Kallmeti Online
Shkurt 06, 2012, 08:55:40 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Mirsevini tek Forumi i Kallmetit Online !Kush deshiron qe te drejtoje forumin e Kallmetit online te dergoje e-mail me te dhenat personale tek administratori i websitit ne e-mail e meposhtem lgjoka2002@yahoo.com me te dhenat e tija personale(Tani jemi ne nje server te ri!)....Behuni pjese e vendlindjes suaj Kallmetit.. Per cdo regjistrim te ri duhet te merrni aprovimin
e administratori Lek Gjoka ne e-mail lgjoka2002@yahoo.com .Rregjistrimet nga antaret direkt jane te hapura perkohesisht.
Ju  faliminderit per bashkpunimin me Kallmetin Online!....
Stafi drejtues i websitit www.kallmeti.com www.lezhe.net
Gjithashtu mund te na vizitoni ne Facebook tek grupimi Kallmeti ne kete link   http://www.facebook.com/group.php?gid=53029729474&ref=ts)<!>
<div align=center><a href="http://www.shinystat.com" target="_top">
Blog counters" border="0[/url]

 
   Takime Forum   Ndihme Kerko Calendari Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Teme: Ikonografia Bizantine, Hyjnesha E Ilireve Rafigurimi i hyjneshes se Ilireve,  (Lexuar 1606 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #3 : Mars 01, 2009, 12:33:11 PD »

Primatia Ilire e Ohrit
(IUSTINIANA PRIMA) Në shek. V-VI

Azem QAZIMI

Tërë krahinat jugore ilire, që nga kufiri perëndimor i Maqedonisë së lashtë e deri në detin Adriatik, në vitin 148 para K., kur u krijua provinca Macedonia , duhet se ishin lënë ndën juridikisionin e administruesit maqedon ( praeses provinciae ), me seli në Selanik.

Kufiri etnik midis Maqedonisë dhe Ilirisë, që kalonte në lindje të territoreve të fisit ilir të Dasaretëve (Dassahtioi) përmendet në shekullin I prej Strabonit, te vendi Pilon, që gjendej ndanë Via Egnatia-s. Që prej kohërave pararomake, kjo rrugë lidhte brigjet e detit Adriatik, detit Egje dhe Detit të Zi. Ndanë kësaj rruge, afër Pilonit, gjendej qyteti më i madh i dasaretëve - Lihnidi ( LucnidoV, Lychnidus) buzë liqenit me po të njëjtin emër, qytet që, sipas Milan Shulflajit, qe ?zvilluar prej një kështjelle të fisit ilir të dasaretëve apo sesaretëve, që quhej Sassaripa?[1]. Edhe në shekullin II pas K., kur Ptolemeu shkroi Gjeografinë e tij, kufijtë perëndimorë të provincës së Maqedonisë ishin po ato që kishin qenë edhe në kohën e krijimit të saj.

Në vitin 295 pas K., Diokleciani bëri ndarjen e Perandorisë në dymbëdhjetë dioqeza, ?që aty nga fundi i shek. IV u bënë 14. Së fundi, në kohën e Konstantinit, perandoria u nda në prefektura në një mënyrë që çdo prefekturë përfshinte disa dioqeza e çdo dioqezë disa provinca. Nga ana e tyre, provincat vareshin nga dioqezat e dioqezat nga prefektura. (?) Fillimisht, shtrirja dhe vetë numri i prefekturave ishin tepër të papërcaktuara e të luhtashme dhe vetëm aty nga fundi i shek. IV kufijtë e tyre u përcaktuan me saktësi. (?) Prefektura mjaft e madhe e Lindjes ( Praefectura praetorio per Orientem ), e formuar nga pesë dioqezat e Egjiptit, Lindjes, Pontit, Azisë e Thrakës, përfshirë Egjiptin me Libinë (Cirenaikën), Azinë e Vogël dhe Thrakën. Më vonë asaj iu shtua prefektura ilirike ( Praefectura praetorio per Illyricum ), që përfshinte dioqezat e Dakisë e të Maqedonisë, me një fjalë Greqinë dhe pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik. (?) Prefekti i pretorit për Lindjen, që e kishte selinë në Konstantinopojë dhe prefekti i pretorit për Italinë, ishin funksionarët më të lartë të perandorisë; ata ndiqeshin nga prefekti për Ilirikun, që e kishte selinë në Selanik, dhe nga ai i Galive?[2].

