Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 02:27:17 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Nje pallat tjeter i Kastrioteve ne Itali.  (Lexuar 871 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Shkurt 22, 2010, 09:11:08 MD »

Letërkëmbimi mes Aleksander Dyma dhe pinjollit të Kastriotëve
» Dërguar më: 31/01/2010 - 14:10
Lajme te ngjashme
Aleksander Dyma, një jetë i dashuruar
• Datë: Feb 07, 2010
Aventura shqiptare e Aleksander Dymase, Kur mendonte të bëhej Garibaldi shqiptar
• Datë: Jan 31, 2010
Luan Rama

Letërkëmbimi mes Aleksandër Dyma dhe pinjollit shqiptar në emigracion që ka marrë të njëjtin emër si Skënderbeu dhe që quhet Gjergj Kastrioti, sipas letrave që kanë mbetur të dëshmuara që në datën 14 tetor 1862, fillon përmes një letre të dërguar nga Londra, duke përfunduar në 8 shkurt 1863, ç’ka ngjan se është dhe letra e fundit, edhe pse kuptohet që korrespondenca mund të ketë vazhduar, por që me kohë letrat kanë humbur.
Letra e parë e dërguar në emër të Juntës greko-shqiptare dhe përkthyer edhe në greqisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Juntës z. N. Papadopulos, është dërguar nga 11, Bessborough Garden’s, Pimlico, e cila është botuar njëkohësisht dhe nga gazeta L’Independente, më 4 dhjetor 1862. Lidhur me letrën e parë, në gazetën e tij, Dyma bën një hyrje ku shkruan se “Letrën që po botojmë kemi vonuar ta bëjmë të njohur deri tani për shkak të lavdeve që më bëhen, por ajo është e nevojshme për të kuptuar besimin që Junta greko-shqiptare na ka dhënë. Kjo korrespondencë, që do ta njohë lexuesin me çështjen greke dhe që vetëm Shqipëria mund ta zgjidhë, do të japë provën për kërkesën tonë për të informuar më mirë. Nesër, duke u mbështetur në këtë korrespondence, ne do të tregojmë pamundësinë e një kandidati tjetër përveç njërit prej bijve të Viktor Emanuelit, fron që do të na falenderojë për mbështetjen tonë sado të vogël dhe që junta greko-shqiptare i ka dhënë, përfaqësuar nga Princi Skënderbe, njeriu që për tri muaj do të jetë zot i Shqipërisë, pasi do të ketë zbuar turqit nga ky vend.”
Siç shkruhet në një letër të 14 dhjetor të vitit 1862, të Juntës greko-shqiptare, nën kryesinë e Shkëlqesisë së Tij, princi George Castriote Skanderbeg, drejtuar shkrimtarit tepër të shquar Aleksandër Dyma, pohohet:
“Zotëri! Junta greko-shqiptare beson se ju mund të bëni për Athinën dhe Konstantinopojën atë që keni bërë për Palermon dhe Napolin. Roje mbrojtëse dhe në pararojë të kombeve që rilindin, ju do t’i dyfishoni forcat tuaja ditën që ne do të angazhojmë luftën finale të Kristianizmit kundër Kuranit. Masakra dhe fatkeqësitë që shtohen nga mizoritë dhe fanatizmi otoman në Siri, Serbi, në Mal të Zi, në Liban, Bosnje, Abisini e kudo, e paralajmërojnë këtë ditë si shumë të afërt, por do të jetë Skënderbeu, ai që do ta proklamojë këtë. Duke neglizhuar historinë, shoqëria ngjan me atë udhëtar që ka humbur itinerarin e tij. Shqipëria është provinca unike luftarake e Perandorisë otomane. Skënderbeu e ka provuar këtë, kur me një grusht shqiptarësh, ky hero i shekullit XV, diti të luftojë për 24 vjet rresht kundër të fuqishmëve të tmerrshëm Murad II dhe Mehmet II, të cilët i kundërvunë një ushtri me 80 mijë kalorës dhe 100 mijë këmbësorë. Por ushtarët e vërtetë në ushtrinë otomane janë sot shqiptarët. Dhe kjo, otomanëve u kushton shtrenjtë: pagesa e tyre është më e shtrenjta në buxhetin musliman. Ja pse shqiptari i ditëve tona, ngjan se nuk ka fe tjetër veç heshtën dhe paranë. Por një trupë pa besim nuk mund të ekzistojë. Skënderbeu dhe tradita e tij – ja ku është feja e fshehtë e shqiptarëve, e epirotëve, e njërëzve të Thesalisë e të Maqedonisë. Por edhe pasuesit e Muratit II, gjithnjë nuk u kanë zënë besë atyre dhe kanë përdorur të gjitha mënyrat për të lënë të kuptohet se raca e Skënderbeut është shuar plotësisht. Por Fati i ka hedhur shpesh nëpër shkëmbenj ata ç’kanë mbetur nga dinastitë e përmbysura, për t’i lançuar