|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #6 : Shkurt 26, 2009, 10:01:56 MD » |
|
Besimet fetare pas vitit 1990
Toleranca
Shqiptaret jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike nderfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht ne dy pjese, ne ritualin roman (perendimor) dhe ate bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare.
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore.
Prej fundit te mesjetes e kendej hapesira shqiptare ishte zone ekuilibri ndermjet dy perandorive me te fuqishme te kohes, Perandorise Osmane dhe Perandorise Austro-hungareze. Midis ketyre dy perandorive jane nenshkruar disa marreveshje, te quajtura "kapitulacione", te cilat rregullonin barazine e ndikimeve, duke i njohur Perendimit te drejten e kujdesit per faltoret e te krishtereve, permes doktrines "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
Ne Shqiperi mund te gjesh shpesh dy fe (krishterim e muslimanizem) ne nje familje ose ne nje fis (Lure, veri), ose dy fe ne te njejtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishtere e si musliman, dhe ben ritet e festat fetare te te dy besimeve. Heroi kombetar i shqiptareve Gjergj Kastrioti lindi ne nje familje te krishtere, u be musliman ne oborrin e sulltanit, u be bektashi (ky ishte kusht per t'u bere jenicer), u kthye ne Shqiperi dhe mori fene e babait dhe kur vdiq la amanet qe te varrosej ne nje katedrale te te krishtereve katolike (Lezhe). Njeri nga vellezerit e Gjergj Kastriotit, perkundrazi, kerkoi te varrosej ne manastiret e Athosit, nje prej vendeve te shenjta te ortodoksise.
Ne Shqiperi nuk njihen konfliktet fetare, as ne forme episodike. Eshte krejt normale qe nje shqiptar, nese nuk i pelqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, te braktise kishen dhe ta kerkoje lidhjen me zotin ne xhami. Nje prej autoreve me te rendesishem te letersise klasike shqiptare, Pjeter Bogdani, ne vepren e tij "Çeta e profeteve", citon krahas njeri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenen. Perkthyesi i pare i librit te shenjte te muslimaneve Kur'an ishte i krishtere (Ilo Mitke Qafezezi).
Muslimanet shqiptare festojne shen Gjergjin e shen Merine, nje pjese tjeter shen Nikollen e Krishtlindjet, kurse te krishteret u bejne vizita miqesore muslimaneve per festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram). Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Ne nje qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane eshte e perzier me te krishtere katolike dhe ortodokse, ne ditet e ramazanit edhe tregtaret jo-islamike ndalonin shitjen e mishit te derrit ne dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tonaâ€.
Festat fetare ne Shqiperi, qofshin ato te bashkesise se krishtere, qofshin te bashkesise muslimane, ruajne gjurme te periudhes politeiste mitologjike. Shqiptaret katolike te viseve veriore diten e Buzmit e kane pikerisht ne diten e Krishtlindjeve, por duke nenshtresuar ne kete feste edhe kultin e zjarrit. Shen Meria e muslimaneve perkon me diten e zanes - Dianes tek latinet - me 23 gusht. Bektashinjte kane kultin e Baba Tomorrit, qe ngjason me kultin mitologjik te Olimpit grek. Nje poet i krishtere i vuri per titull librit te vet emrin “Baba Tomorrit†Kjo dhe te tjera tregon Shqiptaret kane kultin e natyres, festojne diten e malit apo te bjeshkes, mbajne edhe sot gjarperin dhe dhine si totem (hyjni mbrojtese), kane kult per zjarrin, per gurin, per ujin dhe buken, per udhen dhe mysafirin, per token dhe qiellin.
Literatura De la Rocca “Religion and Nation in Albania†1989 Rome Dh .Qiriazi “Kristianity in Albania†2000 Mark Milan “Albanian life and Customs†Kurti, Sirdani, “On the contribution of the catholics in Albania†2000
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #5 : Shkurt 26, 2009, 10:01:20 MD » |
|
Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen ne Shqiperi emisaret e Kishes Katolike te Shqiperise, misionaret dhe te derguarit apostolike te Selise se Shenjte, midis tyre dhe klerike katolike shqiptare qe kishin dale gjalle nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashte vendit etj.
