|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #6 : Shkurt 28, 2009, 11:53:51 MD » |
|
a pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin
Ka një fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Për te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e këtij proçesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjesë e këtij shndërrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me një qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.
Ai do të jetë qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetëm i qiellit. Me te drejtë lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerëzitë besonin ne shumë perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Të greket e lashtë, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerëzve dritën dhe dijen është ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk është autentik, por është thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kanë perdorur një mit te tillë me përpara se te lindte figura e Prometeusit.
Ne eren tonë djallin e kanë paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me këtë figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijës), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet për njerëzitë. Ne librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, një feministe radikale, bën një lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.
"Egjiptianet besonin se Feniksi ishte përfaqësues ose simbol i një perendie e cila simbolizonte dritën ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit është engjelli i drites) pati një dënim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky është një detaj i cili si shumë te tjerë tregon se feniksi është simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."
Ndërsa William Schnoebelen, një tjetër studiues i okultit, ne librin "Satan`s Door Revisited" faqe 4, shkruan: "Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte një zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetës dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojnë se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flakë, por qe një ditë do të rilinde përsëri dhe do të këtë te njëjtin pushtet si me pare." Pra nëse kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atëherë pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kësaj natyre janë te shumta por fenomeni me i çuditshem është se feniksi është simbol i krishterimit ne te njëjtën kohe.
Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i përdorimit te një shqiponje me dy koka në vend te asaj me një ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perëndim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetëm një shpiegim formal sepse e vërteta është krejt ndryshe. Ja se ç`thotë një prej emrave me te njohur te studimit te historisë dhe teologjise.
Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep një shpjegim te saktë mbi jetgjatesine e këtij shpendi. Kjo vepër unikale për llojin e saj, është botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne një tirazh te limituar dhe përmban perfundime qe vijnë nga studimi i me shumë se 200 veprave.
Autori jep një shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thotë: "Feniksi është simboli i një cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjalës fenikase, e cila është edhe rrenje e feniks, FE_=cikel.
Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije të ndryshme te tij janë ne gjetur edhe nëpër varre. Legjenda e lashtë e këtij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (përjetësia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit."
Nder te gjithë këto studime dhe perfundime, një gjë është e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjës me dy koka është emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjëherë.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #5 : Shkurt 28, 2009, 11:53:18 MD » |
|
A është shqiponja me dy koka simbol qe i përket shqiptareve?
Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinën e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.
Kostantini i Madh ka hyrë ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botës. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha përhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjesë e Dardanisë se atehershme.
Duhet pasur parasysh se Shen Pavli themeloi një nga kishat e para ne botë ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gjë qe tregon se ilirët kishin filluar qe ta shikonin krishterimin më me besim se pjesa tjetër e Botes.
Pra një perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjinë, themelon një perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilën ai nderton qendren e kësaj perandorie është e rrethuar nga qytete te tjerë qe Dardanët kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetëm i famshem). Megjithatë ky nuk është i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjesë e besimeve ilire.
Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe një nga emërtimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qenë "shqiponje". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur këtë simbol. Këtë gjë e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat janë ndertuar nën influencen e tij.
Qe shqiptarët te jenë "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjës me dy koka, duhet qe te këtë një lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilët e kanë perdorur për here të parë këtë simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjës me dy koka janë gjetur ne Babiloni.
Kane qenë Hititet ata qe e kanë perdorur gjeresisht këtë simbol por mendohet se ai është trashëguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila është edhe themeluesja e një prej librarive me te te mëdha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo është një prej studiuesve te ndryshëm te cilët kanë arritur ne një përfundim te tillë. "Civilizimet kryesore organizonin jetën e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqërore e poltike.
Latinet u quajtën Romane për shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilët e themeluan atë qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tillë për shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tillë për shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit të tyre Hattus?ili. Shqiptarët (albanet) si një prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tillë për shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhën e Hittiteve dhe ne atë ilire fjala "ALP" do të thotë i bardhe.
Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Ilirët ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonjë kuptim apo peshe shumë te veçante përderisa nuk e identifikuan vetveten me këtë emër. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhës te shqiponjës me dy koka (shqiptar).
Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me një kokë. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilët arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne përdorimin e simbolit te shqiponjës me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve të tyre anadolliane (një nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotëm). Një provë tjetër qe ilirët e kishin si simbol kryesor, është edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).
Ne këtë faltore qe kanë ngritur njerëzitë e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kësaj ditë ne Shqipëri ka një krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky është fragment i një prej studimeve të ndryshme qe janë bërë për hititet, qyteterim i cili ishte një qyteterim ilir.
Dardanët, me migrimet e tyre, ishin bërë pjesë e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi një shkrim ne një statuje pranë Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi një shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte një hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Ilirët dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kanë hedhur drite mbi shumë lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanët.
Se bashku me këta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Këto dhe shumë fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojnë qartë se Hititet ishin pjesë e qyteterimit të madh Ilir. Hititet ka shumë mundësi qe ta kenë marrë këtë simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilët kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotëm), ka një statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.
Ne mes te banoreve me ngjyrë te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerëz te cilët dalloheshin për ngjyren e tyre te bardhe. Për ta mbyllur po permendim edhe një studim te rëndësishëm qe është bërë në lidhje me mbreterine Hitite.
Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar një studim te plotë në lidhje me këta te fundit: "The Kingdom of the Hittites(Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thotë: "Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kanë prapashtesen ?ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnjë popull tjetër ne Azi apo Evrope, qe te përdore prapashtesen ?ili pas emrit te një mbreti.
Mes gjuhëve semitike, prapashtesa ?ili, tregon thjesht Zotin." Hititet dhe Ilirët kishin te njëjtën kulturë e qyteterim dhe te njëjtën gjuhe. Ne studimin e mësipërm bëhet një analize e bazuar mbi elemente gjuhësore dhe gjetje arkeologjike.
Pra qyteterimi i cili ka lënë te gdhendur mbi gurë figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhës ata qe flasin akoma gjuhën e tij, ka pasardhës shqiptarët. Shqiptarët, pasardhesit e ilireve, janë "pronaret e ligjshem" te një simboli te cilin e mbante një popull qe themeloi qyteterimet me te mëdha te antikitetit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #4 : Shkurt 28, 2009, 11:51:37 MD » |
|
Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç`simbolizon ai realisht? Masoneria është e mbushur me simbole magjike. Po ç` është një simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, është një imazh i cili fsheh një kuptim te brendshem ne vetvete, pra një imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vërtetë fshihet nga pamja, e cila sherben vetëm për kamuflim.
Po të egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojnë pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e kështu me rradhë. Shqiponja me dy koka është simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Për te është folur shumë sepse ajo ka një shperndarje te gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6) Qe ne momentin e pare, ne atë te emerimit, njerëzitë gabohen pasi ne dukje ajo është një shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kanë pikërisht këtë qëllim, te kamuflojne kuptimin. E vërteta është se ky imazh simbolizon një shpend tjetër, feniksin.
Ne Egjyptin e lashtë ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte një shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshtë sepse shqiponja ishte një shpend qe qëndronte përkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmëri fizike mes tyre. Kështu qe pati një nderrim te emrave, por simboli ruajti te njëjtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.
Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do të harrohej dhe simboli do të quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Një shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):
"Mes te lashteve egzistonin historira për një zog perrallor te quajtur feniks. Ai është pershkruar nga shkrimtaret e hershem si një zog qe i perngjan nga forma shqiponjës, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit është i mbuluar me pupla te purpurta, ndërsa pendet e flatrave i ka me ngjyrë blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka një rreth me ngjyrë te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet një tufe puplash me ngjyrë te ndezur.
Është besuar se ky shpend jeton për 500 vjet dhe gjatë vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej një feniks i ri. Për shkak te këtij simbolizmi fenksi është pare gjithmonë si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi është një nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kanë ne lashtesi.
