|
Preng Gjikola
|
 |
« : Mars 08, 2010, 01:08:21 MD » |
|
[/ Nga Preng S. GJIKOLA
SELITA E MIRDITËS MËPËR RRJEDHAT E HISTORISË MBARËKOMBËTARE KËNDVËSHTRIMI I HISTORISË Historia e një kombi përciellë në mijëvjeçarë e shekuj përpjekjet e elitës së tij kombëtare për të ruajtur identitetin e kombit, për t’mos u asimilue nga dyndjet e herë pas hershme të popujve të tjerë të cilët me krimet dhe genocidin e tyre jan përpjekur në shekuj për të asimiluar kombin tjetër dhe për tu zgjeruar në kurriz të tij. Kombi shqiptarë një ndër kombet më të vjetër të Ballkanit është sulmuar dhe masakruar më shum se asnjë komb tjetër i Ballkanit a ndoshta i gjith Europës, për vetë arsyen se kombi shqiptarë nuk i është nënshtruar asnjë pushtuesi sado i egër dhe gjakatarë që është paraqitur. Kombi shqiptarë ka mbijetuar në shekuj me identitetin e vet qysh në krijimin e tij e deri më sot, falë përpjekjeve të drejtuar nga elita e tij. Një komb dallohet nga një komb tjetër nga, gjuha, zakonet, veshjet si dhe nga historia e tij ndër shekuj e mijëvjëçarë. Për vazhdimsinë me identitetin e tij që në krijim kan sakrifikuar breza të tërë duke dhënë të gjitha energjitë intelektuale, pasurinë e vet, njerëzit e vet e deri gjakun e vet dhe pikërisht këta përbëjnë elitën e një kombi, sepse një komb pa një elitë të konsoliduar nuk mund të mbijetojë dallgëve të kohës, para, tjetërsohet, shfytyrohet dhe më pas asimilohet shum lehtë. Edhe kombi shqiptarë si të gjith kombet e tjera ka patur elitën e vet , por me mbarimin e luftës së dytë botërore dhe me instalimin e regjimit diktatorial komunist në Shqipëri kjo klasë e domosdoshme e një kombi u shua plotsisht, duke ushtruar një genocid të pa parë ndër shekuj duke bërë të mundur zhdukjen gati plotësisht të elitës kombëtare të kombit shqiptarë, një pjesë (Kosova) nga regjimi serb i instaluar dhunshëm, (Çamëria) nga genocidi grek, i pa shembullt, që tashmë kërkohet të quhet një fakt i ky nga qarqe të caktuara ultranacionaliste greke, si dhe (Shqipëria) nga regjimi diktatorial komunist i instaluar po dhunshëm. Regjimet diktatoriale të ardhura në pushtet nëpërmjet revolucionit të drejtuar nga njerëz të pa identitet dhe duke e ditur se duke pasar në oponencë një shtresë serioze, nëpërmjet revolucionit dhe më pas duke shfrytëzuar pushtetin e pakufizuar që ia kanë veshur vehtes për të qëndruar në pushtet përjetësisht, bënë të mundur spastrimin më të pashembullt politik ndaj çdo gjëje që i vinte era me të vërtetë shqiptare, që nëpërmjet dhunës vrastare ta quanin fakt të kry, kjo e vërtetuar edhe nga zhdukja e dokumentave, ku jan zhdukur ose marrë peng me qindra burra, gra, vajza dhe fëmijë në emër të luftës së klasave. Pjesë përbërëse e kombit shqiptarë është edhe Selita e Mirditës (Selita e Madhe) e cila i ka mbijetuar pushtimeve e asimilimeve ndër shekuj e mijëvjeçarë falë elitës së sajë, por edhe kjo shtresë e domosdoshme e një kombi edhe në Selitë si në të gjith pjesët përbërëse të kombit Shqiptarë (të Shqipërisë etnike) u përndoq dhe u masakrua nga genocidi komunist. Historia e një kombi bëhet dhe më pas studiohet, nuk shkruhet sipas tekeve të pushteteve. Historia bëhet nga evenimentet që ndodhin dhe më pas këto evenimente gjykohen nga historianët në këndvështrimin e kohës, duke hulumtue dhe duke studiue të gjithë dorëshkrimet, ditarët që jan mbajtur nga protogonistët si dhe dokumentat e kohës ku jan zhvillue ngjarjet. Por pas luftës së dytë botërore, me instalimin dhunshëm të një qeverie komuniste mbaroj edhe studimi profesional i historisë, pra një studim i pa anshëm. Nga histori e kombit shqiptarë u katandis në një fletushkë të shkruar sipas dëshirës së pushtetmbajtësve komunist për tu vetëpërjetësua në pushtet. Si shkencë kryesore historike u shpall historia e P.P.SH-së dhe si filozofi politike u shpall filozofía marksiste-leniniste, këto u mbrojtën në mënyrë fanatike me ligje aq të rrepta sa kush guxonte ti shkelte sadopak me dashje ose pa dashje ekzekutohej në vend.
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SELITËN
GJEOGRAFIA
Selita shtrihet në skain lindorë të Mirditës, ajo kufizohet, në veri me Oroshin në lindje me trvat e Dibërs, në jug-perendim me trvat e Matit, kurse në perendim dhe veri-perendim me Kthellën. Selita është një trevë tipike mirditore, pavarësisht ndarjeve teritoriale që ka pësuar vendi gjatë sundimit të perandorive të huaja, apo qeverive kombëtare. Selita e Mirditës (Selita e Madhe) është një vend kodrinorë-malorë, ajo shtrihet në një sipërfaqe mbi 100 km2, kurse Selita aktuale shtrihet në një sipërfaqe prej 63km2 dhe ka një lartësi që varion nga 500 m mbi nivelin e detit e deri në lartësinë 2018m mbi nivelin e detit. Selita eshtë e pasur me pye nga më të larmishmit, që nga pisha e zezë, ahu, arneni, i bardhë dhe i zi, dushku, frashri, blini si dhe shum lloje shkurresh, bimësh mjeksore, si dhe mjaft e pasar me kullota alpine, si dhe mjaft kafshë dhe shpend të egër. Teritori i Selitës përshkohet mes për mes nga lumi me ujë të kulluar dhe të ftohtë, Uraka, që është mjaft i pasar me peshkun troftë me pika të kuqe të ujrave të ftohta. Lumi Urakë buron në grykën e Selitës dhe derdhet në liqenin e Ulzës, liqen ky që shërben për prodhimin e energjisë elektrike. Në teritorin e Selitës gjindet edhe burimi i famshëm me ujë kurativ i Kroit të Bardhë që buron nga shpatet perendimore të malit të Kunorës, ky ujë ka vlera të larta kurative të vërtetuara nga analizat laboratorike të kryera si brenda ashtu dhe jashtë vendit, sidhe nga fakti se aty vijnë për tu kuruar me qindra njerëz nga e gjith Shqipëria dhe më gjërë, për tu kuruar nga sëmundje të ndryshme gjatë muajëve të nxehtë të verës. Teritorin e Selitës e popullojnë mjaft shpella, ku më e përmendura është shpella e Mërkurthit që ndodhet afër fshatit me të njejtin emër, ku në kohët e lashta ka qenë e banuar, kurse sot është një vend mjaft tërheqës për shum dashamirës të natyrës. Selita është mjaft e pasar me shumë lloje mineralesh, por më kryesori është minerali kromit dhe i bakrit që në përbërie të tij ka një përqindje mjaft të lartë të floririt, por ky i fundit u shfrytëzua në mënyrë barbare nga regjimi komunist i kohës për të blerë kondrabandë, armë e municione, ku pjesën dërmuese të tyre në mënyra të ndryshme e zbrazi po në kokën e shqiptarëve, si dhe për të ndjekur kundërshtarët e tyre politik nëpër botë, ku deri diku ia arriti qëllimit. Galeritë e Kurbneshit të Selitës u shëndërruan në një kuçedër, ku për rreth trdhjet vjet kan ngrënë mbi katërqind e pesëdhjetë krena Selitasish dhe më gjërë, nga mosha pesëdhjetë vjeç e poshtë . Organizimi i Selitës në bazë fshatrash është bërë që në mesjetën e hershme, njësitë administrative (fshatrat) që përbëjnë Selitën etnike (sepse Selita gjatë regjimit diktatorial komunist është ndarë në tre rrethe dhe më vonë në dy dhe në dy prefektura të ndryshme ku vazhdon të jetë e ndarë edhe sot e kësaj dite), jan këto: 1-Kurbneshi. 7-Lufaj 2-Mërkurthi. 8-Tharri 3-Kumbulla. 9-Daçi 4-Lëkunda. 10-Lami i Madh 5-Zajsi. 11-Gjoçaj 6-Bardhaj (Bozhiqi). 12-Zallë-Gjoçaj Harta e Selitës
Kurse Selita aktuale përbëhet nga këto njësi:
1-Qyteti Kurbnesh. 4-Mërkurthi. 7-Bardhaj (Bozhiqi). 2-Fshati Kurbnesh. 5-Lëkunda 8-Lufaj. 3-Kumbulla. 6-Zajsi. 9-Kthellë-Epër. HISTORIA