Kleriket ortodokse qe kishin mbetur gjalle fillluan te aktivizohen prane kishave qe kishin mbetur me kembe, te cilat filluan t’i riperteritin. Nga Patrikana Ekumenike u dergua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili eshte perpjekur per ringritjen e kishave ortodokse te shkaterruara, si dhe per rikthimin e pronave te tyre te rrembyera.
Te dyja kishat kryesore te krishtera ne Shqiperi, u vizituan nga primatet e tyre si Papa Gjon Pali II me 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, me 2-9 Nentor 1999. Po keshtu eshte perteritur ne menyre te dukshme Kisha Ungjillore e Shqiperise, permes misionareve dhe bashkesive te krishtera ungjillore ne te gjithe vendin sidomos ne qytete, dhe ne Kosove. Kisha Ungjillore e Shqiperise ecen sipas traditave te saj tashme evropiane, duke shtrire veprimtarine ne perhapjen e lajmit te mire, sidomos ne shkolla, ku ajo ka dhene ndihmese te shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Keshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropoje, Has,, Kukes, Diber, Mat), Malesia e Tiranes dhe e Krujes, Mallakastra, Malesia e Kerrabes, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise jane kryesisht te banuar nga popullesi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malesia dhe Fusha e Lezhes pjeserisht, Kurbini, Zona e Shkodres dhe arbereshet e Italise jane populluar kruesusht me banore te besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqese dhe zones se Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxheria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rreza e Permetit, pjeserisht rajoni juglindor dhe Fushegropa e Delvines jane populluar me banore te besimit ortodoks. Neper qytete i has te gjithe besimet, ndersa ne disa qytete si Tirane, Elbasan, Vlore, Korce, Durres.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet te cilat kane qene dhe jane me perberje feytare te perzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlore, Korce, Durresi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #4 : Shkurt 26, 2009, 10:00:50 MD » |
|
Besimet fetare ne periudhen 1944 –1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri ne shenje kryesisht Kishen Katolike te Shqiperise, duke e cilesuar ate si cerdhe te agjenteve te huaj ne Shqiperi. Per kete arsye, qysh ne fillim, Kishes Katolike Shqiptare iu kerkua te bente nje sakrilegj kanonik, te shpallte autoqefaline e saj. Te dy peshkopet katolike, imzot Gasper Thaci dhe imzot Vincenc Prennushi nuk e pranuan nje gje te tile. Shteti komunist i burgosi te dy, duke denuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke denuar me pushkatim imzot Gasper Thacin.Pas shume mundimesh ne burg, vdiq ne vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durresit dhe i Tiranes. U arrestuan 30 franceskane, 15 jezuite dhe mjaft seminariste. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqen te munduar neper kampe perqendrimi dhe ne pune te detyruar.Ne vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kete vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Ne vitin 1946 u denua dhe u pushkatua ne Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalet e tyre te fundit ishin: “Rrofte Krishti mbret! Rrofte Shqipnia dhe pa ne!â€
Ne vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishes Katolike te Shqiperise Bernardin Shllaku, por atij i vune nje mbikqyrje te forte. Nderkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik qe vepronte ne dioqezat e Shqiperise, u debua qysh ne vitin 1946.
Ne vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist te rinise. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh ne vitin 1964 dhe u denua me 25 vjet burg.Vdiq ne spitalin e Tiranes ne vitin 1980. Atehere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjalle nga burgu por vdiq si kardinal ne vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20. Sinodi III i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise qendroi deri ne vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha doreheqjen. Kisi vdiq me 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri ne vitin 1949. Sinodi IV i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, u formua me 25 Gusht te vitit 1949, me kryepeshkop te Kishes Ortodokse Autoqefaqle te Shqiperise, Paisi Vodicen. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, si dhe peshkop i Durresit dhe i Tiranes, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korces, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastres. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjehere Patrikanen Ekumenike te Kostandinopolit per Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si te tille.Vodica per arsye politike e lidhi Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise me Patrikanen e Rusise komuniste. Keshtu qe, Sinodi IV mori karakter te theksuar politik. Per kete shkak, u dergua nga Patrikana ne Amerike peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkes, per te mos lejuar qe Kisha Ortodokse Shqiptare ne Amerike te binte ne pozitat politike te Kishes ne Shqiperi.
