Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:20:51 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA  (Lexuar 736 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Nëntor 08, 2009, 08:15:38 PD »

Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA
Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës
07-11-2009
   

Lumi Misisipi, kufiri tradicional mes lindjes dhe perëndimit amerikan, ka luajtur një rol të madh në evolucionin kulturor të Amerikës. Përgjatë brigjeve të tij janë ndërtuar qytete të mëdha, ferma pjellore dhe monumente historike. Sot në serialin "Parqet kombëtare të Amerikës" do të flasim për Lumin Misisipi.

Këtu sipas traditës fillon perëndimi amerikan, me lumin më të madh të kontinentit, Mississippi.  Ai kalon përmes vendit dhe përshkon një gjatësi prej rreth katër mijë kilometrash nga Liqeni i vogël Itasca në shtetin veriperëndimor Minnesota e deri në Gjirin e Meksikës.

Shpirti i pjesës jugore të Mississipit gjendet në New Orleans, veçanërisht në 100 blloqet e qytetit të vjetër që shtrihen nga ndërtesat në buzë të lumit që kufizojnë Sheshin Jackson deri në kuartierin francez të qytetit.  Dikur kulturat franceze, spanjolle, kreole dhe afrikane i gjeje sëbashku, pikërisht këtu në kuartierin francez.

Plantacioni Nottoway në Kështjellën e Bardhë, pranë Baton Rouge në Louisiana ruan dominacionin si plantacioni më i madh i jugut.  Vetëm shtëpia më e madhe atje ka 64 dhoma.  Pasuritë e vëna nga kultivimi i pambukut dhe kallamit të sheqerit, si dhe stili luksoz i jetesës së pronarëve të plantacionit, natyrisht që e kishte themelin në punën e skllevërve.  Por ai themel u shemb gjatë luftës civile që e ndau vendin mëdysh.

Shumë kohë para se Shtetet e Bashkuara të blenin tokën e Mississippi-t nga francezët përmes transaksionit historik “Blerja e Louisiana-s” në 1803, ky lumë njihej si linjë jetësore transporti në rajonet kontinentale të Amerikës. Prandaj këtu në Vicksburg në vitin 1863 u zhvillua beteja që i siguroi veriut kontrollin e  Mississippi-t.

Rreth 100 kilometra në jug të Vicksburg-ut është Natchez, qytet që i shpëtoi pothuajse i padëmtuar Luftës Civile.  Prandaj ky qytet ruan numrin më të madh në jugun amerikan të shtëpive grandioze të periudhës antebellum, shumica e të cilave datojnë në periudhën kur kjo zonë ishte qendra e pasurisë së Dixie-it.

Sot kanë mbetur vetëm dy anije që lundrojnë në këtë lumë:  Delta Queen dhe Mississippi Queen, Mbretëresha Delta dhe Mbretëresha Mississipi.  Por që nga mesi i shekullit të 19-të deri në Depresionin e Madh,anije luksoze si këto ishin të shumta në këtë lumë, duke transportuar udhëtarë nga më të ndryshmit, bukuroshe jogore, mbretër të pambukut, kumarxhinj të armatosur, baronë të sheqerit dhe tregtarë gjithfarë kinkalerish.

Në fakt, këto ujra duket se gjithmonë kanë ushqyer një farë legjende humane.  Ndoshta sepse zhvendosja e bankinave dhe kanaleve, vërshimi i ujrave dhe rrymat e fuqishme janë sfida të vazhdueshme ndaj inteligjencës njerëzore dhe një kujtesë e vazhdueshme se fjalën e fundit këtu e ka vetëm një burim, Lumi i Vjetër.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!