Selita e Mirditës ( Selita e Madhe) është banuar që në kohët e lashta, që në kohën e paleolitit të vonshëm kjo e vërtetuar shkencërisht nga zbulimet arkeologjike të bëra në këtë trevë, në një shpellë në afërsi të fshatit Mërkurth jan zbuluar vizatime të ndryshme si dhe fragmente enësh prej balte si dhe vegla pune prej gurit të latuar, pra Selita është banuar që në kohën e paleolitit të hershëm. Emri Selitë është i hershëm por i dokumentuar është vetëm në mesjetën e vonshme dhe pikërisht në fillimet e shekullit të XVI ku gjendet gjërësisht në dokumentat e kohës. Për emërtimin Selitë ka disa versione , një version është se emri Selitë vjen nga sllavishtja “sella” që në shqip do të thotë fshat, ky versión hidhet poshtë shkencërisht sepse nuk ka as një lidje me termin sllav, sepse seli nga sella ndryshon si dita me natën. Një version tjetër është se emërin Selitë e ka marrë pikërisht nga emri “selitë” (ndërtesa publike/ qeveritare), ky version nga ana shkencore është i pranueshëm dhe shum i besueshëm sepse Selita ka qenë e qeverisur ose e vetqeverisur që heret. Në një dokument të shekullit XVII, gjegjësisht i vitit 1641, Mark Skura shkruan: - “Selita e Madhe është një vendbanim i madh ku përbëhet nga shum fshatra, në qendër të sajë në vendin e quajtur Qafë-Kishë ndodhet Kisha e Selitës me emërin Kisha e ShënAleksandërit (Shën Lleshit), kishë katolike Romane, që përveç shërbesave fetare kjo (para kisha e Selitës) shërben edhe si vend për tubime me karakter kombëtarë e kulturorë” (A.Q.SH Fondi. Dokumenta para vitit 1912. Vilajeti i Shkodrës) . Nga teritori i Selitës jan shpërngulur banorë kohë pas kohe sepse vendi ka tokë të pakët bujqësore dhe në ç’do vend që kan bërë ngulime kolegtive në vende të pabanuara, ato vende i kan pagëzuar me emrin e vendlindjes së tyre, si për shembull Selita e Kurbinit ashtu edhe Selita e Tiranës. Në këto ngulime përveç emërit të mbartur nga vendi i origjinës, ata kan mbartur dhe ngritur në ato ngulime edhe objektet e kultit, para kishat katolike, ku këto të fundit i kan pagëzuar po me ato emra shejëtorësh që i kishin ngritur gjatë shekujve në vendbanimet e origjinës. Selita përbëhet nga popullsi e përzier, por që dominohet nga popullsi me besim katolik por një pjesë e vogël është me besim islamik për shkak se Selita kufizohet me trevat e Dibërs dhe Matit , dihet se këto treva jan të besimit Islamik. Pjesa më e madhe e popullsisë së Selitës është popullsi autoktone, ndërsa një pjesë e sajë është e ardhur nga Shoshi i Dukagjinit, këta jan ngulur në Selitë në gjysmën e parë të shekullit të XVI. Kjo popullsi e ardhur, sot është e shtrirë në katër fshatra dhe konkretisht: Kurbnesh, Lëkundë, Mërkurth dhe Kumbull, kjo popullsi ka ruajtur nga vendi i të parëve të vet festat tradicionale fetare që vazhdojnë ti festojnë edhe sot e kësaj dite. Selita bën pjesë në të ashtëquajturit tre bajrakët e Ohrit ku bëjn pjesë dhe Kthella e Rraza, ( këta quhen kështu sepse deri në kohën kur u bashkuan me bajrakët e tjerë të Mirditës bënin pjesë nën juridiksionin e sanxhakut të Ohrit). Edhe pse Selita së bashku me dy bajraqet e tjera, Kthellën dhe Rranzën ishin nën juridiksionin e Sanxhakut të Ohrit, këto treva kishin të përbashkët me trvat e tjera të Mirditës si, dialektin e folur, veshjet, kulturen, etno-folkun etj, por më kryesorja ishte se edhe këto bashkësi lokale në fjalë kishin ruajtur në tërësinë e tyre vazhdimësinë e besimit katolik, pavarësisht se këto bashkësi lokale kufizoheshin nga treva që me kohë kishin përqafuar besimin islamik i imponuar në mënyra të ndryshme nga evazioni turk, që tashmë ishte shumëshekullorë. Selita e vjetër (kështu quhet pjesa e popullsisë Selitase autoktone) udhëhiqej nga bajraktari që ka qenë nga familja Kodheli nga fshati Lufaj dhe si kryeplak bajraku ka qenë nga familja e Gjokolës nga fshati Gjoçaj. Me ardhjen në Selitë e një familje nga Shoshi I Dukagjinit dhe me konsolidimin e sajë në teritorin e Selitës, me kalimin e kohës kur të ardhurit u bënë një popullsi me influencë në teritorin e Selitës, këta u integruan shum shpejt në jetën politike dhe shoqërore të trevës dhe bënë të mundur që të merrnin drejtimin e bajrakut të Selitës. Bajraku i Selitës u drejtua nga familja Gjikola, bajraktari i parë i kësaj familje ka qenë Geg Voci (Gjikola), kurse Kryepleqësinë e bajrakut të Selitës e mori familja Zogjaj (Lleshi), e Geg Lleshit po nga të ardhurit nga Dukagjini.
KRONOLOGJI E RRJEDHAVE TË HISTORISË MBARËKOMBËTARE KU KAN MARRË PJESË PËRFAQËSUESIT E SELITËS SË MIRDITËS. Gjatë gjith historisë së Shqipërisë Selita ka marrë pjesë në të gjitha lëvizjet me karakter kombëtarë, por kontributi që kan dhënë selitasit në historinë mbarëkombëtare datojnë të dokumentuara në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të , në atë kohë Selita sapo kishte filluar që të drejtohej nga Geg Voci (Gjikola) (bajraktari i Selitës). Pjesmarrja e parë e dokumentuar në luftë për të mbrojtur identitetin kombëtarë është pjesmarrja në luftën e Karadakut ku selitasit të udhëhequr nga Bajraktari dhe kryeplaku i bajrakut ku kan qëndruar për tre vjet rresht në ato luftra që jan zhvilluar në atë trevë shqiptare me tradita mjaft të konsoliduara patriotike dhe liridashëse, kundër perandorisë turke, për mbrojtjen e identitetit kombëtarë. Në gjysmën e parë të shekullit të XIX Selita së bashku me dy bajraqet e tjera , bajrakun e Kthellës dhe bajraku i Rrazës nuk i ishin bashkangjitur ende nëntë bajraqeve të tjera të Mirditës, ata ishin nën juridiksionin e sanxhakut të Ohrit dhe sundoheshin nga Pashë Sakati i Zogollit me seli në fshatin Urakë që ndodhet pikërisht në kufi me tre bajraqet në fjalë, por ishte fshat i trevave të Matit. Krerët e Selitës duke mos duruar gjendjen që kishte krijuar sundimi i Pashë Sakatit si përfaqësues i Turqisë, vendosën që ti dërgonin një përfaqësi pashës për ti kërkuar disa lehtësime në barrën e rëndë të xhelepit, verxhisë (taksave) etj, që u kishte vënë sundimtari i turqisë, një ndër këto kushte ishte dhe lejimi i hapjes së kishës së Selitës e cila ndodhet në vendin e quajtur Qaf-Kishë, sepse me urdhër të pashës nuk duhej që ti binin kumonës së kishës sepse ajo dëgjohej qartë edhe në sarajet e pashës në Urakë. Kisha e Selitës është obekti i kultit i besimit katolik roman më i vjetëri në teritorin e Selitës dhe ndoshta edhe në Mirditë, pas Kishës së Rubikut. Në një dokumet që është zbuluar dhe që mbahet më i herëshmi i zbuluar deri tani, që daton në vitin 1641 dhe që në të përmendet Kisha e Selitës, në këtë dokument Mark Skura shkruan:-“Kisha e Selitës që ndodhet në qendër të Selitës, saktësisht në vendin që quhet Qafë-Kishë sherben jo vetëm si vend ku celebrohen shërbesat fetare por edhe si vend tubimi për aktivitete arsimore, kulturore dhe atdhetare me karakter mbarëkombëtarë”. Si përfaqësues të krerëvë të Selitës u dërguan, Llesh Nikoll Gega i Zogjajve nga fshati Kurbnesh dhe Llesh Ded Kola i Kolmarkut nga fshati Bardhaj (Bozhiq). Me të mbërritur në sarajet e Pashë Sakatit në Urakë, përfaqësuesit e Selitës i parashtruan pashës kërkesat në emër të Selitës, një ndër këto ishte edhe hapja legale e kishës së Selitës, por pasha ishte i rezervuar në lëshimet e tij. Në këto rrethana për të mos krijuar situatë konfiktuale Llesh Nikoll Gega i tha pashës: - “A mund të na shpjegosh një fenomen që na ka ba vaki ne n’Selitë”? –“Urdhnoni e flisni”- U përgjigj pasha: -“Kam një tufë dhi shum të mira, kam edhe dy qen që nuk gjinen kërkun, por sa herë që bie ujku ndër dhi, qent në vend që ti vërsulen ujkut, kthehen dhe hanë dhitë e veta”. – “Pse nuk i vrisni” – Tha pasha. – “Jan të mirë fort, pashë dhe na dhimsen shum”. Pashë Sakati duke mos ditur domethënien e këtyre fjalëve, përfaqësuesit e Selitës i la të lirë që të ktheheshin nga kishin ardhur. Një hoxhë që rrinte pranë pashës si këshilltarë, i tha pashës. -“A e kuptove domethënjen e atyre fjalëve që të than përfaqësuesit ë Sëlitës”? Pasha dha se kishin një hall të madh që i kishte gjetur, por nuk dita se ç`far tu rekomandoj për të ndaluar këtë fenomen të padëgjuar ndonjëherë. Hoxha duke e parë se pasha nuk e kishte kapur fillin e bisedës, ai ia shpjegoj domethënjen e kësaj bisede: -“Përfaqësuesit e Selitës than, se tufa e dhive ishte vetë Selita kurse dy qent ishin përfaqësuesit e fisit të Carajve që përfaqësohej nga Bush Përvuka dhe Ukajve që përfaqësohej nga Luli i Gjokë Lalës, të cilët e kishin pranuar sundimin turk dhe ishin kthyer në mysliman, këto jan ndër shpiat më të mira në Selitë, kurse ujku është qeveria e Turqisë, që konkretisht është madhëria juaj. Pra sa herë që ndërmerren fushata dhune kundër Selitës, këto dy shpi e përkrahnin me forcë sundimin e turqisë edhe në Selitë, pra rreshtohen në krah të qeverisë për të shkelur Selitën”. Pasardhësit e këtyre familjeve edhe sot e kësaj dite jan dy fise me besim islamik. Më pas këtë eveniment historik populli i Selitës e ka ngritur në këngë, po citojmë disa vargje nga këto këngë:
Kan hap fletët e dollamës shife pak majen e Trangës, shife pak e mos u gut se Selita s’bahet turk.