Provinca e Maqedonisë ishte pjesë e dioqezës së Mizisë. Pa kaluar shumë kohë, dioqeza e Mizisë u nda në dy dioqeza - Macedonia dhe Dacia. Fillimisht, në dioqezën e Maqedonisë bënin pjesë provincat e Akaisë, Epirit dhe Maqedonisë. Më vonë u bënë ndryshime edhe në provincën e Maqedonisë. Dihet se prej saj u nda provinca e Thesalisë dhe, sipas disa autorëve, në të njëjtën kohë, edhe provinca e Epirit të Ri (sipas F. Papazoglut diç më vonë), brenda kufijve të së cilës ndodhej edhe qyteti i Lihnidit. Kryeqytet i kësaj province ishte Dyrrhachium-i, kurse selia e dioqezës së Maqedonisë gjendej, pra, në Thessalonica.

Po përmbledhim në pak fjalë sa thamë më sipër: në gjysmën e parë të shek. IV, Konstantini i Madh, i cili në vitin 313, me Ediktin e Milanos, legalizoi zyrtarisht veprimtarinë e krishterimit, dhe themeloi Kishën e Krishterë si pushtet brenda shtetit, ndau perandorinë në katër krahina-prefektura të mëdha. Dioqeza ekzistuese maqedonase me provincat Thessalia, Achaia, Ephyrus Vetus, Ephyrus Nova, Macedonia Prima dhe Macedonia Secunda, bënte pjesë në prefekturën e Illyricum-it. ?Kryeqyteti i Illyricum-it ka qenë në fillim Sirmium-i dhe, kur ky u shkatërrua nga barbarët, Selaniku dhe më pas Ohri (E para Justinianë)?[3].

Ekzistojnë edhe burime të tjera letrare e epigrafike, të cilat na japin të dhëna më të vjetra për ekzistencën e provincës së Epirit të Ri. Burimi më i vjetër, në bazë të të cilit mund të flasim për shkëputjen nga provinca e Maqedonisë, është Itinerarium Burdigalensis , vitet 333-334, me të dhëna të ndryshme nga koha pas vdekjes së Konstantinit. Në këtë burim, në regjistrin e stacioneve, në lindje të stacionit Lihnid është shënuar ?finis Macedoniae et Ephyri?. Pas këtij burimi, shfaqet Laterculus Veronensis , regjistri i provincave, i hartuar në vitin 358, i cili na njofton se provinca e Maqedonisë kufizohet në perëndim me provincën e Epirit të Ri. Breviariumi i Rufus Festus-it, që i kushtohet perandorit Valens, është burimi më i vjetër që dëshmon për ekzistencën e dioqezës së Maqedonisë. Në këtë tekst numërohen dhjetë provincat që i përkasin dioqezës së Maqedonisë, midis të tjerave Theslia, Akaia, Maqedonia, Prevalitania dhe dy Epirët. I fundmi i atij vargu burimesh nga shek. IV është Notitia Dignitatum , hartuar aty nga fundi i këtij shekulli, që tregon se në krye të dioqezës së Maqedonisë gjendej një vicarus , në krye të provincave të Maqedonisë dhe të Kretës një consularis , kurse në krye të provincave të Thesalisë, Epirit të Vjetër dhe të Ri një praeses .

Një mbishkrim përhirues, kronologjikisht më i afërm me Itinerarium Burdigalepsis -in, që u kushtohet Konstantinit I August, Konstantinit II Cezar dhe Konstancit III Cezar, thotë se është ndërtuar nga Sofronius-i, që ka qenë ?praeses provinciae Novae Ephyri?.

Ekziston edhe një burim tjetër, pak më i vonë, me gjasë nga koha e fillimit të mbretërimit të Justinianit, që jep të dhëna të rëndësishme për këtë provincë: Sinegdemos -i i Hieroklo-it. Duke numëruar provincat e prefekturës së Illyricum-it, ai përmend edhe Ephyrus Nova, kryeqyteti i të cilit ishte Dyrrahu. Në krye të asaj province gjendej consularis -i, kurse provinca Ephyrus Veta qeversisej nga një praeses .

Kështu, sipas burimeve, mësojmë se provinca e Epirit të Ri u krijua në gjysmën e dytë të shek. IV, me seli të qeveritarit në Dyrrah, i cili fillimisht mbante titullin praeses , kurse më vonë consularis . Brenda kufijve të kësaj province bënte pjesë edhe qyteti Lihnid.

