Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 08:32:35 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: studim historik  (Lexuar 689 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Preng Gjikola
Global Moderator
Newbie
*****
Postime: 13


Shiko Profilin Email
« : Mars 08, 2010, 01:33:04 MD »



VAZHDIM/vijon ne faqen paraarëdhëseNga familja Lufi jan vrarë ose zhdukur nëtë anëtarë, nga familja Gjikola janë zhdukur ose vrarë gjashtë anetarë, nga familja Lleshi janë vrarë ose zhdukur katër anëtarë., nga familja Margjini janë varur në litarë dhe vrarë dy anëtarë etj.   

Lista e të pushkatuarëve, varurëve dhe të zhdukurve për motive politike në Selitë.   

Nr.   Emëri   Atësia   Mbiemëri      Vendlindja   Mënyra e ekzekutimit
1   Ndrec   Shkurt   Lufi      Lufaj (Selitë)    zhdukur
2   Nikoll   Ndrec   Lufi                “           “
3   Shkurt   Ndrec   Lufi                “      Vrarë
4   Ndue   Gjon   Lufi                “                 “
5   Tanush   Gjon    Lufi                “            “
6   Pepë   Mark   Lufi                “           “
7   Preng   Nikoll   Lufi                “           “
8   Dod   Llesh   Lufi                “           “
9   Gjin    Llesh   Lufi                “           “
10   Gegë   Mark   Margjini      Bardhaj/Bozhiq           “
11   Ndue   Mark   Margjini               “   Varur në Litarë
12   Ndue   Preng   Arapi         Zajsë               “
13   Bibë   Zef   Noku               “               “
14   Preng   Gjin   Gjikola      Kurbnesh     Zhdukur
15   Bibë   Gjin   Gjikola               “               “
16   Ndrekë   Gjin   Gjikola               “               “
17   Kolë   Gjon   Gjikola               “   Vdekur në Burg (Burrel)
18   Dila   Preng   Gjikola               “    Vdekur në internim/Tepelenë
19   Prena   Bibë   Gjikola               “               “
20   Lazër   Preng   Lleshi      Mërkurth     Zhdukur
21   Ndue   Preng   Lleshi               “               “
22   Gjon   Preng   Lleshi               “               “
23   Vlash   Preng   Lleshi               “               “
24   Ded   Zef   Përgjoni      Lëkundë               “

Përveç  të dënuarëve me vdekje me ose pa gjyq dhe ekzekutimi i tyre në mënyra më shumë mafioze se sa nga një gjykim sa do i ashpër, por të paktën të kishte dëshmitarë okularë dhe më kryesorja ligji absurd kishte nxierrë jashtë ligjit edhe ministrinë e drejtësisë dhe për rrjedhojë nuk të mbronte njeri i ligjit, por ishe i ekspozuar pa as edhe një të drejtë për të mbrojtur të vërtetën e asaj që po ndodhte kundër njerëzve intelektualë për ti zëvëndësuar me njerëz që mbronin, ekzekutonin me fanatizëm urdhërat e sovranit. Këtë e bënin jo nga dituria, por nga naiviteti, karakter që i shoqëronte në gjith qenien e tyre, kupto se çfar gjykimi do të bëhet nga një bandë mafioze që është e etur vetëm për gjak,  pjesën ekonomike e ka vetëm në letra, mjafton që të zbavitet në tapete të lyera me gjakun e elitës së kombit të vet dhe të pushojë në karriget e gdhendura me kafkat e elitës së kombit të vet, e thashë pushojnë sepse ata kurrë nuk punojnë, por veç dinë të vrasin, presin dhe burgosin këdo që e konsiderojnë më inteligjent se vetja e tyre. Lind pyetja: Kush mund të vrasë e pres, burgosë e masakroi sa i ha dora,  nga pushteti i pakufizuar që ia ka atribuar vehtes? Besoi se përgjigja është tepër e qartë për ata që mendojnë si njerëz. Këtë e bëjne veç grupet kriminalo-mafioze, që me këto metoda mbijetojnë, por kjo ka bërë vaki për dyzetepesë vjet me radhë në nominklaturën e lartë të shtetit komunist shqiptarë. Përveç të vrarëve dhe të varur, janë dënuar me afate të gjata burgimi edhe mbi dyzet selitas, për bindjet e tyre politike, ose më drejt, veç për ti hequr qafe se ndoshta ishin më të zgjuar, se ata që po i dënonin,  pa as edhe një shkak, këtë fat ka pësuar edhe intelektuali i mirëfilltë Mark Ndue Arapi nga fshati zajs i Selitës, që kishte mbaruar akademinë ushtarake në akademitë më në zë të Italisë, ai nuk ë veshi kurrë uniformën, por u mjaftua me një zanatë të  mësuesit të thjeshtë fshati, më pas u pushua dhe vdiq në vetmi i harruar nga pushteti, pavarësisht se kishin filluar lëvizjet demokratike. Nga të dënuarit politik po përmend disa prej tyra që jan dënuar me afate të gjata burgimi, ose i përkasin shum anëtarë të së njëjtës familje ku ka pasur edhe të vrarë ose të zhdukur, konkretisht jan këta:
           