Jam Llesh Gega me Kolmarkun ta lidh qafën me mustakun. Sa gusht pasha paska ra. Ksi soj trimash kurrë s’kam pa.
Pasi përfaqësuesit e Selitës u kthyen në Selitë, mblodhën menjëherë gjith Selitën, morën nën mbrojtëje priftin dhe shkuen dhe e hapën kishën legalisht duke i rënë kumonës sipas zakonit të krishterë për çdo rast. Kumona e kishës së Selitës tingëlloi krenare deri në vitin 1967 ku regjimi diktatorial komunist urdhëroi mbylljen e të gjitha kishave duke u ndërruar destinacionin ose duke i rrënuar nga themelet dhe priftërinjtë i pushkatoi ose i burgosi që të gjith pa përjashtim, këtë fat kan pësuar edhe meshtarët e kishës së Selitës, gjegjësisht, Dom Vlash Muça dhe Dom Noci. Po citoi disa vargje të tjera të kësaj kënge:
_“Çou Kolmarku e bjeri kmonës s’pysim pashën e Stamollës, sa t’jetë jeta me jetu n’Selitë kmona s’ka me u nalu“.
Pjesmarrja më dinjitoze e Selitasve në lëvizjet me karakter mbarkombëtarë, pas bashkimit me unionin e bajrakëve të Mirditës, ka qenë pjesmarrja në luftën që është zhvilluar për marrjen e kalasë së Prezës afër Tiranës, që ndodhet në rrugëkalimin në mes të Mirditës dhe Durrsit. Selitasit të komanduar nga bajraktari i tyre Geg Voci (Gjikola) ishin ngarkuar për të marrë kalanë e Prezës që shërbente si rrugëkalim per të sulmuar Durrsin si një ndër qytetet më strategjike të Shqipërisë, sepse siç dihet Durrësi ka qenë dhe është qyteti që ka portin më të madh të vendit. Gjatë rrugës për në Prezë forcat e bajrakut të Selitës u bashkuan me forcat e tjera të bajraqeve të Mirditës dhe kur arritën në vendin e quajtur Kroj i Shlledrit që ndodhet mes Rrubikut dhe Milotit , Llesh Gjoni i derës së Gjomarkut i kërkoj Bajraktarit të Selitës, Geg Vocit si një nga bajraktarët më me emër dhe më të moshuar që po merrnin pjesë në atë luftë, që të rreshtoheshin bajrakët sipas zakonit sepse tani kishin hyrë në kufi të Kurbinit, por bajraktari i Selitës Geg Voci ju përgjigj, përfaqësuesit të derës princërore të Mirditës, Llesh Gjonit, - “Bajrakët (flamujt) do ti rreshtojm pasi të kthehna nga lufta, gjatë udhëtimit për në Mirditë. Ai bajraktarë që do të ngulë bajrakun (flamurin) e bajrakut të vet i pari në majë të kalasë së Prezës do të jetë bajraku i parë që do tu prijë njëmbëdhjet bajrakëve të tjerë të Mirditës”. Kalaja e Prezës u morë nga forcat selitase të cilat ishin ngarkuar që të hapnin rrugëkalimin për të sulmuar Durrësin, kështu pra, falë luftës dhe heroizmit të selitasve të komanduar nga bajraktari i tyre, që në atë periudhë ishte në një moshë relativisht të thyer, rruga për në Durrës ishte e lirë. Si dëshmi e gjallë e kësaj fitoreje përveç dokumentave që ndodhen në arkiva të ndryshme përfshi edhe arkivin shqiptarë (A.Q.SH. fondi, Sanxhaku i Elbasanit. Nr. i fondit. 113. Dosja nr. II-272. Fleta 1-4 ), është kazani i madh i bakrit që është marrë si trofe lufte nga bajraktari i Selitës, që ndodhet edhe sot e kësaj dite në shtëpinë e pasardhësve të bajraktarit të Selitës. Evenimenti më kryesorë i pjesmarrjes së selitasve në Lëvizjet me karakter mbarëkombëtarë padyshim ka qenë pjesmarrja aktive në lidhjen shqiptare të Prizrenit e cila u lidh me 10 qershor të vitit 1878 në qytetin historik të Prizrenit, i cili fatkeqësisht pas shkëputjes së Sqipërisë nga perandoria turke mbeti jasht kufijëve shtetërorë dhe ju bashkangjit Jugosllavisë së atëhershme. Në lidhjen shqiptare të Prizrenit ka marrë pjesë bajraktari i Selitës Gjetë Geg Voci (Gjikola), i cili ka nënshkruar me krerët e lidhjes një marrveshje ku ky i fundit ka pranuar që të jetë i gatshëm që me nga një mashkull për shpi të marrë pjesë në të gjitha luftrat dhe lëvizjet e tjera që kjo lidhje do të ndërmarrë për të përmbushur oblikimet për të cilat u mblodh kjo lidhje, pavarsisht se Mirdita në atë kohë kishte një autonomi të shkallës së lartë nga Stambolli zyrtarë. Siç dihet lidhja shqiptare e Prizrenit u mblodh për të kërkuar autonomi të shkallës së lartë nga Stambolli zyrtarë, të katër vilajeteve të cilat përbënin teritorin etnik të kombit shqiptarë. Selitasit kan marrë pjesë në të gjitha betejat që ka zhvilluar ushtria e lidhjes shqiptare të Prizrenit, por pjesmarrja më masive ka qenë në betejën e Shtimes, kjo ka qenë beteja më e lavdishme që ka zhvilluar kjo lidhje që nga krijimi i sajë, kjo ka hyrë në historinë e kombit shqiptarë si “Beteja legjendare e Shtimes” ku forcat shqiptare te lidhjes i dhan një goditje të fortë forcave qeveritare turke të komanduara nga Dervish pasha, lufta e Shtimes është padyshim lufta që ka nënshkruar epopenë më të lavdishme të lidhjes shqiptare të Prizrenit, kjo është edhe beteja ku është ngritur edhe miti i Mic Sokolit, ku thuhet se e ka ndalun topin me gjoksin e tij. Në betejën e Shtimes selitasit kanë dhënë , një të vrarë e një të pagosur rëndë, konkretisht, ka mbetur i vrarë Ded Kol Përzogu i Zogjajve, si dhe është plagosur rëndë Ndrec Nikoll Deda i Gjikolajve, që të dy nga fshati Kurbnesh i Selitës Me kthimin në atdhe të princit të Mirditës z Preng Bib Doda i cili për 33 vjet qëndroj i internuar në Turqi pikërisht në kryeqendrën e perandorisë në Stamboll. Preng Bib Doda ishte djali i Bib Dod Pashës siç nihej në atë kohë. Si garanci që Mirditorët mos të ngrinin krye kundër Turqisë Bib Dod Pashës princit të Mirditës i morën si peng djalin e tij të vetëm, Preng Bib Dodën, thuhet se këtë, pra Princin e Mirditës turqit e kishin bërë steril duke i dhënë ilaçe, që dera princërore e Mirditës të shuhej, si shenjë hakmarrje për mos nënshtrimin e Mirditës për gati pesëqind vjet me radhë. Pra kështu u përsërit pas afro pesëqindvjetësh historia e Shqipërisë, ku sulltan Murati II-të pasi mundi princat shqiptarë dhe që ata të mos ngrinin krye kundër Turqisë i mori si peng Gjon Kastriotit, princit të Krujës të katër djemtë përfshi edhe Gjergjin në atë kohë nëntëvjeçarë, ky i fundit siç dihet u bë legjenda dhe heroi i kombit shqiptarë. Me rënjen e pushtetit të Sulltanit të osmanëve dhe ardhjen në pushtet e xhonturqëve (turqit e rinjë) ku në atë revolucion mori pjesë edhe prince i Mirditës Preng Bib Doda i cili deri në atë kohë ishte i internuar në Stamboll. Me ardhjen në fuqi të xhnturqëve Preng Bib Doda u kthye në atdhe. Princi i Mirditës ishte i qartë se edhe xhonturqit nuk do të ndryshonin gjë në favor të pavarsisë së Shqipërisë. Me kthimin e tij në atdhe menjëherë u mor me organizimin e Mirditës dhe më gjërë të një rezistence të armatosur për të larguar përfundimisht turqit nga trojet shqiptare dhe për ta bërë shqipërinë të lirë e të pavarur dhe për ta lidhur përfundimisht me botën e qytetëruar perendimore. Me kthimin e princit të Mirditës nga internimi menjëherë ai vazhdoi punën për organizimin e kryengritjes së armatosur për të larguar përfundimisht nga trojet shqiptare regjimin mesjetarë turk që ishte instaluar në vendin tonë që afro pesëqind vjet me radhë. Puna e parë që bëri princi i Mirditës ishte organizimi i një kuvëndi rajonal ku do të merrnin pjesë të gjith krerët e dymbëdhjet bajrakëve të Mirditës. Nga dokumentat e kohes po citojmë një letër që Preng Bib Doda ja dërgon famullitarit të Kthellës . “Po ju njoftoi me anë të kësaj letre, që të bani me dije krenët e tre bajrakëvë, (Kthellë, Selitë dhe Rraz), që tu bashkangjiten nëtë bajrakëve të tjerë të Mirditës për tu pregaditur për një kuvend që kam në plan ta organizoi ke Lisat e Shpalit, ku duhet të marrin pjesë të gjith krenët e dymbëdhjet bajrakëve, për t’vu besë, që nga shpia me shpinë, katuni me katun e deri tek bajraku me bajrakun”, (A.Q.SH. Fondi nr. 131 Preng Bib Doda. Viti 1910-1911. Dosjet, 3-8. Faqe nr. 1-4). Ky kuvend u mblodh në vendin e quajtur “Lisat e Shpalit” (bajraku I Oroshit) që ndodhet në aksin rrugorë Tiranë-Kosovë, ky kuvend u mblodh në muajin maj të vitit 1911, në këtë kuvend morën pjesë të gjith krerët nga të dymbëdhjet bajrakët e Mirditës, qëllimi i këtij kuvendi ishte që të shuheshin të gjitha mosmarrveshjet me njëri-tjetrin, shpia me shpinë, katuni me katunin dhe bajraku me bajrakun, në mënyrë që kryengritja e përgjithëshme që po pregaditej për ti dhënë goditjen e fundit perandorisë turke e cila tashmë po jepte shpirt, të kurorzohej me sukses, pra të bëhej e mundur ëndërra gati pesë