Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 05:12:19 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Bie debora e pare.  (Lexuar 765 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Dhjetor 14, 2009, 07:20:06 PD »

Reshjet e borës, probleme në fshatra të thella malore
TIRANE-Reshjet e deborës vazhdojnë të vështirësojne situatën në rrugët rurale kryesisht në rrethet veriore të vendit, ndërsa nuk raportohen probleme në rrugët kombëtare. Nga temperaturat e ulta reshjet e deborës që vazhdojnë prej dy ditësh kanë krijuar ngrica.

Qarkullimi është në vështirësi në aksin Pukë- Fushë Arrëz, në dishezën e Plepit, por edhe në Qafën e Malit. Me problematic është Qafa e Malit ku qarkullimi paraqitet për mjetet e tonazhit të lartë, të cilët e kanë të pamundur lëvizjen kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit.

Në qarkun e Dibrës problematike mbeten disa komuna, nëpër rrugët rurale të të cilave qarkullimi vështirësohet si shkak i rrugëve të vjetra, ku ngricat dhe reshjet e borës mbushin gropat e shumta duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve. Për rrjedhojë, Komuna e Lurës, Kalaja e Dodës, Komuna Selishtë, dhe fshati Ternovë gjënden të bllokuara si shkak i borës që ka shkuar sot në 30 cm, ndërsa në Tërnovë mbi 70 cm. Korrespondenti ynë atje raporton se rrugët nacionale nuk shfaqin probleme.

Në Mirditë, situata problematike është në fshatrat e thella të komunave të Fanit, Rrosh dhe Kacinar, ku trashësia e borës arrin në 25- 30 cm. Mësohet se nuk ka bllokim të rrugëve nacionale të cilat mirëmbahen duke hedhur vazhdimisht skorie e kripë.

Probleme në qarkullimin e automjeteve ka në autostradën Durres- Kukës, në aksin Rrëshen- Fierzë, pikërisht në zonën e Fanit, ku shtresa akulli përbëjnë rrezik për lëvizjen e automjeteve.

Ndërsa në Kukës, vazhdon të jetë e bllokuar komuna Arrën, por probleme ka dhe në komuna të tjera të thella si Zapod, Grykë Caj, në aksin Kukës- Shishtavec i cili është i kalueshëm por me zinxhirë.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Tetor 13, 2009, 01:01:09 MD »

Kukës-Tropojë, bie bora e parë, paralajmërohet dimri

• Reshjet e dëborës përfshinë fshatrat e zones se Kukesit, që ndodhen në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit si dhe komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës. Bora ra ne oret e para te mengjesit

KUKËS-Reshje dëbore përfshinë në orët e para të ditës së sotme zonën verilindore të Kukësit, duke paralajmëruar afrimin e Dimrit në muajin karakteristik të Vjeshtës.
Reshjet e dëborës përfshinë fshatrat e kësaj zonë, që ndodhen në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit si fshatrat e komunave të Shishtavecit, Kalisit, Arrnit e Grykë Çajës të rrethit të Kukësit si dhe komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës.
"Trashësia e dëborës në disa prej fshatrave të këtyre komunave ka arritur deri në 10 centimetra, por nuk ka ndonjë shqetësim për banorët.", thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencave civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Sipas tij, të gjitha akset rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e këtyre komunave janë të kalueshme edhe pse si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të shiut që përfshinë këtë zonë, lëvizja e mjeteve në disa akse rrugore rurale është vështirësuar.
Ndërkohë bëhet e ditur se të gjitha akset rrugore rurale janë të kalueshme nga automjetet.
Gjatë stinës së dimrit zona e Kukësit përfshihet nga reshje të dendura bore, të cilat me raste krijojnë vështirësi në kalimin e mjeteve në akset rrugore.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!