Kallmeti Online
Shkurt 10, 2012, 05:02:27 MD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Reshjet e medha kane permbytur vendin.  (Lexuar 2214 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #13 : Tetor 06, 2010, 04:00:56 MD »

Fierza në alarm
06/10/2010

Fierza në alarm
Niveli aktual i hidrocentareleve nuk është apsak optimist.

Nëse vendi do të përballet me një stinë reshjesh si ato të vitit të kaluar, verilindjen e kërcënon sërish një përmbytje dramatike.

Niveli në liqenin e Fierzës sot është i njëjtë me atë që ka patur vjet në 21 dhjetor, kur nisën edhe shkakrimet që sollën përmbytjen e madhe të ultësirës së Shkodrës.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #12 : Tetor 06, 2010, 03:43:28 MD »

Lezhë, reshjet e shiut krijojnë probleme

Lezhë, reshjet e shiut krijojnë problemeLEZHË-Reshjet e shumta të shiut në qarkun e Lezhës, si dhe shembjet e dheut, kanë krijuar probleme, ndërkohë që janë marrë masat dhe po punohet për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga përmbytjet, si dhe normalizimin e situatës së qarkullimit të automjeteve.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditës së djeshme, të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës, kanë krijuar probleme në qarkun e Lezhës, çka ka detyruar Shtabin e Emergjencës pranë Prefekturës së Lezhës, të mblidhet që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe të marrë masat e menjëherëshme për stabilizimin e situatës.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Pal Dajçi, i cili është edhe kryetar i shtabit të emergjencës, tha se, "nga raportimet e bëra pranë këtij shtabi, problemi më i madh është ne aksin rrugor nacional Milot-Morinë, ku në Fan të Mirditës, janë konstatuar shembje të dheut në anë të rrugës, duke krijuar probleme në qarkullimin normal të automjeteve".

Sipas tij, qarkullimi në këtë aks rrugor për momentin është duke u bërë vetëm me një sens, ndërkohë që specialistët e firmës amerikane që mbulojnë këtë aks rrugor, po punojnë për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.

Gjithashtu, në këtë aks rrugor gjenden edhe forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor, të cilat po monitorojnë lëvizjen e automjeteve në të dy anët e rrugës.
Sipas tij, probleme të vogla ka pasur në fshatin Rrilë, ku si rezultat i erës së fortë, karakteristike e vazhdueshme për këtë zonë, ka pasur disa dëmtime të çative të disa shtëpive.

Nën vëzhgim të plotë ka qënë edhe lumi Gjadër, i cili me fryrjen e tij nga reshjet, ka pastur tendence të dalë nga shtrati, por aktualisht vazhdon të jetë brenda normalitetit, duke mos krijuar probleme për zonën në fjalë.

Prefekti Dajçi tha gjithashtu, se po ndiqet situata e lumit te Matit, ku ka patur prurje te medha, ndërkohë që drejtues dhe specialistë të Bordit të Kullimit janë për momentin në Fushë Kuqe, duke monitoruar situatën në terren, për të marrë masat e duhura në mbrotje të komunitetit.
META
Në bashkinë e Lezhës sot ka qenë edhe ministri i energjitikës, Ilir Meta, i cili u njoh me situatën, dhe premtoi se do të merren masa që të mos ketë probleme me energjinë elektrike, pas kontraditave të fundit të bashkisë me OSSH.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #11 : Tetor 06, 2010, 03:36:39 MD »

Nisin përmbytjet në fshatrat e Nënshkodrës
06/10/2010

Nisin përmbytjet në fshatrat e Nënshkodrës
Ujërat e lumit Drin janë të tejmbushura nga hapja e portave të liqenit të Vaut të Dejës.

Ujëmbledhësi i hidrocentralit është shumë afër pikës maksimale dhe kjo ka detyruar KESH-in të hapë portat e emergjencës.

Ujërat kanë vërshuar në tokat e Bërdicës, pranë rrugës nacionale Shkodër-Tiranë, por pa kaluar mbi shtratin e rrugës.

Të mbuluara nga uji janë edhe sipërfaqe toke në komunën Bushat, që ndodhet në anë të lumit, ndërkohë që përmbytje janë verifikuar edhe në Velipojë dhe në Dajç, në vendin e quajtur Ura e De Gjolulit.

“Uji ka ardhur sot paradite, u ngjit gjysmë metri dhe më tepër, por për fat të mirë nuk hyri në banesë”, deklaron një banor.

Ministria e Energjitikës, lëshoi në orët e para të së mërkurës një njoftim urgjent mbi gjëndjen në hidrcoentrale, ku lajmëroi se tashmë kanë filluar shkarkimet përmes portave të emergjencës.

Prurjet në Fierzë kanë arritur në 800 metër kub në sekondë, ndërkohë që niveli i liqenit është 285.1 metër.

Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë rreth 1 mijë metër kub në sekondë dhe niveli i ujit ka arritur gati pikën maksimale prej 174.16 metër, vetëm 85 centimetra larg pikës kritike.

Në Vaun e Dejës situata është edhe më shqetësuese. Prurjet në këtë hidrocentral janë 1500 metër kub në sekondë, ndërkohë që niveli i ujit është vetëm 25 centimetër poshtë pikës kritike.

Në këtë hidrocentral, që është edhe i fundit i kaskadës, janë hapur portat e sigurisë dhe po shkarkohet 800 metër kub ujë në sekondë, sipas të dhënave të Ministrisë së Energjitikës.

Edhe pse prurjet atuale në kaskadë janë mbi dy herë më të ulëta se ato të janarit, kur vendi u përball me përmbytje masive, sërish situata në kaskadë po parlajmëron rrezik.

Rreshjet e shiut shkaktuan përmbytje edhe në lindje të qytetit të Shkodrës, në fshatin Bardhaj, i cili u përmbyt nga dalja e lumit Kir.

Dhjetra shtëpi u zhytën deri një metër nën ujë. Vërshimi i një përroi shkatërroi një urë provizore në rrugën Shkodër-Hani Hotit.

Rruga është në ndërtim dhe ujërat morrën edhe një automjet ku ndodheshin dy të rinj që shpëtuan mrekullisht.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #10 : Tetor 05, 2010, 12:39:59 MD »

Lezhë, reshje të dendura shiu prej 2 orësh, përmbytjen rrugët



LEZHË- Reshje të dendura shiu dhe të vazhdueshme për më shumë se dy orë kanë përfshirë pasditen e sotme qytetin e Lezhës. Dendësia e reshjeve ka bërë që të përmbyten disa rrugë të qytetit. Përmbytje ka pasur në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në rrugën nga spitali drejt qendrës së qytetit.