sërish në krye të popujve në monetin e duhur, duke e mbajtur gjithnjë gjallë traditën e shpatës së tij dhe të besimit heroik në të gjitha provincat e Shqipërisë. Dhe mjafton që një nga këta pinjollë të shfaqet në malet e Epirit, që luftëtarët shqiptarë të ndjekin shëmbullin e etërve të tyre, të braktisin gjysmë-hënën dhe të nxitojnë të bashkohen me idhullin e tyre, flamurtarin Skanderbeg. Kështu është dhe kjo s’ka dyshim. Zoti i ka rezervuar Shqipërisë dhe pinjollëve të Skënderbeut detyrën që t’i japin fund perandorisë së Muhametit që po jep shpirt dhe ta shkatërojnë këtë barbari që ka betur ende, duke u ngjitur përsëri në gjirin e Evropës kristiane dhe të qytetëruar kundër kësaj fyerje të përhershme që i bëhet Kryqit, dhe të bëjë mbrojtjen e tmerrshme të së mirës hyjnore në plotësimin e veprës fisnike e ndihmëtare për paqen. Por për të hapur tempullin e Paqes, dhe për t’i hapur udhën mirëbërëse qytetërimit, duhen shqyer zinxhirët e Dardaneleve. Por topat e Dardaneleve nuk mund të hiqen lehtë pa një luftë të përgjithshme në malet e Epirit. Pra kauza e Shqipërisë është kauza e progresit dhe e paqes së përgjithshme si dhe për:
- triumfin e kristianizmit në Azi;
- për bashkimin e dy Kishave greke e latine;
- për aneksimin e Romës nën Italinë, duke i dhënë Atit të Shenjtë një Vatikan të ri në Shën-Sofia dhe një Romë të re në Konstantinopojë;
- për nxitjen e shumë princave për të forcuar këtë Bashkim të ri europian;
- për emancipimin e miliona të krishterëve që janë bërë prehë e islamit dhe që ata të kenë për ligj vetëm mburojën si dhe një tjetër qytetërim, ndryshe nga saraji;
- dhe së fundi, për çlirimin e Greqisë, të kësaj nëne të përbashkët të braktisur tradhëtisht dhe të lënë të përunjur, pas kaq përpjekjesh cfilitëse, duke e mbështetur dhe i dhënë hov gjithë botës.
Zotëri! Frymëzimi juaj i veçantë dhe i pushtetshëm do të depërtojë në dejet e njerëzve pasionin e leximit. Të lexosh do të thotë të arsimohesh, ky është principi i madh qytetërues i popujve. Ky është dhe vëndi i Aleksandër Dymasë në Panteonin e humanitetit bashkëkohor. Por a është i plotë misioni juaj? A mund t’i qëndroni indiferent thirrjes së shqiptarëve të pinjollëve të Skënderbeut, zgjimit të këtij populli që e shpëtoi Evropën nga pushtimi i plotë musliman dhe që prej katër shekujsh është dënuar në sytë e kësaj Evrope? Jo! Sado e gjatë që ka qënë udha juaj për t’i hapur udhë këtij qytetërimi e progresi kombeve, të cilat u detyrojnë pjesën më të madhe të triumfit të tyre, misioni juaj nuk mund të përmbushet veçse në Orient. Dhe sado e gjatë që të jetë kjo udhë gjer në mbërritjen e qëllimit, ju do të thonit si Epaminonda: “Nuk kam kohë për të vdekur!”.
Zotëri, reforma kombëtare që nuk ka në krye një gjeni si ju për të udhëhequr idenë e masave, ngjan si një lokomotivë që është nisur pa trenist. Gjithçka mund të mungojë në kuadrin njerëzor përveç shfaqjes së përhershme të njerëzve të lartë si ju. Duke ju falenderuar zotëri për veprën tuaj humaniste, zëplotë Junta ju kërkon t’i vini në ndihmë dhe njëkohësisht, u lutem të pranoni shprehjen unanime, çka është detyrë t’ua shprehim publikisht, si dhe vlerësimin e lartë me konsideratat më të devotshme.”…
Kësaj letre, Dyma i përgjigjet me një “memorandum”, të cilin nuk e njohim të plotë dhe ku ndër të tjera shkruhet: “Ne shqiptarët e kemi humbur durimin dhe jemi të lodhur nga manovrat diplomatike. Ne po e ngremë edhe njëherë flamurin e Skënderbeut dhe dekretojmë në emër të Zotit dhe të dëshirës kombëtare për: - Armatosjen e menjëherëshme të të gjithë shqiptarëve dhe të legjioneve ndërkombëtare për çlirimin e atdheut tonë; - rivendosjen e fesë kristiane; - hartimin e një kushtetute mbi liritë njerëzore sipas asaj të mbretërisë së Britanisë së Madhe; - zgjedhjen e një Princi nga vullneti i popoullit; shkëmbimin e lirë me të gjitha shtetet”. “Memorandumi”, siç shkruan Dyma në gazetën e tij L’Independente më 15 korrik 1862, mbaron me frazat: “Në