Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:22:46 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: 1988- Nje Italiane ne Tirane  (Lexuar 540 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Tetor 16, 2009, 01:42:46 MD »

ta     
Serena Luciani: Ju rrëfej spiunazhin shqiptar në vitet `88-`90
Nga: FATMIRA NIKOLLI
Nëntë janar 1988. Serena Luçiani shkel për herë të parë tokën shqiptare. Ishte koha e tmerreve të ndërrimit të sistemeve me apo pa dhunë, koha e varfërisë së skajshme të shqiptarëve që e kishin hedhur prej kohësh vështrimin nga Perëndimi, koha e përpjekjeve të dëshpëruara të kastës së vjetër për ta mbajtur në këmbë sistemin e mbyllur gjysmëshekullor, koha e shkëndijave rinore për hapjen dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. Të gjitha këto, drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në vitet 1988-1990, i thotë si rrallëherë në një roman prej 500 faqesh të shkruara nga një e huaj që banonte në Tiranë me mision diplomatik, por që ishte drejtpërdrejtë apo tërthorazi pjesë e zhvillimeve të vrullshme që kishin përfshirë vendin e vogël enigmatik e të panjohur në mes të Evropës. Por, romani nuk përshkruan vetëm linjën historike të zhvillimit të ngjarjeve. E shkruar në një formë të arrirë artistike, linjat në vepër trazohen dhe bëhen interesante nga intrigat që kanë përfshirë pushtetin në rënie, por edhe gjithë shoqërinë shqiptare; linjat e dashurisë dhe të skenave erotike që nuk mungojnë asgjëkund, sado e shtypur dhe e ndryshkur të jetë shoqëria; veprimtaria e strukturave të spiunazheve, mjaft aktive në periudhën e rënies së komunizmit; figurat e personazheve të romanit, të cilët janë lehtësisht të identifikueshme për ata që e kanë jetuar atë periudhe 20 vjet më parë... Kush ishte spiuni përkthyes në ambasadën italiane? Pse e përgjonin Serenën edhe në shtëpi? Cila ishte miqësia e saj me Sofokli Lazrin, ndihmësin më të ngushtë të Ramiz Alisë për politikën e jashtme në Komitetin Qendror të ish-Partisë së Punës...?
“Një italiane në Tiranë” Intriga, dashuri dhe spiunazh gjatë rënies së komunizmit. Përse i keni vënë këtë titull romanit tuaj?
Ky është titulli që i ka vënë botuesi shqiptar. Titulli në italisht është “Tërmet në Tiranë”, sepse simbolikisht me këtë titull duam të prezantojmë atë që ndodhi në vitet ’90 në Tiranë, por edhe për arsyen se unë kam ardhur këtu në Shqipëri nga Italia një ditë pas “tërmetit”, ndërsa ambasadori ka ardhur një ditë përpara këtij tërmeti. Për mua ajo që kam parë në janar të vitit 1988, ka qenë një tërmet i vërtetë.
Çfarë datë ishte ditën kur erdhët ju në Tiranë?
Ishte data 9 janar 1988 (besoj, uroj të mos jem gabim). Botuesi shqiptar preferoi titullin “Një italiane në Tiranë” më shumë se atë tjetrin, dhe këtë e aprovoi edhe botuesi im italian. Mua më pëlqen edhe titulli, edhe kopertina në botimin shqip, sepse është një fotografi e Tiranës së atyre viteve. Më pëlqen ky libër, ashtu si fjala e prof. Predrag Matvejevic, që mbase këtu nuk është shumë i njohur, por në Itali njihet shumë.
Ju jeni italiania në Tiranë. Sa nga përjetimet tuaja janë shkruar në këtë roman historik nën petkun e një personazhi?
Italiania jam unë, sigurisht. Por, protagonistja duhet të them se edhe pse është e bazuar tek unë, nuk është unë e gjitha. Unë të them të vërtetën nuk i kam pëlqyer asnjëherë romanet autobiografike, as për t’i lexuar, as për t’i shkruar, nuk i dua as si lexuese, as si shkrimtare. Por, më ndodhi që përjetova një eksperiencë kaq të jashtëzakonshme, siç ishte ajo e të qenit në Shqipëri në rënien e komunizmit dhe i thashë vetes, se ia vlen që unë të tregoj atë që kam parë e përjetuar. Në momentin kur unë nisa ta trajtoja protagonisten si një njeri tjetër, herë pak më budallaqe se unë e herë më të zgjuar, atëherë thashë ia dola. Ka qenë një lëndë e vështirë trajtimi i asaj që kisha përjetuar ato vite, sepse ndihesh disi e mbërthyer. Mendoj se ia kam dalë mbanë mirë, sepse jam kënaqur nga rezultati dhe ndaj mes shpikjes dhe përshkrimit ka dalë një roman historik.
Çfarë ka qenë gjëja që ju ka bërë më shumë përshtypje në ato vite qëndrimi në Shqipëri, në kohën e “tërmetit”?
