|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« : Shkurt 22, 2010, 02:41:53 MD » |
|
"Kriza" KiE mbyll takimet, nesër vazhdojnë negociatat TIRANE–
 Ora: 19:34- Delegacioni i KiE përfundon takimet Pas më tepër se 2 orë bisedime, ka përfunduar takimi në presidencë mes delegacionit të Këshillit të Europës dhe Presidentit Topi, kryeministrit Berisha e kryesocialistit Edi Rama. Të pranishmit kanë dalë nga selia e Presidencës duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat. Sipas infrmacioneve të publikuara në faqen zyrtare të Presidencës, në këtë takim biseda u përqendrua në tryezën politike të bisedimeve mes mazhoracës dhe opozitës, të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
“Parlamentarët e Këshillit të Evropës të kryesuar nga Presidenti Mevlut Kavushoglu e informuan Kreun e shtetit shqiptar rreth rezultateve të takimeve të tyre të zhvilluara gjatë gjithë ditës me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës, Rama për të gjetur pikëtakimet e mundshme, për të afruar palët drejt një marrëveshje dhe për të zgjidhur përfundimisht ngërçin politik të institucioneve shqiptare” theksohet në deklaratën e Presidencës ndersa theksohet se negociatat do te vazhdojne serish diten e neserme. Ndërkaq është planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve të sotme të delegacionit të KiE të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp, ditën e martë, në orën 10:30.
Ora: 17:02- Nis takimi përmbyllës në Presidencë Ashtu sic ishte parashikuar, Delegacioni KiE ka mbërritur në Presidencë për të zhvilluar takimin përmbyllës në kuadër të bisedimeve me krerët e shtetit shqiptar për ti dhënë fund krizës politike që ka mbërthyer vendin prej disa muajsh.
Në selinë e Presidencës kanë hyrë edhe kryetari qeverisë i shoqëruar nga Astrit Patozi, dhe kryesocialisti i shoqëruar nga kreu i Asamblesë Kombëtare të PS Gramoz Ruci. Takimi përmbyllës zhvillohet pas takimeve intensive mes delegacionit të KiE dhe krerëve kryesorë të shtetit, Berisha Topalli dhe se fundmi me zotin Rama
KiE çon sërish Berishën e Ramën në Presidencë Gjatë takimit të pritshëm në orën 17:00, të delegacionit të KiE dhe kreut të shtetit Bamir Topi do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Berisha e kreu i opozitës Rama. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Presidencës. Delegacioni i Komisionit Evropian, i kryesuar nga Mevlut Çavusoglu, do të zhvillojë një takim përmbyllës në selinë e Presidencës, pas takimeve intensive të zhvilluara sot në Tiranë, me krerët kryesor, si Berisha, Topalli, Topi dhe Rama.
Axhenda e ngjeshur e delegacionit të KiE nisi rreth orën 9:15 me një takim në Presidencë me kreun e shtetit. Gjatë këtij takimi bisedimet u përqëndruan në zhvillimin e tryezës politike të bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian Mevlüt Çavusoglu vlerëson rolin e presidentit Topi si negociator mes palëve për zgjidhjen e krizës politike.
“Eshtë udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës”- citohet ti jetë drejtuar zoti Çavusoglu presidentit Topi në takimin e zhvilluar sot paradite nga ora 09:15- 10: 15 minuta, në presidencë, duke iu referuar njoftimit zyrtar që zyra e shtypit e presidencës ka publikuar online.
Duke informuar për tryezën politike, Presidenti Topi ka nënvizuar para delegacionit të Strazburgut se palët kane vullnet politik për arritjen e një zgjidhje konstruktive duke iu referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE.
Më pas axhenda vazhdoi me një sërë takimesh të rëndësishme me aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Gjatë ditës delegacioni i APKE është takuar me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, me kryeministrin Berisha, dhe me socialist Edi Rama.
Delegacioni do mbyllë axhendën e takimeve sërish në presidencë rreth orës 17.00, ku do të cohen sërish në Presidencë Berisha e Rama. Misioni i Këshillit të Evropës ka planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve t’i bëjë të ditura në një konferencë për shtyp, nesër ditën e martë, në orën 10:30. (e.n/BalkanWeb)
|