Këto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo është edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithatë ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk është simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qenë fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian. __________________
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #3 : Shkurt 28, 2009, 11:51:03 MD » |
|
Simboli i Feniksit, një prej qenieve me mistike
Tregojne për te emrat e njohur te botës antike latine dhe greke Për të parë se ç`lidhje ka simboli i shqiponjës me dy koka me atë te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Në lidhje me feniksin kanë shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç`thonë dy prej tyre.
Sipas historianit latin, Ovid: Ovidi e përshkruan kështu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston një specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton një fole ne maje te një pemë arre apo palme.
Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to një fole ne te cilën vendoset dhe ndërsa vdes, nxjerr jashtë frymën e tij te fundit e cila përzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del një feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjatë sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."
Herodoti do të shkruante për Feniksin: "Një shpend tjetër i shenjtë është feniksi. Unë vete nuk kam pare ndonjë feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por është një shpend shumë i rrallë dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai është momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhësi."
Këtu shihet qartë se feniksi ka te beje me kultin e lashtë egjyptian te diellit. Shpjegimin e këtij simboli dhe lidhjen qe ka ky me atë te shqiponjës me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria është bazuar pikërisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.
çfare është Masoneria, ç`simbolizon, ku dhe si lindi ajo?
Filozofia materialiste e Egjiptit te vjetër vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se këtij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjallë brenda ne doktrinën kabaliste. Nga ana tjetër, një numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njëjtë dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne formë te shkolles se mendimit te njohur si "Hermeticizem". Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon kështu origjinen e kësaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:
"Ne Egjiptin e vjetër ekzistonte një shoqeri fetare qe la si trashegim një sistem te besimit dhe të menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne një nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirtërore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.
Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne këto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjetër dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag është shumë i qartë në lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjetër ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria është organizate shoqërore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjetër."
Edhe shumë autoritete te tjera masonike thonë se origjina e Masonerise është ne shoqëritë sekrete te kulturave te lashta pagane, siç janë ato nga Egjipti i vjetër dhe Greqia antike. Një mason i vjetër, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: çfare është sekrete e çfare jo?" shkruan: "Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te një shkencë te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e këtyre shkollave mistike ishin pranuar vetëm pas një periudhe te gjatë te studimeve dhe te riteve te pranimit.
Ne mesin e këtyre shkollave, e para qe mendohet te jetë hapur, ka qenë shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se këtij Zoti, rinise, luftës kundër erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Këto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne këtë mënyrë ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shumë efektive për shkak te pjesëmarrjes aktuale.
Vite me vonë, këto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale të njëjta dhe kur janë ne presion janë ne gjendje qe te jetojne ne mënyrë sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.
Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashtë dhe karakterit të tyre te veçante i cili kalon dorë me dorë si trashëgimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashëgimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me përdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjës me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #2 : Shkurt 28, 2009, 11:50:09 MD » |
|
Ngjyra e zeze e shqiponjës dhe kuptimi i saj
Ngjyrat e ndryshme te shqiponjës kishin te bënin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshëm, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.
Kështu me rradhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte për rangje me te uleta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder këto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjës mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bënte me rangun pasi te gjithë mbanin shqiponje te zeze ne beteje. __________________
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
Kallmeti & Lek Gjoka
|
 |
« Pergjigju #1 : Shkurt 28, 2009, 11:49:06 MD » |
|
Ja se ç`simbolizon shqiponja me dy koka
Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si simboli me i lashtë i botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë embleme dhe asnjë kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jetë i mbushur me një antikitet te tillë.
Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfare simbolizon ai ne te vërtetë, ku e ka zanafillen, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund te këtë lindur?
Këto dhe pyetje te tjera kanë qenë objekt i shumë studimeve te cilët janë bërë në lidhje me te. Një nga këto është ai qe shpjegimin në lidhje me simboliken e shqiponjës me dy koka e jep nëpërmjet okultizmit. Le të shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli ynë kombëtar, por mbi të gjitha le të shohim nëse është vërtetë simboli ynë dhe a jemi te sigurt nëse e dimë domethenien e tij?