Nr   Emëri   Atësia       Mbiemëri    Vendbanimi
1   Dod   Preng   Gjoka (Lleshi)       Kumbull
2   Preng   Gjok   Biba    (Gjikola)             “
3   Zef   Gjok   Biba    (Gjikola)             “
4   Ndue   Nikoll   Lleshi     Mërkurth
5   Ndue   Geg   Gjikola       Kurbnesh
6   Dod   Geg   Gjikola             “
7   Viktor   Frrok   Gjikola             “
8   Gjokë   Preng   Mikeli             “
9   Pjetër   Mark   Beci           Zajs
10   Gjetë   Dod   Beci              “
11   Gjetë   Geg   Noku              “
12   Bardhok   Zef   Noku              “
13   Bib   Gjon   Arapi              “
14   Preng   Gjok   Arapi              “
15   Pjetër   Mark   Arapi              “
16   Gjin   Pjetër   Kolmarku   Bardhaj (Bozhiq)
17   Mark    Preng   Margjini              “ 
18   Martin   Gjin   Margjini              “
19   Gjetë   Ndue   Margjini              “
20   Pjetër   Nikoll   Margjini              “
21   Gjon   Pjetër   Nikolli              “

   Po tregoi një fakt absurd dhe të dhimbshëm, kur është arrestuar për të dytën herë Zef Gjok Biba (Gjikola), kjo ka ndodhur në vitin 1983, kur Zef Gjok Biba (Gjikola) po punonte në arat e veta, ky nuk kishte pranuar që të futej në kooperativë bujqësore e cila në Selitë,  në mënyrë të dhunëshme ishte kolegtivizuar që në vitin 1966. Komunistët organizuan gratë e fshatit Kumbull që të provokonin Zefin por ky i fundit duke e parë se ky ishte një provokacion ndaj tij, u mundua që ti shmangej këtij provokacioni, por komunistët u organizuan dhe me anë të aktivistëve të vet në mënyrë të dhunëshme bënë të mundur lidhjen me litarë në arat dhe pronat e veta Zef Gjok Bibën (Gjikola), pra u arrestua në mbrojtje të pronës private që është gjëja më e shejtë për njeriun, nga ku u dënua me vite të gjata burgimi, ku pjesën më të madhe të jetës së  tij e ka kaluar nëpër burgjet e diktaturës së bashku me vëllajn e tij Preng Gjok Biba (Gjikola). Një fakt tjetër trishtues është edhe dënimi me burgim të përjetshëm i Preg Gjok Arapit, ky i fundit është babai i Ndue P. Arapit i cili në një moshë fare të re, pra rreth 18 vjeç është varur në litarë nga komunistët për motive të pastra politike. Absurd, por edhe pak komik mund të duket nga të rinjtë që nuk e kan jetuar kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, arrerstimi i Pjetër M. Arapit, ky punonte në minierën e bakrit Kurbnesh, pasi mori çzmet e punës ato brenda disa ditësh u grisën, ndërkoh që plani ishte ti merrnin veç një herë në vit sepse ishin shpallur vitet e kursimit. Siç tham më lart çizmet e Pjetër M. Arapit u grisën brenda disa ditësh dhe ky i pakënaqur nga kjo që ndodhi sepse do të punonte me kamë në ujë tha: “Më duket se këto çizme qenkan prodhim i dobët, sepse mu grisën shum shpejt”. Kaq deshën servilët dhe spiunët e komunizmit dhe e denoncuan, se gjoja ky njeri po propogandon pakënaqësi ndaj prodhimeve shqiptare që jan të një cilësie nga më të mirat në botë. Për këtë fjalë goje, Pjetër M. Arapi kaloi plot 4 vite nëpër burgjet e diktaturës komuniste.
 Nga të dënuarit politik në Selitë, po përmend edhe tre intelektualë kosovarë që ishin larguar nga Kosova për shkak të përndjekjes së tyre që ju ishte bërë nga regjimi i dhunshëm serb, për ti shpëtuar  përndjekjes serbe erdhën në Shqipëri dhe u vendosën në Selitë të Mirditës dhe shërbenin si mësues në Selitë të Mirditës. As këta intelektualë të mirëfilltë nuk i shpëtuan përndjekjes komuniste, por tashmë s’kishin se nga tia mbanin sepse ishin të survejuar nga sigurimi i shtetit,  kështu u bë e mundur arrestimi i tyre dhe dënimi me mbi pesëmbëdhjetë burg për secilin, madje njëri (Selim Kelmendi) sa i mbaronte dënimi i parë, pa gjyq, dënimi i shtohej pambarimisht dhe pasi kaloi gati tridhjet vjet në burgun famëkeq të Burrelit, ka vdekur ne Burgun e Burrelit veç pak kohë para se të binte pushteti i regjimit komunist. Nga Kosovarët që jan dënuar me burg politik në Selitë jan këta:

1-   Selim Kelmendi. Vdekur në burgun e Burrelit pas më shum se trdhjetë vite burgu.
2-   Ymer Llogalia. Dënuar me pesëmbëdhjet vite burg.
3-   Gani Demiri (Ratkoceri). Dënuar me pesëmbëdhjet vite burg.

