Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 09:36:55 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Goditen kartelet meksikane te droges në SHBA  (Lexuar 735 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Tetor 23, 2009, 10:00:52 PD »

Goditen kartelet meksikane në SHBA
 
   
Agjentë të FBI-së
Agjentët konfiskuan sasi të mëdha droge dhe armët të kartelit
Agjentë federalë në Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar më shumë se 300 persona të dyshuar si anëtare të karteleve të fuqishme meksikane të drogës.

Gjatë një operacioni në 19 shtete, ata konfiskuan edhe rreth 100 automjete, 400 armë zjarri dhe sasi të mëdha droge.

Prokurori i përgjithshëm, Eric Holder, tha se grupi i njohur si "Familja Michoacan", ishte ndër kartelet meksikane të drogës më të rejat dhe më të dhunshmet.

Familja është një forcë e fuqishme në jug-perëndim të Meksikës dhe dallohet për dhunë ekstreme dhe ideologji të ngjashme të ato të kultit.

Zyrtarët amerikanë thanë se karteli ishte zhvilluar në një organizatë kriminale të egër që kishte shtrirje të thella në SHBA.

Prokurori Eric Holder tha se nje sulm i vetëm nuk mund të ishte i mjaftueshëm për ta nxjerrë jashtë loje organizatën.

"Mendoj se ne duhet të vazhdojmë t'i godasim ata deri në masën që të mos ngrihen më."

"Ne duhet të punojmë me homologët tanë meksikanë për të prerë kokën e këtyre gjarprinjëve, të kapin krerët e këtyre karteleve, t'i padisim ata dhe t'i gjykojmë qoftë në Meksikë, qoftë në SHBA."

"Mendoj se do të duhet të përdorim të njëjtat teknika që kemi përdorur në mënyrë efektive kundër mafies këtu në SHBA, ku këto organizata janë goditur në të gjitha nivelet," tha zoti Holder.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!