prag të kryengritjes sonë që do të çojë në realizimin e të drejtave dhe të shpresave tona, apo në zhdukjen e plotë të Shqipërisë, ne ia bëjmë të ditur këtë mermorandum opinionit publik që ai ta shohë si legjitime. Popuj kristianë e të lirë të Francës, Anglisë, Greqisë, Spanjës, Italisë, Austrisë, Polonisë, Hungarisë Malit të Zin, Rumanisë: kauza jonë është dhe e juaja. Ashtu si Prometeu në shkëmbin e tij të tmerrshëm, dhe ju jeni të lidhur me çështjen e Orientit. Ne po ju dërgojmë mërgimtarët tanë për t’ju ftuar që të merrni pjesë në lirinë e avangardës së popujve të Orientit. Nese ju na çlironi, edhe ne do ju çlirojmë. Gjergj Kastrioti, ky bir i të madhit Skënderbej, do të marshojë para nesh për të na udhëhequr me shpatën e tij të çmuar si një kampion i kristianizmit”. Eshtë koha që mbreti Othon, i caktuar nga Evropa në krye të Greqisë, pas Revolucionit Grek, është në prag të abdikimit të tij. Një kryengritje është gati për të shpërthyer në Greqi. “Nuk është e çuditshme, - shkruan Dyma, - që një Marko Boçari na zgjon heroizmin e një Leonidhe të lashtë; që Kolokotroni ishte Themistokliu i Moresë; që Kanaris hodhi në erë flotat osmane me kryeanijet e tyre; që gratë e Sulit hidheshin nga majat e shkëmbenjve; që Bajroni, ky Tyrté i ri shkoi të vdiste në Misolongj dhe që ja tashmë, biri i m pafuqishëm i mbretit të Bavarisë na trashëgon flamurin e Aleksandrit…”
Por në datën 30 tetor 1862, është përsëri pinjolli shqiptar që i shkruan, duke i kujtuar atij pararendësit e shqiptarëve dhe etjen për të shpaguar gjakun e Paleologëve, të Huniadit, Topiajve, Boçarëve, Miaulëve, Amiranda-ve, etj. Madje ai e cilëson atë “markez”, duke i kujtuar kështu gjakun fisnik të birit të gjeneralit bonapartist Dyma. Ndër argumentet e tij, G. C. Skanderbeg shkruan:
“ - Asnjë fuqi nuk e do një luftë të përgjithshme;
- Asnjë fuqi evropiane nuk mund ta sulmojë Perandorinë turke, të cilën e dënojnë të gjithë, por pa angazhuar një luftë të përgjithshme;
- Vetëm Shqipëria dhe Skanderbeg-u mund t’i luftojnë turqit, pa patur një shpërbërje evropiane;
- Pa një luftë kundër sulltanit, Rilindja greke është e pamundur;
- Si rrjedhojë, fati i Greqisë së re dhe zgjedhja e një sovrani të ri grek, janë në duart e Skënderbeut, i cili nuk shqetësohet shumë nga kulisat diplomatike, por vazhdon gjithnjë përpara, duke ndjekur përherë këtë politikë që prej 22 vjetësh…
- Duke dashur të jetë konseguent në politikën e tij, Skenderbeu nuk mund të jetë mbret i Greqisë së rilindur. Por ai duhet ta bashkojë atë me një shtet të ri të fuqishëm, dhe natyrisht të lidhur pas çështjes helenike;
- Ky shtet është sigurisht Italia dhe kjo lidhje do ta nxirrte atë nga kaosi i madh në të cilën gjëndet, duke i hapur Italisë portat e Romës dhe të Venecies me të njëjtën lehtësi siç do t’i hapte Greqisë portën e Konstantinopojës…”
Në një nga letrat dërguar Skënderbeut më 7 dhjetor 1862, Dyma i shkruan ndër të tjera: “… Nuk besoj se Italia të rrezikojë duke propozuar një mbret… Në rast se do të donit një Princ të huaj, pse nuk mendoni për princin Napoleon? Ai është një burrë mjaft inteligjent!...”
Të mos harrojmë se vëllai i Napoleon Bonapartit, kishte qënë caktuar dekada më parë mbret i Napolit, kur ushtria napoleoniane kishte pushtuar gjithë Italinë dhe kishte vënë nën thunder dhe Vatikanin. Dhe ky princ, kishte jo vetëm ambicje, por ishte një simpatizant i kauzës shqiptare. Interesant është dhe fakti që një ushtarak i quajtur Hugh Forbes, me sa duket anglez, është caktuar në këtë kohë “Lietnant gjeneral i Ushtrisë Kristiane të Orientit” me seli në Shkodër, i cili, më 2 janar 1863 i dërgon një letër Aleksandër Dymasë, duke e njoftuar rreth emërimit të tij nga Princi Skanderbeg si gjeneral.
Letërkëmbimet vazhdojnë për disa muaj. Aleksandër Dyma është i bindur për misionin e madh historik dhe çlirimtar që po ndërmer, duke ripërtëritur traditën e tij familjare, atë të atit të tij që kishte qënë dikur gjeneral i Bonapartit.