Mësohet se shkaku i përmbytje e të jetë bërë mos funksionimi i pompave thithëse, gjë që ka lejuar që uji në rrugë të arrijë në disa centimetra. Përmbytja e rrugëve është kthyer në një shqetësim për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. (foto ilustruese)
(m.a/BalkanWeb)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #9 : Janar 17, 2010, 11:24:18 PD »

Kompanitë e sigurimeve, 4 milionë lekë për Shkodrën
» Vendosur: 15/01/2010 - 09:03
• 

Një shumë prej 4 milionë lekësh i është shtuar dje fondit që do të shkojë në ndihmë të situatës së krijuar në Veri të vendit si rezultat i përmbytjeve. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë është solidarizuar dhe i është përgjigjur thirrjes “SOS” në Shkodër. Në një deklaratë të kësaj shoqate theksohet se në historinë e zhvillimit botëror, industria e sigurimeve lindi si nevojë e instrumentalizimit, shpërndarjes dhe administrimit të rreziqeve, kjo është edhe arsyeja pse zhvillimi i sotëm aktual global e konsideron sipërmarrjen e sigurimeve, si një ndër tri kolonat e zhvillimit ekonomiko–social të vetin. Duke ju referuar ngjarjes së përmbytjeve në Shkodër dhe faktit se tashmë këto kompani sigurimi në vend janë të specializuara në mbajtjen dhe administrimin e rreziqeve me specialistët më të kualifikuar. Shoqata u ka bërë thirrje strukturave vendimarrëse që të hartojnë sa më shpejt të jetë e mundur ligjin për sigurimin e detyrueshëm të pasurisë ndaj katastrofave natyrore. “Miratimi i këtij ligji, në situatë të ngjashme, përmbytjesh, tërmetesh, rreshkitje dheu, zjarre, do të thotë se dëmshpërblimi i të prekurve prej këtyre katastrofave natyrore do të ishte përgjegjësi e industrisë së sigurimeve”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #8 : Janar 17, 2010, 11:23:16 PD »

Tirana 40 milionë për Shkodrën
» Vendosur: 16/01/2010 - 09:00
• 

zirina llambro

Debatet politike nuk mund të mungojnë kurrsesi në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Madje edhe kur bëhet fjalë për solidaritet, si rasti i përmbytjeve në Shkodër. Por gjithsesi pas shumë polemikash, me 29 vota pro, këshilli vendosi të akordojë një fond prej 40 milionë lekësh në ndihmë të banorëve të zonës së përmbytur. Kjo shumë u propozua nga kryetarja e grupit të LSI, Monika Kryemadhi ndërsa më parë ishte diskutuar për 20 milionë lekë. Në votë u hodh edhe propozimi i partisë socialiste për të miratuar më parë buxhetin e bashkisë për vitin 2010 dhe më pas të vendosej për ndihmën që do të jepej. Ky propozim u rrëzua. Në fakt kjo pikë e shtuar në rendin e ditës ishte edhe zanafilla e toneve të ashpra mes anëtarëve të maxhorancës dhe atyre të partisë socialiste. Nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë si shkaktare e përmbytjeve, çka solli irritimin edhe të kreut të këshillit Sokol Dervishaj, i cili pezulloi 2 herë mbledhjen. "Nuk është vendi për ta kthyer mbledhjen e këtij këshilli sidomos në këtë rast, në arenë politike. Më duket jo normale. Ne kemi dhënë  5 milionë lekë për një tërmet në Kinë  apo 10 milionë në ndihmë të Sarajevës. Tani u dashka të debatojmë kaq fort për një ndihmë që e kemi detyrim ndaj qytetarëve shkodranë", tha Dervishaj. Kryetarja e re e grupit të PS-së Adriana Berberi u shpreh se  dhe anëtarët e PS, nuk mohojnë të japin ndihmën ndaj të përmbyturve në Shkodër por çështja nuk duhet parë kaq ngushtë. "Nuk mund të merret një vendim që reflektohet mbi buxhetin e vitit 2010 të bashkisë së Tiranës, ndërkohë që ai është miratuar. Kjo është teknikisht e pamundur. Ndaj të kalojmë buxhetin, pasi emergjenca e këtyre fondeve ka kaluar dhe normalisht vendimi për akordimin e tyre mund të merret edhe pas 10 ditësh e dy javësh", tha Berberi. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi përpara se të hidhej në votë fondi theksoi se miratimi i buxhetit të bashkisë duhet të bëhej në një tjetër mbledhje. "Të hedhim në votë sot fondin që do të akordojmë në shenjë solidariteti, pastaj për buxhetin. Në radhë të parë duhet të bëhen mbledhjet e komisioneve dhe të diskutohet aty. Buxheti ka mjaft pika të errëta që duhen sqaruar dhe përgjigjet e tyre nga administrata e bashkisë në do t'i marrim fillimisht në këto komuna", tha Kryemadhi. Në të njëjtën vijë ishte edhe kryetari i grupit të PD-së Ferdinand Poni. "Rruga për miratimin e buxhetit është e hapur, ai do diskutohet dhe nëse është brenda standardeve do të miratohet. Shoh që bashkia e Tiranës ka bërë disa përmirësime. Nëse vjet insistuan që nuk do të paraqisnin asnjë detajim të projekteve që do të realizoheshin, këtë vit e kanë reflektuar vërejtjen tonë. Sot të solidarizohemi dhe tu vijmë në ndihmë banorëve të Shkodrës", tha Poni.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #7 : Janar 17, 2010, 11:22:40 PD »

SHBA jep 50 mijë USD për përmbytjet në Shkodër
» Vendosur: 16/01/2010 - 09:00
• 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një shumë prej 50 mijë dollarë për t'u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në veri të vendit. Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë thuhet se ky fond do t'i kalojë Kryqit të Kuq Shqiptar. "Në përgjigje të situatës së emergjencës, krijuar nga përmbytjet në veri të Shqipërisë, Ambasada e ShBA. deklaroi sot se do të dhurojë 50,000 USD si ndihmë emergjence për të mbështetur ata që janë prekur më shumë. Fondet do t'i përcillen Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili aktualisht po punon për të ofruar ndihmë për rreth 5,000 banorë në veri të vendit", thuhet në njoftimin për shtyp. Ndërkohë, Qeveria ka bërë dje bilancet e para për ndihmat e ardhura nga të gjitha qytetet për përmbytjet e Shkodrës. Në total në 9 qarqe të vendit është mbledhur një shumë prej 28.7 milionë lekë të reja. Gjithashtu pranë shtabit të emergjencave, të ngritur në Shkodër, kanë ardhur një sasi e madhe me ushqime dhe veshmbathje. "Në krejt vendin po evidentohet qartë fuqia e solidaritetit vëllazëror, si një nga tiparet më fisnike të shoqërisë shqiptare. Raporti i individit me shoqërinë po shkon dita-ditës në kuotat më të larta të përsosmërisë dhe bashkëpunimit. Gjithë përfshirja dhe solidariteti njerëzor i të gjithë shtresave dhe grupimeve social po bëhet një lajtmotiv i ditës pas përmbytjeve në rajonin e Shkodrës", thuhet në njoftimin për shtyp.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #6 : Janar 16, 2010, 06:27:21 PD »


Banorët e përmbytur: Ndihmat po shpërndahen në bazë njohjeje.


SHKODËR - Nje dite pas apelit te banoreve se duhet te nise urgjent verifikimi i demeve, vjen nje tjeter shqetesim, ai i shperndarjes se ndihmave. Në zonën e ish-livadheve, Dedë Lulashi tregon se janë 5 pjesëtarë në familje dhe i ka dërguar tek vëllai i gruas, pasi banesa është mbushur me ujë deri rreth 80 cm. "Kam vetë një lundër dhe me atë lëviz. Tani uji ka filluar të bjerë por ka problem me banjat, se ne i kemi me gropa të bëra vetë dhe ato kanë dalë mbi ujë. Na kanë sjellë vetëm nga një pako me vlerë 6000 lekë të vjetra ku ka 5 kg milva, një paketë makarona, një paketë fasule që nuk kemi ku e ziejmë, dhe vaj. Ka pasë njerëz që nuk janë përmbytur, por kanë marrë më shumë ushqime. Kërkoj nga shteti vlerësim të dëmeve dhe mosdiferencim në dhënien e ndihmave",- thotë Lulashi.


Tonin Zyberi, tjetër banor, shprehet se ka 10 vjet që jeton këtu, por uji i ka dëmtuar mjaft banesën. "Jam 6 vetë në banesë dhe ndihma na kanë dhënë shumë pak, pasi ato ndahen sipas njohjeve. Ka pasë raste që dy persona kanë pasë të njëjtin emër dhe u kanë thënë ndajeni përgjysmë paketën. Kjo është qeshrake dhe duket se po tallen me ne në këto kushte. I kërkojmë shtetit të vijë e të verifikojë dëmin, dhe jo të presë më vonë, ku nuk dihet se çfarë bëhet".

