|
Preng Gjikola
|
 |
« : Tetor 24, 2009, 02:05:44 MD » |
|
Nga Preng S. GJIKOLA
A DUHET TË MBETET Ç’FAR SHKRUHET
Qarkullon një thënie “Ç’far shkruhet mbetet, fjalët i merr era”, logjikisht kështu është. Natyrshëm lind pyetja: A duhet të mbetet ç’far shkruhet? (Është e fjala për shkrimet studimore në fushën e historisë, sepse për sa i përket shkrimeve me karakter letraro-artistik apo mediatike, përgjigjen e jep konsumi në treg). Logjikisht këtë përgjigje duhet të na e japë shkencërisht instituti i historisë në bashkëpunim me arkivin e shtetit dhe arkivat homologë europian, si dhe nga muzeu historik kombëtarë, sepse historia e kombit shqiptarë fle në arkivat Europian, përfshi këtu edhe arkivin e Vatikanit, si dhe në muzetë më të famëshme europiane, përfshi edhe muzeun e Vjenës ku jan të ekspozuara shpata dhe përkrenarja origjinale e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Kohët e fundit në tregun e konsumit mediatik shqiptarë përfshi edhe Kosovën është hedhur në treg ideja më absurde dhe e pa bazuar as në shkencën e historisë dhe as në artin vizual e letrarë, për më tepër, “As mish, as peshk”, thënie e mençur tipike shqiptare, revizionimi i figurës, për më tepër, i identitetit tonë kombëtarë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut siç e nihte ndryshe zyrtarisht Porta e Lartë. Me të vërtetë është folur mjaft për rishkrimin e historisë së kombit shqiptarë dhe kjo është tepër e nevojshme për faktin e thjeshtë se kombi shqiptarë, që është kombi më i vjetër i Ballkanit dhe ndoshta edhe në Europë, pavarësisht se jemi një komb me tradita të herëshme shtetëformuese, por se shtetin tone modern e kemi krijuar pothuajëse i fundit në Ballkan dhe ndoshta në Europë, por edhe ky shtet brenda kufive të vet shtetërorë mundi të përmbledhë veç gjysmën e hapsirës natyrore të kombit shqiptarë. Përveç se kombi shqiptarë u coptua ndërmjet fqinjëve të vet, por kaloi edhe një periudhë të gjatë nën një diktaturë të pa parë nga njerëzimi që nga kohët antike dhe dihet se si u shkrua dhe u interpretua historia e kombit shqiptarë nën diktaturë, ku historia e kombit shqiptarë fillonte me ardhjen dhunshëm të komunistëve në pushtet. Sot kombi shqiptarë është një komb që po konsolidohet dhe integrohet si një komb i tërë, pavarësisht se gjysma e tij jeton administrativisht dhe politikisht nën juridiksionin e shteteve fqinjë. Me 17 shkurt të këti viti së fundi edhe Kosova u shpall shtet i pavarur, pavarësisht se kjo pavarësi është e mbikqyrur dhe e një niveli të ulët, por mjafton nocioni pavarësi dhe njohja nga ana e vendeve më të fuqishme të botës përfshi këtu edhe SHBA-të. Trojet shqiptare që sot jan nën juridiksionin e Maqedonisë kan arritur një stad të kënaqshëm drej njohjes së tyre si komb me të drejta kombëtare, ku jan mjohur zyrtarisht si, gjuha dhe letërsia shqipe, historia e kombit shqiptarë, etno-folku, kultura etj. Stadi ndoshta i vonuar që po përjeton sot kombi shqiptarë me të vërtetë ka nevojë për rishkrimin e historisë, sot jan të gjitha mundësitë e komunikimit me të gjith hapsirën mbarëkombëtare, me të gjitha vendet e Europës dhe botës nga ku mund të hulumtoimë dhe të nxierrim në dritë nga errësira e dosjeve të arkivave më në zë të Europës dhe botës historinë e vërtetë të kombit shqiptarë dhe të elitës së tij që e orientoi dhe drejtoi kombin, që nga zanafilla e jetës njerëzore e deri në kohët moderne që jetojmë sot, me të njëjtin identitet. Vim tek çështja që sot është më e debatueshmja në tregun mediatik, kjo më shum për konsum, për të mbushur faqet e medias së shkruar dhe ekranet e medias vizive, teoria e rishikimit të figurës së heroit tonë kombëtarë, për më tepër e ikonës së identitetit tonë kombëtarë, figura