shekullore që shqipëria më në fund të kishte shtetin e sajë me orientim perendimorë. Nga bajraku i Selitës morën pjesë Kol Gjetë Bajraktari (Gjikola), bajraktari i Selitës i shoqëruar nga Preng Mark Gjikola, Lek Gjeta i Zogjajve kryeplaku i gjith bajrakut të Selitës, si dhe Sali Koleci nga fshati Lami i Madh po i Selitës. Princi i Mirditës Preng Bib Doda duke ditur se Sali Koleci duke qenë i besimit islamik i bëri një pyetje provokuese. - “Po ju t’Lamit t’Madh dhe Gjoçajve a jeni dakod me këto vendime”? Sali Koleci i përgjigjet. – “Pashë, pashë, se me kral, se me mret na jena gati ku t’na prish ti”. Forcat e armatosura të Mirditës u bënë gati për të sulmuar Lezhën, këto forca arritën në rreth 2000 veta dhe komanda iu besua bajraktarit të Oroshit të mirnjohurit Preng Marka Prenga. Në këto forca kishte shum përfaqësues nga Bajraku i Selitës të prirë nga bajraktari i sajë Kol Gjet Bajraktari (Gjikola) i shoqëruar nga Preng Mark Gjikola. Selitasëve iu besua ruajtja e flamurit i cili arriti që të ngrihej në kalanë e Lezhës dhe u mbrojt deri në fund (A.Q.SH. fondi. Preng Bib Doda(dokumenta para vitit 1912). Fondi nr. 50. Viti 1911. Dosja nr. 4. Fleta nr. 9). Këto kryengritje të herpasëherëshme që i kishin fillimet e veta në Mirditë , çuan në ditën historike të krijimit të shtetit të pavarur shqiptarë pas gati pesëqind vjetësh. Me 28 nëntor të vitit 1912 në ditën historike ku kuvendi mbarëkombëtarë i mbajtur në qytetin e Vlorës e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran dhe po atë ditë u formua qeveria e përkohëshme e kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora dhe si zëvëndëskryetarë u zgjodh Dom Nikoll Kaçorri, përfaqësuesi i Mirditës. Dom Nikollë Kaçorri ishte personaliteti kryesorë që kishte trokitur nëpër kancelaritë Europiane për pavarësinë e Shqipërisë, por kancelari i asaj kohe i Austro-Hungarisë, që në atë kohë ishte fuqia më e madhe Europiane, i sugjeroi Dom Nikollë Kaçorrit, se për të kërkuar zyrtarisht shkëputjen e Shqipërisë nga perandoria tashmë e shembur turke duhej të ishte një personalitet me besim islamik dhe me influencë në qarqet e larta të perandorisë, sepse Mirdita ishte një teritor me besim katolik , ishte një teritor shum i vogël, pra një pjesë shumë e vogël e tërësisë teritoriale shqiptare dhe se Mirdita së bashku me Malin e Zi ishin njohur që në vitin 1878 nga kongresi i Berlinit, (kjo e vërtetuar edhe nga një studim i bërë nga historiani i mirnjohur Moikom Zeqo, i cili shkruan: “Kur Abdyl Bej Frashri shkoi të takohej me kancelarin e asj kohe të Gjermanisë Bismarkun, ai, pra A. Frashëri si kërkesë për takimin e mundshëm i dërgoi edhe një fotografi të tijën, pra të A. Frashërit të veshur me kostum kombëtarë Mirditorë), dëshmi e qartë se Mirdita nihes nga Kongresi i Berlinit dhe nga fuqitë e mëdha Europiane si njësi më vehte. Pra duhej që pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia ta kërkonin myslimanët që kjo të shërbente si dokument diplomatik i pakontestueshëm për njohjen e Shqipërisë dhe kombit shqiptarë si njësi shtetformuese, ku tashmë kishte edhe qeverinë e vet të njohur nga shtetet më të fuqishme perendimore, pra, shqiptarët të formonin shtetin e tyre të pavarur nga Turqia, që nuk kishte asgjë të përbashkët me të përveç besimit fetarë gjë që ky i fundit kishte filluar të lëshonte rrënjë në kombin shqiptarë vetëm në shekullin e XVII-të e këtej. Si njeriu më i përshtatshëm u selektua Ismail Qemal Bej Vlora ,(A.Q.SH. Fondi. Dok. Para vitit 1912. Dos 1060). Ky i fundit ishte deputet në parlamentin perandorak, si dhe një nga diplomatët kryesorë të ministrisë perandorake të punëve botore të asaj kohe. Kjo lëvizje diplomatike e perendimit kishte si qëllim që pjesa më e madhe e Shqipërisë si vend që tashmë ishte konsoliduar besimi islamik i imponuar në mënyra të ndryshme nga pushtuesit Turq. Kjo, pra islamizimi i kombit shqiptarë u bë në mënyrë të përshpejtuar, që nga dhënia e titujve nga më të lakmuar dhe deri tek genocidi tek ato treva që nuk pranonin këto ofiqe. Kjo u bë për vetë arsyen se teritori Shqiptarë shtrihej në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, brigjet më të afërta me Italinë ku në këtë vend kishte mbi 1500 vjet që kishte selinë e tijë krishterimi katolik, pra ishte selia e Shejtë ku kishte rezidencën udhëheqësi shpirtërorë i të krishterëve katolik dhe që ishte komuniteti më i madh dhe më i konsoliduar fetarë dhe më i përparuari në të gjith botën, Papa i Romës. Në atë kohë në Itali kishte filluar lëvizja më e madhe kulturore dhe shkencore, që u pagëzua me emërin “Rilindja europiane” Dhe pikërisht synimi përfundimtarë i Turqëve Osman ishte Selia e Shejtë për ti dhënë fund besimit katolik dhe për të përjetësuar sundimin e tyre në të gjith botën që nihej deri atë kohë, sepse në atë kohë turqit osman kishin hedhur tezën e identifikimit të kombit me atë të besimit fetarë. Pikërisht kjo u bë që të mos kishte telashe me këtë teritor që ta kishte si trampolinë për tu hedhur në perëndim. Por kjo fatmirësisht nuk u arrit asnjëherë, falë ndjenjës kombëtare që kishin ruajtur shqiptarët të përfaqësuar nga Mirdita e cila asnjëherë nuk e pranoi me as një çmim njohjen e Stambollit si kryeqytet të sajë. Mirditorët u vetëorganizuan në një Prncipatë pothuajëse të pavarur nga Turqia. Kjo principatë u konsolidua në një shtet të mirëfillët me të gjith paramrtërat që karakterizonin një shtet të asaj kohe, që nga ndarja teritoriale, qeverisja vendore në bazë bajraqesh (flamujsh) dhe pleqesitë e fshatrave ku në to merrnin pjesë familjet fisnike, por edhe nga familjet e varfëra zgjidhej një anëtarë i pleqësisë që quhej “Straplak”, mardhënjet me botën e jashtëme e deri tek ligji themelorë që në atë kohë ishte kanuni i Lekë Dukagjinit i cili edhe sot e kësaj dite paraqet një interes të veçantë për studiuesit perendimorë, ku këta të fundit kan mbetur të mahnitur për karakterin shtetëformues të këtyre ligjeve të shkruara apo të mbledhura që në shekullin e XV-të. Në krye të principatës qëndronte princi i Mirditës nga familja Princërore e derës së Gjomarkajve, që rridhnin nga Familja Princërore e Lekë Dukagjinit, nga dokumentet që disponoim deri më sot i pari i derës së Gjomarkut që ka ardhur në Mirditë është Palë Dukagjini. Si simbol kombëtarë, mirditorët si të gjith shqiptarët e tjerë kishin flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrenore, kurse si simbol të principatës kishin shqiponjën me një kokë, simbolin që e kishin trashëguar nga principata e Lekë Dukagjinit. Pikërisht ky vetorganizim me sakrifica të mëdha i Mirditorëve të cilët me gjakun e tyre mbrojtën besimin 1500 vjeçarë katolik me të cilin tashmë ishim identifikuar si komb që niheshim nga vendet e zhvilluara perendimore. Ndarja administrative e Mirditës ishte mbi baza Bajraqesh (flamujsh), bashkësi lokale që formoheshin nga bashkimi i shum fshatrave. Këto bashkësi lokale drejtoheshin nga Bajraktari, (flamurmbajtësi) dhe nga plaku i bajrakut, kurse fshatrat drejtoheshin nga plaku i fshatit, pra i katunit. Ky vetorganizim ishte një pushtet paralel që ngritën mirditorët dhe ky pushtet paralel çoi më në fund edhe në dhënien e një autonomie të gjërë zyrtartarisht. Kisha katolike si një tempull misionarë ku përveç shërbesave fetare që ishte destinacioni legal, ato, pra objektet e kultit(kishat katolike) së bashku me udhëheqësit e tyre baritorë shërbyen për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, letërsisë, kulturës dhe etno-folkun burimorë, kështu duke bërë të mundur që identiteti i kombit shqiptarë të kishte një vazhdimësi origjinale dhe në një zhvillim të civilizuar progresiv. Pikërisht Kisha Katolike Shqiptare ka qenë djepi i kulturës së mirëfilltë shqiptare. Priftërinjtë katolik kanë qenë njerëzit me një arsimim perendimorë dhe që kontribuan për ruajtëjen të paprekur kulturën, gjuhën, zakonet dhe etno-folkun, të gjitha këto origjinale shqiptare, nga ku identifikohemi edhe sot e kësaj dite. Diplomatët e parë të shtetit që themeloi heroi yne kombëtarë, “Atleti i Jezukrishtit”, që u quajt nga Selia e Shejtë, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishin vëllezrit Gjon dhe Gjin Gazulli nga Mirdita. Gjuha