Pal Marku tregon se janë 8 vetë në familje dhe se hidrocentralet i përmbytën dy herë. Kam jetuar në fshat në komunën Temal dhe kur u ndërtua hidrocentrali i Komanit u përmbytëm nga liqeni dhe erdhëm e u vendosëm këtu. Atëherë na u dha vetëm banesa, se toka ishte e shtetit. Dëmi që më është shkaktuar është mbi 50 % dhe duhet që shteti të më kompensojë e të më japë atë që më është dëmtuar. Nuk kam besim se do ta bëjë këtë përderisa deri tani askush nuk ka ardhë të na verifikojë dëmet, madje t'i filmojë, se ndryshon puna më vonë".


Ndërsa meshkujt më së shumti qëndrojnë pranë banesave, femrat tregojnë se çfarë kanë përjetuar në momentet e përmbytjes, teksa shprehen mosbesuese për dëmshpërblimin.


Valdete Mehja me banim tek Harku i Berdicës shprehet se ndodhet në konvikt prej 8 ditësh së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, gjithsejt tetë persona. Ajo tregon për atë që kanë përjetuar kur uji i rrethonte banesën. "Kemi shtëpi përdhese dhe sapo pamë ujin që po rrethonte banesën u nisëm të dilnim. Fëmijët e vëllait i mori në krahë vëllai tjetër, pasi babai i tij është i sëmurë dhe i nxori. Ne të tjerët dolëm kush me çizme dhe kush duke na mbajtë në krah meshkujt e familjes. Shkuam tek një barakë pas shtëpisë që e kemi disi më lart dhe uji nuk vinte. Pastaj na sollën këtu. Uji ka hyrë në banesë. Unë nuk kam shkuar, por pjesëtarët e tjerë të familjes thonë se janë dëmtuar frigoriferi, lavatriçja e disa orendi të tjera. Jemi përpjekur me i çu më lart, por jo të gjitha se niveli i ujit rritej shpejt. Lopën e vetme kanë mundur ta shpëtojnë nëna dhe nusja e vëllait që kanë hyrë mbi 1 metër nëpër ujë dhe e kanë nxjerrë dhe e kanë çuar tek një komshi më lart ku nuk kishte ujë. Kemi pasur shumë frikë atë ditë. Tani uji ka rënë. Unë nuk kam shkuar, por nëna dhe nusja e vëllait që shkojnë për të pastruar thonë se uji është larguar por ka krijuar shumë lagështirë e myk".

Ndërsa Flora Vucaj, tjetër e evakuuar tek ky konvikt, tregon se jeton prej rreth 6 vitesh tek shtëpia e saj në Livadhet e ish-zooteknikës në lagjen Kiras. Ajo shprehet se është e kënaqur nga kushtet e personeli që ka gjetur, por dëmi i shkatuar është shumë i madh dhe deri tani askush nuk ka ardhë ta identifikojë atë. "Jemi nga Tophana dhe kemi 6 vjet që kemi bërë shtëpinë që e kemi në proces legalizimi. Jemi 7 vetë në familje dhe kemi ardhur këtu pasi uji na hyri brenda në banesë. Kemi 5 ditë që rrimë në këtë konvikt dhe këta që shërbejnë këtu i falenderojmë. Uji në banesë brenda ka hyrë 15 cm, ndërsa jashtë kemi kaluar veç me lundër. Askush nga shteti nuk ka ardhë të na shohë dëmet, përveç ushtarëve që na kanë marrë me makinë e na kanë nxjerrë nga shtëpia. Një derr dhe 20 pula më kanë ngordhur, ndërsa bagëtitë e tjera i kam çuar tek kunati në Bardhaj. Atje çova fillimisht dhe fëmijët, por, kur ne erdhëm këtu, atëherë dhe fëmijët i mora me vete. Kërkojmë nga shteti të vijë e të shohë dëmin që na ka bërë, se nuk kemi parë asnjeri deri tani". Prenda Lulashi është nga Mërturi i Pukës dhe prej gati 9 vitesh është vendosur tek ish-livadhet për një jetë më të mirë. Familja e saj ka 10 persona dhe ka një javë që është vendosur tek ky konvikt. Prenda tregon se uji ia ka përmbytur banesën ku dy nga 5 dhomat e saj kanë dalë jashtë funksionit. Uji është shtuar sidomos natën, tregon Prenda, ndërsa kanë vendosur të largohen pasi kishin frikë nga uji që shtohej. "Jemi larguar dhe na kanë marrë ushtria, jemi vendosur këtu. Lopën e kam çuar tek miku, por e kam blerë ushqimin për të, se ata nuk mbajnë bagëti, kështu që shkon nusja dhe i shërben lopës. Kanë ngordhë 13 pula, por më problem është uji. Dy djem i kam në punë dhe ata ndërrojnë njëri- tjetrin me ruajt shtëpinë. Ishalla shteti e vë dorën në zemër me na dhënë diçka për dëmin që është bërë, jo të gjithin se dëmi është i madh, por së paku diçka. Kemi ardhë nga Puka për një jetë më të mirë këtu.


****


Berisha pranon: Uji i Fierzës u mbajt në nëntor

SHKODËR - Uji i Fierzës është mbajtur që në ditët e fundit të nëntorit. Një gjë e tillë u deklarua nga Kryeministri Berishagjatë mbledhjes së qeverisë, e cila u zhvillua në qytetin e Shkodrës. Duke mohuar se në dhjetor ishte dhënë urdhri për moshapjen e portave, me qëllim ruajtjen e ujit për të shitur energji, kreu i Këshillit të Ministrave u shpreh se "Fierza u mbajt ditët e fundit të nëntorit". Kreu i qeverisë tha se "ata që bëjnë "sherr budallën" duke i thënë Shkodrës se qeveria e rezervoi ujin për ta shitur me çmim më të shtrenjtë në janar, ata bëjnë vetëm sherr budallën, dhe këtë thonë ata e bënte sepse ERE rriti çmimin". Por sipas Berishës, "ERE rriti çmimin nga 17 lekë të vjetra në 22 lekë të vjetra në një kohë kur në çdo orë, në çdo ditë të tetorit, të nëntorit, të dhjetorit, qeveria dhe KESH mund ta shisnin energjinë me së paku 45 lekë deri në 50 lekë të vjetra". Ndërkohë, ai deklaroi se "ata të cilët klithin se pse nuk u lëshua Fierza, Fierza u mbajt ditët e fundit të nëntorit dhe jua them unë arsyet, pikërisht sepse një përmbytje e menjëhershme mund të ishte katastrofale për jetët e njerëzve",- tha kryeministri i vendit gjatë mbledhjes së qeverisë.


Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #5 : Janar 07, 2010, 09:32:20 MD »

Bllokohet rruga, izolohet Shkodra
07/01/2010 19:40

Bllokohet rruga, izolohet Shkodra
Ujerat e lumit Drin kane kaluar te gjitha barrierat duke hipur edhe ne shtratin e rruges nacionale qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit. Pikerisht ne vendin e quajtur Harku i Berdices, uji ka hipur mbi ure duke arritur nje thellesi te konsiderueshme dhe duke e bere rrugen te pakalueshme per mjetet e vogla.

Ne rruge eshte vendosur nje buldozer qe ka sherbyer per te terhequr te gjitha mjetet qe mbeteshin ne mes te ujit.

Levizja ne kete segment ka vijuar me shume veshtiresi dhe vetem kamionet dhe mjetet e ushtrise mund te leviznin.

Ndersa rruga ne drejtim te Dajcit dhe fshatrave te tjera eshte pothuajse e pamundur te kalohet per shkak se thellesia e ujit ne disa zona eshte rreth 1 meter e me shume.