simbol, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kombi shqiptarë rrugëtoi në mijëvjeçarë e shekuj me të njëjtin identitet, pra me të njëjtën gjuhë me të cilën u artikuluan fjalët e para të shoqërisë njerëzore, me të njëjtën trashëgimi etno-kulturore që kur u hodhën vizatimet e para e deri tek arkitektura dhe arti i të gdhendurit, që nihet ndryshe skulptura. Kombi shqiptarë rrugëtoi në të njëjtin teritor kompakt në Ballkan, që nga shpellat, banesat e para të shoqërisë njerëzore, tek kalatë e teri tek qendrat e mirëfillta urbane me të gjith infrastrukturën e nevojëshme, këto të fundit ka mbi katërmijë vjet që kan lulëzuar në trojet natyrore të kombit shqiptarë dhe që sot flenë nën tokën shqiptare, fare pak jan nxierrë në sipërfaqe. Vazhdimësia e një kombi në kohë dhe hapësirë pa elitën e tij nuk mund të mbijetojë, pra është i destinuar që të vdesë, pra të asimilohet nga kombet më të fuqishme. Edhe kombi shqiptarë që me krijimin e tij e deri në ditët tona është drejtuar nga elita e tij, ekonomike, intelektuale dhe politike, tre element të domosdoshëm që i nevoiten një kombi për të patur një vazhdimësi në identitet dhe me dinitet. Që në kohët parahistorike kombi shqiptarë ka trashëguar një elitë dhe kjo elitë që në fillimet e sajë ka demostruar elementë shtetëformues. Dëshmitë për hershmërinë e shtetformimit jan të pa kotestueshme, këto të vërtetuara nga zbulimet arkeologjike, që jan kryer në të gjith hapsirën shqiptare, ku në mozaikët, gdhendjet e thjeshta, skulpturat e deri tek monedhat e kohës jan pasqyruar stemat e familjeve të mëdha Iliro-Abëresho-Shqiptare, të ndryshme nga emblemat e fqinjëve tanë të qytetëruar që në atë kohë ishin Greqia e lashtë dhe Roma e lashtë. E bëra këtë rezyme për parantezë, për të ardhur tek çështja e pa precedent që po qarkullon dhe po debatohet sot në industrinë mediatike shqiptare. Dikushi i shtyrë nga ambicja e tijë për tu bërë njeri publik, që portreti i tij viziv me pamje vajtuese të zërë ekranet e medias vizive, të faqeve të medias së shkruar dhe zëri i tij të përplaset në veshët e dëgjuesëve të radios, na bëka një “zbulim” duke përkthyer dhe për më tepër duke komentuar në dorëshkrim, ende pa u botuar në original, një vepër mbi figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në sipërfaqe gjë e mirë, që të hulumtosh për elitën e komit tënd, për më tepër të njohësh një gjuh të huaj shumëmirë, por dyshoi se këtë gjuhë autori në fjalë e njeh për komunikim familjarë e jo i shtyrë nga kultura që karakterizon një intelektual të mirëfilltë. Një intelektual i mirëfillët që meriton të zërë vend në elitën e kombit duhet që, së pari, (e kam fjalën për historianët e vërtetë, që duan me gjith mend të zbardhin anët e errëta të historisë), të njohë gjuhët klasike ndërkombëtare, si, latinishten, greqishten e vjetër si dhe osmanishten e vjetër, sepse në këto gjuh është e dokumentuar gjith historia e shoqërisë njerëzore, përfshi këtu edhe historinë e kombit shqiptarë. Të përkthesh dhe të komentosh një vepër të tillë eshtë një punë e lavdrueshme, por duhet që të kesh përkthyer dhe komentuar shum e shum shkrime në gjuhë të ndryshme që të vëshë pikën mbi “i”, sepse për sa i përket figurës së Gjergj Kastriotit, jan shkruar me qindra e mijëra vepra që nga veprat e mirefillëta historike e deri tek ato letrare, jan bërë me qindra e mijëra gravura dhe piktura nga bashkëkohës të Gjergj Kastriotit, si dhe në vijim, nga miq të ti dhe të kombit shqiptarë në perendim. Si gjith kombet e tjera të qytetëruara edhe kombi shqiptarë ka patur kronikanët dhe shkrimtarët e tij të mirfillët, po përmend veç njërin, bashkëkohësin dhe kronikanin e historisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Marin