Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:11:05 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Frang Bardhi dhe Kishat Katolike ne Zadrime  (Lexuar 1441 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Qershor 16, 2009, 02:28:29 MD »

Nuk eshte hera e pare qe po gabojne prejardhejen e Frang Bardhit por me ben pershtypje se si historianet shqiptare por me mire gazetaret shqiptare nuk kane arrite te marrin te dhenat e sakta,kurse italia i ka me te sakta.Pastaj si mund te permenden kishat e Kallmetit ku ne brendesine e njeres pushojne eshtrat e kater ipeshkve.Me vjen keç per gazetaret qe e kane marre persiper te bejne nje publikim te tille.Me respekt Kallmetori
Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Shkurt 26, 2009, 09:30:38 MD »

Na vjen keq qe gazetari Mehmet Meta e quan Frang Bardhi lindi ne Kallmet ose ne Nenshat kur dihet historikish qe ai ka lindur ne Kallmet dhe jo ne Neshtat.Gjithashtu ne morine e  kishave te permendura nga ky gazetar si ka mundesi qe mugojne tre kishat ne Kallmet(pa permendur kishen e Rroboshtes dhe te Meqise) ku njera Kisha e Shen Eufomise(Kisha e Shenmise) eshte nje nder kishat e rradhe ne Shqiperi dhe bote me nje legjende teper reale qe asnje kishe nuk e ka.Gjithesi duke pasur respekt per Zadrimen dhe Zadrimoret qe shumica jane me origjine Mirditore asnjehere nuk jam dakort me historianet e shqiperise qe gabojne shume rende duke e perfshire Kallmetin ne Zadrime e kallmetoret ne zadrimore.Ju lutem gazetare perpara se te shkruani ejani ne Kallmet dhe shikoni se si eshte veshja e kallmetoreve taman tipike ilire qe ne kallmetoret jemi krenare sepse jemi direkt pasardhesit e ilireve ne veshje dhe zakone.Ju lutem historiane mos e ngaterroni gjeorafime me historine sepse jo vetem fyeni historine por na fyeni edhe neve kallmetoreve.
Gjithashtu me vjen shume keq qe kohet e fundit ka mjaft kallmetore ne itali neper shkolla te larta bile qe edhe i kan perfunduar por asnjeri nuk merr guximit te studio dicka me teper per  Frang Bardhi,vertete ne jemi krenare qe jemi kallmetore por duhet qe sipas mundesiva tia shperbljeme Kallmetit kete gje.Jo nje njeri sjell gjithcka por te gjithe bashke bejme kalajme tregojme historine ende te pazbuluar te treves se Kallmetit me rrethine
« Ndryshimi I Fundit: Qershor 16, 2009, 03:00:03 MD nga Kallmeti & Lek Gjoka » Identifikuar
Albkallmeti
Administrator
Full Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 106


Shiko Profilin WWW Email
« : Shkurt 26, 2009, 09:22:21 MD »

Frang Bardhi dhe Kishat Katolike ne Zadrime

nga Mehmet Meta


Frang Bardhi (1606 1643), i njohur ne Latinisht si Franciscus Blancus dhe ne Italisht si Francesco Bianchi, qe nje figure e kishes se hershme shqiptare dhe autor i shenimeve te meposhtme. Ai lindi ne Kallmet ose Nenshat te Zadrimes se Shqiperise veriore dhe studioi teologji ne Itali. Me 1636 ai u caktua si Ipeshkev i Sapes dhe Sardes. Frang Bardhi perkujtohet si autori i diksionerit te pare shqip: Dictionarium latino epiroticum (Diksioneri Latino Epiriot), Rome 1635 qe permbledh 5,640 faqe. Qe nga 1637 dhe ne vazhdim, Frang Bardhi dergonte raporte ne italisht dhe latinisht ne Kongregacionin e Propagandes ne Rome, te cilet permbanin nje miniere informacioni rreth dioqezes se tij, zhvillimeve politike, rreth zakoneve shqiptare, struktures dhe pozites e Kishes Katolike ne Shqiperine e pushtuar nga Turqia Otomane.