Vitet e bujshme të periudhës pasdiokleciane, kanë lënë gjurmë edhe në këtë krahinë. Siç dihet, Licini, në kohën e sundimit të përbashkët me Konstantinin, pas ngadhnjimit mbi maqedonasit më 312, qeveriste tri dioqezat europiane: Panoninë, Thrakinë dhe Maqedoninë. Pa kaluar shumë kohë, këto krahina i mori Konstantini, që në vitin 324 gjeti mënyrën për ta eleminuar përfundimisht bashkësunduesin e vet.

Gjysma e dytë e shekullit IV, për pjesën lindore të Perandorisë, ishte tejet e paqëndrueshme. Po kështu edhe për Epirin. Nga njëra anë, për shkak të përleshjeve fetare, kundërvënia ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit u thellua edhe më. Nga ana tjetër, valët e Dyndjeve të popujve, shkaktuan ndryshime të mëdha në Perandori. Teodosi i Madh, i cili arriti që për një kohë të shkurtër të bashkonte Perandorinë në vitin 395, duke lënë pasardhës dy djemtë e tij, kreu ndarjen përfundimtare: midis Lindjes dhe Perëndimit u vu një kufi historik. Në emër të djemve të tij të mefshtë, sundonin ministrat e tyre, në Perëndim magister militum -i Stilikon, kurse në Lindje prefektus pretoria Rufin. Ishte e diskutueshme çështja e kufirit midis dioçezave të Maqedonisë dhe Dakisë, të cilat që në krye i përkisnin Perandorisë Perëndimore Romake. Pasi e shfronësoi Rufin-in, Stilikon-i hoqi dorë edhe nga dy dioqezat e sipërpërmendura, të cilat u bënë pjesë integrale të Perandorisë Lindore. Ky ndryshim, me gjasë, ndodhi në vitin 396.

Selia e prefekturës ilire ishte Sirmium-i. Këtë rol luajti edhe për një farë kohe pas ndarjes së Perandorisë, ngase me pushtimin e barbarëve, ai mbeti i ndarë nga Perëndimi.

Në fillim të shekullit V, kur veprimi antigjerman në Lindje arriti të dëbojë gotët me Alarikun në Itali, filloi një periudhë relativisht e qetë, tejet domëthënës për lulëzimin e Perandorisë. Në shekullin V, për shkak të invazionit të Atilës, prefekti i prefekturës së Ilirikumit, u detyrua të largohet nga Sirmium-i, duke zgjedhur Selanikun për rezidencë të re. Edhe më tej Selaniku do të mbesë qyteti i dytë në Perandorinë e Lindjes.

Gotët shfaqën në Ballkan në shek. III; ata mbërritën në Selanik. Me sa duket në atë kohë nuk depërtuan në perëndim të provincës së Maqedonisë. Në gjysmën e dytë të shek. V,
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #2 : Mars 01, 2009, 12:30:46 PD »

Teorite E Prejardhjes Se Ilireve Ne Ballkan
Debati per prejardhjen dhe gjenezat e Ilireve, eshte saktesuar. Iliret jane nje nga popujt me te vjeter te Evropes.

Per grupin ilir verior ka dhene kontribut te vecante arkeologu Alojz Benac, i cili favorizon nje autoktonizem te ilireve. Ne pikepamje te perafert edhe Gimpera e mbeshtet teorine e Benacit, por duke perfshire ne kete proces edhe bartesit te kultures se Lushices nga Veriu. Teoria e autoktonizmit ilir perfaqesohet sot nga dijetaret shqiptare si Prendi, Korkuti, Ceka, Selimi etj. dhe zbulimet arkeologjike ne prehistori, ne kulturen paraqytetare ilire dhe sidomos konceptimi me i kompletuar rreth ceshtjeve te tilla si qyteti ilir, shteti ilir pa harruar komponentet e artit, te botekuptimit etj, kane krijuar nje epoke te re ne shkencen per iliret.

Emri "Europa" nuk eshte i epokave prehistorike te largeta por nje krijim antik relativisht i vone., Europa qe nje figure e mitologjise greke lokalizuar ne nje province te Thrakise afer Andrianopolit. Edhe emri "lind" nuk ka ekzistuar si dhe emri "europain" per te kaluaren zanafillese te kontinentit tone. Dicka me i lashte eshte emri "arian" qe perfshinte dy deget e iranasve te vjeter dhe te indasve te vjeter.

Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone

Nder teorite e shumta te prejardhjes se ilireve ne Ballkan spikat ajo qe i lidh bartesit e kultures se fushave me urna te Europes Qendrore me Iliret. Kjo teori thote se bartesit e kesaj kulture te kontinentit kane levizur drejt Jugut ne shekujt XII IX para eres sone (dyndjet dorike, egjeane apo paneno ballkanike), duke u perzjere, apo zhvendosur shume popullsi anase, duke krijuar nje tablo te ndryshme etnologjike.

Kultura e fushave me urna (urnenfelderkultur) dhe vecmas dega e saj e quajtur kultura e Lushices (rajon ne Gjermani) u mbiquajt e ilireve nga arkeologu Gustav Kosina e me pas u pasua nga Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny. Ketu procesi konceptohet si nje hop cilesor i protoilireve ne ilire dhe qe shkaktuan dyndjen e madhe dorike ne ate qe quhet ne shkence ende "Dark Age". Shkolla e Kosines ftillezoi te ashtuquajturin panilirizem qe me te drejte Vittore Pizani e quajti si 'nje semundje"

***

Nje teori tjeter ishte ajo e arkeologut Karl Shugard, qe bartesit e qeramikes neolitike thrakase i quajti parailire (Urillyrier).

Nga ana tjeter Vladimir Gjeorgjievi mbron tezen se krijuesit e kultures kreto mikenase qene protoiliret, qe edhe paniliristi me i madh Hans Krahe e vleresoi si nje fantazi te thjeshte. Per te treguar se sa shume skajuan deri ne absurd teorite e prejardhjes se ilireve le te permendim edhe dijetarin Robert Heine Geldern, i cili ne vitin 1951 botoi nje teze, qe iliret dikur rreth shekullit te IX VIII para eres sone morren pjese ne nje dyndje qe coi deri ne Mongoli, Kine dhe ne Indi (?!)

***

Pikepamja e zhvilluar nga arkeologet shqiptare ne gjysmen e shekullit te XX ka krijuar teorine e formimit te ilireve dhe te kultures ilire ne vend pa nderprerje, pra, kjo shte teoria e autoktonise. Ne kete kuptim teza qe i lidh iliret me bartesit e kultures se fushave me urna bije, ose zbehet. Gjithashtu te dhenat arkeologjike flasin se dyndja oanono ballkanike nuk e ka perfshire pjesen perqndimore te gadishullit ballkanik, pra edhe teritoret e Shqiperise.

Etnogjeneza ilire nuk duhet pare vetem ne lidhjen me dyndjen panano ballkanike, pavaresisht nga disa ndikime te saj. Kjo dyndje e cilesuar indoeuropiane ne fundin e mijevjecarit te trete para eres sone ndikoi ne kultura neolitike te Ballkanit, po nuk eshte totalitare per territorin shqiptar te sotem. Etnosi ilir i krijuar ne epoken e bronxit eshte edhe nje unitet, qe ka brenda diversitet dhe pergjithesisht sot nenvizohen dy grupe te medha kulturore ilire: ai jugor dhe ai verior.

***

Per grupin ilir verior ka dhene kontribut te vecante arkeologu Alojz Benac, i cili favorizon nje autoktonizem te ilireve. Ne pikepamje te perafert edhe Gimpera e mbeshtet teorine e Benacit, por duke perfshire ne kete proces edhe bartesit te kultures se Lushices nga Veriu. Teoria e autoktonizmit ilir perfaqesohet sot nga dijetaret shqiptare si Prendi, Korkuti, Ceka, Selimi etj. dhe zbulimet arkeologjike ne prehistori, ne kulturen paraqytetare ilire dhe sidomos konceptimi me i kompletuar rreth ceshtjeve te tilla si qyteti ilir, shteti ilir pa harruar komponentet e artit, te botekuptimit etj., kane krijuar nje epoke te re ne shkencen per iliret.

***

Trinomi pellazget iliret shqiptaret paraqitet ne nje drite te re. Po edhe eshte i paplotesuar, plot te vjetra e te reja. Sidomos karakteri gjenetik i filiacionit te shqiptareve nga iliret eshte nje problem, ku arkeologjia ka dhene nje material bindes dhe hedh poshte tere pseudo teorite e politizuara shoviniste, qe mohojne karakterin sutokton te shqiptareve ne trojet e tyre historike.