Barletin, por fatëkeqësisht këto vepra, shumica të botuara në gjuhën latine, pavarësisht se gjuha zyrtare ishte shqipja, por edhe në gjuhën shqipe me germa latine është shkruar, por fatëkeqësisht deri më sot jan zbuluar fare pak dokumenta original, por është e mjaftueshme që shqipja ka qenë e folur dhe shkruar. Për sa i përket simboleve kombëtare, flamuri dhe stema e shtetit, pavarësisht se ç’far llojë regjimi ishte në pushtet i kemi të ideuara dhe dezinjuara nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pra flamuri dhe stema kombëtare shqiptare jan nga më të vjetrat në Ballkan. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, regjimi i dhunshëm kolonial turk, duke e parë se kombi shqiptarë është një komb i pa nënshtrueshëm me forcë, ndërroi taktikë duke përdorur ekonominë dhe ofiqet nga gradat më të larta, këtu kemi parasyshë se pjesa më e madhe e kryevezirëve dhe e pashallarëve kan qenë shqiptarë, e gjitha kjo për të nenshtruar dhe asimiluar kombin shqiptarë duke i ndërruar edhe besimin fetarë. Gjith ky investim u bë për arsye strategjike, që perandoria turke të kishte një teritor sa më të gjërë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, që të realizonte ëndrrën shekullore për tu hedhur në perendim, që Gjergj Kastrioti Skënderbeu Ja preu në mes, që në shekullin e XV-të. Gjithsesi, pavarësisht gjith këtyre shëndërrimeve, kombi shqiptarë falë elitës së tij dhe trashëgimisë së simboleve kombëtare mundi që të mbijetojë në identitet dhe me dinitet dhe të formoi shtetin e tij modern. Të quajsh të vërtetë se Gjergj Kastrioti është ortodoks dhe për më tepër Serb, është sikur të vërtetosh se Homeri është Romak dhe Çezari është Grek. Po të ishte një pjestarë i këtyre kombeve që këtë absurtitet ta quante fakt të kryer, si do të trjtohej nga këto dy kombe? Besoi se përgjigja është e qartë. Këta “përkthyes” të mëdhenj shyqyr që nuk dinë Serbo-kroatisht, se do të na përkthenin dhe komentonin si një “zbulim” historik tepër original dhe të dobishëm për kombin shqiptarë edhe momerandumin famëkeq të akademisë serbe, për identitetin historik të Kosovës, që e quajnë, djepi i kultures dhe historisë serbe dhe si shkrimtarë do të na përkthente dhe komentonte si diçka të “vyer” për kombin shqiptarë, romanet e Drashkoviçit, ku shqiptarët i përshkruan si njerëz me bisht dhe se e kan vendin matanë Bjeshkëve të Namuna. Që nga Struga e Manastiri deri në veri-linje të Luginës së Preshevës e deri në veri të Tivarit ku jetojnë sot shqiptarë në trojet e veta, në pemën e tyre genologjike, para dhe pas islamizimit të tyre, nuk është hasur ndonjë emër ortodoks për më tepër, Ivan. Që nga toponimet e vendeve e deri tek mbiemërat e vjetër të shqiptarëve që jetojnë në hapsirën e latëpërmendur, kemi veç mbiemëra katolik, që nga, Gega, Doda, Lleshi e deri tek Kastrioti dhe emra vendesh si, Tanush (Tanushevc), fshat në kufirin shtetërorë mes Kosovës dhe Maqedonisë, Kalaja e Dodës në Dibër, Margegaj Tropojë etje, vende që sot jan 100% të besimit Islamik. Po zbresim dri në Vlorë, Gjirokastër e Sarandë, pavarësisht se atje kemi përqafimin në masë të besimit të krishterë ortodokës edhe atje shumica e mbiemërave të vjetër janë katolikë si, Gjoka, Gjondeda, Kola, Koleka, Koka etj, si dhe toponime vendesh si , Bushgjokaj etj, pavarësisht se pas ndarjes së perandorisë Romake ne mbetëm nën influencën e Bizantit, besimi fetarë mbeti po ai i origjinës, pra Katolik Roman dhe si udhëheqës shpirtërorë kishim Papën e Romës. Shumë njerëz të shtyrë, dikush nga dëshira e mirë për të dhënë kontributin e tij intelektual, për të cilin kemi aq shum nevojë, por dikush edhe për tu bërë person “VIP” dhe për të performuar kulturën e