e shkruar shqipe me shkronja latine daton që në shekullin e XV-të, i shkruar nga një meshtarë katolik, Gjon Buzuku, një vepër me vlera të çmuara për vazhdimësinë tonë etnike. Më pas do të përmend shkrimtarët shqiptarë, këta do ti përmend në mënyrë kronologjike, duke filluar nga Pal Engjëlli që është autori i parë i shkrimit të gjuhës shqipe me shkronja latine me të famëshmen formula e pagëzimit, Marin Barleti, bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, i cili na ka lënë një trashëgimi mjaft ntë pasur me kronika dhe analiza për legjendën e kombit shqiptarë dhe më gjërë, Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), Marin Biçikemi, Frang Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, kronisti Mark Skura, abati i Mirditës Prend Doçi, i madhi dhe i mirënjohuri Dom Nikollë Kaçorri e duke përfunduar tek shkrimtari më i madh i të të gjitha kohërave, “Homeri shqiptarë”, Atë Gjergj Fishta e deri tek meshtari i kishës së Selitës Dom Vlash Muça i cili në vitin 1923 me nismën e tij dhe ndihmesën e Selitasëve bëri të mundur hapjen e shkollës shqipe edhe në Selitë. Për këtë kontribut të çmuar që ka dhenë Dom Vlash Muça është shpallur nga kuvendi komunal i Selitës “Qytetarë nderi” i Komunës Selitë, në përvjetorin e 80-të të shkollës shqipe në Selitë, gjegjësisht në vitin 2003, kjo u bë e mundur me nismën private të kreut të asaj kohe të komunës Selitë z. Viktor Gjikola, përfaqësues i të djathtës së vërtetë dhe tradicionale shqiptare. Të gjithë këta personalitete ishin pothuajëse të gjith nga Mirdita ose aktivitetin e tyre e zhvillonin në Mirditë. Si përfundim. Mirdita përfshi edhe Selitën si njësi e sajë teritoriale natyrore, eshtë trolli që ruajti të paprekur identitetin kombëtarë shqiptarë, si vijimësi e idetifikimit të kombit shqiptarë si një komb më vete në Europë. Trolli i Mirditës është ai trollë që u ruajt i pandryshuar flamuri shqiptarë që ishte dizenjuar nga Gjergj Kastrioti dhe që e identifikonte kombin tonë. Pikërisht këtë flamur mirditorët e ruajtën të pandryshuar. Si fakt të pakontestueshëm po marrim veshjen kombëtare të grave mirditore, përfshi edhe selitaset, ku xhamadani dhe përparësja janë të kuqe flakë, kurse shamia e kokës eshtë e zezë. Përveç këtyre nusja mirditore përfshi edhe Selitën, në ditën e dasmës kur bëhet nuse koka i mbulohet me flamurin kombëtarë, i cili merrej tek dera e bajraktarit, ky i fundit pas dasmë i kthehej përsëri atij (bajraktarit). Në ditën e shpalljes së pavarësisë në Vlorë, në rojë të flamurit deri në Vlorë morën pjësë edhe përfaqësuesit e Selitës të kryesuar nga i mirënjohuri Gjon Shkurt Lufi nga fshati Lufaj i Selitës. Pas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë fuqitë e mëdha vendosën që në shqipëri të dëgonin një përfaqësues që të kishtë mandat nga lidhja e kombeve që të qeveriste shqipërinë që sapo kishte dalë nga një sundim i gjatë perandorak. Shqiptarët nuk kishin eksperiencën e duhur për të vetëqeverisur Shqipërinë, prandaj fuqitë e mëdha në emër të lidhjes së kombeve vendosën që të dërgonin në shqipëri një princ nga Gjermania i quajtur Vilhem Vid ose siç u njoh ndër shqiptarë “Princ Vidi”. Ardhja e princ Vidit në Shqipëri shqiptarët i ndau në dy kampe, pro dhe kundra qeverisjes së Shqipërisë nga një princ perendimorë. Kundër ardhjes së princ Vidit ishte Esat Pashë Toptani i cili kishte si synim që me ndihmën e Turqisë të merrte drejtimin e Shqipërisë, me përkrahësit e tij të cilët kërkonin afrimin e Shqipërisë me Turqinë. Në krye të forcave të cilat kërkonin “Babën”, regjimin e sulltanit, u komanduan nga Haxhi Qamili, një kryengritës rebel që vinte nga shtresat e varfëra, por pas tij fshihej dora e Esat Pashë Toptanit. Kurse kampi tjetër përfaqësohej nga Preng Bib Doda princi i Mirditës të cilët kërkonin që shqipëria të ishte nën influencën e vendeve të qytetëruara perendimore. Kjo divergjencë bëri që në vitin 1914 këto forca ti shpallnin luftë njëra-tjetrës, kjo luftë u quajt lufta e Durrësit, sepse në atë kohë Durrësi ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Në luftën e Durrësit Selita u përfaqësua me përfaqësues nga të gjitha fshatrat që përbënin Selitën e asaj kohe. Në këtë konfrontim civil ndër shqiptarë, ku ballafaqoheshin dy rryma diametralisht të kundërta, ku njëra palë, të përfaqësuar nga Princi i Mirditës Preng Bib Doda, kërkonin që Shqipëria të qeverisej për disa vjet nga një qeveri me mandat ndërkombëtarë me orientim perendimorë të njohur nga lidhja e kombeve, këto forca u rreshtuan në mbrojtje të vlerave perendimore të kombit Shqiptarë,në këtë luftë ka mbetur Mark Preng Gjikola dhe jan plagosur shum selitas të tjerë. Shqipëria sa po kishte fituar pavarësinë pas pesëqind vjetësh nga robëria turke, prandaj kishte nevojë për një qeverisje pro perendimore si fazë tranzitore drejt një vetëqeverisje kombëtare. Në luftën e parë botërore Selita u pushta nga forcat Austro-Hungareze të cilat ishin dislokuar në Qaf-Kishë, në vendin ku ndodhej edhe Kisha e Selitës. Në këtë konflikt mbarëbotrorë Selita u rrjeshta në krah të forcave progresiste. Në fund të luftës së parë botërore, kur forcat Austro-Hungareze po tërhiqeshin, sepse po e humbisnin luftën, forcat serbe të rrjeshtuara në krah të forcave fituese të luftës së parë botërore ishin dislokuar në malin e Mullit të Selitës dhe aty kishin vendosur një postë, që pretendonin ta kishin si postë kufitare në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, pra ta coptonoin dhe më tej kombin shqiptarë. Në këto rrethana mjaft deligate për fatet e kombit shqiptarë për egzistencë, në kullën e Nikoll Ndrecës (Gjikola) në fshatit Kurbnesh të Selitës, (ky ishte djali i Ndrec Nikollë Dedës (Gjikola) që kishte marrë pjesë në betejat që kishte zhvilluar lidhja shqiptare e Prizrenit dhe ishte plagosur rëndë në betejën e Shtimes), u mblodh një kuvend ku në të morën pjesë mjaft krerë me zë të Mirditës dhe Shqipërisë, ku citojmë: Elez Isufi (Ndreu) nga Dibra, Zef Noc Ndreca bajraktari i Spaçit, por që ishte një figurë mjaft e spikatur mbarëkombëtare si dhe nga dera e Gjomarkut. Në këtë kuvend u morën disa vendime, por ishin shum të vështira për tu implementuar në teren sepse edhe selitasit si të gjith shqiptarët ishin rrjeshtuar në krah të forcave progresistr, pra të fitimtarëve të luftës së parë botërore. Në krah të forcave fituese ishte rrjeshtuar edhe Serbia, por kjo kishte pretendime teritoriale të mëtejshëme ndaj shqipërisë dhe për rrjedhojë duhej punuar me një diplomaci profesionale, që të bëhej e mundur largimi i këti rreziku permanent për kombin shqiptarë. Kuvendi që u mblodh në kullen e Nikollë Ndrecës (Gjikolës), në Kurbnesh të Selitës, pati një rëndësi mbrëkombëtare, sepse bëri të mundur ndërkombëtarizimin e kësaj çeshtje mjaft deligate, kjo u bë realitet në sajë të mendimeve mjaft diplomatike të bajraktarit të Spaçit, i cili ishte një njeri i shkolluar dhe nihej si nje nga diplomatët më të suksesëshëm që ka njohur ndonjëherë Mirdita dhe ndoshta Shqipëria, ku në çdo kuvend me karakter atdhetarë mbarëkombëtarë që ka marrë pjesë, gjithnjë ka dalëlë fitues në luftën diplomatike. Fatëmirësisht falë punës dhe diplomacisë që kishin ndërmarrë forcat progresiste të drejtuara nga Princi i Mirditës, bajraktari diplomat i Spaçit Zef Ndoc Ndreca, si dhe krerëve të Selitës në qarqet europiane, u bë e mundur që po atë ditë që u mblodh kuvendi në Kullën e Nikollë Ndrecës (Gjikola) u tërhoqën edhe forcat serbe të dislokuara në Malin e Mullit të Selitës, në afërsi të fshatit Kurbnesh me urdhër të perendimorëve. Pas mbarimit të luftës së parë botrore në shqipëri mbeti një vakuum qëverisje, ku njerëz të ndryshëm formonin qeveri të ndryshme sipas qejfit të vet në vende të ndryshme, por të gjitha këto përpjekje dështonin që në fillimet e tyre. Përpjekja e parë serioze që bënë shqiptarët për të formur një qeveri të tyre ishte viti 1920, kështu me dhjetra atdhetarë u morën vesh dhe vendosën që të mbanin një kuvend mbarëkombëtarë, ky kvend u vendos që të mbahej në qytetin e Lshnjës, ky kuvend u mbiquajt “Kongresi i Lshnjës”. Në këtë kuvend Selita u përfaqësa nga një delegacion i kryesar nga Gjon Shkrt Lufi nga fshati Lufaj i Selitës. Në seancën plenare të kuvendit e mori fjalën edhe përfaqësesi i Selitës Gjon Lufi, ai foli për domosdoshmërinë e këtij tubimi mbarëkombëtarë dhe nevojën emidiate për të formuar një qeveri me bazë të gjërë dhe mbarëkombëtare , që më në fund edhe Shqipëria të vetëqeverisej nga një qeveri e vetë shqiptarëve. Të huajt që ndiqnin punimet e këtij kuvendi e vlersuan mjaft fjalën e përfaqësuesit të Selitës për mendimet e qarta properendimore dhe përparimtare për kohën. Gjatë kohës që po fliste përfaqësuesi i Selitës Gjon Lufi, i cili ishte i veshur me kostum kombëtarë të trevës së Mirditës, dikush aty në sallë qeshi me këtë njeri ( me Gjon Lufin duke e parë me kostum kombëtarë), duke thënë se: “Shqipëria nuk ka mbetur që të merret mendimi i malokëve se si të qeveriset”. Menjëherë pas kësaj përqeshje që dikush i bëri Gjon Lufit, ky i fundit u ngrit rrëmbimthi në këmbë dhe replikoj me të ashpër. Këtë eveniment historik populli i Selitës e ka gdhendur në këngë, ku ndër të tjera thuhet:
Dikush nga salla nis t’zgërdhihet, “Vajmedet ti mori loke, që u ep tribunë maloke”. Atëherë Gjoni n’kam asht çue. -“S’jam malok me u marr n‘për kamë Po, jam shqiptarë me flakë nër dhame”. Pysin t’hujt nga bota marë, -“Ç’shkoll ka kry kjo ksul e bardhë”? -“S’kam kry shkollë as doktoratë akademi kam pushkën e gjatë„.
Gjon Lufi u qajt deputeti i parë i Selitës dhe ndoshta i gjith Mirditës me mandat popullorë. Pas kongresit të Lushnjës kryeqytet u shpall Tirana, por vendi nuk pati stabilitet politik, ku disa forca kërkonin që Shqipëria të mbetej një vend me lidhje të forta me Turqinë dhe disa grupime të tjera ishin properendimore, kjo çoj ë shum konfrontime politike dhe përçarje të mëdha kombëtare. Kjo situatë vazhdoj deri në fund të vitit 1923 dhe në fillim të vitit 1924 ku në krye të vendit erdhën forcat politike me orientim properendimorë të kryesara nga Ahmet Zogu nga familja e Zogollit të Matit, i cili u zgjodh kryeministër. Me të ardhur në fuqi Ahmet Zogu filloj riorganizimin e vendit, u mblodh një asamble kombëtare ku hartuan ligjin themeltarë të shtetit (kushtetutën), forma e regjimit u zgjodh republikë parlamentare, asambleja kombëtare zgjodhi Ahmet Zogun si president të republikës por ky i fundit mbante edhe postin e kryeministrit. Në këto lëvizje të njëpasnjëshme morën pjesë edhe Selitasit ku pjesa dërmuse ishin me orientim properendimorë. Pas shpalljes së republikës Ahmet Zogu nga pozita e presidentit shpalli menjëherë zgjedhjet, këto zgjedhje mund të konsiderohen zgjedhje me të vërtetë demokratike për kohën, në atë kohë operonin shum grupime politike si të djathta ashtu edhe të majta. Gjatë gjith kohës së Zogut nuk pati ndonjë eveniment me përmbajtje patriotike, sepse edhe bota përfshi edhe Europën në atë periudhë ra disi në qetësi, por veç u përfshi nga një krizë ekonomike por kjo nuk pati ndikim të madh në ekonominë shqiptare të asaj kohe që ishte më zhvillim me hapa të shpejtë falë reformave që kishte ndërmarrë qeveria mbretërore, kështu edhe selitasit nuk patën nevojë që të tuboheshin, siç ishin mësuar gjatë pjesës më të madhe të historis së tyre që të tuboheshin në mënyrë vullnetare për të mbrojtur vendin dhe kombin nga dyndjet e huaja që kërkonin ta asimilonin kombin shqiptarë dhe trojet tona ti aneksonin përjetësisht. Gjatë kësaj periudhe, pra kohës së mbretërisë, selitasit veç tuboheshin për zhvillimin e arsimit, të kulturës dhe infrastrukturës rrugore. Në prill të vitit 1939 shqipëria u aneksua nga Italia Fashiste e Benito Musolinit (Duçes), për të shërbyer si bazë nisje për fillimin e luftës së dytë botrore e cila tashmë ishte në prag. Me ardhjen e italisë edhe Selitasit si të gjith shqiptarët filluan një rezistencë të armatosur që në ditët e para të ardhjes së italisë. Nga kjo frymë patriotike që kishin selitasit, italia fashiste u druhej shum, por për të minimizuar lëvizjet masive të armatosura, pushteti italian i instaluar dhunshëm edhe në Selitë duke shfrytëzuar traditën shqiptare të tubimeve, organizoj një tubim tek kisha e Selitës në vendin e quajtur Qaf-Kishë, për të dorzuar armët, këtë e bëri duke i vënë në be selitasit. Me gjith këto masa që mori pushteti italian i instaluar edhe në Selitë, selitasit nuk pushuan së punuari për organizimin e rezistencës së armatosur dhe kjo u arrit në korrik të vitit 1943. Në fund të korrikut të vitit 1943 selitasit të kryesuar nga patrioti, atdhetari dhe antikomunisti Ndrec Shkurt Lufi nga fshati Lufaj i Selitës, organizuan dhe kryesuan një lëvizje të madhe të armatosur të përbërë nga afro 900 burra nga Selita, Kthella dhe Rraza të Mirditës, si dhe forca të tjera patriotike atëdhedashëse nga të gjitha trevat e Matit. Këto forca komandoheshin nga Ndrec Lufi nga Lufajt e Selitës dhe si flamurëmbajtës u zgjodh Haxhi Zhguni si përfaqësues i trevave të Matit. Këto forca i vunë si qëllim vehtes që të dëbomin forcat italiane nga garnizoni i qytetit të Burrelit ku ishin dislokuar këto forca. Me datën 30 korrik të vitit 1943 shtabi i luftës, i kryesuar nga Ndrec Sh. Lufi përpiloi një ultimatum ku i kërkonte komandës së forcave ushtarake italiane, që në mënyrë paqësore ta lironin qytetin, përndryshe do të përballeshin me një sulm të armatosur. Ky ultimatum u firmos nga shtabi i luftës, gjegjsisht nga Ndrec Lufi si komandant, nga Haxhi Zhguni si flamurmbajtës, si dhe nga krerët e Selitës, të Kthellës, të Razës dhe të Matit. Ultimatumi iu dha një të dërguari i cili ia dorëzoj në dorë komandantit të garnizonit italian që ishte dislokuar në qytetin e Burrelit. Komandanti italian pasi e lexoi me vrejtëje këtë ultimatum, qeshi me të madhe duke menduar se këto forca rebele të paorganizuara dhe pa kuadrin e duhur ushtarak, nuk mund ti sillnin shqetësime të mëdha këtyre forcave të mirëorganizuara. Komandanti italian nuk e pranoi ultimatumin. Forcat e armatosura nacionaliste të dislokuara në vendin e quajtur fusha e Ndredysë në afërsi të fshatit Bruç të Matit, që ndodhet në kufi të Selitës, Kthellës dhe Rrazës, u pregaditën për të sulmuar qytetin e Burrelit, sulmi do të fillonte nga vendi i quajtur “Miza e Xhetanit”, aty ishte një pyllë mjaft i dendur nga ku forcat nacionaliste nuk mund të diktoheshin nga aviacioni ushtarak italian. Disa Perlatas të bajrakut të Kthellës, të kryesuar nga patriotët, Llesh K. Toma dhe Llesh N. Maca (që të dy pjesën më të madhe të jetës së tyre e kaluan nëpër burgjet e diktaturës komuniste) hodhën në erë urën e Blleshkës e cila ndodhet në afërsi të fshatit Perlat të bajrakut të Kthellës, ku bënë të mundur ndërprerjen e komunikacionit automobilistik. Por fatkeqësisht në arkivin e shtetit për këtë luftë çlirimtare të ndërmarrë nga forcat nacionalista gjenden shum pak dokumente sepse jan asgjesuar nga regjimi komunist për arsyen e thjeshtë se në këtë luftë kishin marrë pesë forcat nacionaliste antikomuniste. Por para se të ndërmerrnin ofensivëv vendimtare kundër armikut u morën masa që të lajmëroheshin të gjith ata shqiptarë që shërbenin në forcat e milicisë fashiste, që të dezertonin dhe tu bashkangjiteshin këtyre forcave, kështu u bë në të vërtetë. Në natën e 30 korrikut duke u gdhirë data 31 korrik i vitit 1943 forcat e armatosura nacionaliste shqiptare të komanduar nga Ndrec Sh. Lufi, që ishin dislokuar në rrethinat e qytetit të Burrelit filluan sulmin e përgjithshëm kundër forcave të armatosura italiane. Ky sulm u kurorzua me sukses, pas luftimesh të ashpra me 31 korrit të vitit 1943 u bë e mundur që forcat e armatosura italiane u shtërnguan që ta lëshonin garnizonin e Burrelit dhe të tërhiqeshin drejt Tiranës. Kjo luftë nga historia komuniste u shtrermbërua, me të vërtetë 31 korriku u shpall festa e çlirimit të Burrelit, por kurrë nuk u bë e ditur se kush e kishte çliruar këtë qytet. Komunistët këtë luftë e adaptuan si të tyren pavarsisht se as edhe një partizan nuk kishte marrë pjesë në këtë luftë. Pas çlirimit të Burrelit, italianët në shenjë hakmarrje për çka u kishte ndodhur në Burrel, me aeroplanë luftarakë gjuajtës-bombardues shkuan dhe bombarduan kullat e kreut të kësaj lëvizje, Ndrec Lufit në fshatin e tij, në Lufaj të Selitës, si dhe i internuan antrët e tjerë të familjes, pra gratë dhe fëmijët. Po