Që, ka qenë shumë e vështirë të komunikonim me njëri-tjetrin. Kjo ka qenë gjëja më e rëndë që unë kam vëzhguar. Kjo më kushtëzuar në një jetë absurde. Por, kjo, po pate një kokë të fortë dhe me pak fat, ndryshon. Ndërkohë, gjërat përreth ndryshonin, por kishte edhe shumë kurajë. Kam arritur të krijoj miqësi, pavarësisht atyre që ndodhnin. Në roman ka një personazh siç është mësuesi, si edhe personazhe të tjera. Asnjë nuk është as i mirë, dhe as i keq deri në fund. Jam përpjekur të tregoj jetën siç ishte, sepse është e rrallë që dikush të jetë i mirë deri në fund dhe i keq deri në fund. Jam kurioze të di se cilët do jenë personazhet e preferuar të lexuesve shqiptarë, sepse të lexuesit italian janë personazhet shqiptarë.
Në titull flitet për spiunë, intriga dhe dashuri në Tiranën e viteve 1988-1990. A mund të na zbuloni diçka më shumë nga subjekti?
Ah, po. Ka pasur shumë spiunë atë kohë. Të gjithë ishin spiunë të të gjithëve. Dhe, unë tallem me ta disi, por është diçka serioze. Jam e bindur që realiteti mund të analizohet politikisht, edhe pa qenë e informuar mbi atë çfarë ndodh. Në fund të fundit, gjithçka dihet, është e shkruar në gazeta dhe nëse nuk thuhet, kuptohet. Unë provoj një ndjenjë bezdie ndaj këtyre lloj njerëzve.
A keni takuar spiunë në atë kohë në Shqipëri?
Po, çdo ditë, i kisha vetëm tre metra larg. Unë ecja çdo ditë e shoqëruar me tre metra larg nga spiunët e Sigurimit. Ndaj, isha gjithmonë e kontrolluar. Në shtëpi kisha mikrofonë që më përgjonin. Në roman kam futur një episod të lezetshëm. Protagonistes nuk i del ujë nga rubineti dhe meqenëse nuk është ora kur ikën uji, i duket se diçka nuk shkon, sepse në kuzhinë ka ujë, dhe në banjë jo. Atëherë ajo ngre zërin dhe thotë, “më dërgoni një hidraulik, le të mos humbim kohë, meqë unë e di se ju po më dëgjoni”. Dhe, më e bukura është se mëngjesin tjetër në shtëpi vjen një hidraulik.
Kjo është diçka që ju ka ndodhur juve apo jo?
Po, më ka ndodhur vërtet. Pastaj ka pasur edhe momente të pakënaqshme. Problemi ishte të përpiqeshe të mos humbje mendjen, sepse provokoheshe në çdo moment. Unë doja të mos bija pre e provokimeve që shqiptarët bënin për të acaruar nervat e italianëve. Ambasada mbante distancë, por unë mendoja si drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës, kultura ishte diçka tjetër, dhe ishte e bukur. Unë doja të sillesha si një person i lirë, edhe pse nuk isha. Por, në fund ia dola mbanë.
I keni takuar kohët e fundit spiunët e dikurshëm?
Ata ishin kudo, madje edhe në ambasadë. Njëri prej tyre ishte një përkthyes, të cilin më vonë kam marrë vesh se e kanë qëlluar, por shpëtoi. Mendoj se duhet të jetë gjallë, edhe pse ka qenë i moshuar. Nuk e mbaj mend emrin. Më ndiqnin. Ishte një klimë ankthi. Është e vërtetë që kishte edhe një lloj bllokimi diplomatik. Unë kam mbetur e habitur kur erdha këtu dhe u përplasa me një takim të rëndë, një “luftë e ftohtë”. Disa intriga i kam shpikur, por ka edhe shembuj që i kam marrë nga jeta reale. Në libër lind një miqësi mes protagonistes dhe mësuesit, edhe pse shumë gjëra ishin të ndaluara. Njerëzit atë kohë mund të më takonin mua vetëm për 15 minuta, jo më shumë, e për këtë duhej leje. Kam dashur të tregoj edhe një histori dashurie, erotike, e kjo për të thënë se edhe kjo qe e mundur. Më kontrollonin çdokënd që hynte në shtëpinë time, shqiptarët domethënë.
A keni njohur apo takuar politikanë të kohës gjatë qëndrimit tuaj në detyrën e drejtoreshës së Institutit Italian të Kulturës?
Unë nuk kisha përgjegjësi politike, por vetëm kulturore. Unë kam dhënë kontributin tim në përmirësimin e raporteve. Shqiptarët refuzonin të vinin në ambasadë, italianët refuzonin të ftoheshin në hotel “Dajti”, sepse nëse nuk vijën ata tek ne, përse të shkojmë ne tek ata, ndaj çfarë bëra unë: unë jam e kulturës, ju ftoj unë, ty si ambasadë dhe shqiptarët, e takohemi në “Dajti”. Ky ka qenë operacioni im politik, e për këtë më kanë falenderuar më vonë. Unë kam takuar Sofokli Lazrin, por jo atë kohë më vonë, që ka qenë drejtor Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. I biri më ka përkthyer tani romanin në shqip. Nuk e kam takuar në kohë, edhe pse në roman e them ndryshe, për të krijuar një tjetër linjë në letërsi. Ai në libër (mban emrin Sokrat), është emblema e një komunisti që i përket një tjetër kohe dhe i sheh gjërat ndryshe dhe reflekton mbi eksperiencën në mënyrë kritike dhe autokritike. Ai ka qenë një njeri mjaft i zgjuar. Politikanët më ikin, sepse isha italiane.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!