Nga kalaja e Rozafes duket se si e gjithe ultesira e Shkodres eshte shnderruar ne nje liqen te madh.

Lagjet Ajasem, Bachallek, Berdice, si dhe zonat e Djacit, Trushit dhe Velipojes i ngjajne tashme te gjitha se bashku nje kenete te madhe ku dalin ne siperfaqe vetem catite e shtepive dhe majat e pemeve.

Situatë e nderë dhe bilanc dramatik në Shkodër. Rritja e shkarkimeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin ka sjellë dhe shtim të sasisë së ujit në zonat e përmbytura të rrethi të Shkodrës si dhe përhapje të tij dhe në zona të tjera.
Të dhënat e fundit të Komisionit te Emergjencës Civile të Qarkut Shkodër raportojnë për 9150 ha tokë e përmbytur, 3407 banorë të evakuar dhe 2080 shtëpi nën ujë.
Nga terreni raportohet se uji i lumit Drin ka mbuluar lagjen Bahçallek në hyrje të qytetit të Shkodrës ndërsa në disa vende ka dalë dhe mbi asfaltin e autostradës Shkodër- Tiranë. Por përveç Drinit ka pasur rritje të kuotës dhe në lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës të cilët janë bashkuar dhe kanë dalë mbi rrugë. Një pjesë e lagjeve periferike janë përmbytur përfshirë Bahçallekun, Ajasmën, Tophanën dhe Livadhet.
Në Bahçallek niveli i ujit ka shkuar deri rreth 50 cm dhe në dispozicion të lëvizjes së banorëve janë bënë varka prej gome së bashku me efektivët përkatës të policisë që ndihmojnë banorët.


Të dhënat e fundit të Qendrës Operacionale

Bashkia Shkodër 230 ha 83 320
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1170 ha 200 170
Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
Komuna Bërdicë 1700 ha 350 65
Komuna Guri Zi 250 ha 689 200
Komuna Bushat 1300 ha 50 80
M.Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 9150 ha 3407 persona 2080 shtëpi



Evakuime masive në Shkodër, dyfishohen shkarkimet në HEC-e

UPDATE - Ndërkohë që në Shkodër vazhdojnë evakuimet masive, KESH raporton se ka rritje te ndjeshme te shkarkimit te ujit ne gjithe hidrocentralet mbi Drin.

Nga raporti i fundit i mbërritur nga KESH-i mësojmë se janë rritur shkarkimet e ujit në gjithë hidrocentralet vendosur mbi Drin që po shkaktojnë përmbytje të mëdha në ultësirën e Nënshkodrës.

Duke iu referuar të dhënave të orës 13:00 mësojmë se "nga Fierza po shkarkohet 1 115 metër kub ujë në sekond, nga 820 që ishte sasia e derdhjeve në orën 06:00 të ditës së sotme. Në Koman, në mesditë shkarkohet 2 096 metër kubë ujë në sekond, ndërsa në mëngjes shifra ishte 1 700 m3/s.


Vau i Dejës aktualisht shkarkon 2 365 m3/s, shifër rekord kjo e këtyre ditëve po të kemi parasysh se Vau i Dejës mbahej nën kontroll për shkak se ndikon direkt në shtimin e ujit në zonat e banuara.


Ne materialin PDF mund te lexoni te dhenat e fudnit per shkarkimet ne hidrocentrale.

****


Të gjithë banorët e Nënshkodrës janë duke u evakuar. Prezenca e ujit mbi tokë sot shkon deri në një metër dhe jetesa në këto fshatra tashmë është e pamundur. Madje në vende të caktuara uji ka shkuar deri në tre metra. Pjesa me e madhe e banesave sot jane mbushur me ujë. S'ka më rezistencë nga banorët, pasi sasia e ujit po rritet frikshëm.

Makina të shumta ushtrie dhe helikopterë po marrin banorët e komunave Dajç, Ana e Malit, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethina. Njëkohësisht bëhet edhe evakuimi i gjësë së gjallë.

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe mjaft zyrtarë të tjerë gjenden aktualisht në Shkodër në pikat më kritike të përmbytjes.

E gjithë situata agrevoi pas shkarkimeve të mëdha që po bëhen në tre hidrocentralet, Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë.

Postoblloqe të shumta policie janë vënë në çdo aks duke penguar lëvizjen e automjeteve civile drejt zonave të përmbytyra. Po kështu forcat e policisë e ushtrisë po ndihmojnë automjetet e shumta që tashmë kanë mbetur në ujë, si në Dajç, Berdicë, etj.


Te dhena mbi shkarkimet e ujit nga digat


Derdhje uji
(m3/sek)

Fierza 500
Komani 1700
V.Dejes 1400
Ulez 200
Shkopet 200




*******


Basha, kreu i Komitetit: Duhen evakuar 2200 familje në Nënshkodër

TIRANË- Në cilësinë e kryetarit të Komitetit Ndërministror, Lulzim Basha ka deklaruar pak më parë ngritjen e një qendre të bashkuar operacionale të këtij komiteti, e cila do të ketë përfaqësues 24 orë në 24 nga të gjitha ministritë e linjës si dhe institucionet e përfshira në përballimin e emergjencës.

Sipas tij, gjithsej duhet të evakuohen rreth 2200 familje me rreth 8800 banorë, për të cilet kërkohen rreth 35 mjete transporti për evakuimin e komunitetit për zonën e Nënshkodrës.

Sipas tij për monitorimin e situatës në terren dhe veprimet operacionale efikase duhet që ne si anëtar të këtij Komiteti të jenë prezent në terren çdo ditë.


Situata në njësitë vendore të Nënshkodrës është:

Sipas vlerësimit në terren të Drejtorisë së Bujqësisë dhe njesive vendore në rrethin Shkodër sot kemi të përmbytur siperfaqe toke si më poshtë:

1. Komunën Bushat rreth 650 Ha toke.
2. Komunen Velipoje rreth 300 Ha toke.
3. Komunen Dajç rreth 1500 Ha toke.
4. Komunen Ana e Malit rreth 741 Ha toke.
5. Komunen Guri i Zi rreth 90 Ha toke
6. Komunën Berdice 1200 Ha toke
7. Bashkine Shkodër rreth 300 Ha toke
8. Komuna Rrethina rreth 15 Ha toke
9. Komuna Guri i Zi 20 Ha toke
10. Gjithsej rreth 4816 Ha toke


Janë në prezencën e ujit

1. Bashkia Shkodër rreth 140 shtëpi
2. Komuna Dajç rreth 600 shtëpi
3. Komuna Ana e Malit 130 shtëpi
4. Gjithsejt 870 shtëpi

Janë të evakuar./strong>

1. Bashkia Shkoder 60 Familje dhe 40 persona të komunitetit Rom
2. Komuna Ana Malit 30 Familje së bashku me gjënë e gjallë
3. Komuna Dajç 430 Familje së bashku me gjënë e gjallë
4. Komuna Bushat 7 Familje
5. Gjithejt deri tani janë evakuar rreth 527 familje, evakuimi vazhdon.

Duhet të evakuohen

Nëse do të përballemi me shkarkime masive të 3 H/C në kaskadën e Drinit në komunat e Nënshkodrës duhet të evakuohen:

1. Bashkia Shkodër, rreth 320 familje, rreth 1600 banorë në lagjet Bahçallek, Ajasem, Lagja Salo Halili, Udha Kryq, Dudas
2. Komuna Guri Zi, 577 familje ose rreth 1624 banorë, rreth 1480 krerë lopë në fshatrat Kuq, Rrencë, Vukatanë, Ganjollë.
3. Komuna Ana e Malit, rreth 180 familje, ose 550 persona, 6400 gjë e gjallë në fshatrat Obot, Oblike dhe Muriqan.
4. Komuna Dajç, rreth 850 familje, 2577 banorë,
5. Komuna Berdicë, rreth 195 familje, rreth 900 banorë, rreth 2850 gjë e gjallë, kryesisht fshatrat Trush, Berdice e Sipërme, Bërdicë e Madhe, Beltojë, Bërdicë e Mesme, Mali Hebe.
6. Komuna Rrethina, rreth 50 familje, rreth 250 banorë, rreth 300 gjë e gjallë, në fshatin Bardhaj.


