Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:53:04 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Diplomatja suedeze: Shqipëria, jashtë Shengen për shkak të paragjykimit fetar  (Lexuar 719 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Tetor 20, 2009, 01:02:52 MD »


Shqiperia “pa viza” me t’u plotesuar kushtet
20/10/2009 15:00

Shqiperia “pa viza” me t’u plotesuar kushtet
Eurodeputetet miratojne nje amendament kompromis per te shtuar Shqiperine dhe Bosnjen ne listen e vendeve pa viza (aneksi II), por me shenimin qe te hyje ne fuqi sapo  vleresimi pozitiv i Komisionit per keto dy vende te jete miratuar nga Keshilli i BE-se.

Pas mbeshtetjes nga Komiteti i Jashtem, raporti i Tanja Fajon ka marre votat e Komitetit europarlamentar per Lirine, drejtesine dhe ceshtjet e brendshme.

Presionet politike brenda parlamentit ne njeren ane dhe Komisionit ne anen tjeter kane cuar ne gjetjen e nje kompromisi, qe pershpejton procesin e heqjes se vizave schengen me qendrim afatshkurter per Shqiperine dhe Bosnjen.

Nje gje e tille eshte e mundur te realizohet para qershorit te ardhshem sipas raportueses Tanja Fajon, nese keto dy vende plotesojne kushtet. 

Eurodeputetet i bejne thirrje Shqiperise dhe Bosnjes qe te perparojne ne shperndarjen e pashaportave biometrike, kontrollin kufitar dhe reformen policore, si dhe i kerkojne komisionit qe te paraqese vleresimin per progresin e bere nga keto dy vende ne fillim te vitit te ardhshem.

Shqiperia dhe Bosnja qendrojne perkohesisht ne aneksin I, ku perfshihen ato shtete, qytetaret e te cileve kerkojne viza. Eurodeputet i kerkojne Komisionit po ashtu te filloje dialogun e vizave me Kosoven, duke krijuar nje plan per lehtesimin e vizave dhe liberalizimin e ngjashem, per te shmangur izolimin e kosovareve ne Ballkan.

Komisioni kishte propozuar qe liberalizimi i vizave me  Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi te hynte ne fuqi ne janar 2010, ndersa Shqiperia dhe Bosnja nuk permbushnin kushtet per t'u kualifikuar.

Raporti i hartuar nga Tanja Fajon do te  votohet ne seancen plenare te 12 nentorit ne Bruksel dhe me pas propozimet i kalojne Keshillit te BEse per te marre vendimin perfundimtar.

Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Tetor 16, 2009, 09:16:45 PD »


Diplomatja suedeze: Shqipëria, jashtë Shengen edhe për shkak të paragjykimit fetar
Shekulli Online | 16/10/2009 |


TIRANË - Diplomatja suedeze në Shqipëri, Elisabet Stamm, përfaqësuese e shtetit që kryeson BE-në ka deklaruar se Shqipëria nuk përfitoi liberalizim vizash vetëm se ka popullsi myslimane. Ajo shpreson se BE do ta bëjë këtë gjë për Shqipërinë në vitin 2010. Ajo edhe një herë jep qëndrimin e Suedisë, se vendi ynë nuk përfiton regjim vizash gjatë presidencës suedeze që përfundon në dhjetor 2009, ndërsa dihet tashmë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim Bosnjes, në janar 2010, udhëtojnë Shengen nëpër Europë.


Stamm ka qenë sot e ftuar në një konferencë për integrimin e Ballkanin Perëndimor organizuar nga Forumi për Demokraci, ku edhe u shpreh: "Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet".


E pyetur se nëse plotëson kushtet brenga vitit 2010, a mund të përfitojë Shqipëria, ajo tha se "nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë edhe pse Shqipëria është paragjykuar deri tani për faktin se është popullsi myslimane". Stamm shprehu edhe mendimin e saj në lidhje me këtë çështje, se të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanit, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët.

Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!