***

Gimpera ne sythin e librit te tij te quajtur "Iliret, thraket, daket" jep gjykimet vetiake te jehonizuara nga dijetare te tjere paraardhes ose bashkekohes. Gimpera ve ne reliev faktin se ne marredheniet me popujt e tjere te Europes Qendroire problemi i popujve danubiane dhe ballkanike "shtrohet ne menyre te ndryshme"

***

Kosina e kish quajtur kulturen luzasiane si qyteterim ilir verior 'karpo dak" ne lidhje me kulturen e popujve danubiane. Ky percaktim deshtoi ne vertetesine e vet (arkeologjikisht). Lidhjet e kultures se Luzases me venetet, (te dalluar perfundimisht nga iliret ndryshe nga c'i kishin quajtur ilire me pare) solli nje ndryshim te fokusit te problemit ne fjale. Kalimi nga epoka e bronxit ne ate te hekurit (ne disa shekuj) beri te shfaqen grupe te reja historike te dakeve, ilireve dhe thrakeve.

***

Iliret perfaqesonin nje kulture etnike, ku qene asimiluar rezultatet e kulturave neolitike te zones dinarike te Ballkanit Perendimor si dhe nje element te forte te huazuar nga popujt alpine, ndoshta te dalluar nga ata qe jane indoeuropiane ne karakteristike, duke u indoeuropianizuar ndermjet marredhenieve e ndikimeve indoeuropiane te mirefillta, duke asimiluar edhe ndikimet e depertimet e kultures luzasiane.

***

Sic shihet me siper teza e Gimperes i takon grupit ilir verior dhe ne raport me germimet arkeologjike te bera ne Ilirine e Jugut ajo ka nje mangesi te materialit arkeologjik qe nuk kishte se si ta njihte Gimpera kur po e shkruante librin e tij.

***

Ne sythin "Dyndjet e kelteve keltet dhe iliret" Gimpera thekson se venetet nuk kane qene ilire te mirefillte nga ana tjeter kultura e LKuzaces nuk ka qene teresisht venete. Kurse Qyteterimi Halshtatian ka nje personalitet te forte dhe duhet te identifikohet me popujt ilire historike.

***

Keta popuj ilire arriten nje zhvillim te dukshem dhe permes Adriatikut me sakte ne brigjet perendimore dhe lindore te Adriatikut krijuan nje komunuelth, sepse grupet etnike te japigeve dhe te mesapeve ne Italine e Jugut ose daunet, jane te afert me iliret, ose te identifikueshem me iliret.

***

Gjeneza e popujve indeuropiane eshte edhe gjeneza e gjuheve te tyre. Eshte kjo nje e vertete aksiomatike. Per problemet e gjenetizmit ne fat jane shume te komplikuara dhe aspak te thjeshta.

Zbulimi i afersise se gjuheve indoeuropiane u be ne shekullin e XIX dhe qe nje nga zbulimet me madheshtore te mendjes se njeriut.

Historia e gjuhesise indoeuropiane do te qe ndryshe nese do te kishim dhe tekste te gjuheve te zhdukura si ilirishtja, thrakishtja etj. Mundet qe ne biblioteken e Aleksandrise qe u dogj, ka patur vepra te ketij lloji.

***

Ne komedite e Aristofanit del ndonje nga personazhet te ashtuquajtur "barbare" ndonje tribal, ose thrak e shqipton fjale te cuditeshme, te pazberthyeshme. Po faktet gjuhesore te gjuheve te zhdukura nuk i kemi fatkeqesisht ne dore.

***

Vetem ne mesjete qysh me poetin gjenial Danten, qe ne shekulin e XII, qe vuri pika afrimi midis italishtes dhe latinishtes e me pas me Filip Sasetin ne shekullin e XVI, qe udhetoi ne Goa te Indise dhe vuri re se fjale te indishtes lidheshin me fjale te italishtes (psh indisht "sarpa" ose "diva" dhe italisht "serpente" dhe "dio" perkatesisht "gjarper" dhe "zot") u arrit ne nje baze konceptuale per nje gjuhesi te shkolles krahasimtare per hetimin e marredhenieve te gjuheve indoeuropiane, qe sidomos u shtjellua separi nga Ulliam Xhons (1746 1794).