Gjithsejt duhet të evakuohen rreth 2200 familje me rreth 8800 banorë, kërkohen rreth 35 mjete transporti për evakuimin e komunitetit për zonën e Nënshkodrës

****


Përmbytjet, Komitet me 7 ministra, në krye Ministri i Brendshëm

Në mbështetje të ligjit "Për emergjencat civile", Këshilli i Ministrave, ka vendosur sot "ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e reshjeve të shumta dhe të vazhdueshme të shiut, të rëna ditët e fundit në vendin tonë dhe përmbytjet, 0 beri te ditur sajti online i qeverisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ky Komitet të kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe në përbërje të ketë:
- ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
- ministrin e Financave;
- ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit;
- ministrin e Mbrojtjes;
- ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
- ministrin e Shëndetësisë;
- ministrin e Arsimit dhe Shkencës.

Ky Komitet Ndërministror eshte ngarkuar për hartimin e menjëhershëm të një plani masash për përballimin e kësaj situate, - thuhet me tej ne njoftim. Duket se cdo pergjegjesi e metejshme do te jete tashme e ketij ekipi qe perfshin me shume se gjysmen e qeverise, por jo kryeministrin e vendit.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #4 : Janar 07, 2010, 01:00:04 MD »

   
Gurecio: Italia ndihmë Shqipërisë, situata e kapërcyeshme.

TIRANE- Këshilltari special i kryeministrit Berluskoni për komitetin e mbrojtjes së digave në Itali, Roberto Guercio është takuar sot me kryeministrin Berisha. Zoti Guercio i përcolli kryeministrit shqiptar mbështetjen e qeverisë italiane në kapërcimin e kësaj situate plotësisht të menaxhueshme. Zoti Guercio theksoi se e njeh situatën në Shqipëri, digat dhe specifikat e tyre, si dhe kompetencën e inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë, duke u shprehur i bindur se kjo situatë është plotësisht e kapërcyeshme. Kryeministri Berisha e njohu të dërguarin italian me situatën e krijuar si rezultat i prurjeve të jashtëzakonshme ujore në basenin e Drinit, si dhe me problematikat e shkarkimeve të ujit përgjatë të gjithë kaskadës së Drinit dhe me problemet e përmbytjeve në ultësirën e nën-Shkodrës.

Z Roberto Guercio si dhe ambasadori italian, z. Saba D’Elia ofruan mbështetjen dhe asistencën e tyre dhe të shtetit italian në përballimin e kësaj situate, qoftë në aspektin e sigurisë së digave, qoftë në aspektin e emergjencave civile. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë jo vetëm në përballimin e këtij momenti të vështirë, por dhe në trajtimin e çështjes së sigurisë së digave në një hark kohor më afatgjatë


Edhe Zv.kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Energjetikës, Dritan Prifti kanë zhvilluar një takim me komisarit për digat kombëtare të Italisë, Roberto Guercio, si dhe me ekspertët që e shoqëronin. Guercio ka deklaruar se Shqipëria do të ndihmohet Italia do të ndihmojë Shqipërinë për përballimin e situatës emergjente të krijuar në kaskadën e lumit Drin, me asistencë dhe mjete teknologjike.
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #3 : Janar 07, 2010, 12:50:02 MD »


Menaxhimi i digave, pika ku duhet të nisë hetimet prokuroria


Pse ndodhi kjo qe po ndodh ne veri te vendit. Rreshjet jane normale per kete sitne. Sipas sinoptikes jane ne ato nivele qe kane qene edhe ne vite te tjere. Perse kete vit, hidrocentralet u kthyen ne nje rrezik kombetar? Cfare ka ndodhur dhe kush e ka pergjegjesine?


Eshte e qarte qe tanimë rruga e vetme për të ulur koston e kësaj katastrofe është të shpëtojmë jetët e njerëzve. Permbytja e zones eshte e pashmangshme, dy opsionet jane:
1 - Permbytje e kontrolluar nepermjet zbrazjes se ujit nga portat
2 - Permbytje kaotike (uji me miliarda metra kub, do merrte perpara gjithcka ne rast se shkarkimi nga portat plus prodhimi me kapacitet te plote nuk do mjaftojne qe uji te ulet nen nivelin kritik - ate qe quhet nivel i Sigurise Kombetare)


Fakti që Diga e Fierzës vazhdon të jetë mbi nivelin e lejuar të Sigurisë Kombëtare, do të thotë se e keqja më e vogël që mund të ndodhë është të vazhdojë përmbytja e zonës, në mënyrë të kontrolluar, e cila është një pasojë shumë më e vogël se mbytja e zonës nga një vërshim jashtë kontrolli prej Digave, që do të ishte një Cunam për Shqipërinë Veriperëndimore.


Në këto kushte ka shumë rëndësi të rritet solidariteti për zonat e dëmtuara, të rritet presioni mbi qeverinë për transparencë si për shkaqet që çuan në katastrofë ashtu dhe për mënyrën se si po menaxhohet situata dhe mbi të gjitha t'u gjendemi pranë të gjithë qytetarëve që janë nën terrorin e ujit dhe humbjes së shpresave për të ardhmen e tyre.


Por që debati publik të mos zhurmojë debatin për planin e shpëtimit, duhet që drejtësia paralelisht të nisë vendosjen e sekuestros mbi gjithë dokumentacionin e menaxhimit të digave dhe të fillojë urgjentisht hetimin e shkaqeve që çuan në këtë katastrofë nga moszbatimi i rregullores së Digave të Larta, i cili është një dokument ligjor, shkelja e të cilit përbën vepër penale.

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, duhet të shfaqet me doemos në zonën e përmbytur, por jo me çizme dhe çadër, por me pranga në duar për ata zyrtarë të papërgjegjshëm që çuan në këtë situatë. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, duhet t'i dorëzohet drejtësisë, për të shpjeguar arsyet që kanë çuar mbimbushjen e digës së Fierzës duke krijuar një situatë të kërcënimit të sigurisë kombëtare.

Hapja e Portave të Shkarkimit është një proces teknik, i cili është jo vetëm i parashikueshëm, por i detyrueshëm me rigorozitet, në kohën e duhur për të shmangur katastrofa të tilla. Ai shoqërohet me kapacitet maksimal prodhues të digave dhe me një grafik që rregullon regjimin hidrik të Liqeneve të Drinit. Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht të gjithë këtë procedurë dhe të shikojë se ku është shkelur rregullorja e menaxhimit të Kaskadave dhe ajo e shkarkimit të digave. Ky hetim ka rëndësi për të kuptuar nëse gjendemi para një situate korruptive, apo para një situate të prodhuar nga papërgjegjshmëria.

Në të gjitha rastet, kjo është një katastrofë e shkaktuar nga mungesa e menaxhimit njerëzor të situatës dhe vepra penale është e prekshme. Mijëra hektarë janë nën ujë dhe qindra mijëra shtëpi janë përmbytur. Fatura financiare e kësaj katastrofe është shumë e lartë dhe prokuroria nuk mund të neglizhojë fillimin e hetimeve.


