Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 01:21:37 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Te tjeret festojne por Shqiperia ngelet jashte.  (Lexuar 538 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Dhjetor 19, 2009, 05:58:28 PD »

    
Hiqen vizat per Serbine, Malin e Zi e Maqedonine, festime.

NGA:ERION KACORRI

BEOGRAD-SHKUP. Banorët e tre shteteve ballkanike, Serbisë, Malit të Zi dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duke filluar nga mesnata ndërmjet të premtes dhe të shtunës mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic vendosi të udhëtoje drejt Hungarisë në mesnatë.

“Eshtë një lajm vërtet i mirë për Serbinë. Sonte është një natë e madhe. Jemi sërish në një situatë që kemi qenë 20 vjet me përpara. Në këtë mënyrë ne ndihemi pjesë e Europës” deklaroi Jeremic.

Nga ana tjeter e kufirit, ministrit serb iu dha një certificatë si serbi i parë që kalon kufirin pa vizë drejt Hungarisë sipas regjimit të ri.
Të shumtë ishin edhe banorët e tjerë që morën pjesë në këtë ceremoni simbolike.

“Ky është një tjeter mur Berlini që u rrëzua sot për popullin e Serbisë” u shpreh një qytetar.

Edhe ne Shkup pati festime për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian. Nata mes të premtes dhe të shtunës u quajt nata e bardhë duke hequr kufizimet e orareve për klubet e natës dhe pabet.

I ashtuquajturi mur i Shengenit nuk u arrit të rrëzohej për Shqipërinë dhe Bosnjën të cilat nuk munden të përmbushnin kushtet e Komisionit Europian brenda afatit, por kanë një mundësi për t’iu bashkuar vendeve fqinje deri vitin tjetër.

E ndërsa nje rreze shprese duket në fund të tunelit për Shqipërinë situata për Kosovën është edhe me e zbehtë. Për 40 vjet radhazi, shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë udhëtonin pa viza në Evropën Perëndimore si republika të Federatës Jugosllave, i vetmi vend komunist që u lejonte shtetasve të tij lëvizje të lirë jashtë vendit.

Kërkesat për viza u vendosën në vitin 1991 me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Sllovenisë dhe më pas Kroacisë iu ofrua heqja e kërkesave për viza. Tani kjo masë përfshin edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!