Pershkrimi i Zadrimes dhe jetes se saj (1641)

Pershkrimi dhe informacioni i gjendjes se kishes peshkopale dhe famullise se dioqezes se Sapes i nenshtrohet tiranise se turqve. Mbasi ben pershkrimin e vendndodhjes dhe shtrirjes se krahines se Zadrimes ai pershkruan ne detaje doket dhe zakonet e njerezve te saj. Ndonese Kongregacioni i Shenjte ka marre informacion dhe raporte ne te kaluaren mbi kishen ne Sapa nga disa peshkope te meparshem, misionare dhe vizitore apostolike, peshkopi aktual, duke ditur se Kongregacioni i Shenjte kenaqej nga raportet e ndryshme qe kishte marre nga individe te ndryshem, dhe me qellim qe te permbushe detyrat e tij, paraqet raportin e meposhtem qe permban informacion per ceshtje te rendesishme dhe me detaje. Kisha e Sapes, e njohur nga shqiptaret si Zadrima, ka nje siperfaqe prej 60 milje dhe vendoset ne provincen shqiptare nen sundimin me te eger te Sulltanit.
Zadrima gjendet ne Shqiperi si nje province e vogel midis Shkodres dhe Lezhes, dy qytete te vendosura ne nje pllaje te bukur pjesa me e madhe e te cilave shtrihet gjate rrjedhjes se lumit Drin. Ka fusha shume pjellore, plot me peme frutore dhe ne vecanti me grure, mel dhe vreshta. Por ka gjithashtu edhe fiq, dardha, kumbulla, shege, bostane, cikore/radhiqe, hurdhera, qepe, sallatera dhe gjithe llojet e perimeve. Rrisin gjithashtu vica, dele, derra, kuaj, dhe kafshe te tjera ne sasi te mdha. Ka burime dhe ujra te fresket ne cdo milje te maleve te larte qe e rrethojne ate, me pamje nga jugu, lindja dhe veriu. Kishat jane ndertuar ne shumicen e tyre me altaret e tyre qe shohin nga lindja dhe dyert e tyre kryesore hapen nga perendimi. Ka mullinje uji me shumice per te bluar drithin.
Nderkohe lumi Drin shkaktonte shume deme ndaj kesaje popullsie ngaqe shpesh duke rrjedhur mes malesh te larte dhe bjeshkeve me bore te malesise se Dukagjinit dhe Pultit dilte nga shtrati dhe permbytete tere fushat e Zadrimes, duke zbritur shpesh de ne qytetin e Lezhes dhe duke prekur dhe muret e qytetit te lashte dhe perfundonte pastaj ne detin Adriatik duke gerryer e marre me vehte token e ketyre fushave.
Kufijte e saj perendimor kufizohen nga dioqeza e qyteti i fortifikuar i Shkodres, dhe nga jugu nga dy male te larte dhe te gjate qe lagen nga detet Adriatik ose Jon. Rreze ketyre maleve eshte porti i madh i Shengjinit, ku barkat dhe anijet ankorohen lehte. Ne lindje kufizohet nga dioqeza e qytetit te Lezhes pergjate ures se Gjon Plakut qe eshte poshte fshatit Blinisht dhe malit te Veljes, ku mund te gjenden sasi te mdha argjendi. Nga ketu ajo kufizohet me Dibren dhe deri ne malin e Rrunes dhe qe shtrihet deri ne teritorin e spasit. Kufijt ndjekin pastaj rrjedhen e lumit Drin dhe lart me malin e Galijes. Ne veri kufizohet me Pultin dhe Postriben. Keto jane kufijte e Peshkopates se zadrimes, qe perbehet nga pese pjese, Zadrima, Shurdha, Puka, Iballa, dhe teritori i Spasit. Tre pjeset e fundit ndodhen ne malet e Dukagjinit. Shurdhahu eshte nje qytet qe u prish nga Gallo Greket me renien e Perandorise Romake, sic raporton Marin Barleti per jeten e te pathyeshmit Imzotit Skenderbeg.