Duke iu bashkuar dhe një herë thirrjes së qeverisë për evakuim të banorëve të zonës, duhet të shpjegohet qartë situata, se rruga e vetme për të shpëtuar nga katastrofa e madhe është hapja e portave të shkarkimit për të ulur nivelin e ujit në Digë. Pa u ulur ky nivel, nuk ka më asnjë siguri se nuk do të vijë katastrofa e madhe. Që ky bilanc të përfundojë vetëm me përmbytje te kontrolluar dhe dëme materiale, evakuimi i banorëve duhet të bëhet urgjent. Po kaq urgjent drejtësia duhet të nisë çështjen penale për të çuar fajtorët para drejtësisë, pasi nuk mund të ketë solidaritet real me viktimat, pa u vendosur drejtësia ndaj fajtorëve të kësaj katastrofe.

Ing.Dhimiter Cico rreth situates se krijuar ne hidrocentrale.

Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, (Foto nr.4 ne GALERI-FOTO) ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.

Per inxhinierin, portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar.

Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.

"Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe", u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve.

Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.

Inxhinieri Cico pergjegjesine ja ngarkon KESH-it, i cili duhet te mbante nen kontroll sipas rregullores qe nga stina e veres.

Inxhinieri thote se e ka parashikuar nje situate te veshtire ne media pak kohe me pare dhe ka ofruar ndihmen e tij si eksperti i fushes ne Ministrine e Energjitikes dhe KESH, por I eshte mohuar.

Inxhinier, ku është problemi? Çfarë po ndodh realisht?

I bëj thirrje fillimisht popullatës që ta marrë seriozisht. Të largohet, derisa të stabilizohet situata që është atje. Vetëm Fierza qëndron në nivelin 293.5 sipas ministrit të Energjitikës, dhe këtu fillon përgjegjësia. Ky nivel duhet të jetë në minimum 290. Jemi 3.5 metra lart nivelit të sigurisë. Kjo ngarkesë në rezervuarët e digave ka sjellë këtë anomali që këta nuk po e menaxhojnë dot, sepse prurjet janë shumë të mëdha. Dje (pardje) kanë hapur portën numër 4, e cila, sipas ministrit që e deklaroi në një emision, kishte një defekt, u hap gjysmë dhe u mbyll, se nuk u hap komplet. Tani nuk është problemi i kësaj porte, se ka disa të tjera që nuk janë hapur asnjëherë gjatë këtyre 20 viteve. Janë portat e Komanit dhe Fierzës që janë portat e shkarkimit.

Portat janë në digë apo në tunele?

Ato janë anës digës. Në Fierzë ka dy tunele të mëdha, ku në kuotat 290, portat e shkarkimit hapen. Është rregullorja absolute, që në këtë kuotë porta e tunelit hapet. Nuk ka të drejtë askush që ta ndalë këtë.

Çfarë janë portat?

Aty ka dy palë porta, portë segment, që është prodhuar në Francë dhe portë e remont-avarisë, që janë prodhuar në vend. Porta segment ndan rezervuarët dhe, nëse ajo hapet dhe ngel përgjysmë, duhet të veprojë porta remont-avari, e cila ka 20 vite, me sa di unë gjatë gjithë vitit qëndrojnë nën ujë. Ndërkohë ato duhet të qëndrojnë lart ujit gjatë periudhës maj-shtator. Ato duhet të ngrihen lart dhe gjatë kësaj kohe jam shumë i sigurt që nuk janë vënë në punë këto porta.

Tani që jemi në këto kushte, cilat porta janë hapur?

Tani janë hapur portat segmente në tunelin numër 4 në Koman, Fierzë dhe Vau i Dejës.

A mund të themi se kemi rrezik tani nga mënyra se si shkarkohet?

Rreziku më i madh do të ishte, nëse vijnë prurje të mëdha dhe është niveli 293.5 dhe me shkrirjen e borës, që është situatë shumë e rënduar, dhe tentohet të hapet porta numër 3, njëra nga këto porta, po të ngelej hapur, do të mblidheshin njësoj dy mijë metra kub ujë poshtë në fusha. Rasti më katastrofik është nëse nuk hapen këto porta, nuk funksionojnë ato. Siç nuk funksionoi kjo që tha vetë ministri, që është hapur vetëm deri në gjysmë dhe është mbyllur prapë. Ajo duhet të ishte hapur komplet dhe të mbyllej. Duhej bërë prova e portës remont-avari. Ato janë porta me rrota që duhen grasatuar një herë në 6 muaj, por kanë 20 vite që nuk grasatohen. Ato kanë përmasa 16 me 12 metra dhe peshon 60 tonë një portë me një mekanizëm ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë.

Kemi një deklaratë verbale të ministrit, i cili pranon se jemi në kuotat e palejueshme të digës. Ka përgjegjësi penale për këtë?

Sigurisht që ka. Përgjegjësia shkon zinxhir.

Çfarë mund të bëhet në këtë situatë emergjente? Cila është këshilla e mirë për të shmangur katastrofën?

Këshilla më e mirë tani është që të largohen të gjithë banorët dhe të bëhen shkarkimet e detyrueshme. Banorët doemos duhet të largohen dhe të vazhdojnë shkarkimet për shkak të prurjeve të shumta që mund të vijnë nga shirat apo shkrirja e borës.

A ka mundësi që të parandalohet fatkeqësia, nëse nuk funksionon ndonjë portë?

Absolutisht, tani nuk ka mundësi. Jemi të gjithë në mëshirë të fatit.


Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #2 : Janar 07, 2010, 12:47:36 MD »


Berisha mbledh qeverinë: 'I pamoralshëm', kush shqetësohet për çarjen e digave

UPDATE- Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë, që u mbaj këtë mbrëmje se digat janë të sigurta dhe i quajti "të pamoralshëm" ata që sipas tij kanë "përhapur panik" për çarjen e tyre.

Si per ironi te fatit qeveria e sotme po ndjek te njejten rruge qe ndoqen ne vitin 2004, socialistet. Ne ate kohe Berisha kryetar i opozites akuzonte drejtorin e koporates elektroenergjetike shqiptare Harasani per korrupsion me importin e energjise elektrike. Sipas Berishes atehere, permbytjet ishin te qellimishme, pasi KESH vijoi importin e energjise elektrike dhe korrupsionin permes tij.

Sot pas rreth 6 viteve Berisha ne qeveri ka realizuar jo vetem hapjen e Vaut te Dejes, si qeveria Nano ne 2004-en, por ka hapur edhe Komanin e Fierzen. Argumenti i tij eshte i njejte me ate qe perdorte ne ate kohe drejtori i KESH Harasani.

Me sa duket kreu i qeverise e ndjen dhe vete paralelizmin, pasi ai i lejoi vetes edhe krahasime me 2004 ne mbledhjen e sotme te qeverise.

"Sistemi i digave është në sigurinë më të plotë dhe u kujtoj atyre që përhapin panik se shkarkimet e deritanishme, edhe ato më kulmoret nuk janë as gjysma e më kulmoreve të 2004-ës"- ka thënë Berisha.

Berisha ka kujtuar edhe takimin me projektuesin e digave të Italisë, që sipas tij e dërgoi me urgjencë nga SHBA, kryeministri i Italisë, Berluskoni.

Ai ka kërkuar hapjen e një llogarie nga autoritetet duke theksuar se edhe një rrogë e tij do të shkojë në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura dhe ka bere nje sere falenderimesh per banoret.



Berisha: S'mund të ndalojmë shkarkimet, banorët të ikin

UPDATE - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sërish sot se situate është emergjente në Shkodër dhe se shkarkimet nga liqenet e HEC-eve nuk mund të ndalen, pasi prurjet janë shumë të mëdha.


Ai përsërti apelin për largimin e banorëve nga zonat e rrezikuara. "Argjinatura e Dajtit
funksionon por nuk mund të rrihet kurrë banzuar në funksionim e saj", u shpreh Berisha, duke iu bërë thirrje gjithë banorëve të Komunës së Dajçit, Bushatit dhe Anës së Malit të largohen sa më parë.