Duke ndjekur zhvillimet demokratike që tashmë kishin hyrë në një rrugë të mbarë dhe  pa kthim në vendet e Europës lindore që ishin prekur nga pushteti komunist, këto zhvillime ndiqeshin me kujdes të madh dhe në ilegalitet të plotë nga ajo pjesë e elitës së Selitës që kishte mundur që ti shpëtonte genocidit komunist, u bë e mundur që fryma demokratike të fuqizohej dhe të merrte një hov të shpejtë, që në korrik të vitit 1990 kur rinia dhe inteligjenca tiranase bëri të mundur hyrjen forcërisht në ambasadat e vendeve demokratike perendimore që ishin rezidente në Tiranë. Ish të përndjekurit politik, intelektualët dhe më gjërë u tubuan dhe bënë të mundur që në dhjetor të 1990 të bëheshin pjesë legale e lëvizjes studentore antikomuniste dhe në janarë të vitit 1991, saktësisht me 25 të këtij muaj u formua nëndega e partisë demokratike për Selitën, e para në Mirditë pas formimit të degës së Mirditës. Që në zgjedhjet e para pluraliste që u zhvilluan me 31 mars të vitit 1991, që fatkeqësisht u fituan padrejtësisht nga komunistët që u bë e mundur nga makina shtypëse e diktaturës që po jepte shpirt. Në këto zgjedje selitasit rifilluan traditën demokratike duke votuar në masë për të djathtën që përfaqësohej nga P D SH. Në zgjedhjet për pushtetin vendorë selitasit votuan në masë për për të djathtën demokratike, ku si përfaqësues i së djathtës së vërtetë,  u selektua poeti Viktor Gjikola, pjestarë i familjes së masakruar Gjikola, ku diktatura vrau ose zhduku gjashtë anëtarët më aktivë të sajë, dhe burgosi disa të tjerë për motive të pastra politike përfshi edhe Viktor Gjikolën që tashmë u zgjodh unanimisht me votë demokratike nga populli demokrat i Selitës si kryetarë i komunës Selitë, e vetmja komunë në të gjith Mirditën që u fitua nga kandidati që pëfaqësonte të djathtën e vërtetë dhe tradicionale shqiptare, nga ku kjo traditë demokratike vazhdon të jetë aktive edhe sot e kësaj dite, ku edhe pas gati njëzet vjet zgjedhjesh të lira, si nga ato politike ashtu edhe ato vendore vazhdon të triumfojnë kandidatët,  përfaqësues të së djthtës së vërtetë. Selita e Madhe (Selita e Mirditës) nuk u gjunjëzua për as një çast, pavarësisht genocidit të pa shembullt që ushtroi pushteti i dhunshëm komunist. Duke  u bazuar në numrin e vogël të popullsisë që kishte Selita menjëherë pas luftës së dytë botrore dhe në numrin relativisht të madhtë të zhdukurëve dhe të hedhur në varrezë kolegtive, përfshi këtu edhe mbi katërqind e pesëdhjetë minatorë të vdekur në galeritë e minierës së Kurbneshit për një periudhë kohore afro tridhjetëvjeçare, nga mosha pesëdhjetë vjeç e poshtë nga sëmundja vdekjeprurëse e silikozës dhe nga aksidentet në punë, Selita e Mirditës mund të quhet pa frikë  “Serbrenica” e Mirditës dhe ndoshta e gjith Shqipërisë, por fatkeqësisht gjith ky genocid, dhe krime të paskrupullta të kryera me gjakftohtësi nga pushteti komunist i drejtuar fatkeqësisht nga shqiptarë, ka mbetur pa autorë edhe sot e kësaj dite sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Duke shpresuar se deri diku do të mundemi me hedh dritë në këto galeri me laibirinte të varrosura nga regjimi diktatorial komunist, që ishte lajtmotivi i pamoralë i të pamoralëshmëve, që kontrolluan vendin për afro pesëdhjetë vjet me radhë, që kërkonin që në memorien e shqiptarëve të mbetej veç historia që kishin shkruar komunistët që nga koha kur kishin ardhë në pushtet, duke shpresuar në përjetësinë e tyre në pushtet të pa kufizuar, por falë ndjenjës dhe përpjekjeve titanike të asaj pjese të elitës kombëtare, që përbën të djathtën e vërtetë shqiptare që mundi ti shpëtojë genocidit, do të mund të zbardhet dhe të shkruhet historia e vërtetë e kombit shqiptarë, pra, e Shqipërisë etnike.  JU FALEMINDERIT!




Kumtesa e mbajtur ne sesionin e VII-të të konferencës shkencore,
“E djathta shqiptare drejt Shqipërisë etnike”
Mbajtur ne Ferizaj nga 25-27 korrik 2008-të.
 
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!