Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:09:01 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Ekstradohet nga Anglia i shumekerkuari.  (Lexuar 555 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Dhjetor 14, 2009, 10:22:42 PD »

Ekstradohet i shumëkërkuari për vrasje


Ekstradohet nga Britania e Madhe i shumëkërkuari shqiptar, Selami Çokaj. I dënuari me 20 vjet për vrasje, është sjellë në Rinas nga agjentët e Interpol Tirana në sekret të plotë dhe nën masa mjaft të larta sigurie. Babai i katër fëmijëve nga Shoshani i Tropojës, është nisur nga aeroporti Stansted në Angli, për t'u vendosur në një burg të sigurisë së lartë në vendin tonë, ku dhe do të vuajë dënimin e drejtësisë. Çokaj kishte mundur të fshihej për 12 vite në Londër dhe në disa qytete të tjera në Britaninë e Madhe. Ai kishte fituar leje qëndrimi e më pas nënshtetësinë britanike me emrin e rremë Valton Gashi, qytetar i Kosovës. Madje, vitet e fundit kishte ngritur një biznes të suksesshëm nga ngritja e pikave të lavazhit në disa qytete angleze, prej nga nxirrte miliona paund fitim. Selami Çokaj, emri i të cilit ishte renditur në listën e të shumëkërkuarve nga Interpoli, dyshohet të jetë autor i disa krimeve mjaft të rënda në Shqipëri, si vrasje, rrëmbime, grabitje.
Ekstradimi
I shumëkërkuari Selami Çokaj kishte mbërritur në Angli 12 vjet më parë, duke u maskuar si shtetas kosovar. Ai ishte vendosur në Mansfield dhe kishte krijuar një biznes të suksesshëm. Por, falë bashkëpunimit me policinë britanike u bë i mundur arrestimi i tij afro një vit më parë, pasi konsiderohej si një nga 100 kriminelët më të rrezikshëm të Evropës Lindore, që fshihej në Britani me identitet fals. Për t'i shpëtuar ekstradimit drejt Shqipërisë, ku është dënuar me 20 vjet dhe dyshohet për disa krime të rënda, Çokaj ndërmori një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore. Avokatët e tij e dërguan çështjen deri në Dhomën e Lordëve për të bllokuar ekstradimin, por nuk mundën t'ia dilnin mbanë, pasi i humbën të gjitha betejat ligjore. I shumëkërkuari shqiptar kishte bërë kërkesë dhe për azil politik me pretendimin se nuk ishte ai personi që kërkohej për vrasje, pasi sipas tij, bëhej fjalë për një ngatërresë. Por, kërkesa për azil iu refuzua nga autoritetet britanike.
Dënimi
Selami Çokaj, baba i katër fëmijëve të vegjël, është dënuar për vrasjen me thikë të një bashkëmoshatari të tij në vitin 1994. Ai u arrestua në atë kohë dhe dënua nga gjykatat shqiptare me 20 vjet heqje lirie. Tri vite më vonë, konkretisht gjatë trazirave të 1997-ës, Çokaj u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë dhe prej atëherë ishte vendosur në veri të Anglisë me identitet të rremë dhe kishte krijuar një biznes të fuqishëm. Sipas policisë shqiptare, Selami Çokaj dyshohet të jetë autor i një grabitjeje me armë dhe mjaft krimeve të tjera të rënda.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!