tij të “gjërë” dhe për më tepër ka mbledhur ca para, tregu i shtëpive botuese është i tejmbushur me botime gjithëfarllojë gjinishë veprash të shkruara dhe për më tepër vitrinat e librarive, bibliotekat aty ku egzistojnë, pikat e shitjes së gazetave e revistave e deri zyrat e pushtetit vendor e shkollat. Gjith kjo mori shkrimesh dhe botimesh në fusha të ndryshme, lind pyetja, a duhet të mbetet? Shkrimet krijuese si proza dhe poezia siç e theksova më lart e merr përgjigjen vetë nga tregu, gjithsesi, ndodh ndryshe me shkrimet me karakter studimorë dhe sidomos ato historike, këto duhet të promovohen në institucione të specializuara, si: Muzeu historik kombëtarë, instituti i historisë e deri tek universitetet publike dhe ato private të liçensuara, natyrisht pa paragjykuar autorin, por duke reçensuar materialin. Shkrimi, përkthimi dhe botimi i veprave me karakter historik, që vë në pikpyetje identitetin tonë kombëtarë, në një kohë që kombi shqiptarë ka më shum nevojë se kurr për të vërtetën e tij historike, për vetë faktin e luftës diplomatike që po bën sot Serbia për të bindur botën se Kosova është pjesa e teritorit të sajë nga ku rrjedh identiteti i kombit Serb dhe se shqiptarët jan ardhacakë. Këto vepra të shkruara apo të përkthyera, nuk ka rëndësi, lënë hapsirë të dyshosh se finamcohen nga qarqe antishqiptare dhe se po vënë në zbatim momerandumin famëkeq të akademisë serbe dhe marrveshjen e komunistëve shqiptarë dhe atyre Jugosllavë, që për ndihmën që u dha P.K.J-ja për bashkimin e tyre në një parti komuniste të vetme, duke dërguar dy këshilltarë të nacionalitetit Serb. Gjatë luftës së dytë botërore, kur në atë kohë dihet, pavarësisht se ishim të okupuar, por se pjesa dërmuese e kombit shqiptarë për pesë vjet u përmblodh në një shtet të vetëm, nga ku kontrollohej nga Tirana zyrtare edhe në trojet shqiptare që deri atëhere ishin nën juridiksionin e Jugosllavisë së kohës, qeveritarët dhe administratorët vendorë ishin shqiptarë, punëtorët e arsimit ishin shqiptarë, shumica të dërguar nga Tirana zyrtare, sepse në atë kohë në Kosovë nuk kishte shkolla ku mund të pregaditeshin arsimtarë të gjuhës shqipe. Komunistët shqiptarë, thënë ndryshë, baballarët shpirtërorë dhe ndoshta biologjik të këtyre shkrimtarëve dhe përkthyesëve në fjalë, komunistët dhe partizanët që operonin në trojet etnike në Jugosllavi i vunë nën komandën e shtabit të luftës të drejtuar nga P.K.J-ja. Shanci historik që na shtroi përfundimi i luftës së dytë botërore, jo që nuk u shfrytëzua, por komunistët shqiptarë e përdorën për të kënaqur interesat e Jugosllavisë që kontrollohej nga serbët, vetëm e vetëm që të vinin në pushtet. Gjithsesi, pos këtyre zëçkave të disa pseudointelektualëve, më në fund edhe kombi shqiptarë i është kthyer identitetit dhe i bashkuar si një komb i vetëm, pavarësisht se administrativisht është i ndarë në disa shtete, po integrohet me shpejtësi në strukturat euro-atlantike, aty ku edhe jeton fizikisht në shekuj e mijëvjeçarë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i ktheu shpinën lindjes për të mbrojtur jo vetëm identitetin dhe kulturën e lashtë perendimore të kombit shqiptarë, por edhe vlerat e qytetërimit perendimorë, kjo e vërtetuar nga mirënjohjet e thella që ka perendimi për figurën e Gjergj Kastriotit, duke i kushtuar përmendore në vendet më të dukshme në kryeqytetet e tyre me diçiturën: “Shqiptari që mbrojti kulturën dhe qytetërimin perendimorë” , ose atleti i Krishtërimit etj. Nostalgjikët e lindjes duke e parë se kombi shqiptarë po rikthehet në identitet, pra në perendim, atje ku na la Gjergj Kastrioti Skëndrbeu, po përpëliten në lëkurën e tyre duke vajtuar, por me fëtyrë nga lindja kthehen veç të vdekurit.
|