Me 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e nderprene me dhune veprimtarine e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990 Levizja kunder institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me nje levizje te rinise ateiste. Shume kisha u kthyen ne salla publike, disa u kthyen ne salla bagetish, disa u rrenuan plotesisht. U prishen 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atehere u burgosen 217 klerike per terror e disa prej tyre vdiqen neper burgje ose u pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 denonte propaganden fetare si dhe perhapjen e liturgjise. Sipas ketij kodi u denuan shume ish-klerike, por edhe laike.
Kisha Katolike e Shqiperise qe i kishte dhene vendit dhjetra intelektuale, studjues me emer, poete e shkrimtare, si at Shtjefen Gjecovin, Preng Docin, at Gjergj Fishten, Dom Ndre Mjeden, at Donat Kurtin etj, kishte pesuar nje nga goditjet e saj me te medha gjate gjithe historise se saj ne Shqiperi.
Shpallja e Shqiperise (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist ne te gjithe globin tokesor, kishte habitur te gjithe boten.
Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare.
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes se rendit ateist ne Shqiperi, me 4 Nentor 1990, pater Simon Jubani qe ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qe ishte debuar nga Shqiperia qe ne vitin 1946, dhane nje meshe per te gjallet e per te vdekurit, ne kapellen e vogel te varrezave te Shkodres, e cila sherbeu si altar. Pjesmarrja ne meshe ishte e jashtzakoneshme. Po ate dite, u dha nje duva ne Xhamine e Plumbit ne Shkoder nga myslimanet.
Filloi serish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #3 : Shkurt 26, 2009, 10:00:19 MD » |
|
Islami ne Shqiperi
Kontaktet e shqiptareve me boten islame, jane relativisht me te vona se ato te pjeses me te madhe te popujve europiane. Islamizmi u shfaq per here te pare i pranishem ne kontinentin e vjeter ne fund te mijevjecarit te pare (shek. 9-10-te).
Nga kontaktet e spanjolleve me arabet dhe kulturen e tyre lindi eposi i Sidit, ne te cilin konflikti themelor eshte ai i kaloresve hispanike me mauret (arabet).
Nga kontakti i frankeve me arabet lindi epopeja kombetare e francezeve “Kenga e Rolanditâ€, ne te cilen konflikti zhvillohet midis moreve (arabeve) dhe vendesve. Disa shekuj me vone arabet do te ishin te pranishem ne tragjedite e Shekspirit (Othello, “arapi i ziâ€, ne tragjedine me te njejtin emer).
Ne kete kohe (fundi i periudhes bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen per here te pare arabet te fiksuar ne kulturen tradicionale shqiptare, ne baladen e vellait qe ngrihet nga shtrati i vdekjes per te mbrojtur nderin e motres nga “nji bajloz i zi†(a “nji harap i ziâ€) qe ka dale prej detit. Historikisht kontaktet nderfetare midis shqiptareve te krishtere dhe pelegrineve perhapes te islamizmit i takojne shekullit te 13-14-te.
Misionaret e pare te fese se re mberriten ne hapesiren shqiptare nen emrin e ortodoksise. Nje prej ketyre misionareve, qe solli bektazhizmin ne Shqiperi, njihet me emrin “Shen Spiridoni†dhe i pergjigjet figures se Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksise lehtesoi pranimin e islamizmit (fillimisht ne formen e bektashizmit) para se ushtrite perandorake osmane te pushtonin vendin. Kjo periudhe e pare perfaqeson fazen e islamizimit te perzgjedhur paqesor.
Islamizmi ne Shqiperi paraqitet si “islamizem europianâ€, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shternguese permes zbatimit te sistemit te privilegjuar te taksave dhe tatimeve ndaj muslimaneve, perkunder nje sistemi shfavorizues ndaj josmuslimaneve (perjashtim i atyre qe nderronin fene nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit te 15-16-te e ne vijim ne qytetet kryesore te Shqiperise u ngriten institucione te rendesishme te kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u perhap me shume ne Shqiperine e Mesme. Ne fazen e fillimeve pjesa me e madhe e shqiptareve mbanin zyrtarisht fene islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Ne kete faze deshmohen kisha te maskuara (nentokesore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishterimi, krishterimi i fshehte ose i mbuluar me muslimanizem te jashtem) vazhdoi deri ne shekullin e 20-te.
