Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 08:20:48 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Shqiperia ben kerkese qe te kthehen eshtrat e Nene Terezes.  (Lexuar 954 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Tetor 18, 2009, 12:53:25 MD »

   
Nënë Tereza, Dita e Lumturimit kujtohet me aktivitete.



TIRANE- Në kuadër të festimeve me rastin e “Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës”, më datë 19 tetor 2009, një sërë aktivitetesh janë organizuar nga Ministria e Kulturës. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor do të organizojë në paraditen e kësaj dite një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilën do të interpretojnë solistët më të mirë. AQSHF, si çdo përvjetor do të organizojë edhe këtë vit në kuadër të manifestimit “Shën Tereza e Shqiptarëve” shfaqjen e dy filmave dokumentarë në kinemanë e institucionit në datat 16 dhe 20 tetor 2009. Në këtë kuadër, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Kardinali i parë shqiptar” mbi figurën e Mikel Koliqit. Publiku do të mund të vizitojë 6 sallat e linjës së GKA dhe njëkohësisht dhe ekspozitën fotografike “Jordi SOCIAS”,falas. Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve do të performojë të gjitha gjinitë artistike që zhvillohen në këtë qendër.


* Nene Tereza.jpg (30.5 KB, 215x170 - shikuar 111 here.)
« Ndryshimi I Fundit: Tetor 18, 2009, 12:55:18 MD nga Edmondi » Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Tetor 12, 2009, 07:08:04 PD »

India: Eshtrat e Nënë Terezës në Tiranë? Kërkesa, turp

Zyrtarë të lartë të qeversisë indiane, të Misionit bamirës si dhe akademikë e quajnë poshtërsi dhe të papërshtatshme kërkesën e qeverisë shqiptare. "Për sa kohë që ata ishin komunistë, nuk e pranuan Nënë Terezën. Ajo letër duhet hedhur në mbeturina" Version multimedial i ketij lajmi

NJU DEHLI- India nuk fsheh indinjatën e saj të thellë dhe irritimin ndaj deklaratës së kryeminsitrit shqiptar Sali Berisha mbi kërkesën për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Tiranë.

Qeveria shqiptare ende nuk i ka bërë një kërkesë zyrtare Indisë por në një konferencë për shtyp, pak ditë më parë Berisha deklaroi se planifikonte që eshtrat e Nënë Tereyës të kthehen në atdhe në gushtin e ardhshëm, kohë që përkon dhe me 100 vjetorin e lindjes së saj.

Mediat indiane citojnë zyrtarë të lartë të qeversisë së këtij vende, zyrtarë të Misionit bamirës të Nënë Terezës si dhe intelektualë e akademikë të cilët e quajnë të pandershme dhe të papërshtatshme kërkesën e shqiptarëve.

Misioniari i misionit humanitar Nënë Tereza, prifti salesian Robin Gomes thotë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë për transferimin e eshtrave të Nënë Terezës në vendin e saj të lindjes dhe nuk mund të komentojë .

Por shton se Drejtuesit e urdhrit të Nënë Terezës, nuk do të ishin dakor për kërkesën e trasferimit të eshtrave jashtë varrit të saj, i cili është i vendosur në një dhomë në bodrumin e Shtëpisë së Nënë Terezës.
“Nuk do të ishte e ndershme të lëvizësh eshtrat nga ai vend” thotë Gomes duke shtuar se mengjithëse nobelistja është shqiptare, kërkesa nuk është e përshtatshme.

Ai gjithashtu vërejti se që kur Nënë Tereza ishte një shtetase indian, qeveria nuk do të pajtohej për kërkesën për transferim jashtë vendit.

Reagon dhe qeveria indiane. Në një deklaraëtë të publikuar të dielën shkruhet se ajo pritet të konsultohet përpara se qendra të marrë një vendim përfundimtar.

Motra Christie, zëdhënëse për Misionaret e Bamirësisë, nuk pranoi të komentojë duke thënë se askush nuk kishte rënë në kontakt me organizatën në lidhje me këtë çështje.

Sekretari i brendshëm në qeveri thotë “Është shumë e vështirë që Qendra t’i kërkojë së qeverisë së shtetit të dërgojë mbetjet në atë vend”

Intelektualët, në anën tjetër, reagojnë ashpër mbi një kërkesë të tillë nga qeveria shqiptare.

"Për sa kohë që ata ishin komunistë, nuk e pranuan Nënë Terezën. Tani ata vijnë me këtë kërkesë. Ajo letër duhet të hidhet në shportat e mbeturinave” tha Sunil Gangopadhyay, presidenti i Akademisë së Sahitya

Edhe regjisori Gautam Ghosh gjithashtu shprehu ndjenja irrimiti-  "Është poshtërsi. Nënë Tereza punoi gjithë jetën e saj në Kalkuta dhe ishte një shtetase indian. Si mund të pretendojnë ato tani.Është e çuditshme që kjo të jetë një kërkesë zyrtare, "tha ai.

Qeveria vendosi të kthejë në Shqipëri eshtrat e Mbretit Ahmet Zogu ndërsa premtoi kthimin e eshtrave dhe të Fan Nolit dhe Mit'hat Frashërit.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!