***

Me Franc Bobin (1791 1867) qe botoi vepren e pare ne 1816 te gjuhesise se mirefillte indoeuropiane nis argumentimi sistematik i shtjellimeve dhe afersive gjenetike te gjuheve ne fjale. Ne 1854 Bobi boton vepren "Mbi shqipen dhe lidhjet e afersise se saj me gjuhet e tjera indeuropiane" ne 1854, duke percaktuar dhe gjuhesine shkencore te gjenezes dhe te zhvillimit te shqipes duke bere nje pune pionieri. Mbicmimi i sanskrishtes nga Bobi e coi ate ne mendimin e nje gjuhe meme nga rrjedhin gjuhe te tjera bija.

***

Termi "indeuropian" ka historine e vet. Bobi kete term e mori nga August Slegeli (1821 1868), i cili ne vepren themelore "Kompedium i gramatikes krahesuese te gjuheve indogjermane" identifikonte termin "indoeuropian' me termin "indogjerman" Kjo sinonimi, qe ne fakt e sforcuar e mjaft e kerkuar. Ne fakt te dy termat ne fjale nuk kane konsistence historike e jane konvencionale.

***

Emri "Europa" nuk eshte i epokave prehistorike te largeta por nje krijim antik relativisht i vone., Europa qe nje figure e mitologjise greke lokalizuar ne nje province te Thrakise afer Andrianopolit. Edhe emri "lind" nuk ka ekzistuar si dhe emri "europain" per te kaluaren zanafillese te kontinentit tone. Dicka me i lashte eshte emri "arian" qe perfshinte dy deget e iranasve te vjeter dhe te indasve te vjeter.

***

Termi 'indoeuropian" u perdor se pari nga dijetari T.Young ne vitin 1813. Termi i mesiperm si dhe termat e perafert eshte nje rindertim e koncept emertues i dijetareve, qe donin te perfaqesonin nje bashkesi popujsh dhe gjuhesh te vecante.
***

August Shlegeli i perkiste biologjizmit gjuhesor. Qe ithtar i darvinizmit linguistik.Konsiderimi i gjuhes si organizem i gjalle nuk qe i drejte e shpejte do te braktisej sepse qe aprioristike. Gimpera ne librin qe kemi ne dore flet gjere per teorite gjuhesore te indoeuropianishtes. Ne fakt gjuhesia i ka nderlikuar shume hipotezat e veta.

***

Sigzmund Fajst (1913 1914) parashtroi nje teze "heretike" qe e perkrahu dhe ZMeteja ne France, qe gjermanet nuk kane qene nje popull indoeuropian ne fillim e me pas qene indoeuropianizuar, duke perjashtuar qe atdheu i indoeuropianeve ka qene Veriu i Europes, sic mendonte Kosina.

***

Ne te kundert Krecmeri e kerkon tere origjinen e indoeuropianeve ne Europen Veriore e Qendrore. Po nderkohe ai godet vdekshem teorine gjenealogjike.

***

Mejeja hedh poshte nje rindertim te indoeuropianishtes primitive. Ne shenimet e shumta te Fan Nolit ka edhe konspekte te shkrimeve gjuhesore te Mejese, sidomos per periudhen paraindoeuropiane.

***

Benvenisti sakteson se gjuha tokarishte i perket nje grupi arkaik indoeuropian duke bere te njohur rendesine e tokarishtes per tere gjuhesine indoeuropiane.

***

Trubeckoi kritikon besimin kultik ne nje gjuhe zanafillese, pra, ne gjuhen meme. Edhe Krahe e ka quajtur absurd supozimin e nje gjuhe dhe nje populli origjinar qe nga mijevjecari i trete para eres sone. Gjuhet ne kete cak kohor qene nje gjendje fluide. Po Krahe qe krijues i teorise paniliriste kaq ne mode ne vitet 30' te ketij shekulli. Nga fundi i jetes Krahe e modifikoi kete teori absolutiste dhe foli per grupe te nje indoeuropianishte primitive, arkaike. Kete gje e mbeshtet edhe Krecmeri e me pas dhe kryembrojtesi i ilirizmit te topomise se Europes Qendrore Pokorny.