Më tej Berisha shtoi se PS po spekullon me shifrat dhe rregolloren e HEC-eve. "Spekullimi në një kohë të tillë dëshmon amoralitet. Çdo politikan, çdo qytetar është i lirë të shkojë të kontrollojë të gjithë regjistrin e kaskadës së Drinit, të prurjeve, të shkarkimeve dhe ti krahasojë me rregulloren e vitit 1998. Prurjet në Koman janëe mbidyfishuar, reshjet do të vazhdojnë. KESH ka zbatuar me përpikëmëri rregulloren e 98, deklarat e kundërta janë amorale", deklaroi Berisha.


Ai foli edhe për kompensimet, duke u shprehur se "cilado që të jetë fatkeqësia natyrore, qeveria është dhe do të jetë pranë tyre. Do i kompensojmë një nga një. Kjo është vërtet një fatkeqësi natyrore", tha ai.



*****


6 janar


Në hyrje të komunës Dajç, policia ka ngritur një postbllok dhe nuk lejon hyrjen e banorëve drejt banesave të tyre.

Pak kohë pas hapjes së portave të hidrocentralit situata në Dajç është
rënduar së tepërmi. Sipas burimeve nga terreni, niveli i ujit është rritur së paku me 30 centimetër.


Ushtria dhe Policia, duke parë gjendjen shumë kritike ka ndaluar në mënyrë të prerë hyrjen në këtë komunë. Asnjë automjet nuk lejohet të futet në zonë, ndërkohë që vazhdon apeli për evakuimin e shpejtë të banorëve.


Në hyrje të komunës Dajç, policia ka ngritur një postbllok dhe nuk lejon hyrjen e banorëve drejt banesave të tyre.


Sipas drejtorit të Policisë së qarkut Shkodër kjo është një nga masat e marra në kuadër të shmangies së rrezikut për jetën e banorëve të zonës. Ai thekson se në këto prë të mbrëmjes ëhstë rritur ndjeshëm numri i evakuimeve.


Paralelisht me këtë, forcat e policisë dhe ushtrisë që ndodhen në zonë, po bindin banorët që të lënë shtëpitë dhe të largohen.

Banorët po transportohen me mjetet e policisë nga komuna Dajc drejt Shkodrës, në të afërm të tyre, apo në vendet e përcaktuara për akomodim.



KESH hap portat e HEC, situatë alarmante në zonën e Shkodrës

Tre hidrocentralet vendosur mbi Drin po shkarkojnë me mijëra metër kub ujë. Situata është jashtëzakonisht e rëndë, ndaj KESH vendosi sot në mesditë të hapë portat në Fierzë, e cila aktualisht po shkarkon 413 metër kub ujë në sekond.

Po sipas burimeve zyrtare, mësojmë se në Koman po shkarkohet 1100 metër kubë ujë në sekond nga 300 që ishte dje. Ndërsa në Vaun e Dejës po shkarkohet 1200 metër kub ujë në sekond nga 600 që ishte dje sasia e shkarkimit.

Këto shkarkime masive kanë filluar para një ore (15:00), për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së dëborës që kanë çuar edhe në rritjen e kapacitetit të ujit në diga.

Sipas të dhënave më të fundit në të tre hidrocentralet prodhimi i energjise elektrike ka arritur koten maksimale historike ditore mbi 28 milione kilovat ore por sërish kjo sasi prodhimi nuk mund sjelle shpresa per ulje te nivelit të liqeneve.

Situata ne kaskaden e Drinit mbetet alarmante, sepse me kete nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojne me gjithe fuqine e tyre, niveli i Fierzes po vazhdon te rritet.

Ne kete pike KESH nuk ka zgjidhje tjeter, perveçse te hape portat e hidrocentraleve per te derdhur sasi te medha uji, duke sjelle ne menyre te pashmangshme te tjera permbytje ne zonen e Shkodres dhe Lezhes.

*******

5 janar

Kreu i Energjetikës, Dritan Prifti deklaroi se situata në kaskada është nën kontroll dhe i bëri thirrje opozitës që të distancohet nga deklaratat e papërgjegjshme lidhur me situatën e krijuar nga reshjet.

Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti sqaroi se sot ka ndaluar shkarkimi i ujit në liqenin e Fierzës, ndërkohë që vazhdon në Koman dhe Vaun e Dejës.


"Në Fierzë është ndaluar shkarkimi i ujit dhe situata është nën kontroll. Shqetësim ka qenë vetëm ulja e nivelit të Fierzës", tha Prifti, gjatë një konference për shtyp mbajtur në mesditë.


Prifti ka sqaruar se niveli i ujërave në liqenet e vendit ka shënuar rritje për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që kanë shoqëruar ditët e fundit.

Sipas tij, në Fierzë niveli i ujit ka rënë 75 centimetra, ndërsa në kaskadën e Komanit niveli ka arritur në 174.4 metra.

Komani, ka theksuar më tej Prifti, ka pasur një rritje të nivelit të ujit prej 92 centimetrash dhe në të vazhdon shkarkimi me 300 metër kub për sekondë.


Pas deklaratës së ministrit të Energjetikës se situata është nën kontroll ka reaguar Partia Socialiste. Sipas saj, Dritan Prifti duhet të bëjë vetëm një gjë; t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve.

Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj është shprehur se Prifti duhet t'u kërkojë ndjesë të gjithë atyre familjeve që sot u duhet të lënë në mëshirën e fatit banesat e tyre dhe gjithë atyre që sot duhet të sakrifikojnë prodhimet e tyre bujqësore.


"Turp për Dritan Priftin që gjen kurajon të akuzojë opozitën, teksa është pikërisht opozita që po organizon vullnetarët e saj për t'i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare fatkeqe për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të Dritan Priftit dhe shefit të tij pinok"- tha ajo.


Më tej, Imeraj ka kujtuar se në harkun kohor të 2 javëve ministri solli shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe përmbytjet për shkak të keqmenaxhimit të rezervave hidrike.


"Ashtu si dy javë më parë kur akuzonte OSSH për rritjen e çmimit të energjisë, edhe sot Dritan Prifti gjeti kurajon të akuzonte OSSH për importin e energjisë. Nuk të beson më asnjë shqiptar Zoti Prifti, as ty dhe as pinokun që ke për shef. Ministri je ti, dhe përgjegjësia është e jotja"- tha ajo.


 
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« Pergjigju #1 : Janar 03, 2010, 04:51:04 PD »


Përmbytjet, flet projektuesi i portave të hidrocentraleve: Kujdes!

Me ujin, me zjarrin dhe me qeverinë mos luaj, uji të mbyt, zjarri të djeg, qeveria të merr shpirtin. Kjo aksiomë fataliste ngjan si një profeci ogurzezë që edhe mund të ndodhë. Të paktën kur bie fjala për ujin. Të paktën për ujin që ndodhet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Aty ku dhe prodhohet shumica dërmuese e energjisë së nevojshme për vendin. "Portat e punës së remont-avarisë në Koman kanë mbi 20 vjet që nuk janë përdorur. Në Fierzë, edhe më shumë vjet, kurse në Vaun e Dejës, rrjedhja e tyre dallohet dhe me sy të lirë mbi digë Teknikisht këto porta duhet të vihen në funksionim një herë në gjashtë muaj për provë e për t´i mbajtur në gatishmëri, ndryshe, dalja e tyre jashtë funksionit, mund të shkaktojë tragjedi të paimagjinueshme. Ajo që ndodhi me portat shkarkuese të liqenit të Tiranës, përballë asaj që mund të ndodhë me hidrocentralet e Drinit, do të ishte vetëm një inskenim banal studioje filmike. Sepse portat e mbyllura mund t´i hapin derën fatkeqësisë"!

