Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:20:02 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Rekrutimet e ushtarakëve shqiptarë ne kohen e Zogut për në Palestinë  (Lexuar 685 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Tetor 30, 2009, 08:12:52 PD »

Të dhënat e rekrutëve shqiptarë për në Palestinë
» Dërguar më: 29/10/2009 - 1

Letra 2
75/274/Alb
To; SOS, Kajro 27.05.1942
Kopje për SOE Londër Nga D/H 274
Rekrutimet për në Palestinë
Referenca 1/Alb/1DH80/81 e datës 21.05.1942 paragrafi 2:
Më poshtë janë të dhënat e rekruteve për në Palestinë.
Kapiten Adem Shehi, lindur në 1910 në Bulqizë (Dibra) njeh Dibrën, Beratin, Elbasanin, Durrësin dhe Pogradecin, i religjionit mysliman.
Kapiten Faik Elmazi, i lindur në 1911 në Mat: njeh Matin, Krujën, Tiranën, Shkodrën (vetëm qytetin) i religjionit mysliman.
Nëntoger Rexhep Bajraktari, i lindur më 1913 në Krumë njeh: kufijtë e Hasit, Shkodrën, Sarandën, Vlorën, Korçën, i religjionit mysliman.
Kapter Ismail Shemsedini, i lindur në 1914 në Patin (Mat) njeh Matin dhe Tiranën, i religjionit myslyman.
Të katërt kanë pasaporta të lëshuara nga Konsullata Shqiptare në Stamboll me data të ndryshme, në 1939.
Në pasaportën e Shehit është shkruar gabimisht nënoficer, pasi ai në fakt është Kapiten i Parë dhe superior i Elmazit.
Kapteri Shemsedidn mu prezantua përpara dy ditësh. Në telegramet e kaluara e kam përmendur si SHEMA, por në fakt është tashmë e qartë për mua se ai është Ismail Shemsedin Dema, një gabim i bërë në pasaportë që nuk mundem ta shpjegoj dot. Gjithsesi, nuk ka rëndësi, pasi ai është ai që pretendon se është, pasi i ngjan shumë Kapiten Sefedin Challaku, një kushëri i tij nga nëna dhe mik i imi.
Në pasaportë ai përshkruhet si “Kaporal”, si Komandant i Rojës Mbretërore, ku Shemshedini bënte pjesë. Kolonel Hysen Selmani e ka promovuar atë, pasi pasaporta është lëshuar. Kolonel Selmani e ka të drejtën ligjore për të bërë një veprim të tillë.
Nuk mund të bëjmë asgjë për pagesat. Duhet të qëndrojnë ashtu siç kemi rënë dakord, megjithëse shuma është dhënë gabim. Ju shpjegova atyre se shuma e dhënë është gabim, pasi po ju japim më shumë se të tjerëve dhe kur të shkojnë në Palestinë nuk duhet t’i tregojnë askujt se sa paguhen. Mendoj se mund t’ju besojmë për këtë gjë.
Për sa i përket borxheve, grupi i D.H.R për në Palestinë ka hapur një problem. D/H 60 më ka informuar se ata persona ishin të llahtarshëm në kërkesat e tyre. Duhet thënë grupi që kam organizuar unë është shumë i mirë. SHEHI më kërkoi që t’i paguanim borxhet, ndërsa të tjerët më kanë shprehur vetëm një shpresë nëse do të mund t’i paguanim ato. Nuk i kanë ndarë ato në “borxhe të detyrueshme” dhe “të pa detyrueshme”. Të parat janë shuma të vogla për ushqim dhe pagesa për fjetje, për të cilat ata mendojnë se nuk do të ishte shumë e hijshme që të largoheshin pa i paguar ato.
Të dytat janë shuma më të mëdha që ju janë marre miqve. Ata kanë kërkuar që të parat të paguhen prej nesh dhe të dytat nëse ata do të jetojnë do t’i paguajnë vetë. Nëse vriten, atëherë ato borxhe do t’u ngelen atyre.
Borxhet e detyrueshme në rastin e Shehit janë 265 lira turke, për bajraktarin 140, për Elmazin 145 dhe për Shemshedinin, 142 lira turke. Totali 692 lira turke.
Shehi ka më shumë borxhe, pasi ka më pak të njohur në Stamboll të cilët mund ta mbajnë me ushqime dhe fjetje. Borxhet e tjera janë rreth 800 LT.
Ju lutem, më thoni se sa do të paguani. Ju lutem, përgjigjen me telegram pasi grupi është gati për t’u nisur.
Për sa i përket uniformave, D/H 26 mendon se shuma që duhet është rreth 250 LT për person. Kjo do t’u lejonte atyre një kostum, dy këmisha, 2 palë pantallona, 2 palë çorape, 1 palë këpucë një kapele.
