Kallmeti Online
Shkurt 11, 2012, 08:54:05 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: 1 Dhjetori dita kunder HIV/AIDS  (Lexuar 1236 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Dhjetor 01, 2009, 10:46:52 MD »

SIDA dhe ecuria në kurimin e saj

Zëri i Amerikës
30-11-2009
   
Ka mëse tre dekada qëkurse virusi HIV u shfaq si një kërcënim për shëndetin botëror. Ndonëse programi i Kombeve të Bashkuara për SIDA-n njofton një rënie të përqindjes të infeksionit të ri, numri i njerëzve që jetojnë me këtë virus është shtuar me më shumë se33 milionë, ndërkohë që është shtuar mjekimi anti retroviral. Por le t’i hedhim një vështrim çështjes se ku kanë qenë dhe se ku janë përparësitë në mjekimin e SIDA-s.

Më shumë se 25 milion njerëz kanë vdekur që kur virusi AIDS u kthye në pandemi në vitin 1980. Shifrat në vendet në zhvillim mbeten goditëse. 9% e njerëzve të infektuar jetojnë në vendet me të ardhura mesatare apo të ulta.
“Kam shumë frikë se mos vdes nga kjo sëmundje. Kush do të kujdeset për fëmijët e mij pastaj?”, thotë një nga viktimat e kësaj sëmundjeje.

Por edhe sukseset nuk kanë munguar. Kostoja e trajtimit anti retroviral ka rënë ndjeshëm në dhjetvjeçarin e fundit. Në vendet ku është domosdoshmëri prania e saj, ka dhe më shumë kërkesa për mjekime.

“Në se shihni përqindjen e njerëzve në terapi, ne e nisëm me dhjetra mijëra disa vjet më parë. Tani ka rreth 4 milion njerëz që i janë nënshtruar terapisë në vendet në zhvillim”, thotë kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, Dr. Anthoni Fauçi është një zë i rëndësishsëm për çështjen e SIDA-s.

Ai thotë se pavarësisht sukseseve në betejën me sëmundjen, mjekët dhe shkencëtarët po punojnë shumë për atë që e quajnë “ strategji e ndryshimit” e cila do të zvogëlojë mjaft numrin e rasteve me SIDA në botë. Në krye të listës është ky synim: një vaksinë për SIDA-n.
“Çdo program parandalues duhet të synojë për një vaksinë efektive dhe të sigurt”, thotë doktor Fauçi.

Në vitin 2009, fushata më e gjerë e vaksinimit përfshiu rreth 16 mijë vullnetarë në Tailandë. Tanad Yomaha ishte një prej tyre.
“ E bëra për të tjerët, për brezin e ardhshëm”.

Studiuesit thonë se vaksina e frenon paksa rrezikun e infeksionit me virusin HIV por me një diferencë domethënëse, sepse krijon një rreze shprese.
“Ishte diçka mbi të cilën mund të mbështetemi për të prodhuar vaksina më të mira, për të realizuar synimin që të kemi një ndikim domethënës në parandalimin e infeksionit”, thotë Dr.Fauçi.

Shkencëtarët po punojnë gjithashtu me kremrat mikrobicide të cilat kur aplikohen, mund të pengojnë transmetimin e HIV. Kjo mund t’i ndihmojë gratë për t’u mbrojtur nga partnerët e infektuar.

Mjekët po testojnë gjithashtu edhe të quajturën propolaktiks, mjekimet për të frenuar infeksionin. Trajtimi është përdorur me sukses për malarian.
“Nëse njerëzve të grupeve me rrezik të lartë u ulet ndjeshëm përqindja e infeksionit prej përdorimit të trajtimeve parandaluese, dhe ata trajtohen përpara se të infektohen, ky është një koncept i shkëlqyer”.

Sfidat madhore ende mbeten në hije në luftën kundër SIDA-s. Në një recesion global ku GPD-ja e vendeve vazhdon të bierë, fondet janë një çështje e rëndësishme. Robert Hetch është ekspert për financimin e trajtimit të SIDA-s.
“Ne kemi nevojë të përqëndrohemi në masa më të zgjeruara e të sofistikuara për parandalimin e infeksionit”.