Kisha Katolike, besimtaret shqiptare dhe perandoria turke

Para se Sulltan Mehmeti te zaptonte Shqiperine, kjo zone ka qene shume e fortifikuar dhe ka qene banuar nga paria/feudalet e famshem te Dukagjinit, si Imzot Pal Dukagjini, plaku dhe djemte e tij, Nikolla Dukagjini, Leke Dukagjini, Progn Dukagjini dhe Stefan Dukagjini, qe ne ate kohe ishin Zoter te Zadrimes dhe malesive te Pukes, Iballes dhe Spasit. Por popullsia e ketyre aneve shfrytezohet barabarisht nga turqit. Turqit marrin me force grate dhe vajzat per gra’te vetat, ne vecanti per te lene trashegimtare, sepse ata vet jane jetim/vetem. Ata sí lene ata te jene te krishtere, ata i detyrojne prifterinjte e famullise dhe peshkopet ti binden besimit te tyre gje e cila eshte e ndaluar me ligj nga papa. Ne kohen e Sulltan Sulejmanit, perandor i Turqise, nje feudal Musliman i quajtur Pashai i Dukagjinit, qe ishte lider i shume provincave, kur ky kaloi permes Zadrimes, u bashkua me te dhe shkoi pastaj ne Kostandinopoje dhe i kerkoi perandorit ti bente atij nje nder dhe t’i jepte Zadrimen si vakuf per hater te shpirtit te tij me kusht qe ai te ndertonte tridhjete ura gjate lumenjve te Zadrimes, keshtu qe kur ai te vdiste udhetaret ti sherbenin shpirtit te tij. Perandori dha gjithashtu urdher qe njerezit te mos iu nenshtroheshin spahijve, sic bejne gjithe kristianet e Maqedonise dhe krahinave te tjera nen sundimin turk, por te ishin ne vartesi direkte tek perandori permesa nje mbledhesi te te ardhirave i cili do te emerohej cdo vit. Shumica e popullsise se zadrimnes ran dakord me kete sepse ata mund te paguanin shume me pake se sa paguanin nderkohe krahinat e tjera. Per te ruajtur kete rregull Zadrima duhej te dergonte shpesh nje delegacion kryepleqsh ne Kostandinopoje per te rinovuar kete rregull tek perandoret. Keshtuqe popullsia e Zadrimes nuk do te ishte me tani e tutje nen vartesine e spahijve, dhe nuk do te tiranizohej nga sanxhak bejt, nga grumbulluesit e te ardhurave, kadijte, vojvodet, etj. Popullsia e Zadrimes zoteronte peseqind dokumentet qe ruanin kete zakon dhe kjo u pasua pas perandor Sultan Sulejmanit dhe nga pasuesit e tjere si nga Suuiltan Selimi, Bajazidi, Murati III (qe u vra ne Poloni), Mustafaj, Murati IV, dhe perandori aktual Ibrahim. Keshtuqe pas kesaj marreveshje provinca e Zadrim`s qeverisej si nje republike duke u drejtuar nga kryepleqte e saj.

Nente kishat dhe tete capelet e famullise se Zadrimes

Me ndihmen e Zotit ne do te kthehemi tani tek numrimi dhe pershkrimi i kishave te famullise se Zadrimes, qe ka gjithsej nente kisha famullie. E para nga keto eshte kisha e quajtur kisha e Shen Gregorit nen Nenshat, qe i referohet te meparshmes kur qyteti i Sapes eshte permendur. E dyta eshte kisha e Shen Merise e Troshanit se bashku me Fishten, qe perfshijne 700 te krishtere. Ketu jane dy prifterinj famullie, njeri quhet Dom Prend Sinci dhe tjetri Dom Pjeter Manesi. Kisha e trete eshte ajo e Shen Stefanit, midis Blinishtit dhe Gjadrit, dy fshatra te mdha keto te ndertuara nga I lartpermenduri Imzot Nikolla Dukagjini. Kjo eshte famullia me e madhe dhe me e pasur jo vetem ne Zadrime por dhe ne gjithe Shqiperine, dhe ku vetem fortesa e Blinishtit permban 150 shtepi kristiane. Per t’u kujdesur per kete kishe jane tre prifterinj, njeri quhet Dom Pjeter Bardhi, dhe te tjeret jane Dom Gjon Milla dhe Dom Simon Messi.
Kisha e katert eshte ajo e Shen Demetrit ne fshatin e Krutes, qe sherbehet nga prifti Dom Gjergj Bardhi, dhe Dom Mark Kryeziu, Dom Jubani dhe Dom Pal Grinema, dhe qe perfshin kater fshatra si Krytha, Dajci, Kotorri, Kodheli, qe perbejne gjithsej 800 fryme. Kisha e peste eshte ajo e Shen Panatleonit ne kodren e Mabes, ku shihet e shkruar ne muret shihet i shkruar dhe konsakrimi i Antonio Brunit, arqipeshkv i Barit, dhe qe perfshin kater fshatra si, Maba, Zojz, Gramshi, Dragusha, Pacrami. Kisha e gjashte eshte ajo e Shen Johanit, e vendosur ne fshatin e Shkjezit dhe endertuar mbi nje koder qe sheh nga Drini, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri quhet Dom Gjek Kabashi i vjetri dhe tjetri Dom Martin Gama. Kisha e shtate e famullise eshte ajo e Shen Merise se Dejes, ndertuar ne luginen e malit te Dejes. Deja ka qene nje qytet i prishur ne kohen e princ Skenderbeut, qe perfshin gjashte fshatra, Mjeden e siperme, Spatharen, Zadeja, Sheldia, Lisna, dhe Lacin, me 100 shtepi dhe 700 fryme besimtaresh, per te cilet kujdeset prifti Dom Luka. Kisha e tete eshte Shen Meria e Glines, ndertuar ne luginen midis lumenjve Gjader dhe Gline, qe perfshin tre fshatra Hajmeli, Raneza, Narac, me shtatembedhjete shtepi dhe 490 fryme besimtaresh, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri i quajtur Dom Pjeter Buza, dhe asistenti i tij, Dom Gjergj Jubani. Kisha e nente eshte ajo e Shen Merise se Vetebesuar, per te cilen kemi folur me larte dhe qe kjo kishe mbulonte qendren e Zadrimes. Pervec ketyre nente kishave te famullise ka patur dhe tete kisheza ose capele komemorative/perkujtimore ne Zadrime qe jane quajtur capele te peshkopit. E para nga keto eshte ajo e Venerandes ne fshatin Zojz si perkujtimore e Shen Anit te mes Korrikut, e dyta eshte ajo e Shen Markut evangjelistit te malit te Dejes e celebruar ne muajin prill, dhe e resturuar nga Merti Buza, e treta eshte ajo e Shen Angjelit, e celebruar gjate Pentecostit ne fshatin Nenshat, e katerta eshte ajo e Shen Nikolles se Lumes ne fshatin Mjedae Poshteme, e pesta ajo e Shen Johanit te Hajmelit, e gjashta ajo e Shen Gjergjit, e shtata ajo e Shen Shen Venerandes mbi Suke dhe e teta ajo e Shen Johanit te Kallmetit.