Georges Castriote Scanderbeg – për Alexandre Dumas
Kabineti mbretëror i Madhërisë së tij Mbretërore

(Shumë konfidenciale, Londër, 31 janar, 1863)

“I dashur Dyma. Kam mbërritur nga një udhëtim i gjatë, për çka ju kam njoftuar dhe në një telegram. Këtu gjeta letrën tuaj të dates 5 si dhe një pusullë se më jeni përgjigjur. Junta është me mua. Ajo është e gëzuar që ju keni pranuar të jeni me ne. Sapo i kemi dhënë urdhër shtatmadhorisë sonë për përgjegjësitë që do të keni. Ne po presim të vihemi krah jush dhe të kuvendojmë me gjuhën tonë të lashtë. Ajo çka po përgatit Junta për ju tregon se s’ka asnjë sekret ndaj jush, përveç asaj që dhe vetë Junta ende nuk e di: planin tim strategjik dhe ditën e fillimit të fushatës luftarake. Dhe për këtë, si një njeri politik dhe luftëtar që jeni, kjo s’është për tu çuditur. Junta dhe unë ju falenderojmë për ofertën tuaj, duke vënë në shërbimin tonë anijen tuaj, si dhe ndihmën pranë sipërmarrësve të armëve parizianë. Na vjen keq që s’na njoftuat më parë, sepse sipas njoftimeve, armët mund t’i blinim me një çmim më të mirë, për më tepër me para në dorë. Por na duhet durim. Junta do ta gjejë mirëkuptimin tuaj në këto gjëra si dhe për vëndin ku ju banoni, çka është normale për përgjegjësitë që keni tashmë.
I shkreti im Dyma, ndërkohë që do duhej të shlodheshit, tashmë po dërmoheni nga përpjekjet dhe kjo është e vështirë. Por kështu ndodh me shpirtrat e mëdhenj. Ju mund ta merrni me mënd një nga pikat e planit tim. Po, Napoli është etapa jonë natyrale e bashkimit. Ja pse do të duhej krijimi sa më shpejt i një Komiteti Internacional. Për këtë ne na kanë propozuar emrat e mëposhtëm si: Papa Nestor Patti, një greko-shqiptar, Giuseppe Martini, një prift greko-shqiptar, Antonio Gradinone, Francesco Paget, Francesco Bidera, Nicotera, Piazzini, Moretti, kalorësi Giuseppe Prima. Madje ky i fundit na ka shkruar drejtpërdrejt, duke pohuar se është nga të parët që u ka folur për kauzën tonë. Shefi ynë i kabinetit ka marrë urdhër t’i përgjigjet, pasi është detyra jonë tu përgjigjemi të gjithëve. Por ne presim informacionet tuaja rreth këtyre zotërinjve që më së fundi të vendosim rreth tyre. Do bënit mirë që ju të na propozonit madje postin që mendoni për secilin nga ata. Përsa lidhet me komitetin, mund të krijoni një të tillë sipas përzgjedhjes tuaj dhe bëjani të njohur këtë Juntës, që ajo ta miratojë dhe tu dërgojë krediencialet bashkë me instruksionet përkatëse.
Junta tashmë i ka shkruar Jeronim de Radës, një njeri ky me një kulturë greko-latine dhe një patriot shqiptar i denjë, duke e ngarkuar me krijimin e një komiteti në kolonitë shqiptare të Kalabrisë. Do ishte mirë që ai të ishte në lidhje me ju. A keni ndonjë person që të na propozoni si ndihmësin tuaj? Shumë shpejt do tu dërgoj zëvëndës-intendentin e depove ushtarake. Për veten tuaj, mos bleni kuaj se tashmë unë kam menduar për këtë. Do të më lejonit të paktën tu ofroj veshjen tuaj ushtarake. A mund të bëjmë një dërgesë të parë të armëve? Mos ndërmerrni asgjë pranë ministrisë së re të Torinos. Junta do ju përgatisë instruksione për këtë qëllim si dhe për dërgimin e njëmijë “këmishë-kuqëve” trima.
Shpresoj se u jam përgjigjur plotësisht dy letrave tuaja që kishin mbetur për një kohë të gjatë pa përgjigje. Por po u them se për të justifikuar këtë pritje, gjatë këtij udhëtimi pothuajse ia kemi mbërritur misionit të kauzës tonë. Pas çdo letre më dërgoni një përgjegje, për çka ju kam kërkuar, duke na propozuar dhe njerëzit e duhur. Mos harroni emrat, mbiemrat cilësitë e tyre, adresat. Shtatmadhoria jonë tashmë është plotësuar dhe po kështu dhe Departamenti i Luftës. Junta po punon tashmë për Departamentin e Financës. Ajo sapo ka krijuar përfaqësimin e saj në Londër. Selia e saj figuron se është në Durrës dhe se shkresat mbajnë atë adresë, për t’iu shmangur problemeve diplomatike. Po kështu dhe selia e Shtatmadhorisë figuron në Shkodër të Shqipërisë, edhe pse ne jemi këndej. Ligjet angleze janë të çuditshme. Duhet të bësh njëmijë gjëra për të ndryshuar një datë. Lidhur me përfaqësimin, Junta ka gjetur një njeri që gëzon një prestigj të madh midis aristokracisë së këtushme dhe që është në raporte të mira me kabinetin e Saint-James dhe Dhomën e Lordëve. Eshtë princi Aleksandër de Gonzague, duka i Mantovës, biri i princit të ndjerë Louis që ju e citoni në gazetën tuaj midis atyreqë përmënden nga Radetzky. Edhe pse në moshë të thyer, ai mbahet mirë dhe është shumë aktiv e tepër i devotshëm ndaj familjes time. Ai e ka provuar këtë në shumë raste dhe që në rininë time të hershme, ai më kam betur besnik në të mirë e në të keq. Përkushtimi i tij është proverbial. Pasi shërbeu me Napoleonin gjatë “Fushatës së Rusisë”, kur ai ishte një oficer i ri i ushtrisë franceze, duke marrë dhe “Kryqin e Oficerit të Legjionit të Nderit” nga duart e vetë Perandorit, ai hyri në ushtrinë ruse për të luftuar kunddër armiqve tanë dhe në vitin 1828 ai pushtoi Braila-n në krye të regjimentit Preobrajevski, duke i masakruar turqit. Nga duart e perandorit Nikolla, ai mori “Kryqin e Shën Anës” dhe “Kordonin e Shën Stanislavit”. Shkurt ai kërkon të më ndjekë dhe në fushatën tonë të ardhshme dhe unë e pranova me kusht që ai të përfaqësojë Juntën në Londër gjer ditën kur unë të nis marshimin për në luftë. A nuk është një përkushtim i bukur tek një luftëtar i vitit 1813?
Pranoni i dashuri im, Dyma, shprehjen e ndjenjave të mia më të dashura dhe të patundshme.

G.C. Scanderbeg

(botuar në Revus de Paris, 1 dhjetor, 1898.)