Hecht thotë se të gjitha vendet e prekura nga kriza e SIDA-s duhet të punojnë për koston e kujdesit ndaj saj në planet e sigurimeve shëndetësore kombëtare. Ajo është një sëmundje kronike, thotë ai, dhe me siguri që do të jetojmë me të edhe në dekadat e ardhshme. //kk//
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Dhjetor 01, 2009, 12:33:15 MD »

AIDS, Shqipëria rreth 400 te infektuar, 21 prej tyre, fëmijë.


TIRANE-Sot është Dita Botërore e AIDS-it, e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes për luftimin e kësaj sëmundje.
Aktualisht në Shqiperi SIDA ka një prevalencë të ulët, pasi deri më tani janë konstatuar vetëm 379 persona të infektuar nga HIV/AIDS. Por, specialistët vënë në dukje se numri i personave të infektuar po rritet vit pas viti. Sepse vetëm për këtë vit janë raportuar 55 raste të reja me HIV, ndërkohë që vitet e mëparshme numri ka qenë më i ulët. Gjithsesi mendohet se ka një numër shumë të madh të rasteve të padiagnostikuara.

21 femije te prekur, 2 humben jeten kete vit
Në Shqipëri janë shtuar 55 raste të reja më HIV/AIDS, 2 prej te cileve femije te vegjel. Konfirmimi u bë sot nga Shoqata e Personave të Prekur me HIV/AIDS në Shqipëri e mbledhur me rastin e Ditës Botërore të luftës kunder HIV/AIDS. Sipas të njëjtave burime mësohet se në Shqipëri janë 379 persona të prekur me sëmundjen e pashërueshme mes të cilëve 21 janë fëmijë, 2 raste prej të cilëve u mësuan vetëm brenda këtij viti. Shumica prej fëmijëve ka lindur me sëmundjen nga prindërit e prekur nga virusi. Brenda vitit 2009 nga SIDA ne vendin tone kanë gjetur vdekjen vetem 2 persona, qe rezultuan femije. Nga te prekurit brenda ketij viti rezulton se dy prej tyre jane familje te plota, babai, nena dhe femija.

Kujdesi i mjekeve
Por, përvec sëmundjes që u rrezikon jetën dhe persekutimit që u bëhet në jetën e përditshme, anëtarët e Shoqatës, shprehen se shqetësues për të infektuarit me virus, është jokorrektësia e mjekëve. “Përderisa kemi vazhdojmë të kemi raste të vdekjeve për shkak të AIDS dmth që AIDS është i fuqishëm ndaj sistemi shëndetësor shqiptar. Probleme ka në trajtimin me medikamente në ndërprerjet e herë pas hershme krijohen probleme me trajtimin dhe sëmundja shfaq rezistencë ndaj ilaçeve”, pohoi për kamerat kryetarja e Shoqatës së të Prekurve me HIV/AIDS në vendin tonë e cila nuk pranoi të identifikohej me emër.

Sipas Kryetares së Shoqatës prej mungesës së kujdesit nga stafi mjekësor ka patur dhe humbje jete. “Cilësia e shërbimitnuk është e normave të duhura. Pacientët trajtohen në mënyrë jo korrekte dhe stigma ndaj nesh egziston dhe në stafin mjekësor. Kemi patur raste kur në mungesë të kujdesit ka patur dhe humbje jete. Pra mjekësia shqiptare është ende e papërgatitur para kësaj sëmundjeje”.

Në Tiranë me rastin e Ditës Botërore kundër HIV/AIDS u organizua një panair me karakter informues dhe edukues nga disa shoqata, pranë hotel "Tirana". Të pranishëm në këtë takim ishin ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili si dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, të cilët dhane dhe deklaratat e tyre në lidhje me këtë sëmundje në vend.

Ne Bote
Ndërkohë në një raport të Kombeve të Bashkuara, paralajmërohet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë të vetmet rajone në botë ku shkalla e përhapjes së HIV ende po vazhdon të rritet.
Raporti thotë se rreth 110 mijë njerëz tjerë janë infektuar me HIV në vitin 2008, duke e çuar në 1.5 milionë numrin e përgjithshëm në Evropën Lindore dhe Azi, krahasuar me 900 mijë sa ishte në vitin 2001.
Raporti thotë se Ukraina dhe Rusia po përjetojnë epidemi të rënda në rritje. Ukraina e ka shkallën më të lartë të të infektuarve në tërë Evropën, me të paktën 1.6 % të të rriturve. Ndërkohë sot aktivitete sensibilizimi në luftën kundër AIDS po zhvillohen në mbarë Botën.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!