Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:59:30 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Ndërron jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani  (Lexuar 1120 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Tetor 19, 2009, 08:39:58 MD »


Berisha ngushëllon familjen Xhuvani
TIRANË- Kryeministri Berisha i shprehu sot në mbrëmje ngushëllime familjes së shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani, i cili u nda sot nga jeta, ndërsa e cilësoi si një ndër krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe, i admiruar po ashtu për mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë e tij. “Letrat shqiptare, humbin një prej princërve të tyre më të shquar, një nga krijuesit më të fuqishëm të letërsisë shqipe. Bota intelektuale humbet intelektualin e madh. Dhimitër Xhuvani është një personalitet i rrallë në botën e letrave dhe të mendimit shqiptar, i cili sintetizoi, ndofta më mirë se kushdo tjetër, krijuesin e shquar e të talentuar me qytetarin me integritet të lartë moral dhe njerëzor", tha Kryeministri Berisha.

Më tej duke shprehur admirimin për romanet e Dh.Xhuvanit, Berisha u shpreh se "ata që e kanë njohur nga afër, e kanë admiruar po kaq për njerëzinë, mirësinë, intelektualizmin dhe qytetarinë që ai rrezatonte. Ai lë një emër të madh, lë një boshllëk të madh”.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Tetor 19, 2009, 08:35:16 MD »




Ndërron jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani
Shekulli Online | 19/10/2009
TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare shkrimtari i njohur Dhimitër Xhuvani. Autori i shumë librave dhe i skenarëve të filmave u lind në Pogradec në vitin 1934. Xhuvani studioi në institutin "Gorki" në Moskë.

Ai eshtë autor i 50 veprave artistike, ndër më të njohurat: 'Kambanat e fundit' (1958), 'Midis dy netëve' (1962), 'Tuneli' (1966), 'Përsëri në këmbë' (1970), 'Fan Smajli' (1971), 'Zgjimi i Nebi Surrelit' (1976), 'Shtegu i Bardhë' (1976), 'Do të jetojmë ndryshe' (1979), 'Vdekja e zotit Kaloti' (1981), 'Bota ime' (1984), 'Dhimbja e dritës' (1990), 'E dielë pas vdekjes' (1992), 'Kambana e thyer e Kremlinit' (1996), 'Kryqëzimi i dytë i Krishtit' (1996), 'I mbyturi i Otrantos' (1998), 'Fytyra e vdekjes' (tregime-1999), 'Kupa e helmit' (2001), etj.

Botimi i romanit "Tuneli" në vitin 1966, në të cilën shkrimtari paraqiti me realizëm gjendjen e vështirë që po kalonte Shqipëria bëri që Xhuvani të shikohet me sy të keq nga regjimi dhe të dëbohet nga Tirana, duke shkruar të punonte në Cërrik. Pas rikthimit në Tiranë, në vitin 1970, ai do të botonte romanin "Përsëri në këmbë".

Xhuvani është edhe autori i mbi 15 skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarëve, të realizuar nga ish-Kinostudio 'Shqipëria e re".
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!