|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #1 : Dhjetor 14, 2009, 07:20:06 PD » |
|
Reshjet e borës, probleme në fshatra të thella malore TIRANE-Reshjet e deborës vazhdojnë të vështirësojne situatën në rrugët rurale kryesisht në rrethet veriore të vendit, ndërsa nuk raportohen probleme në rrugët kombëtare. Nga temperaturat e ulta reshjet e deborës që vazhdojnë prej dy ditësh kanë krijuar ngrica.
Qarkullimi është në vështirësi në aksin Pukë- Fushë Arrëz, në dishezën e Plepit, por edhe në Qafën e Malit. Me problematic është Qafa e Malit ku qarkullimi paraqitet për mjetet e tonazhit të lartë, të cilët e kanë të pamundur lëvizjen kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit.
Në qarkun e Dibrës problematike mbeten disa komuna, nëpër rrugët rurale të të cilave qarkullimi vështirësohet si shkak i rrugëve të vjetra, ku ngricat dhe reshjet e borës mbushin gropat e shumta duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve. Për rrjedhojë, Komuna e Lurës, Kalaja e Dodës, Komuna Selishtë, dhe fshati Ternovë gjënden të bllokuara si shkak i borës që ka shkuar sot në 30 cm, ndërsa në Tërnovë mbi 70 cm. Korrespondenti ynë atje raporton se rrugët nacionale nuk shfaqin probleme.
Në Mirditë, situata problematike është në fshatrat e thella të komunave të Fanit, Rrosh dhe Kacinar, ku trashësia e borës arrin në 25- 30 cm. Mësohet se nuk ka bllokim të rrugëve nacionale të cilat mirëmbahen duke hedhur vazhdimisht skorie e kripë.
Probleme në qarkullimin e automjeteve ka në autostradën Durres- Kukës, në aksin Rrëshen- Fierzë, pikërisht në zonën e Fanit, ku shtresa akulli përbëjnë rrezik për lëvizjen e automjeteve.
Ndërsa në Kukës, vazhdon të jetë e bllokuar komuna Arrën, por probleme ka dhe në komuna të tjera të thella si Zapod, Grykë Caj, në aksin Kukës- Shishtavec i cili është i kalueshëm por me zinxhirë.
|