Gjergj Kastriot Skanderbeut, Napoli, 8 shkurt, 1863.

“Princi im,
Letra juaj do të më vinte në një telash të madh po të mos kisha zakonin t’i thoja mendimet e mia hapur, edhe kur ato nuk janë të favorshme. Por para se të njoftoj Madhërinë tuaj për bashkëpuntorët, do të ishte mirë t’ju informoj rreth vëndit ku jam. Këtu je si i humbur dhe Madhëria tuaj do ta ketë si armike qeverinë e këtushme, në një kohë që ajo po i jep dorën partisë së “burbonëve” në personin e z. Ventimiglia, ose partisë Republikane në personin e z. Nicotera. Kështu, armët tona në sytë e policisë nuk janë greko-shqiptare por për François II, përfaqësues i të cilit është z. Ventimiglia ose për z. Mazzini, përfaqësues i të cilit është z. Nicotera. Duhet ta dini Princi im, se unë nuk dua të futem këtu në ndershmërinë as të njërit e as të tjetrit. Unë nuk i gjykoj njerëzit, por po flas për pozicionet e tyre. Ne nuk mund t’ia dalim mbarë veçse me ndihmën e qeverisë italiane dhe kemi dyshime rreth kësaj qeverie në një kohë që ne po ju kërkojmë ndihmë armiqve të saj politikë. Duke dashur të veprojmë në Itali, duke patur nevojë për Napolin, të cilin duam ta bëjmë një vend strehimi të armëve tona, do të ishte jo mirë të ngjallnim dyshimin tek një ministri që është aleati ynë natyror, pasi është ai i kombeve.
Përsa i përket emrave të tjerë, për të cilët Madhëria juaj kërkon mendimin tim, mendoj se janë të ndershëm këta persona: Papa Nestor Patti, Giuseppe Martini, Antonio Gradinone, Francesco Bidera, Piazzini, Giuseppe Prima. Zoti Francesco Pegaet është një batakçi dhe besoj se edhe z. Moretti është një person i dyshimtë. Ndërkohë, pres me padurim të takohem me zotin Jeronim Rada. Përsa i përket krijimit të një Komiteti Internacional në Napoli, e gjej tepër të vështirë dhe veçanërisht jo fort të dobishëm. Junta nuk duhet të dërgojë asnjë pistoletë pa autorizimin e qeverisë italiane dhe pa qënë unë vetë në Torino që të kërkoj një autorizim. Duhet të mendoni Princi im se Napoli është i mbushur me batakçillëqe “burboniane” dhe se qeveria ngado sheh veçse armiq. Po i them përsëri Madhërisë suaj çmimin e armëve që bleva për Garibaldin: revolverat “Lefoucheux” ose “Devisme”, të cilësisë së parë, 80fr. bashkë me 100 fishekë; pushkët e përdorura, 45 fr. bashkë me bajonetat; karabinat e përdorura, me shpatat e tyre, 48fr. Ndoshta duke shkuar në Paris, me para në dorë mund t’i gjej me një çmim më të ulët. A duhet të merrem me armatimin e anijes time? Kjo do të kushtonte 16 mijë fr., duke përfshirë këtu pagesën e ekipit dhe ushqimet për ta. Mendoj se është e vështirë t’i bësh ballë luftës në det me një çmim më të lirë, me një anije 80 tonëshe. Nuk e di nëse duhej të flisja përsëri për marrëdhëniet tona me qeverinë. Mos harroni se “burbonasit” dhe “mazinistët” janë si Charybde dhe Schylla për lundrimin tonë. Le të jemi italianë të mirë, duke rënë në ujdi pa të fshehta me Italinë dhe mos t’i prekim armiqtë e saj, apo ata që ajo i vështron si të tillë, veç për t’i hequr nga një tokë ku ata janë të dëmshëm dhe për t’i çuar diku gjetkë ku janë të nevojshëm.
Madhëria juaj mbretërore, jam i nderuar që kam merituar respektin tuaj.
Shërbëtori shumë i përunjur dhe shumë i bindur
Aleksandër Dyma.