Ne shekullin e 18-19-te islamizmi pati nje lulezim fetar dhe kulturor ne Shqiperi. Ne kete periudhe u zhvillua letersia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letersia e bejtexhinjveâ€, qe studiuesit e krahasojne me letersine “alhamiado†qe qe zhvilluar me pare ne Spanje.
Islamizmi la gjurme ne jeten zakonore te shqiptareve, permes nderhyrjes se disa nomeve te sherijatit. Por sherijati nuk u be asnjehere kod sundues zakonor i shqiptareve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve.
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij.
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri.
Ne Shqiperi bektashizmi eshte shfaqur ne fund te shekullit te 12-te dhe ne fillim te shekullit te 13-te. Ne 1925, kur Ataturku ndermori reformat e ashpra laicizuese te shtetit per krijimin e Turqise moderne, Shqiperia u be vendi i Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqiperia, ky vend i vogel, eshte seli e nje kryeqendre boterore te besimeve. Eshte interesant te vihet re se edhe gjate periudhes se ateizmit nuk pati pretendime nga shtete te tjera ku ka bashkesi besimtaresh bektashinj per te marre rolin e kryeqendres.
Bashkesia bektashije e Shqiperise u shpall e pavarur ne vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.
Historia e Kishes Ungjillore Protestante ne Shqiperi, ze fill me 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionare ne qytetin e Manastirit. Keta misionare fisnike krijuan aty Bashkesine e pare Ungjillore. Nder anetaret e pare te Bashkesise Ungjillore te Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqiperise, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korces, ku predikimet e para i beri ne Mesonjtoren Shqipe, me 3 Maj 1890, duke patur si pikesynim zgjimin e popullit te tij, si nje misionar atdhetar. Predikimin e Fjales se Krishtit, ai e quante vertete nje detyre patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia celen ne Korce shkollen e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Me pas, duke thyer luften qe Patrikana i bente shkolles dhe Gjerasimit, numri i vashave ne shkolle u shtua. Te shumta kane qene vashat qe mbaruan shkollen e Qiriazit.
Me 14 Nentor 1892 u themelua bashkesia “ Vellazeria Ungjilloreâ€ne te cilen bente pjese Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqeri ungjillore pati dhe organin e saj qe u quajt “Letra e Vellazeriseâ€, numri i pare i se ciles u botua ne Korce ne nentor te vitit 1892.
vazhdon--> toni77_toni
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Shkurt 26, 2009, 09:59:47 MD » |
|
Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani te cilet luajten nje rol te rendesishem per kulturen shqiptare!
Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872 Pushtimi osman dhe perhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndergjegjes kombetare ne luften kunder sundimit te huaj, nga shtresa e klerit vendes dolen disa figura te njohura si Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani te cilet luajten nje rol te rendesishem per kulturen shqiptare. Gjate Rilindjes kombetare nga rradhet e dy degeve te Krishtera pati klerike qe punuan per interesat e vendit e te kultures kombetare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikolle Kacorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishes Ortodokse te Shqiperise qysh me 28 Nentor 1912. Me shpalljen e pavaresise nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqiperise nuk mund te mbrohej me juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nen juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsite e tjera te Ballkanit qe kishin qene te pushtuara nga Turqia. Keshtu, kishin shpallur autoqefaline Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar kete te drejte qe ne shek.XIII.
Ne Amerike kjo perpjekje filloi qysh ne Maj te vitit 1907. Nje shkak qe i dha shtyse ketij problemi, ka qene nje ngjarje konkrete. Me gusht te vitit 1907, vdiq nje djale i ri, ne qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin sherbesat e tyre shqiptaret ortodokse, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar†.
Per kete shkak, shqiptaret krijuan nje shoqeri fetare ne Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar†dhe zgjodhen nje komision, qe ai ta lidhte shoqerine e Usterit me emigrantet e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i pare per nje Kishe Ortodokse Shqiptare te pavarur ne emigracionin e Amerikes.
