Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:35:20 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Kanceri i gjirit prek edhe burrat  (Lexuar 1894 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Tetor 24, 2009, 11:45:00 MD »

Tetori, muaji i luftes kunder kancerit te gjirit

E Hene, 19 Tetor 2009

Luljana Gjonbibaj

Kanceri perben nje nga problemet me madhore te shendetit publik ne shumicen e vendeve te botes. Me shume se 10 milione njerez semuren cdo vit nga kanceri ne bote dhe sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ky numer pritet te rritet nga 10 milione ne vitin 2000, ne 15 milione ne vitin 2020. Nga te dhenat e Regjistrit Qendror Nderspitalor te Kancerit prane Klinikes Onkologjike ne Tirane, ne vendin tone takohen cdo vit rreth 4000 raste te reja te kancerit. Nje prej llojeve me te perhapura te kancerit eshte ai i gjirit, qe konsiderohet si semundja me e shpeshte tek grate e vendeve te zhvilluara. Muaji tetor, thuajse ne te gjithe boten, njihet si muaji i luftes kunder kancerit te gjirit, kohe kur ndermerren fushata vecanerisht sensibilizuese, ne lidhje me kete semundje. Eshte kjo nje arsye me shume, per te cilen vendosem te botojme letren e ardhur ne redaksi, nga nje grua e semure me kancer ne mushkeri.

Me ndihmoni te jetoj!

Po behen gati tre vjet qe luftoj me vdekjen. Ky qe fati im, qe nga kur u operova per here te pare ne spitalin e mushkerive Shefqet Ndroqi ne Tirane. Diagnoza ishte tumor ne mushkeri. Padyshim operacioni u krye me sukses, por pritej rezultati i biopsise. Per fat te keq doli tumor malinj. Per rrjedhoje duhet t'i nenshtrohesha imunoterapise nepermjet kimioterapise, skemen e se ciles e percaktoi specialistja e trajtimit kimioterapik dhe stafi i saj. Preparati baze, qe duhej per kete trajtim gjendej ne spital, ndonese me shume veshtiresi. Sidoqofte, edhe pse me shume veshtiresi, ne kete menyre u permbyll i gjithe cikli.

Veshtiresite per kimioterapine e dyte

Pas 2,5 vjetesh u perserit procesi duke dhene metastaza ne forme likuidi. Pasi u ekzaminua materiali dhe origjina e tij, ky leng u boshatis dhe u vendos qe te trajtohesha serish me kimioterapi. Por kesaj radhe mjeket menduan qe te perdorej nje preparat tjeter, qe per fat te keq nuk e dispononte spitali. Ketu fillojne peripecite dhe veshtiresite, qofshin ato edhe ne planin psikologjik, por edhe ne ate ekonomik, pasi kete preparat duhej ta siguronim privatisht. Vlera monetare e vetem nje kure per nje muaj trajtim (30 tableta nga nje ne dite) arrinte ne 2450 euro, vlere te cilen nuk arrinte ta perballonte nje familje me te ardhurat e dy pensionisteve, te cilet kane punuar gjithe jeten dhe kane derdhur 35 vjet pune, sigurime shoqerore dhe shendetesore. Pa dyshim ne kete rast, te kujtohen veprat e Migjenit te madh, "Zoti te dhashte" apo "Molle e ndalueme". Eshte e dhimbshme, e vajtueshme te mendosh, qe edhe sot ne shekullin XXI, kur shoqeria jeton ne kohen e kompjuterit dhe te internetit, nje grua qe po lufton me vdekjen, duket se po e humbet kete lufte, sepse nuk mund te siguroje ilacet. Eshte paradoksale, qe sot vargjet e Migjenit i gjej aktuale ne jeten time, vetem se ne kete rast nuk do te thoja "molle e ndalueme", por "mundesi e ndalueme" per te jetue. Thirrja ime eshte e deshperuar, sepse une nuk dua ta humbase kete beteje. Nese do t'i marr ato ilace, une mund te besoj tek jeta dhe mendoj, se e kam kete te drejte. Besoj ne Zot dhe e pranoj fatin ashtu si ai ta kete vendosur per mua. Por nuk ne kete rast nuk eshte dora e fatit, qe po me vret, por varferia dhe mungesa e ilaceve. Me ka bere shume pershtypje thenia e nje biznesmeni, qe importonte preparate farmaceutike gjate nje takimi qe pata me te duke u interesuar per rastin tim. Ai ishte vertet nje njeri kombdashes, por mbi te gjitha ishte human, (sepse jo cdo njeri eshte njeri edhe pse i ngjet njeriut). Ashtu sic e kishte mesuar, ai edhe e kishte pare te jetuar shprehjen: "Njeriu i shendetshem ka njeqind deshira, ndersa i semuri ka vetem nje". E po keshtu e mesova edhe une kete shprehje, por duke e jetuar vete. Prej ketij njeriu mesova edhe nje fakt tjeter. Ishte fjala per ilacet e rralla dhe shume te shtrenjta, qe ai kishte mundesi t'i siguronte dhe qe kishte mundesi te pajiste spitalet tona, por qe tatimi per to ishte shume i larte. Nuk di c'te mendoj. Besoj se duhet te kete nje zgjidhje, jo vetem per mua, por edhe per shume paciente te tjere, qe zgjohen cdo dite me dilemen per jeten. Si nje njeri qe po perballem cdo dite me vdekjen, besoj se duhet te kete nje zgjidhje. Kam nevoje per keto ilace kaq te kushtueshme, sepse dua te jetoj, por nuk di se si mund te gjej rrugen per t'i blere. Dua te jetoj, por nuk jetoj dot...dua te gezoj, por nuk gezoj dot. Kur shpirti lengon kalon ne depresion. I falenderoj pa mase, te gjithe ata qe me mirekuptojne per aq sa munda te shpreh nepermjet ketyre rreshtave, ashtu sic u kerkoj ndjese shpirterisht te gjithe atyre, qe u merziten sadopak prej tyre.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Tetor 24, 2009, 11:44:12 MD »