këto kulla u dogjën edhe dy herë të tjera nga pushteti komunist, po këto gra dhe fëmijë u internuan nga regjimi diktatorial komunist. Për këto ngarje do të flasim më poshtë, (A.Q.SH. Shtesë fondi, Pref. Diber. N/pref.Mat. Dos. 203, 217, 272, 274, viti 1930-1944, faqe 53-56-68). Me përfundimin e luftës, Selita ashtu si pjesa më e madhe e Shqipërisë u gjend pa pushtet të organizuar, por veç me një pushtet të vetorganizuar sipas modelit trdicional Mirditorë. Në gusht të vitit 1944 forcat komuniste kishin hyrë në Dibër. Pasi u riorganizuan filluan një ofensivë të ashpër për të hyrë në Mirditë, në vendin ku nuk ishte shkelur asnjëherë nga as një llojë ushtrie. Si portë hyrëse për në Mirditë nga Dibra ishte Selita. Forcat komuniste të brigadës së IV të komanduar nga Petrit Dume pasi u riorganizuan në qytetin e Peshkopisë, filluan sulmin e përgjithshëm kundër Lurës e Selitës. Ky sulm u mor nga më shum se tre drejtime, kjo e vërtetuar edhe nga ditari i shkrimtarit komunist dibranë Haki Stërmilli si pjesmarrës drejt për së drejt në këtë luftë. Lind pyetja. Kundër kujt do të bëhej kjo luftë? Dihet se gjermanët nuk kishin garnizone të stacionuara në teritorin e Selitës dhe as të të gjith Mirditës, por kishte veç një postë në Shpalë të Mirditës ku kontrollonin aksin rrugorë për të bërë të mundur tërheqjen e forcave të tyre, sepse në frontin e lindjes kishte filluar tërheqja e tyre, sepse forcat alate të kryesuara nga SH.B.A-të kishin zbarkuar në bregdetin e Normandisë në Francë. Forcat komuniste kishin si qëllim shkatërrimin e forcave nacionaliste dhe demokratike, sepse dihet se në Selitë ato ishin shum aktive sepse kishin dhënë prova në luftën për çlirimin e qytetit të Burrelit. Në ditarin e tij shkrimtari komunist Haki Stërmilli, si pjesmarrës në këtë luftë më shum vllavrasëse se sa çlirimtare, pra ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në aksionet luftarake për marjen e Selitës dhe të gjith Mirditës nga forcat komuniste të prira nga Mehmet Shehu i stacionua në Lurë dhe që andej drejtonte operacionet luftarake, në ditarin e tij Haki Stërmilli shkruan: –“ Me marrjen e qytetit të Peshkopisë forcat komuniste u pregaditën për të sulmuar Mirditën. Forcat partizane u dislokuan në shum vende për të sulmuar, u hap një front i gjërë , një pjesë u dislokuan në frontin për të marrë Selitën. Me 24 gusht të vitit 1944 brigada e IV , në kufi të Lurës e t’Mirditës, qysh nga Selita e deri në malin e shejtë fillon lufta kundër forcave mercenare, ( kupto se në Selitë dhe as në Mirditë Gjermanët kurrë nuk jan disloku, përveç në Shpalë ku kontrollonin aksin nacional, rrugorë automobilistik, pra forcat komuniste donin që Selitën dhe krejt Mirditën ta spastronin nga krenët e sajë që i konsideronin si kundërshtarët e mundshëm), të Gjon Marka Gjonit. Meqenese forcat armike kishin zanë Gurin e Kuq dhe Nezhën e Lurës, këto dy pika zotëruese, nga ku u deshën shum veprime luftarake për ti marrë. Në mëngjes dhe në mbramje të 25 gushtit 1944, forcat e brigadas së IV mësynë armiqtë në Didhe dhe qafë të Brejëve (Selitë), pas një rezistence të vogël forcat tona hynë në Kurbnesh. Më 27 gusht 1944, në mbramje në sektorët, Zogje, Kurbnesh, Mali i Mullit (Selitë), Mali i Shejtë, Guri i Kuq, Lakaj të Marka Çunit dhe Lajthizë (Orosh) tre batalione të brigadas së IV sulmuan forcat mercenare që ishin dislokue në këto sektorë. Me 28 gusht 1944 partizanët tue marshue në zemër të Mirditës ndeshën në armikun te Shkalla e Nënshejtit, ku i sulmuen dhe i thyen keq. Po atë ditë mbas dreke forcat e ushtrisë nacionalçlirimtare hynë në Orosh dhe dogjën pallatet e “tradhëtarit” Gjon Marka Gjoni” (sipas tij). Me 29 gusht 1944 forcat e brigadas së IV hynë në Fanë të Mirditës”. (Marrë nga libri ditarë “Shtigjet e lirisë”, faqe 264-265 të shkrimtarit komunist Haki Stërmilli, pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në këto veprime luftarake me karakter civil, vëllavrasës, për vendosjen e pushtetit të tyre super diktatorial, me super dhunë, që si për xhelozi ju a kalojnë edhe metodave me çnjerëzore të periudhës antike dhe të mesjetës së herëshme). Nga ky material i marrë nga ditari i këtij pjesëmarrësi në këto operacione del e qartë se cili ishte objektivi i vërtetë i këtyre sulmeve ushtarake kundër fshatrave të Mirditës. Nga thëniet e dëshmitarëve okularë të cilët jetojnë edhe sot e kësaj dite, forcat komuniste kishin si qëllim kryesorë frikësimin e popullatës civile, duke e bërë realitet me djegien e shtëpive të kamura dhe të krerëve, nën pretekstin se këta ishin bashkëpunëtorë të armikut, pavarësisht se në Selitë dhe as në Mirditë gjermanët nuk kishin shkelur në teritorin e e kësaj të fundit. Forcat komuniste të brigadës IV të komanduara nga Petrit Dume kur hynë në tritorin e Selitës nuk ndeshën me ndonjë rezistencë të madhe, për vetë arsyen se krerët e Selitës nuk donin që të hapnin një luftë civile. Njerëzit me influencë, nacionalistët dhe demokratët u detyruan që të largoheshin përkohësisht nga Selita sepse e dinin se pikërisht ata do të ishin shënjestra e radhës e forcave komuniste. Komunistët me të hyrë në Selitë, pasi u siguruan se krerët e Selitës, njerëzit me influencë dhe intelektualët ishin larguar ose arrestuar pa preteks nga forcat komuniste, menjëherë emëruam pushtetin e tyre, pra vendosën këshillat nacional-çlirimtare si i vetmi pushtet legjitim sipas tyre, pas kësaj filloi rekrutimi me forcë i të gjith të rinjëve dhe burrave në emër të luftës. Kur forcat komuniste tashmë kishin hyrë në Selitë ata takojnë një selitas tepër të moshuar që po kulloste një dhi, (familia e tij kishte mbi 200 krerë dhi, por plaku po ruante një dhi e cila ishte e sëmurë dhe nuk mund ta ndiqte tufën), ai (plaku) në bisedë e sipër i pyeti partizanët: -“Kur të vini në fuqi, si do ta ndërtoni ekonominë”? Ata iu përgjigjën: - Xhaxha, kur të hash bukë do të shikosh mustaqet në lugën e florinit. Më pas e pyetën: -“A ka në fshatin tënd familje që ka shumë krerë dhi”? –“Po”! - U përgjigj plaku. -“Pra ne do ti ja marrim ati dhe do ti japim ty, pra do të bëjmë edhe ty si atë”. Plaku duke murmuritur më shum me vete tha: -“Atë si mua po , se mua si atë jo”. Kjo është identike si një thenje e një Vlonjati po në atë periudhë. –“Kur patizanët hynë në fshat ishte fundvjeshte dhe portokallet kishin filluar të piqeshin, ata hynë dhe dolën nga fshati por pa prekur as edhe një kokërr për be. Pas disa ditësh në fshat erdhën forcat e ballit kombëtarë, por ata kur hynë në fshat filluan që të merrnin kokrra nga portokallet. Një fëmijë rreth 10-12 vjeç pas këtij fenomeni që i bëri përshtypje, e pyeti të atin”: -“Pse keni thënë se partizanët jan të këqinj, ata kur erdhën në fshat nuk prekën as edhe një kokerr portokalli për be, kurse ballistët na morën nga portokallet”? I ati ju përgjigj: -“Ballistët me të vërtetë morën kokrra, por portokallet do të lulëzojnë përsëri dhe do të prodhojnë vit pas viti. Kurëse me të vërtetë partizanët nuk morën nga portokallet kokrra, por po erdhën në pushtet do të na i marrin me gjith rrënjë dhe tokë, biri im”. Me instalimin e pushtetit të tyre ata filluan rekrutimin me forcë të të gjith meshkujve që ishin aktivë, më pas filluan “gjuetinë e shtrigave” të kundërshtarëve të tyre politik. Por pjesa më e madhe e tyre ishte larguar, por në shenjë hakmarrje ata u vunë flakën disa prej shtëpive të këtyre pavarsisht se këto shtëpia u kishin hapur derën të parat dhe i kishin fornizuar me buk dhe ushqime, sepse këto ishin dyert më të kamura të Selitës. Pas dislokimit të këtyre forcave në Selitë ato u pregaditën për të sulmuar qendrën trdicionale të Mirditës, pikërisht Oroshin, vendin e kapedanëve. Sulmi për të marrë sarajet e kapedanit të Mirditës u muar nga lartësitë e malit të Mullit të Selitës dhe bjeshkët e Oroshit. Kapedani me përkrahësit e tij e kishin lëshuar Oroshin për vetë faktin se nuk donin që të konfrëntoheshin me forcat komuniste, që të mos shkaktonin një gjakderdhje civile dhe nuk donin që të bëheshin shkak për një reprezalje dhe masakër masive në Mirditë, sepse kapedani dhe përkrahësit e tij e dinin se komunistët ishin terroristë dhe të pamëshirshëm kundër kundërshtarëve të tyre politikë.