Është padyshim e habitshme përunjësia e Dymasë ndaj një pinjolli të tillë të Kastriotëve, edhe pse aventura e lidhjes së tyre mbaroi nga ndërhyrja e policisë napolitane. Vallë ishte një “batakçi” siç e cilësonte policia? Mos vallë Dymaja u trëmb nga njoftimet e policisë, apo ishte policia ajo që nuk donte të kishte probleme me këta shqiptarë që mund të sillnin reagimin e ashpër të sulltanit? Që ka qënë një pinjoll i largët familjes së Skënderbeut kjo është e besueshme. Ne e njohim tashmë historinë e Alejandro Kastriotit për të cilin na flet dhe Eqerem Bej Vlora (ai që nga Parisi i dërgoi flamurin me shqiponjë për ditën e Flamurit më 28 nëntor 1912), apo të kastriotëve të tjerë në Romë apo në jug të Italisë. Pra mendoj se nuk bëhet fjalë për një mashtrues që hiqet si pinjoll i Skënderbeut, por nga një njeri që vërtet donte të luftonte për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha otomane. Koha e revolucioneve kishte filluar me Greqinë që në vitin 1823-1824, dhe tashmë luftrat çlirimtare po zienin në Ballkan. Po kështu është intriguese fakti që ky pinjoll kërkon të organizojë takimin e Jeronim de Radës me shkrimtarin francez dhe mikun e afërt të Garibaldit. Dihet nga historia që De Rada ka kërkuan në këtë kohë ndihma për të blerë armë për kryngritjen shqiptare. Pra, edhe pse lexuesi francez që nuk e njeh këtë histori shqiptare mund ta marrë këtë ngjarje si një mashtrim të “këndshëm” që i është bërë Dymasë, siç e lë të kuptohet libri i botuar së fundi, ndoshta lexuesi shqiptar, që njeh rrethanat historike, e vë këtë tezë në pikëpyetje. Por sidoqoftë, në gërmimet e tyre, historianët e diasporës shqiptare në Napoli e Palermo, mund të gjejnë lidhje që ta vërtetojnë këtë gjë. Pra të mos nxitojmë për ta quajtur këtë thjesht një mashtrim ndaj Dymasë, i cili, padyshim, ishte krenar të luante një rol si Garibaldi… Nga ana tjetër, ajo që bie në sy në letrat e Kastriotit është nota fetare e tyre, lufta e Kryqit kundër Gjysmë-hënës, e cila sot tingëllon arkaike, por të tilla ishishin kushtet historike, ashtu si dhe në kohën e heroit legjendar Skënderbej, kur Papa e quante atë “Atlet i Krishtit” dhe kërkonte të udhëhiqte një kryqëzatë evropiane kundër hordhive otomane. Në letërkëmbimin e tij, duke i kujtuar Bajronin gjatë kryengritjes në Misolongj, pinjolli shqiptar e nxit Dymanë që sa më shpejt të bëhet general i armatimeve të kryengritjes shqiptaro-greke, duke i shkruar “Pranoni zotëri. A nuk kanë qënë poetët e mëdhenj luftëtarët më të shquar?...” Madje më 2 janar 1863, lietnant-gjenerali Hugh Forbes i dërgon një letër, ku e emëron atë me gradën e gjeneralit të “Ushtrisë Kristiane të Orientit”. I lëvduar nga kjo, në fillim të janarit 1863, Dyma i shkruan të birit të tij: “Kryengritja e Shqipërisë, Thesalisë, Epirit dhe Maqedonisë do të bëhet nga fundi i marsit. Së pari, turqit do t’i dëbojmë nga të katër këto provinca të skllavëruara dhe pastaj do t’i shtyjmë deri në Konstantinopojë dhe nga Konstantinopoja në Bosfor. Nëse kjo do të zhvillohet siç e mendoj, ti duhet të vish të më takosh jo në Napoli por në Konstantinopojë…”
Dhe Dyma e beson vërtet këtë, çka kuptohet nga letrat që i ka dërguar dhe miqve të tij, Henri Rouy, drejtor i La Presse dhe Emile de Girardin.

(Footnotes)
1 Alexandre Dumas le Grand, Daniel Zimmermann, Phebus, Paris, 2002.
Printo Dërgo me e-mail
   
DUELI
• Jorge Luis Borges
“PURPUREUS DIVINA”
• Shaban Sinani
Letërkëmbimi mes Aleksander Dyma dhe pinjollit të Kastriotëve
• Luan Rama
|
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Shkurt 22, 2010, 09:09:54 MD »

Ndalohet rreptesisht prodhimi i faqes ose nje pjese te saj pa kerkuar nje leje te shkruar.
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
Perdorimi i lajmeve mund te behet duke permendur burimin, nese jo kjo eshte nje shkelje e te drejtave.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Dhjetor 14, 2009, 10:14:06 PD »