Meqe shqiptaret nuk kishin nje prift legal te dorezuar nga nje peshkop, vendosen qe te therrisnin nje prift nga Shqiperia.
Nga kandidatet fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,me Mars te vitit 1908, F.Noli u dorezua prift i ligjshem. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gezim nga te gjithe shqiptaret kudo qe ndodheshin dhe pati jehone te gjere ne te gjithe shtypin e kohes. Per te shkroi gazeta “Drita†e Sofjes, te cilen e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnisâ€, si dhe gazeta te tjera shqiptare te Misirit dhe te Amerikes.
Meshen e pare ne gjuhen shqipe, F.Noli e dha me 22 Mars 1908. Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shen Kollit ne Sauth Brixh, e cila perfundoi ne vitin 1912.kisha e Shen Palit dhe e Shen Pjetrit ne Filadelfia. Iniciativen e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjes at Naum Cerja. Ne vitin 1919 u ngrit kisha e Shen Merise ne Natik.
Per nevojat e Kishes se re shqiptare e te pavarur, F.Noli perktheu me radhe nga viti 1908-1914, te gjithe librat kishtare te domosdoshem “Sherbesat e Javes se Madheâ€, Libri i Sherbesave te Shenjtaâ€, “Libri i te Kremteve te Medhaâ€, “Triodhi i vogelâ€, “Lutjesorja†dhe “Pesedhjetevjetorja e vogelâ€.
Te gjitha keto perpjekje per nje Kishe Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i beri me synimin e krijimit te nje peshkopate ortodokse shqiptare ne Amerike, fronin e se ciles, ne te ardhmen ta shpinin ne Shqiperi.
Nje nga ngjarjet me te shenuara te Kishes Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars te vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kerkoi peshkopit rus t’u jepte mundesi qe te formonin Peshkopaten Shqiptare te Amerikes dhe te dorezonte peshkopin e tyre te pare.
Per kete qellim u bene shume kerkesa edhe ne kryepeshkopata te tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qe te dorezonte F.Nolin peshkop dhe te tri heret u terhoq. Ne rrethana te tilla me 26 Korrik 1919, ne kishen e Shen Gjergjit ne Boston, F.Noli iu drejtue te pranishmeve: “Kush e beri peshkopin e pare fare?†Dhe populli iu pergjigj: “Te parin fare e beri populli. Dhe mua populli te me dorezoje se jam i pari fare per shqiptaret†- tha F.Noli.
Nga ana tjeter, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishen Ortodokse Shqiptare te Amerikes kishe autoqefale dhe F.Nolin peshkop te saj.
Ndersa ne Amerike ndodhnin keto ngjarje, ne Shqiperi, e cila ishte bere shesh lufte, mbizoteronin mitropolitet greke, si Jakovi i Durresit e pastaj i Korces, Njoftime kishte se Ne Shqiperi vepronin bandat terroriste greke te “kompanive te shenjtaâ€, te cilat vrane Papa Kristo Negovanin ne vitin 1904, terrorizuan popullsine e Shqiperise se Jugut ne vitin 1914, vrane At Stath Melanin ne vitin 1917.
Pas gjithe ketyre pengesave me ne fund, me 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha te paren meshe shqip ne kishen e Shen Gjergjit ne Korce.
Ngjarja me e madhe per Kishen Ortodokse te Shqiperise ishte mbledhja e nje kongresi gjitheshqiptar ne Berat, me 10 Shtator te vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi qe si qender e Kishes Autoqefale te Shqiperise te ishte Korca.
Kongresi vendosi qe gjuha e liturgjise ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare te ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll me 19 Shtator 1922. Me 21 Nentor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u be ne kishen e Shen Gjergjit ne Korce.
Keshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetesh u krijua Sinodi i Pare i Kishes Ortodokse Shqiptare qysh ne vitin 1478, kur e gjithe Shqiperia (Arberia) ra nen sundimin osman. Ky Sinod i Shenjte perbehej nga Hireotheu, miropolit i Korces dhe i Gjirokastres, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlores, F.Noli, mitropolit i Durresit dhe i Tiranes. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri me 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua te largohej nga Shqiperia.