Alarmi i jashtëzakonshëm vjen nga inxhinier Dhimitër Cico, njeriu që plot 21 vjet më parë ishte një nga autorët e projektimit dhe montimit të këtyre portave në hidrocentralin e Komanit. Një punë e vështirësisë së epërme, nga e cila i ka mbetur si kujtim një çmim Republike, një nga dekoratat më të larta që jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirë, Cico shtyhet dhe më tej, kur thotë se një situatë e ngjashme është dhe në dy hidrocentralet e tjera, në Fierzë dhe në Vaun e Dejës, ku portat e punës së remont-avarisë, me siguri, janë jashtë funksionit. "Skenari më i keq i mundshëm është ai që, kur portat duhet të vihen në përdorim, të mos jenë funksionale; uji i liqenit të Fierzës të dëmtojë digën e saj dhe pastaj, me reaksion zinxhir e njëjta gjë të ndodhë në Koman dhe në Vaun e Dejës. Pastaj, nuk do të ketë më as Shkodër dhe as Lezhë, së paku", - thotë inxhinier Cico.

Ai pohon se e ka shprehur shqetësimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. E ka ndarë me kolegët e tij, me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, por i është përgjigjur vetëm heshtja. Dhe, i dëshpëruar, mendon t´i drejtohet publikut duke e paralajmëruar direkt për rrezikun, në mënyrë që kush e ka për detyrë dhe përgjegjësi për ta shmangur atë, të marrë masa. "Asnjë qeveri nuk e ka menduar një gjë të tillë. E majtë dhe e djathtë. Këtu nuk është e rëndësishme të gjendet se kush është fajtori, e rëndësishme është që faji i shtresëzuar në gjithë këto vite, të mos sjellë nesër një tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore", - thotë me dëshpërim inxhinieri Cico.

Në këtë intervistë ai flet për të shkuarën, për vitet kur hidrocentralet ndërtoheshin nga njerëz që punonin si skllevër dhe ushqeheshin si skllevër me çaj, djathë dhe fasule, me njerëzit e ish-Sigurimit të Shtetit që vigjilonin për "sabotime" të mundshme dhe me tekat e projekteve të tilla gjigante që sot i japin energji gjithë Shqipërisë.

****
INTERVISTE

Kush është inxhinieri Dhimitër Cico?

E kam të vështirë, si çdokush tjetër, besoj, që të flas për veten. Në kohën tonë, CV-të, siç i quajmë sot, na i bënin të tjerët. Mund t´ju them që kam kaluar tërë jetën time nëpër kantiere ndërtimi, kryesisht në hidrocentralet e veriut. Kam punuar si projektues dhe ndjekës i cilësisë së punimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, Banjës, në ujëmbledhësin e Bovillës e të tjerë. Kam pasur fatin e pakrahasueshëm të punoj me profesorët e mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri, me Farudin Hoxhën, specialistin e digave, Egon Gjadrin, specialistin e tuneleve, Petrit Radovickën, projektuesin e kaskadës, Thoma Meksin e papërsëritshëm apo dhe me mjeshtrin e turbinave Mihal Jorgoni. Nuk dua të bëj lista, sepse pastaj do të më duhet të përmend emër për emër të gjitha ata individë pa emër e pothuaj anonimë, kryesisht nga zonat e veriut, që kanë punuar në këto vepra me çmimin e sakrificës së epërme, që kanë punuar vërtet si skllevër, por plot nder, në kushte të paimagjinueshme.

Në vitin 1985, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe në krizën ekonomike ku kishte hyrë regjimi, së bashku me një grup projektuesish, morëm përsipër të prodhonim në vend portat e remont-avarisë në Koman. Sot, kur Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë, fjalë të tilla ngjajnë të çuditshme. Me çmimet e kohës, nga importi ato kushtonin mbi 8 milionë dollarë - sot disa fish më shumë - por ne mundëm t´i prodhojmë ato në vend për vetëm gjysmë milioni.

Çfarë janë këto porta?

Është e pamundur të shpjegohet me fjalë të thjeshta se çfarë janë ato dhe çfarë roli luajnë në hidrocentral. Teknikisht ato janë disa mekanizma gjigantë, me peshë totale 60 tonë dhe mekanizma ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë. Në Koman janë 12 të tilla. Portat shërbejnë për devijimin e lumit, që të krijohen kushtet për ndërtimin e digës dhe veprave të tjera në kompleksin e një hidrocentrali dhe po ashtu, për shfrytëzimin dhe shkarkimin e plotave (prurjeve) të ujit në rastet e kalimit të niveleve maksimale në kupën e liqenit. Portat nevojiten për të bërë shkarkimin e ujit, në mënyrë që niveli i liqenit të mos kalojë mbi digë, sepse, në rast të kundërt, nuk do të kishte më digë e pasojat, pastaj, vetëm mund të merren me mend. Për funksionimin e këtyre portave ka një rregullore rigoroze, të miratuar që në ato kohë.


Në dijeninë tuaj, a është zbatuar rregullorja?

Mendoj që jo. Nga përvoja ime, por dhe nga kontaktet me kolegë të Akademisë së Shkencave që janë marrë me digat e larta, këto rregullore të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, jo vetëm që nuk janë zbatuar, por ato me siguri i ka zënë dhe myku në sirtarët e arkivave. Unë po ju sjell për botim rregulloren origjinale të kohës për hidrocentralin e Komanit, që saktëson se si duhet të sillemi teknikisht me këto vepra. Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere.


Cili do të ishte ky skenar i keq apo dhe më i keqi i mundshëm që mund të ndodhte në një rast të tillë?

Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po! Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha, kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku. Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. Është një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që "lopët e arta" që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë.


Kjo që thoni ngjan si një skenar apokaliptik. Keni paralajmëruar më parë për një gjë të tillë?

Shpeshherë e kemi ngritur këtë shqetësim me kolegët dhe me ta kemi ngritur e pranuar të njëjtin shqetësim maksimal. Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur. Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë. Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë. Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë!



* dam.jpg (47.64 KB, 535x267 - shikuar 395 here.)
Identifikuar
Edmondi
Global Moderator
Sr. Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 421

e.marku@hotmail.it
Shiko Profilin Email
« : Janar 03, 2010, 04:46:43 PD »


Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura të vendit


Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura te vendit, ku prej sot janë vënë në gjendje gadishmërie forcat e ushtrisë e të policisë.

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Shqipërisë në ditët e para të vitit të ri.

Dhjetëra banesa janë përmbytur në Ishull Shëngjin, Tale dhe Fushë-Kuqe të Lezhës, ndërsa përmbytje ka patur edhe në Shkodër si dhe në zonën e bregdetit në Durrës.

Shkak për vërshimin e ujërave të detit në zonën e Lezhës, është bërë batica detare, ndërsa jane dëmtuar edhe pritat e ngritura përgjatë bregdetit për të parandaluar situata të ngjashme.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Emergjencave Civile bëjnë të ditur se nga ana e Prefekturës janë marrë masat për normalizimin e situatës.


Kreu i qeverise Berisha vizitoi zonat e përmbytura dhe premtoi ndihmë dhe mbështetje për familjet e prekura.

Ndërkohë, gjendja paraqitet problematike edhe në qarkun e Shkodrës, ku mbi 100 shtëpi janë përmbytur dhe izoluar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Autoritetet lokale kanë mbledhur shtabin e emergjencës, që pritet të vendosë për evakuimin e banorëve të zonave më të rrezikuara si fshati Obot dhe komuna Ana e Malit.

Edhe në qarkun e Durrësit, shumë banesa në zonën e plazhit janë përmbytur gjatë ditëve të fundit.

Shkak është bërë bllokimi i nje kolektori, ndërsa drejtuesit e prefekturës bënë të ditur se shpejti do te kete nderhyrje ne zone duke prishur, sipas tyre, "ndertime mbi kolektorin e ujerave, me qëllim stabilizimin e situatës".
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!