Për te kuptuar se ç`simbolizon shqiponja me dy koka duhet të shikosh shumë larg ne lashtesi. Janë rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashtë qe tregon një shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).
Ne tempullin e vjetër summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet me te fuqishme te kulturës fenikase.
Pra lashtesia e këtij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qëndron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Është pikërisht ky detaj ai qe është edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kësaj embleme te lashtë.
Po si ka mundësi qe ky simbol i fuqishem i botës antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qëndronte ne te njëjtin rang, te ishte përsëri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te bëhej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndërsa kisha ortodokse edhe sot e kësaj ditë e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jetë edhe sot simbol i shumë shtetve, ushtrive e shoqerive?! Për te bërë një lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha përdorimi i këtij simboli, ne eren tonë dhe para eres sone.
Studiues te ndryshëm te cilët japin shpjegimin në lidhje me këtë simbol, janë dakort ne te njëjtën pikë. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetëm si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.
Prej kohësh është arritur ne perfundimin se ky simbol nuk është shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithë bota, por është një feniks, një shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Për te kuptuar se përse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dimë se çfare simbolizonin këta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.
Simboli i shqiponjës gjatë shekujve Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante një shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithë hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashtë, te cilët e trasheguan këtë te fundit nga pellazgët.) Për paganet, shqiponja, ajo natyralja (me një kokë), ishte një embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja është embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, është simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky është një simbol me origjinë Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rrallë". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.
Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja është pika nëpër te cilën rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shndërrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin për te kaluar ne botë te tjera.
Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me një kokë te bëhej simbol i Perandorise se Romes (me poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë). Besohet se flamuri i parë standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike ne te, kjo për te qenë ne kundërshtim me flamurin kombëtar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte një shqiponje te zeze te vendosur mbi një sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka për ne qiell.
Shamanet turq te Azise Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndertonin një shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për te treguar një gjë te tillë. Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.
Për te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne një trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.
Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kanë te njëjtin dinjitet. Është embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur një simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shumë popuj.
Shqiponjat janë te perdorura heraldike si ne formën e pikturave ashtu edhe ne atë te gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë te saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë perdorur si simbolika nga shumë vende.
Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qenë se ka një simbolike kaq te fuqishme, shqiponja është perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me një ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjës (si me një dhe me dy koka) është perdorur me shumë ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetëm ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), janë te pikturuara me sqepin, gjuhën dhe majat e flatrave me ngjyrë të ndryshme nga ajo e trupit. Një shqiponje mund te jetë e paraqitur me një apo edhe me dy koka dhe te paktën ne një rast (ne Gjermani) egziston edhe një variant ku shqiponja është me tre koka. Versioni i thjeshtë, ku dy kokat shohin ne drejtime te kundërta dhe shqiponja ka vetëm një trup, është edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i janë bërë si p.sh. kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.
Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnë ne njërën anë shqiponjen me dy koka dhe ne anën tjetër yllin e Davidit. Ndërsa shqiponja me dy koka e Bizantit është shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.
Një rast i veçante është edhe përdorimi i emblemes se shqiponjës me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky është një nga faktet më interesante?veçanerisht sepse bëhet fjale për periudhën e mesjetes. Dihet botërisht qe hebrejte, nuk kanë preferenca për te tjerët e kësaj botë, pasi konsiderojnë veten si popull i zgjedhur. Ne një doreshkrim Mahzor ( libër hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet një koleksion armesh, ku një shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithë shenjave te tjera.
Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjës me dy koka te sllavet. Ky simbol, një ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka është embleme shteti ne Rusi. Ajo është vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq për here të parë ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit për Sofiya Paleolog, për shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.
Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se tretë, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndërsa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Ne gjoksin e shqiponjës me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi një kale te bardhe duke vrarë një dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mirës mbi te keqen. Këtë ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qenë pjesë e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka përdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.
|
|
|
|
|
Identifikuar
|
|
|
|
|
|
|