Me perkrahjen e qeverise, erdhi ne krye te Kishes Ortodokse te Shqiperise at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop ne kete menyre. Ne vitin 1929, ai u dergua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Qe aty u thirr ne Tirane dhe tok me peshkopin serb te Shkodres, si dhe me dy peshkope te tjere, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dyte te Kishes Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin.
Patrikana Ekumenike e kundershtoi kete sinod Megjithekete, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shume energjik. Gjate kohes qe ishte ne krye te Kishes ai mblodhi Kongresin II gjitheortodoks ne Korce, me 16 Qershor 1929 Nen formulen: Kishe e lire ne shtet te lireâ€, Kishe e ndare nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: â€Kryepeshkopi, peshkopet, zevendesit e tyre lokale, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pergjithshem i Sinodit, si dhe ndihmesit dhe zevendesit klerike te Kryepeshkopit dhe peshkopeve, duhet te jene prej gjakut dhe gjuhes shqiptare, si dhe te kene nenshtetesine shqiptareâ€.
Sinodi II i Shenjte i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u perbe nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranes dhe i Durresit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Me vone ky sinod u plotesua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi.
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Ne vitin 1933, qeveria e mbretit Zog beri presion edhe ndaj Xhuvanit qe ai te jepte doreheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi per te formuar Sinodin e Trete te Kishes Ortodokse Shqiptare. U arrit qe me 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare te niste delegate per ne Athine K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Keshtu, me 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i larte kishtar, Tomi., iu dorezua K.Kisit. Me kete rast, Patrikana i dergoi nje mesazh Ministrit te Drejtesise Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koco Kotta.
Tani e tutje, kjo kishe edhe juridikisht e ne menyre kanonike, vendoste vete per organizimin e saj, si per caktimin e peshkopeve dhe te peshkopatave, per perkthimin e liturgjise dhe librave te meshes ne gjuhen shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante te drejten e shpjegimit e te interpretimit te dogmes ortodokse dhe kerkoi qe nder te gjithe peshkopet e mundshem te fronesuar nga Sinodi i shenjte i Kishes Autoqefale te Shqiperise, dy prej tyre te kishin, per kete arsye, formim teologjik ortodoks ne shkollat greke dhe te kishin jetuar jashte vendit, dmth ne Greqi ose ne Malin e Shenjte, per mjaft kohe. Ky ishte i vetmi kusht qe vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, perbehej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durresit dhe i Tiranes, Agathangjel Çamce, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korces, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastres.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #1 : Shkurt 26, 2009, 09:59:15 MD » |
|
Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar!
Ne kete kohe i vetmi vend i krishtere i panenshtruar dhe qe nuk i paguante asgje Sultanit ishte Arberia. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu , biri I princit te Krujes I mbiquajtur « Mbrojtes » dhe « Atlet » i Krishterimit theu per 25 vjet ushtrite osmane duke entuziasmuar boten e krishtere me bemat e tij dhe duke marre mirenjohjen e tere bashkesise kristiane kudo qe ndodhej . Skenderbeu dhe papa stabilizuan maredhenie te ngushta me me synime te qarta per mbrojtjen dhe lartesimin e kishes se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papen dhe perendimin i perputhej me idete qe kishte Skenderbeu dhe fisniket e tij per fatin e Mbreterise se Arberit ne ballkan dhe Evrope. Pas renies se Skenderbeut Sulltani ndermori nje fushate konvertimi ne myslimane ndaj arberve te krishtere duke perdorur paketen e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si “defshirmejaâ€(takse gjaku) ku cdo familjari I merrej djali I vogel dhe nuk I kthehej kurre per tu perdorur si jenicer .Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Nje pjese u konvertuan duke nderruar vetem emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera feshurazi Njihen raste qe dokumentohen edhe nga Frang Bardhi ne vitin 1637 kur brenda nje familje (vellezer apo burre dhe grua)jane me fe te ndryshme vetem per te shpetuar nga taksat apo per te perfituar privilegje.