SELITA E MIRDITËS PAS LUFTËS SË DYTË BOTRORE
Me ardhjen në fuqi të komunistëve, si në të gjith Shqipërinë edhe në Selitë filloj të zbatohej menjëherë ligji i konfiskimit të mallrave dhe i pasurisë private, më pas u dogjën publikisht edhe fletoret (defterët) e listave ku ishin shënuar emrat dhe shumat që ishin borxh, një fenomen normal në një ekonomi tregu të lirë dhe pronarët e mallit u kërcënuan dhe me kalimin e kohës u zhdukën edhe fizikisht ku nuk u dihet fati edhe sot e kësaj dite. Këtë fat në Selitë e pësoi familja Gjikola e kryesuar nga Preng Gjin Gjikola, e cila merrej me tregti që heret, duke lënë tre të zhdukur, një të vdekur ne Burgun e Burrelit dhe dy të vdekur në kampin famëkeq të vdekjes, në Tepelenë. Dihet se Selita është një vend kodrinorë- malorë dhe ajo pak pasuri që ishte vënë nga një pjesë e selitasve ishte fituar me një mundim shum të madh. Kështu selitasit sa shkonte koha dhe veç varfëroheshin me shpejtësi të madhe, kjo bëri që në Selitë të shtohej pakënaqësia ndaj pushtetit të ashtëquajtur popullorë. Në Selitë menjëherë pas luftës u rihapën shkollat ekzistuese, por u hapën edhe shkolla të reja, një shkollë e re u hap edhe në fshatin Kurbnesh në shtëpinë e Preng Mark Gjikolës, si mësues sherbeu djali i tij, kurse djali i Gjin Mark Gjikolës Bib Gj. Gjikola, në fillim shërbeu si mësues në fshatin Mesul të Spaçit, dhe më vonë në fshatin Konaj të Fanit. Por njerzit e pushtetit komunist nuk i donin njerëzit e ditur dhe të kulturuar, për vetë faktin se donin që vendi të drejtohej nga proletarët dhe me të vërtetë kështu ndodhi, gjith populli shqiptarë u kthye në proletarë, për ndryshe në skllevër por me një emër të ri. Me instalimin e pushtetit të dhunshëm komunist filloj edhe gjuetia e “shtrigave”, duke filluar nga krerët e Selitës dhe njerëzit me influencë në krahinë. Kjo bëhej për faktin që të spastrohej vendi nga njerëzit e ditur dhe të zëvëndësoheshin me njerëz që ti bindeshin verbërisht regjimit, pra me elementë që ishin vetëm një copë mishi me dy sy. Në fillim u vu dorë mbi familjen Lufi e kryesuar nga Ndrec Shkurt Lufi nga fshati Lufaj i Selitës. Pikërisht Ndrec Lufi ishte ai që kishte organizuar lëvizjen e suksesëshme për çlirimin e qytetit të Burrelit nga forcat ushtarake pushtuese italiane, kjo familje fisnike Selitase veprimtarinë e sajë në dobi të kombit e kishte filluar që në fund të shekullit të XIX, nga i mirënjohuri Gjon Shkurt Lufi. Kjo familje do të ishte problemi kryesorë për regjimin komunist prandaj filluan provokimet nga më të ndryshmet që ta detyronin këtë familje që të ngrinte krye sa më shpejt të ishte e mundur që të kishin duar të lira për ta hequr qafe (pra për ta shuar fizikisht). Mendo të shfarosësh një familje të madhe që kishte dhënë jo pak për çështjen mbarëkombëtare. Në fillim i dogjën kullat këto kulla që jo shum larg në kohë ishin bombarduar nga aviacioni ushtarak italian në shenjë hakmarrje për disfatën që kishin pësuar në Burrel nga forcat nacionaliste të kryesuara nga Ndrec Lufi. Këtu fillon edhe kalvari i gjatë i vuajtjeve të familjeve të mëdha të Selitës e këtyre familjeve që në shekuj kishin dhënë një kontribut të çmuar në çështjen mbarëkombëtare si me ndihmë ekonomike, intelektuale ashtu edhe me jetë njerëzore. Pas familjes Lufi radha i erdhi familjes Gjikola nga fshati Kurbnesh i Selitës. Edhe kjo familje ishte një nga familjet që ishte pasarëdhëse e bajraktarit të Selitës, ku gjatë dy shekujve kishin dhënë një kontribut të çmuar për çështjen tonë mbarëkombëtare, kjo derë fisnike selitase, që merreshin me tregëti dhe kishin në përbërje të tyre edhe intelektualë, ( dy arsimtarë), sidhe tre ushtarakë që kishin shërbyer me dinjitet në radhët e ushtrisë dhe Xhandarmërisë mbretërore, përveç gjashtë anëtarëve të sajë të vrarë ose të zhdukur për motive të pastra politika, jan burgosur ose internuar dhe shum anëtarë të tjerë që ishin aktivë, përfshi këtu edhe poetin Viktor Gjikola që është burgosur në një moshë fare të re. Familja e tretë që ishte piketuar nga regjimi komunist ishte familja Lleshi nga fshati Mërkurth i Selitës edhe kjo një derë fisnike e Selitës, po këtë fat pësoi edhe familja Margjini nga Fshati Bardhaj (Bozhiq), ku diktatura i vari në litarë për motive politike një anëtarë dhe një tjetër e vrau pa gjyq po për motive politike përveç shum të burgosurëve të tjerë për motive politike. Nga fshati Zajs u varë në litarë një anëtarë i familjes Noku dhe u burgosën shum anëtarë të kësaj familje po për motive të pastra politike. Këto familje u shënjestruan dhe u survejuan nga regjimi komunist, ku ndaj tyre u krye një genocid i vërtetë me përmasa tragjike. Nga familja Lufi janë vrarë ose zhdukur nëntë mashkuj pa përmendur gratë dhe fëmijët që u degtisën nëpër kampet famëkeqe që ishin krijuar në atë kohë për të mbyllur të gjitha familjet e elitës së kombit shqiptarë, sepse po të njëjtën politikë po ndiqte edhe pushteti serb me elitën kosovare, (regjimi i Beogradit po ta marrim në planin nacional po kryente genocid kundër një etnie tjetër për të spastruar Kosovën dhe viset e tjera shqiptare nga shqiptarët dhe këta të fundit për ti zëvëndësuar me kolonë sllavë, që të mund ta bënin fakt të kryer tezën se Kosova është djepi i kulturës dhe historisë serbe) po komunistët shqiptarë që po kryenin një genocid të tillë, por me përmasa shum më të mëdha se regjimi serb i instaluar në Kosovë edhe pas luftës së dytë botërore, ndoshta edhe me ndihmën e komunistëve shqiptarë, pra komunistët shqiptarë po kryenin genocid kundër elitës së kombit të vet, ç’far etnie ishin? Kjo pyetje besoj se e ka përgjigjen të qartë. N
|