Në fillim, D/H 26 mendoi që t’i blinin uniformat në Palestinë ku çdo gjë është mjaft e lirë se sa në Stamboll. Por, pasi e menduam për vështirësitë e paraqitura dhe dërgesat me telegrame si dhe një dokument që do t’i autorizonte ata të blinin uniformat në Palestinë që duhet të kalonte autoritetet turke, menduam më mirë t’ju jepnim paratë në dorë dhe ata janë të lirë, t’i blejnë vetë artikujt e mësipërm. Deri tani ju është dhënë gjysma e parave, të tjerat të premten (29.05.1942)
Ne jemi shumë të gëzuar për lejet tuaj ku ata mund të mbajnë një flamur shqiptar. Të gjithë janë të gatshëm për ta kryer këtë mision sa më mirë. Bajraktari dëshiron që të mësojë të pilotojë avionë. Ai ka pranuar që të shkojë në shkollën e aviacionit së bashku me nacionalitete të tjera, por na është lutur që të mos dërgohet për të fjetur në të njëjtën dhomë me grekë. Elmazi thotë se ata janë të gatshëm të veshin çfarëdo lloj uniforme që ne mendojmë, angleze, egjiptiane, por vetëm jo greke. Për mua kjo tregon se nëse grekët insistojnë për të aneksuar Jugun e Shqipërisë, do të kenë probleme të shumta.
Siç ju kam raportuar më parë, ata i kanë shitur uniformat e tyre. Nëse dëshironi t’i vishni me uniforma, uniformat italiane janë më të pranueshme, pasi ata mund të bëjnë adaptimet e nevojshme nga kjo uniformë.
Firmosur
D/H 274
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Tetor 30, 2009, 08:11:53 PD »

Rekrutimet e ushtarakëve shqiptarë për në Palestinë
» Dërguar më: 29/10/2009 -
Auron Tare

Dy letrat e përzgjedhura sot për t’u botuar në vazhdim të ‘Dosierit’ mbi aktivitetin e Shërbimeve Sekrete Angleze në Shqipëri janë mjaft interesante, pasi zbulojnë për herë të parë fatin e një sërë ushtarakëve të cilët ndoqën Zogun dhe familjen e tij drejt Stambollit.
Ka shumë pak informacion se çfarë ndodhi me njerëzit të cilët kaluan kufirin me Greqinë pas pushtimit italian të 1939. Siç dihet, Zogu shkoi në Stamboll ku dhe qëndroi për pak kohë, për të vazhduar më tej drejt disa kryeqyteteve europiane dhe për të përfunduar në Paris. Por, çfarë ndodhi me një sërë ministrash apo oficerësh të cilët shkuan me të në Stamboll?
Me sa duket, të lënë pa asnjë mbështetje financiare dhe pa asnjë alternativë të qartë, disa prej këtyre oficerëve dhe ushtarakëve të ish- ushtrisë mbretërore janë rekrutuar nga Shërbimet Angleze për t’u dërguar në luftimet e Palestinës, ku ushtria britanike sapo kishte filluar përplasjen e saj me forcat gjermane. Këto dy letra dhe të tjera në vazhdim sjellin një pasqyrë mjaft interesante të jetës në emigracion të ushtarakëve shqiptarë, por edhe vështirësitë e shumta ekonomike të cilët ata përballonin në Turqi. Nëpërmjet informacioneve me karakter tepër personal që Zyra e SOE në Stamboll raportonte mbi jetën dhe aktivitetin e këtyre njerëzve, shihet mjaft qartë jeta e vështirë e ushtarakëve mbretërorë, të cilët për të jetuar kishin shitur edhe uniformat e dikurshme. Gjithsesi, për herë të parë mësojmë nëpërmjet arkivit sekret të Shërbimit Britanik, se një numër i pacaktuar ushtarësh dhe oficerësh shqiptarë janë rreshtuar që në fillimet e Luftës së Dytë Botërore në formacionet ushtarake të aleancës franko-britanike, duke hapur një kapitull të panjohur të kontributit shqiptar për këtë luftë botërore.
72/274/Alb
To: SOE Cairo
Copy to SOE London Nga D/H 274
EKMAS sot sapo më informoi se rekrutimi i ushtarëve për në Palestinë është gati e pamundur në Stamboll sot, si rezultat i asaj që u ka ndodhur shqiptarëve të cilët kanë dalë vullnetarë për të shërbyer në forcat Degoliste. Personi i cili dezertoi pas transferimit në trupat greke të këtyre vullnetarëve është kthyer në Stamboll dhe po bën propagandë kundër nesh duke thënë se, “ne nuk e mbajmë fjalën e dhënë dhe mendojmë vetëm për grekët”. Me sa duket vullnetarët e parë të cilët kishin hyrë direkt në trupat e gjeneralit De Gol janë mbajtur me vete si një togë e veçantë. Vullnetarët që shkuan më vonë dhe ju bashkëngjitën trupave tona dhe jo atyre të De Golit, me sa duket nëpërmjet një ndryshimi të Programit A.M.A janë shpërndarë midis trupave greke. Toga në trupat e De Golit nuk është ankuar, ndërsa të tjerët janë mjaft të mërzitur dhe të hidhëruar.
