk i njohin burgimet që jep ligji shtetërorë. Për rrjedhojë kundërveprimi ndaj këtyre krimeve njerëzore po trajtohet, jo sipas së drejtës kanunore por sipas instiktit hakmarrës në gjendje emocionale, që në shoqërinë shqiptare kjo gjendje zgjat shum, me vite të tëra, pavarësisht se në kanun, që është shkruar ka mbi pesëqind vjet më parë, gjendja emocionale duhet të zgjasë deri në njëzetë e katër orë. Shqetësimi më i madh është që po shëndërrohet në epidemi ngujimi i grave, i fëmijëve dhe i të afërmëvë që nuk jetojnë ndoshta me vite të tëra me dorërasin (kriminelin), gjoja në emër të kanunit. Me të vërtetë në kanun thuhet: “Gjakun e lanë edhe fëmija i djepit”, kjo për ti tërhequr vemendjen familjes së kriminelit se ke bërë një krim dhe se duhet të penalizohesh për këtë që ke bërë, por kjo nuk do të thotë se duhet të vriten fëmijët që në djep, por kanuni e përcakton qartë se gjaku merret vetëm kur vritet mashkulli që është rritur dhe është i aftë ta mbajë dhe ta përdorë vetë armën, ndërsa po u vranë gratë dhe fëmijët e mitur, nuk ke marrë gjakun, por  sipas kanunit ke ra në gjak. Në kanun përcaktohet qartë edhe konvertimi i gjakut, në para ose  mallë, ku edhe këtu gratë penalizohen ku gjaku i gruas është sa gjysma e gjakut të burrit, por kanuni gratë dhe fëmijët  i liron nga ngujimi, pra kjo kategori e brishtë e shoqërisë njerëzore mbrohet rreptësisht nga kanuni i vërtetë i Lekë Dukagjinit. I preka këto fragmente nga kanuni për parantezë. Kanuni i Lekë Dukagjinit që ka hyrë në fuqi ka mbi pesëqind vjet, sot në shëkullin e XXI-të po keqinterpretohet ose më sakët po denigrohet dhe po bëhet një gangrenë e pashërueshme në shoqërinë e sotme shqiptare, kjo pasojë me përmasa tragjike vjen si shkak i kalimit të shoqërisë shqiptare për një kohë shum të gjatë nën një diktaturë  të egër ku çdo gjë mohohej, deri edhe Zoti.
Sot me interpretimin e kanunit po merren më shum ata që e mundën Lek Dukagjinin, ata që e grisën kanunin dhe vranë në emër të ligjit, të ati ligji që e shkruan pa pyetur njeri, por sipas instiktit të tyre ku ata ishin gatuar, ata po e iterpretojnë tamam si në kohën e tyre kur e interpretonin për ta mundur atë. Një regjim diktatorial për ta mbajtur sa më gjatë pushtetin gjëja e parë që bëjnë kur vijn në pushtet është, mohimi i çdo gjëje ligjore, nga ku kombin që e sundojn në fillim e tjetërsojnë, më pas e shfytyrojnë dhe në fund e denigrojnë duke e kthyer në një rrobot gjigand  ku i instalojnë vetëm një program, atë të përuljes ndaj pushtetiti, të punuarit pa fjalë dhe ku pronën e shpallin armikun më të egër. Pasojat post diktatoriale që po përjeton shoqëria shqiptare, jan tragjike, po humbin shumë jetë njerëzore të pafajshëme, po ngujohen shum gra e fëmijë, deri edhe pushtetarë,  për rrjedhojë po shtohen me përmasa të frikëshme analfabetët, këta analfabetë po shtohen jo si rezultat i rënies së interesit për tu arsimuar, por si rezultat i detyrimit me forcë , pra një segment drastik diktatorial, për të paguar haraç për fajet e të rriturëve. Për ti prerë rrugë këti fenomeni anti njerëzorë, që nuk është i mbështetur as në ligj dhe as në kanun, por mund të quhet me plot të drejtë kaos, duhet të merren një sërë masash drastike nga shum organizma. Duke filluar nga instituti i historisë, arkivi i shteti, etj,  për të hulumtuar në mënyrë shkencore dhe për të nxierrë në dritë ligjet e vërteta të kanunit të Lek Dukagjinit, fakulitetet juridike dhe organizmat e tjerë të jurisprudencës për të bërë interpretimin shkencorë e profesional të paanshëm të kanunit. Është për të ardhur keq që në faultetet tona të jurisprudencës po studiohen ligjet antike të Egjiptit të lahtë, të Babilonit e Romake dhe anashkalohet kanuni i Lek Dukagjinit, një kod ligjorë që ka drejtuar kombin tonë për afro pesëqind vjet me radhë, paçka se kanuni i Lekës po studiohet në shum universitete më në zë Europiane e më gjërë, madje edhe në Japoni po studiohet kanuni i Lekë Dukagjinit dhe po shkruhen libra me temë studimore për të. Gjithsesi, për sa tham më lart kanuni i Lekë Dukagjinit mbetet një thesarë i pa çmueshëm në fondin etno-kulturorë të kombit shqiptarë, por jo me interpretime sipas dëshirës së njërit apo tjetërit,  apo sipas dëshirës së disa pseudostudiusëve, që dikur e mundën Lekë Dukagjinin dhe që ia grisën kanunin, që për të bërë të mundur shitjen e librave ose më sakët, të fletushkave të tyre të pa vlera, po bëjnë një dëm të pariparueshëm në brezat e rinisë dhe brezat e ardhshëm. Por duhet  një interpretim shkencorë e profesional, që nga instituti i historisë, arkivi qëndrorë i shtetit, fakultetet e jurisprundencës e deri tek etnografët e juristët më në zë të kombit shqiptarë.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!