|
Edmondi
|
 |
« Pergjigju #2 : Prill 18, 2010, 05:27:44 PD » |
|
Përcillet presidenti polak, liderët botërorë nuk arrijnë dot në varrim.
VARSHAVE - Trupi i pajetë i presidentit polak, Leh Kazcinski, dhe ai i bashkëshortes së tij, kanë arritur në Krakov për varrim në Katedralen e këtij qyteti. Mirëpo, shumë liderë botërorë nuk do të mund të marrin pjesë në këtë ceremoni, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Evropë, që u shkaktua nga hiri vullkanik në Islandë.
Arkivolet me trupat e pajetë të presidentit të Polonisë, Leh Kazcinski, dhe të bashkëshortes së tij, të dielën nga Varshava kanë arritur në Krakov, për varrim në Katedralen historike të këtij qyteti.
Çifti bashkëshortor, që së bashku me 94 udhëtarë të tjerë polakë, humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Rusi, më 10 të këtij muaji, për herë të fundit është bartur ngadalë nëpër Varshavë.
Pastaj trupat e pajetë janë bartur me aeroplan ushtarak në Krakov.
Liderët botërorë janë të detyruar që të mos marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të Polonisë, Leh Kaçinski, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Evropë, të shkaktuar nga hiri vullkanik në Islandë.
Presidenti amerikan Barak Obama, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Nikollas Sarkozi, princi britanik Çarls, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, janë disa nga liderët, që kanë deklaruar se sot nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në varrim në qytetin Krakov në Poloni.
Dje ne mesdite, u zhvilluan homazhe para trupit të pajetë të Presidentit të ndjere polak dhe 95 personave të tjerë që humbën jetën ne aksidentin e rënde të 10 prillit.
Qindra mijë polakë marrin pjesë në shërbimin përkujtimor në sheshin kryesor të Varshavës për të nderuar presidentin Leh Kaçinski, gruan e tij Maria, dhe shumë figura të njohura që vdiqën në rrëzimin e aeroplanit afër Smolenskut, ku ishin nisur për t'i nderuar viktimat e masakrës së polakëve në Luftën e Dytë Botërore.
Sirenat dhe këmbanat e kishave në mbarë Poloninë sot në 8:56 sipas kohës lokale e përkujtuan momentin e para një jave të rrëzimit të aeroplanit në Rusi, ku e humbën jetën presidenti polak dhe 95 të tjerë.
Automjetet në rrugët e Varshavës u ndaluan, ndërsa këmbësorët qëndruan të heshtur.
|