Kanceri i gjirit, 1 ne 8 gra e rrezikuar

E Hene, 19 Tetor 2009

Grate e moshes mbi 40 vjec jane me te rrezikuarat nga kanceri i gjirit. Nderkohe te dhenat tregojne se 1 ne 8 gra mbi kete moshe ka kancerin e gjirit. Duke pare keto shifra alarmante, mjeket rekomandojne per kontrolle te herepashershme per te parandaluar ne kohe kete semundje.

Semundja

Kanceri i gjirit njihet si nje nga llojet e tumoreve me te perhapura tek grate. Per kete arsye, Spitali Amerikan ka nisur depistimin tek femrat ne kuader edhe te muajit kunder kancerit te gjirit. Sipas te dhenave qe dalin nga ky spital rezulton se numri i te prekurve nga kjo semundje rritet nga viti ne vit ndaj keshillohet edhe kryerja e mamografise apo edhe depistimet e ndryshme. "Te dhenat kane treguar se 1 ne 8 gra te moshes mbi 40 vjec eshte e prekur nga kanceri i gjirit. Por, ajo qe une doja te theksoja eshte se kjo kategori femrash duhet te bejne kontrolle te here pas hershme ne menyre qe te kapin semundjen ne fazat fillestare. Nese ajo kapet ne keto faza eshte shume here me e lehte per t'u kuruar", - ka pohuar Emiljana Huti, mjeke onkologe. Sipas saj, nje ne 25 gra te prekura nga kanceri i gjirit humb jeten nderkohe nese semundja kapet shpejt ajo mund te sherohet. Te dhenat tregojne se 95 per qind e rasteve qe kapin shpejt semundjen sherohen plotesisht.

Te dhenat

Kanceri i gjirit eshte cilesuar si vrasesi i pare qe shkakton vdekje tek grate. Madje, ne vendin tone, cdo vit numerohen rreth 400 gra qe preken pikerisht nga kanceri i gjirit. Fatkeqesia qendron tek fakti se, kanceri i gjirit, ne shumicen e rasteve, diagnostikohet kur semundja ka avancuar dhe eshte shume vone per t'u mjekuar. Fakti qe je femer, eshte risku kryesor per t'u prekur nga kanceri i gjirit. Megjithate, specialistet e Onkologjise tregojne disa nga faktoret e riskut nga kanceri i gjirit. Keshtu specialistet pohojne se, ne disa raste, kanceri i gjirit mund edhe te trashegohet. "Nese nena, motra apo gjyshja juaj, kane patur kancer te gjirit, atehere diagnostikohuni sa me shpesh, pasi edhe ju mund ta keni ate", - pohojne mjeket. Nderkohe, shpjegohet se, edhe femrat, te cilave menstruacionet, u kane filluar para moshes 12 vjec, dhe, ne rastet kur mestruacionet u kane ndaluar pas moshes 50 vjec. Gjithashtu, mjeket pohojne se, te rrezikuara jane edhe femrat kur nuk kane lindur kurre femije dhe ato qe kane lindur femijen e pare mbi 30 vjec. S. Isaku



Specialistet: Beni mamografine, shpetojne mijera jete

Mamografia eshte radiografia qe ben ekzaminimin e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shume heret, atehere kur ndryshimet nuk mund te shihen me sy, apo te preken me dore. "Mamografia mund ta dalloje kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes se shenjave. Mamografia mund te behet ne cdo kohe, por eshte mire qe, femrat ne moshen riprodhuese, ta kryejne mamografine ne fund te periodave. Ky ekzaminim nuk duhet te kryhet, sidomos ne tre muajt e pare te barres. Ne periudhen e menopauzes, kryhet ne cdo moment", - pohojne mjeket. Sipas tyre, e mirat e mamografise eshte se, shume lloje kanceri te gjirit, jane kapur ne faza te hershme, kur ka akoma shanse per t'u trajtuar me sukses



Shenjat e kancerit te gjirit

Zmadhim apo forcim te gjirit, qe nuk eshte normale per ju. Zakonisht, shume gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale

Gjendra, apo mahisje ne gji

Rrudhosje apo gropezim te lekures se gjirit.

Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte

Terheqje nga brenda e thithave te gjirit, ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.

Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale



Kategorite e femrave te rrezikuara

Nena, motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit

Jeni mbi 40 vjec, sepse rreziku rritet bashke me moshen

Menstruacionet ju kane filluar para moshes 12 vjec

Mestruacionet ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec

Nuk keni lindur kurre femije

Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjec

Nese jeni mbi peshe

Nese pini teper duhan dhe alkool

Nese kryeni aktivitet te paket fizik
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Tetor 24, 2009, 11:41:14 MD »

Kanceri i gjirit prek edhe burrat
Sonila Isaku
E Premte, 23 Tetor 2009

Kanceri i gjirit nuk prek vetem femrat por edhe meshkujt. Nderkohe numri i ketyre te fundit eshte me i vogel se femrat, por pavaresisht kesaj, kjo semundje ka arritur te marre edhe jete tek meshkujt. Te dhenat jane bere publike nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik, pikerisht ne javen e mamografise. "Ndonese kjo semundje prek masivisht grate, ne Shqiperi jane shenuar edhe raste te vdekjes se burrave nga kanceri i gjirit. Por, numri i burrave te prekur eshte i vogel mund te themi nen dhjete persona. Kjo perhapje eshte edhe ne vende te tjera te botes, nderkohe qe eshte shfaqur edhe tek ne", ka pohuar Lumturi Merkuri, Specialiste e Institutit te Shendetit Publik. Sipas saj, rastet tek burrat kane qene fatale per vete faktin se nuk kane mundur te besojne kete semundje, pasi e kane cilesuar si semundje te grave. Por, per specialistet kjo eshte nje gje normale, pasi pjesa tumorale mund te shfaqet ne ate pjese trupore edhe tek meshkujt, pavaresisht se rastet me te shumta jane tek femrat. Te dhenat tregojne se ne vendin tone evidentohen cdo vit, te pakten 400 raste te grave me kancer gjiri.

Mamografia

Ne muajin e sensibilizimit te grave dhe pikerisht ne javen e mamografise, nje pjese e mire e poliklinikave dhe spitaleve private si dhe spitali onkologjik, kane rene dakord qe te kryejne ekzaminime falas te mamografise gjate ketij muaji. Kjo keshillohet per te gjitha femrat mbi moshen 35 vjec dhe eshte nje nga menyrat me te mira per te kapur kancerin ne stadet e para, pothuajse edhe 2 vjet perpara se te shfaqe shqetesimet shendetesore tek nje person i prekur. "Nje here ne 1-2 vjet, duhet qe femrat te bejne mamografine. Kjo sepse kanceri i gjirit eshte nje problem madhor i shendetit publik ne te gjithe boten, por sot edhe ne Shqiperi", ka pohuar Lumturi Merkuri, specialiste e ISHP-se. Sipas saj, eshte shume i rendesishem sensibilizimi qe duhet te behet tek femrat, per shkak se nje pjese e mire e tyre e kapin semundjen ne stade te avancuara.

Neglizhenca

Femrat te cilat kane kancerin e gjirit e kapin ate vetem kur semundja eshte e avancuar dhe ka shfaqur simptomat e renda. Kjo ka bere qe 1 ne 9 gra te preket nga kanceri i gjirit. Per specialistet kjo situate eshte shqetesuese, per vete faktin se nese do te kryenin kontrolle te here pas hershme femrat mund te parandalonin vdekjen e tyre. Keshtu ne muajin kunder kancerit te gjirit, u kujtohet grave te kryejne kontrollet dhe sipas eksperteve, ekon e gjirit duhet ta bejne te gjitha femrat mbi 20 vjec ndersa mamografine te gjitha femrat mbi 35 vjec. Disa nga faktoret qe ndikojne per perhapjen e kesaj semundjeje jane mosha, konsumi i alkoolit, apo duhanit.



Shenjat e kancerit te gjirit

Zmadhim apo forcim te gjirit, qe nuk eshte normale per ju. Zakonisht, shume gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale

Gjendra, apo mahisje ne gji

Rrudhosje apo gropezim te lekures se gjirit.

Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte

Terheqje nga brenda e thithave te gjirit, ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.

Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale



Kategorite e femrave te rrezikuara

Nena, motra apo gjyshja juaj kane pasur kancer te gjirit

Jeni mbi 40 vjec, sepse rreziku rritet bashke me moshen

Menstruacionet ju kane filluar para moshes 12 vjec

Mestruacionet ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec

Nuk keni lindur kurre femije

Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjec

Nese jeni mbi peshe

Nese pini teper duhan dhe alkool

Nese kryeni aktivitet te paket fizik
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!