***

Te tere keto teori Gimpera i paravendos ne menyre kritike. Ketu eshte vendi te theksojme se shkaterrimi dhe renimi i teorise se panilirizmi me te drejte nuk duhet qe te bente [per te shkruar ne nje skajim absurd te skepticizmit hiperpozitivist ndaj problkemit ilir dhe ilirishtes, sic u be ne dhjetecaret e fundit te shekullit te XX> E verteta per iliret dhe ilirishten qendron ne mes. Larg skajeve te mbivleresimit dhe te nenvleftesimit. Kjo gje nuk ka qene dot nje objekt i vemendjes shkencore te Gimperes.
***
Per ta bere me te kuptueshem e me te lexueshem librin enciklopedik te Gimperes, dua te flas pak edhe per teorine e origjinen e ilirishtes dhe te shqipes sipas prof.Eqrem Cabejt. Ne paleontologjine ballkanike problemi i Ilirishtes eshte i nje rendesie te vecante. Cabej me te drejte ve ne spikame faktin se elementet e lashte qe mbijetojne ne gjuhen shqipe spjegojne edhe ilirishten ga e cila ruhen vetem disa glosa dhe toponime. Pra, rindertimi i ilirishtes eshte jashtezakonisht i veshtire dhe ben nje "algjeber gjuhesore" te nje sfondi me mjaft te panjohura.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« Pergjigju #1 : Mars 01, 2009, 12:27:57 PD »

Zbulohet përkrenarja e rrallë ilire

Një përkrenare ilire e shekullit të VII- të para Krishtit, e zbuluar rastësisht 3 ditë më parë teksa një grup punëtorësh po punonin në Rrugën e Arbrit, është kthyer në një histori grabitjesh e hetimesh policore. Në të vërtetë, gjatë atyre gërmimeve janë gjetur dy përkrenare dhe sende të tjera arkeologjike. Por përkrenarja në fjalë, para tri ditësh u zhduk pa gjurmë. Njëri prej punëtorëve e kishte marrë në shtëpinë e tij dhe deklaroi se pasi iu duk pa vlerë, e kishte hedhur në plehra dhe fëmijët e kishin marrë për skrap. Por në të vërtetë, ai e kishte mbajtur gjatë gjithë kohës në shtëpi objektin e rrallë. Dje, policia e Fierit ka mundur të posedojë këtë përkrenare, duke u hapur rrugë hetimeve për sendet e tjera që mund të jenë marrë nga varri antik.
Ngjarja
Ngjarja e ka fillesën pak ditë më parë, kur firma e ndërtimit, e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, po punonte në zonën e fshatit Sofraçan. Makineritë, duke gërmuar për shtrimin e rrugës, kanë pikasur disa pllaka varri, që punëtorët i kanë larguar tutje për të parë se çfarë kishte brenda tyre. Pikërisht në atë vend, një nga punëtorët e firmës ka gjetur dy përkrenare bronzi, të ruajtura në kushte mjaft të mira. Fillimisht, pas heqjes së pllakës, punëtorët kanë gjetur një përkrenare, të cilën e ka marrë njëri prej këtyre të fundit. Më vonë, aty janë afruar edhe punëtorët e tjerë, të cilët kanë nisur të gërmojnë në varrin arkeologjik. Një tjetër punëtor, Ruzhdi Bitri ka gjetur një tjetër përkrenare, duke e mbajtur nën kujdes, pasi sipas tij ajo përbën një vlerë kombëtare.
Fill pas kësaj, interesi i banorëve dhe punëtorëve të tjerë është rritur dhe nga ndërhyrje të shumta varri antik është dëmtuar rëndë. Menjëherë pas njoftimeve të para, policia ka ndërhyrë dhe ka marrë në mbrojtje varrin antik. Megjithatë, ende nuk dihet nëse janë shpëtuar gjithë sendet me vlerë të këtij varri, apo janë bërë objekt vjedhjeje. Autoritetet policore kanë ngritur dyshimet se bashkë me përkrenaret mund të ketë pasur edhe shtiza luftëtarësh, për të cilat mendohet se mund të jenë vjedhur.
Gjetja e përkrenares
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë Fier pohojnë se sigurimi i përkrenares është kryer pas publikimit të emrit të punonjësit të firmës e cila kryente edhe punimet në rrugën e sipërcituar. Sipas burimeve zyrtare policore, mësohet se si fillim është bërë identifikimi i emrit të autorit që e kishte gjetur, i cili përkonte me banorin e fshatit Vajkan të komunës Mbrostar, rrethi Fier, 25-vjeçarin Florenc Hatia. Më pas policia i është drejtuar banesës së Hatisë. Edhe pse ky i fundit kishte pohuar dy ditë më parë se e ka hedhur përkrenaren në një kosh mbeturinash shumë pranë shtëpisë, e që më pas prej andej e morën një grup fëmijësh që e shitën për skrap, gjatë ushtrimit të kontrollit nga ana e efektivëve blu të Fierit është mundur të gjendet e të sekuestrohet sendi me vlerë për nga vitet e krijimit, por jo nga përmbajtja dhe materiali i tij. Burimet policore bëjnë të ditur gjithashtu se ndaj Hatisë nuk ka nisur asnjë proces hetimi, ndërkohë që denoncimin për humbjen e përkrenares e ka bërë Instituti i Arkeologjisë në Tiranë. Prej Institutit të Arkeologjisë është sinjalizuar paraditen e djeshme edhe arkeologu i Fierit, Lami Koçi. Koçi pasi ka marrë një kontakt me krerët e Drejtorisë së Policisë Fier, të cilët e kanë siguruar për gjendjen e mirë të përkrenares. Mësohet prej policisë se "Florenc Hatija kishte kërkuar sasi të madhe lekësh për ta dorëzuar atë. Madje edhe gjatë pyetjeve që iu është nënshtruar në polici, Hatija ka këmbëngulur tek kjo kërkesë". Përkrenarja prej bronzi peshon 800 gramë. Ajo i përket periudhës së shekullit të VII para erës sonë. Pas gjetjes nga gërmimet dhe humbjen e saj, ajo hapi një polemikë të madhe, e cila u mbyll sot me sigurimin e saj në policinë e Fierit e më pas në Institutin Arkeologjik.
Identifikuar
Kallmeti & Lek Gjoka
Administrator
Hero Member
*****
Gjinia: Mashkull
Postime: 1010