Letrat që po vijnë nga vullnetarët këtu në Stamboll janë të gjitha plot me ankesa. Është diçka shumë interesante, pasi në këto letra ka ankesa nga grekë (minoritarët) të cilët vijnë nga Lugina e Gjirokastrës, por duhet thënë se është shumë e vështirë për të besuar se edhe këta nuk duan të jenë në trupat greke. Për të qenë më të sigurt që familjarët e tyre të besojnë në ato që thonë nëpër letra, ata kanë dërguar foto që tregojnë simbolet greke në kapelat e tyre. Në disa nga letrat ata apelojnë pranë konsullit shqiptar për t’i shpëtuar. Në njërën prej letrave që kam parë, personi është një shqiptar nga një fshat i Përmetit i cili shkruan greqisht me germa europiane, pasi me sa duket nuk di të shkruajë në greqisht. Ai apelon pranë konsullit në një KOD të thjeshtë, i cila i shpëton me lehtësi censurës, por që përkthehet pa problem prej nesh. Të gjitha këto letra konfirmojnë propagandën anti-britanike të dezertorit.
Oficerët pranojnë pak a shumë fjalën time se, kjo transfertë është bërë vetëm me qëllim të vështirësive të gjuhës, meqenëse ata kanë eksperiencë në komandim, e kuptojnë vështirësinë e gjuhës. Ushtarët e thjeshtë nuk e pranojnë këtë arsyetim. Oficerët gjithashtu pranojnë atë që ju kam thënë se, për një vit me radhë askush nuk është interesuar për Shqipërinë, por ushtarët e thjeshtë nuk e besojnë këtë gjë, pasi ata mendojnë se Shqipëria është shumë e rëndësishme në mendjen e të huajve.
Dh,e tjetër problem që kemi në rekrutime është se ushtarët janë në punë të ndryshme. Stambolli ka me qindra kopshte, dhe kësisoj ofron mundësi punësimi për ta. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë në përfshirjen e vullnetarëve në kompanitë qipriote. Nëse kjo mund të qëndrojë, do ta bënte detyrën tonë më të lehtë.
Të autorizuar nga Kajro me tel.B/580 e datës 16.5.1942, të dy oficerët në Paris janë dërguar për në Stamboll. Në 52/274/Alb, gabimisht kam shkruar për 4 oficerë. Në fakt kanë qenë katër oficerë, por sipas raportimit të ELMAZ, dy janë larguar.
Një telegram i parapaguar është dërguar në një adresë në Gjermani, nga ku një letër do t’i dërgohet Parisit. Akoma është shumë shpejt për një përgjigje. Personi i kontaktit në Gjermani është një bashkëfshatar i ELMAZ, i cili punon atje.
Referenca e telegramit tim për Kajron No 533 e 25 majit, e cila këshillon ndalimin e letrës së kolonel Hysen Selmanit për Mbretin Zog, për të cilën shikoni raportin tim të 65/274/Alb e 21.5.1942.
Më shkoi përnjëherë në mendje sapo pashë raportin dhe letrën bashkangjitur për Mbretin Zog se, kjo letër mund t’i shkojë atij (Zogut) përpara se grupi i Palestinës do të nisej, dhe në këtë mënyrë ai mund të hynte në pazare me ne dhe të urdhëronte Selmanin që të ndalonte këtë grup. Por, mua më duket më e udhës që të niset grupi i vullnetarëve për në Palestinë dhe pastaj ky raport të lejohet nga Kajro që të mbërrijë tek Zogu, pasi ai nuk mund ta përdorë këtë gjë më si kundërpeshë për bisedimet me ne.
Ai mund të dëshirojë që ata të bashkëpunojnë me ne, ashtu siç ka udhëzuar që ata të bashkëpunojnë edhe me francezët përpara se të fillonin vështirësitë me grekët. Gjithsesi, do të ishte e udhës që me telegram të kërkohet që kjo letër të mos mbërrijë për momentin në dorën e Tij.
Grupi akoma nuk është gati. ELMAZ është akoma i sëmurë dhe nuk do të shkojë tek doktori derisa të bëhet më mirë. Ai e di që është personi më i rëndësishëm në këtë grup dhe nuk do të dëshironte që të pengohej nga mjeku. Nëntogeri SHEHI është akoma i pavendosur për të ardhur dhe ka kërkuar kohë deri në fund të muajit.
ELMAZ mendon se ai po pret një letër përpara se të vendosë.
Firmosur
D/H 274
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!