Që kur ishte gjallë, pra kur jetonte pesë-gjas htë vitet e fundit të rezistencës së tij kundër pushtimit osman, Gjergj Kastrioti zotëronte si prona në Itali, në krahinën e Pulies, tre feudo. Ia kishte falur mbreti nga dinastia e fuqishme spanjolle e Aragonëve, Ferrante i Napolit, të cilin e pati ndihmuar të shkatërronte rebelimin e një grupi fisnikësh të kohës, kundërshtarë të tij, të prirë nga princi i Tarantit, Tarantos së sotme. Në 17 janar 1468 Skënderbeu ndërroi jetë dhe e shoqja, Donika, bashkë me djalin e vetëm, Gjonin, u zhvendosën pranë oborrit mbretëror të Napolit. E veja shkonte herë pas here në pronat e tyre, më pas të shkëmbyera me feude të tjerë, por i biri dhe më pas më i zëshmi i Kastriotëve pas gjyshit, nipi Ferrante, me emër të njëllojtë si të mbretit mik dhe aleat, u bënë më të lidhur me pronat dhe qëndrimin e gjatë në to. Ky i fundit qe dukë dhe pronar i fuqishëm i feudit puliez San Pietro në Galatinë. Pallati i tij kështjellë shtatlartë ekziston pothuaj i patrazuar edhe sot, sikundër po ashtu ende ruhen edhe objekte të tjera banimi të blera nga Kastriotët katër-pesë shekuj më parë në Italinë e jugut. Mund t’i gjesh ato të përhapura që nga krahina e Pulias në atë të Salentos, deri edhe në Kalabri, ku qyteti më historik është Kozenca, njëherësh sot edhe një nga kryeqendrat e asaj që thirret Arbëri, pra e dy duzinave të fshatrave dhe qytezave të arbëreshëve. Jo pak nga këto objekte të Kastriotëve janë dëmtuar, ndonjë edhe është shembur nga shteti siç ndodhi gjatë periudhës së fashizmit nën shtysën e ndërtimit të ngrehinave të reja me arkitekturën e fryrë musoliniane.
Duhej të qe mezi i nëntorit të këtij viti kur nëpërmjet botuesit italian Costanzo D’Agostino më mbërriti në postën elektronike lajmi se në Corigliano Calabro, vendbanim kryesisht arbëresh afër Kozencës, ishte përuruar hoteli me emrin “Palazzo Castriota”. Qe me katër yje, shtatëqind e pesëdhjetë metra katrorë dhe me jo më shumë se shtatë apartamente, sigurisht të gjitha mjaft komode. Pronar ishte italiani Luixhi Petrone (Luigi Petrone), i cili pasi e kishte gjetur të rrënuar ndërtesën shumëkatëshe, një gjysmë kështjellë mesjetare, duke përfituar edhe nga një fond mbështetës i Bashkimit Evropian për Kalabrinë, e kishte rindërtuar dhe përshtatur për hotel. Në një korrespondencë private Petrone pati pohuar se “rindërtimi i këtij pallati edhe pse zgjati në kohë (dhjetë vite-shënimi ynë) si edhe kushtoi shumë, më lindi nga dëshira që të shmangej prej shkatërrimit dhe humbjes edhe të një dëshmie tjetër të Kastriotëve. Tashmë kjo seli antike është sërish e gjallë, e hapur për publikun dhe me shkëlqimin e vjetër të rikthyer me të gjithë forcën e dikurshme, përherë plot joshje”.
Luixhi është një italianoverior që e çmon shumë Skënderbeun dhe sa herë që për punë a ndonjë pushim të shkurtër shkon në Romë, nuk mungon të qëndrojë disa çaste para godinës me emrin e heroit të famshëm të shqiptarëve, Pallatit Skënderbej. Ai siç dihet ndodhet në zemër të kryeqytetit italian dhe ka qenë në fund të vitit 1466 bujtina ku Gjergj Kastrioti kaloi tre muajt e vizitës së tij në një pritje të gjatë për të siguruar nga Selia e Shenjtë, por edhe nga ambasadorë të shteteve të tjera, ndihma sa më të mëdha për të përballuar sulmin tashmë të papushuar dhe mjaft agresiv të Portës së Lartë.
Nga të dhënat e para në internet për “Palazzo Castriota”, pra një pallat tjetër që lidhet me Skënderbeun, kuptoje se kështjella e vogël e shndërruar në një hotel modern kishte qenë pesë shekuj më parë pronë e Çezare Kastriotit (Cesare Castriota). Madje nuk ishte blerë, por qe ndërtuar prej tij. Sipas shënimeve të para shpjeguese për këtë hotel Çezari ishte nip i Irenës dhe stërnip i Gjergj Kastriotit.
Tashmë, edhe me kaq, qe mjaft e qartë se nuk kishim të bënim me një lajm fals apo të vënë në lëvizje me shkujdesjen a qëllimin e keq të përhapjes së një tufe të dhënash të paqarta a të gënjeshtërta. Në pemën gjenealogjike  të Skënderbeut ka patur dy Irena të njohura, të cilat në gjuhën e kohës thirreshin Erina. Njëra qe gruaja e Gjonit, djalit të vetëm të Donika e Gjergj Kastriotit, ardhur nga familja e njohur perandorake e Bizantit, ajo e Paleologëve,  realisht edhe bijë e mbretit serb Llazar Brankoviç. Irena e dytë ka qenë vajza e ligjshme e Ferrantes, birit të Gjonit, pra nipit të Skënderbeut, bijë e lindur me gruan e vërtetë Adriana Akuaviva (Adriana Acquaviva ishte bijë e dukës së Nardosë, Belisario Acquaviva) dhe jo me të dashurat e tij të shumta. Çezari qe njëri nga djemtë natyralë të Ferrantes, çka kuptohet jashtëmartesorë, por të cilët duka i trajtoi me të njëjtin status si edhe dy fëmijët e ligjshëm që kishte, Irenën si edhe një djalë me një emër ende të panjohur, i cili qe i pafat dhe ndërroi jetë në moshë fare të vogël.