Jeta dhe zakonet e Zadrimes dhe e shqiptareve ne pergjithesi

Besimtaret e Zadrimes bejne nje jete pune dhe te ashper sepse ata banojne ne fshat gjate gjithe veres qe te punojne token dhe rrine te ekspozuar ne diell pa pajisjen mbrojtese te kokes. Disa rrine me shat ne vreshte, te tjere me vicat ne fushe, dhe grate korrin me kose dritherat, mel, elb, dhe sorgumin (melakuqin). Shumica e tyre nuk kan vere per te pire, por vetem buke meli dhe uje, dhe ndonjehere pak zarzavate pa vaj. Grate ne vecanti pine shume pak vere ne raste te rralla gjate vitit. Shumica e tyre jane pa shami dhe ecin zbathur ne balte, mbi gure, dhe mbi akull e bore dhe ne vere jane te ekspozuara ne driten e diellit. Rraca shqiptare eshte shume e lodhur. Ne Shqiperi nuk ka prostituta dhe neqoftese gjendet ndonje prinderit e saj e vrasin menjehere. Ka shume semundje ne Shqiperi, midis te cilave jane, ethet e treta ne vere nga gjendja e papaster e kanaleve, si dhe ftohja/ftoma nga puna e rende ne te ftohte. Nuk ka cerme ne Shqiperi. Shqiptaret ulen ne tavoline per nje kohe te gjate, nga mesdita deri ne mbremje, ose nga mbremja ne ne mesnate. Ata nuk han gjate gjithe kesaj kohe, por e harxhojne kohen duke pire dhe diskutuar. Argumentet dhe konkluzionet qe nxjerrin japin pergjigje per cdo problem te filozofise. Shumica e tyre jane te varfer, pasi jane te shtypur nga turqit, por ka dhe njerez shume te pasur, jo aq shume me para, por me prona ekstensive dhe te shumta qe ata kane. Cdo vit ata celebrojne shenjtin mbrojtes te kishes se tyre te famullise me shpenzime te mdha, duke ftuar miqte e tyre dhe, ne vecanti, te afermit e tyre per dy tri dite. Grate jane me te devotshme/besimtare dhe shkojne me shpesh ne kishe. Ata shpenzojne shume lek ne dasma, dhe pastaj skan asgje per te jetuar. Bile edhe neqoftese jane dhjet vellezer ne nje familje, ata martohen dhe kur femijet e tyre jane te rritur, fillojne mosmarreveshjet, dhe ata ndahen dhe ecin secili ne rrugen e vet. Shqiptaret akuzojne njeri tjetrin tek turqit per shkak te gjakesise qe eshte sundues ne kete vend. Peshkopi aktual i Zadrimes ka shkruar shume edhe per doket dhe zakonet e mira dhe te keqija te shqiptareve dhe rreth virtyteteve dhe veseve te tyre ne raportet e tjera te derguara ne Kongregacionin e Shenjte me 1638 e me tej.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!