Gjurme ne qendresen fetare ndaj konvertimit ne fene islame ka lene Shpati i Elbasanit gje qe deshmohet ne afresket e pikturuara nga Onufri nga Neokastra (Elbasani)ne vitete 1556 ne kishen e Shen Kollit dhe ate te Shen Premtes. Ne kete klime myslimanizimi prifterinjte Shqiptare patriote si Archbishop of Durres, Pal Engjelli, a close associate of Skanderbeg doli nevoje emergjente perdormi I gjuhes shqipe ne kishe as the “Formula of Baptism†of 1462 AD. It is a short sentence in Albanian “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit†(I bless you in the name of the Father, the Son and the Holy Spirit), which is found in a circular (pamphlet) written in Latin.
During a visit to Mat, Pal Engjelli noticed irregularities in the religious practice and following this he left some directions and recommendations with the Catholic priest, namely the aforementioned blessing, which could be used by parents in baptising their children in case they could not do it in church or there was no priest available. The formula is written in the Latin alphabet in the northern dialect of the ghegs (gegerisht).
Duke perfituat nga kunder-refoma e papatit, me lejen e Selise se Shejte per te konsoliduar krishterimin ne 1555 botohet “Missal†by Gjon Buzuku which is the translation of the main parts of the catholic liturgy into Albanian; it contains the services of the main religious holidays of the year, comments from the book of prayers, parts from the Testament as well as parts from the ritual and catechism.
The “Missal†by Gjon Buzuku is written in the northern dialect (gegerisht), in the Latin alphabet, and is provided with some special letters. The book has a relatively rich vocabulary and its orthography and grammatical forms seem to be established, which is indicative of an earlier tradition in the writing of the Albanian language. one Arberesh priest in Italy Leke Matrenga published in 1952 “E mbesuame e krishtere†("The Christian Faith"). It is a booklet of 28 pages, the translation of a catechism. The book is written in the southern dialect, in Latin alphabet, and is provided with some special letters representing the sounds of the Albanian language that are missing in Latin.
Me vone Pjeter Budi perkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e te rrefyerit†1621 dhe “Rituali Roman†1621 Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne 1634 vendosi qe franqeskanet te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres Zadrimes dhe Lezhes per te frenuar myslimanizmin.
Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave per sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim.
Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i kesaj por edhe per zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi per te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe per perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.
Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme per konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte per keta besimtare kriptokristiane etj. Ne kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve.
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “.Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare.
Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut â€Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmoneâ€Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita†dhe “Leka†harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Shkurt 26, 2009, 09:58:40 MD » |
|
Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar!
Te shqiptaret, Krishterimi eshte apostolik!
Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte.
Ne Shqiperi, Krishterimi eshte apostolik, d.m.th ai eshte percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi te perhapej ne Iliri qe ne shek. I te e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Keshtu prej Jerusalemit e perqark e deri ne Iliri kam kryer sherbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u perpjekur te ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtitâ€..Pervec Palit ne trevate IIire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne Durres(Dyrrachium)per te kaluar ne lindje.Dokumente thone se ne Durres, ne vitin 58 ka patur 60 familje te krishtera.
Ne Iliri nisin aktivitetin peshkopet me te hershem te krishtere, duke filluar me peshkopin Qesar te Durresit ne vitin 70 e me pas, Shen Astin ne vitin 98. Shen Asti u denua me vdekje ne vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne kete kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma.
Qendrat e para te krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vertetohen neper qytete si Durresi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Nder mozaike e ne ndertime te vjetra kishash, si ne Shen Kollin e Kurjanit ne Fier, ne baziliken e Ballshit, etj jane ruajtur simbole paleokristiane enigmatike sic jane ato te bimeve me gjethe ne forme zemre (shiko mozaiket e Butrintit e gjetke), figura e kryqit ne mozaiket e Sarandes, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo ne mozaike te tille si ai i Linit ne Pogradec e gjetke.
Keto deshmojne se Iliria u be qe ne fillim nje nga trevat kryesore te perhapjes se fese se krishtere per vete lashtesine dhe shtrirjen e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene nje korridor natyral ndermjet lindjes dhe perendimit si per transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe per te transportuar ushtri dhe beteja pa fund …
Ne shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shteterore nga perandori Konstandin ,u kodifikua ne Bibel dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njekohesisht hierarkia e tij : peshkopet, kryepeshkopet, abatet dhe dioqezat e tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plote i ne Krishterizem ne territoret ku sot banojne shqiptaret, u krye gjate shekujve V-VI pas J.K.
Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV.
Koncili i pare Ekumenik i Nikese ne vitin 325, ishte i pari qe formuloi parimin baze te krishterimit: “Besoj ne nje Perendi, Atin e terefuqishem, krijuesin e qiellit e te dheut dhe te gjithe te dukurave e te padukuraveâ€.
Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi I kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh.
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdheroi ngritjen e disa bazilikave madheshtore.Tipi i ketyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkendeshe dhe nuk perjashtohej shtrimi i siperfaqes se saj me mozaike. Ne anen e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishes. Bazilika te ketij lloji jane hasur edhe ne Shqiperi, ne Butrint, Bylis, Antigone, Tepe ne Elbasan e ndoshta edhe gjetke.
Strukturat kishtare ne periudhen e antikitetit te vone ishin te organizuara mbi bazen e provincave (Dardanise, Prevalit, Epirit te Ri dhe Epirit te Vjeter), duke patur ne krye secila nje mitropolite prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varesine Romes. Ky eshte shkaku qe terminologjia e kishes Shqiptare eshte latine( meshe, kungate, prift, shenjt, pagezim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo per me teper tregon se arberit ishin ketu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishes etj. Pas ndarjes se perandorise ato u perfshine ne zonen e Ilirikut lindor, varesia kishtare e te cilit ka levizur midis Romes dhe Kostandinopojes. Duke filluar nga gjysma e pare e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit per ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te prendimit ) hapesira Ilire (tashme te njohur si vend I arberve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e Kostandinopojes dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi I Matit te kete qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishes (se lindjes nga ajo e perendimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli I madh shek IX) dhe normandeve apo Anzhuineve duke sjelle perfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme.
Ardhja e bullgareve ne viset e Arberit e izoloi kete hapesire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Per me teper mbreti I bullgareve ,Borisi ne vitin 866 u pagezua me popullin e tij ne Kishen e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kesaj duke kuptuar rendesine e fese ne trevat e pushtuara kerkoi te lidhej me papen e Romes per te kerkuar udhezime per nje administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshem se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit .Por kur je pagezuar ne nje vend aq te lashte si Iliria / Arberia ku krishterimin e solli vete Pali eshte e natyreshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.
Armiqesia e Kostandinopolit me mbreterit bullgareve vazhdon dhe arrijne kulmin ne 1018 kur Car Samueli u mund nga pernadori I Bizantit Vasili Il. Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vene ne krye peshkope greke si Theogilikati ne 1100 per te synuar ne perfshirjen e te gjithe Arberise apo edhe te Italise se jugut.
Nderkohe Patrikana e Romes qe u vetequajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luften per te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arberi me ane te Peshkopeve te Raguzes duke marre edhe disa masa ndaj disa prifterinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) qe predikonin me ritet e lindjes.Kjo behej edhe ne kuader te uniatizimit te kishes se krishtere.
Zbarkimet e normandeve, I pari ne 1081 dhe I dyti ne 1105 si edhe kryqezata e pare 1095 filloi te lekundte Bizantin per unifikimin e kishes se krishtere. Pushtimi i Konstandinopojes me 1204 nga Kryqezata e 4 dhe mbajtjen e saj per 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arberine e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durres dhe Shkoder pas viteteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne kete kohe u vendos edhe Urdheri Franceskaneve duke thelluar kthimin e arberve te krishtere tek qendra e vjeter, Roma. Keto zhvillime i perkrahte edhe principata e Arberit dhe me 1208 ka dokumente leterkembimi te Dhimitrit princit te Arberise me papa Inocentin III ku kerkohet nga papa ndihme per ushtrimin e besimit te krishtere.
Nderkohe qe papa dhe patriku luftonin ne ballkan per hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilet pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin (qender qe varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandonopojen me 1453 duke sjelle nje rrenim apo nenshtrim te patrikanes. U arrit te lidhej nje traktat ndermjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te Patrikanes Gjergj Skalari ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat per tu bere xhami; martesa dhe funeralet te beheshin ne kishe dhe to mos prishej festa e pashkeve.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|