Në historinë e Kastriotëve në Itali pasardhëset femra të Skënderbeut kanë dy emra të shquara: Irenën e dytë dhe Izabelën. Kjo e fundit qe një poete dhe iluministe me emër të spikatur, kurse Irena ishte një mbrojtëse e madhe e shqiptarëve të emigruar në Italinë e jugut për sa kohë jetoi në shekullin e gjashtëmbëdhjetë (ajo lindi në vitin 1510 dhe ndërroi jetë në 1580). Një pjesë e historisë së mbijetimit të vendbanimeve arbëreshe në Kalabri nuk mund të kuptohet dot pa këtë stërmbesë shpirtmadhe të Gjergj e Donika Kastriotit. Dokumentet e deritanishme të gjendura në Itali provojnë se të paktën në marrëveshjet për sistemimin e bashkëkombësve të saj në qytezat Spezzano Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio e Vaccarizzo ajo është protagonistja kryesore. Ishte po ajo që vëllanë e lindur nga një martesë jashtë kurore e të atit, Çezarin, e mori me vete atje ku edhe u martua. Irena e lidhi jetën me një nga princërit më të fuqishëm të jugut të Italisë, Pietro Antonio Sanseverino, princ i Bizinjanos.
Duke qenë se për sa shkruhej në lajmin që na mbërriti prej vendit fqinj dhe për aq sa qarkullonte e pakët në internet ngjarja e ekzistencës së një pallati tjetër të Kastriotëve dukej gjë e vërtetë, nuk ngurruam të mos humbitnim rastin për të qenë sa më parë në vendngjarje. Shtysa e vërtetë që na bëri të kapërcenin detin e të merrnin rrugën nuk qe më shumë grishja për të qenë të parët që këtë lajm do ta bënim të njohur në Shqipëri se sa një emocion i thellë, i cili në një rast të tillë gjithkushin prej nesh do ta robëronte. Thjesht e patëm këtë mundësi për shkak të punës dhe të urgjencës së një ekspedite të projektuar që më parë në vendbanimet arbëreshe të Kalabrisë. Mjaftonte që nga qytezat e parashikuara për të mbledhur të dhëna, duke përfituar nga e shumta dy orë të lira, të vraponim drejt Corigliano Calabros. 
Sepse nuk isha vetëm. Në kuturisjen tonë qemë tre vetë: një koleg si edhe një bashkëpunëtor nga Kosova. Sapo ua pata shpjeguar si qëndronte puna ethet për të zbuluar të vërtetën na kapën të treve. Na ndihmoi me një makinë të shpejtë një piktor nga Tirana i emigruar prej shumë vitesh në qytezën arbëreshe San Cosmo Albanese.
Ajo që ndodhi në mbrëmjen e 29 nëntorit 2009 qe rendje duke na u marrë fryma, ndërsa një muzg kokëfortë për të na hequr dritën e nevojshme të shijimit dhe fotografimit të plotë të “Palazzo Castriota” ngutej të binte sa më shpejt mbi fushën e madhe në të cilën vendbanimet italiane me ato të shqiptarëve të pesë shekujve më parë rrinë gati puthitur, të ndarë vetëm nga pak minuta distancë me makinë. Kur Corigliano Calabro u shfaq në horizont kishte formën dhe imazhin më mbresëlënës, më të jashtëzakonshëm, më imponuesin e imagjinuar. Qyteti rrinte mbi një kodër të lartë. Qe një pamje e ngjashme me kalanë e Gjirokastrës apo të Beratit. Dukej sikur këto dy qytete si me magji qenë zhvendosur një çast aty, në tokën e italianëve.
Kur hymë në qytet, duke iu ngjitur të tatëpjetës së tij, disa banorët vendas të cilët i gjetëm pranë një bar-i, shumica të moshuar, para se të na përgjigjeshin se ku ndodhej hoteli më i ri i qytetit të tyre një çast u menduan. Më në fund sqaruan se gjendej në majë, pranë Kështjellës Dukale, një masivi muresh dhe bedenash që i rrinin si kurorë kodrës së madhe të Corigliano Calabros. U ngjitëm me shpejtësi në kulm të qytetit-kala, por tashmë rrugët u bënë shumë të ngushta, pothuaj të pamundura për të ecur aq lirshëm sa të fitonim betejën me natën që në atë fund vjeshte vraponte më shpejt se ne. Kur më në fund e braktisëm makinën dhe duke u ngatërruar nëpër ato rrugica të pafund zgjodhëm më mirë të ecnim në këmbë, pikërisht kur shpresa po na fikej dhe lajmi për ekzistencën e një pallati tjetër të Kastriotëve në Itali na dukej se kishte qenë vetëm një ëndërr a trillim interneti, “Palazzo Castriota” u shfaq i madh përballë nesh. Na u duk tamam si një mik i shtrenjtë që nga maja e kodrës ndërsa na ndiqte me sy si mundoheshim ta gjenim, për të na bërë një surprizë kërceu prej andej drejt e në rrugë, para këmbëve tona.
Kështjellën-hotel e kishin mbështjellë tufa dritash të lëshuara ngrohtësisht nga disa projektorë. Thirrëm të tre nga entuziazmi a ndoshta nga një mall që nuk e përmbanim dot. Nga lodhja e rendjes dihatnim të tre dhe tabelën në hyrje të shkallëve të larta, me në qendër të madhe një shqiponjë me dy krerë dhe fjalët “Palazzo Castriota” njëherësh e lexuam dhe e përkëdhelëm me dorë.
Në mbishkallë, në hyrjen e hotelit, tek porta e xhamtë sërish qe gdhendur butë një shqiponjë dhe disa shenja të stemës së Kastriotëve. Pas qelqeve të saj u gjendëm në një bar luksoz, quhej Salla Don Çezare. Kur i afruam recepsionistes ajo vuri buzën në gaz. Qe një vajzë shumë e bukur, një nga ato që kur flasin u krijohet një gropëz e ëmbël në faqe. I themi se jemi në udhë e sipër për t’u kthyer në San Demetrio Corone, qytezë arbëreshe, ku na prisnin të paktën tre takime pune dhe se deri aty kishim ardhur me një frymë, sepse hoteli mbante emrin e heroit më të dashur që në historinë tonë, të shqiptarëve, kishim. Vajza u gëzua që ishte vërtet ashtu, pra që hoteli i tyre mbante shenjën e një njeriu shumë të famshëm dhe iu përgjigj butësisht pyetjeve tona të shkurtra. Quhej Antonieta Veronese dhe tha se drejtoresha thirrej Gloria Borgo.
E gjitha u zhvillua në dy apo tre minuta. Nxitonim. Kur dolëm jashtë “Palazzo Castriota” dukej akoma më shumë i ndriçuar nga projektorët. Kur të hipur në makinë më në fund u gjendëm në këmbët e Corigliano Calabros sipër mbi kështjellë ai pallat u bë i smeraldë. Shkëlqente si një gur i çmuar.
 
Tiranë, më 9 dhjetor 2009
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!