albkallmeti@msn.com lgjoka2002@yahoo.com
Shiko Profilin WWW Email
« : Mars 01, 2009, 12:26:58 PD »

Ikonografia Bizantine, Hyjnesha E Ilireve
Rafigurimi i hyjneshes se Ilireve, deshmi madhore e identifikimit etnik. Kemi te bejme me nje embleme te patjetersueshme ne Antikitetin e Vone. Nje mbijetese.
Ne 1989 une studioja ne nje burse franceze per arkeologjine ne biblioteken e "L'ecole Francaises" ne Palaco Faranesse ne Rome. Aty gjate gjurmimeve me ra ne dore nje liber me titullin latin "Notitia Dignitatum" ("Lista e rangjeve"), ne te vertete titulli i plote i librit qe "Notitia Dignitatum tam civilium quam militarium", me shtesen "In partibus Orientis" dhe "In partibus Occidentis", nga leximi i ketyre titujve kuptohet se behet fjale per listen e gjithe rangjeve civile dhe ushtarake te kohes se Antikitetit te Vone ne perandorine e Lindjes dhe te Perendimit te Bizantit.

Pse pikerisht ky blatim hyjnor i natyres paqesore eshte pjese perberese e kesaj Hyjneshe? Pikerisht ky blatim i bukes ose i frutave shpreh idene e begatise dhe te pjellorise dhe vetekuptohet te paqes se jetes. Ky konceptim paqesor eshte gati ne kontradikte me tere rafigurimet e tjera, te perfshira ne librin per te cilin po flas, qe kane karakter te mirefillte ushtarak dhe burokratik shteteror. Kemi te bejme pra me nje Hyjneshe, e cila respekton kultin e Nenes se Madhe dhe premtimin e nje politike te bashkejeteses ne njesine e madhe administrative te Ilirikut.

Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone

Panteoni pagan ilir eshte nje teme studimore me vete, tejet e veshtire dhe qe mund te dimensionohet nga dy burime: nga te dhenat e autoreve antike, qe kane shkruar mbi iliret dhe Ilirine si dhe nga materiali arkeologjik, jashtezakonisht i pasur ne tere territorin ilir, kryesisht ne Ilirine e Veriut dhe ne Ilirine e Jugut, pa harruar ne asnje menyre trevat ilire epirote.

***
Botimi i kataloguar i gjithe ketyre materialeve kerkon nje pune kolosale. Pergjithesisht me nxjerrjen ne reliev te te dhenave te rendesishme per kulturen mitologjike te ilireve jane marre disa shkencetare te huaj te formatit te madh si p.sh. Karl Pac dhe Kretshmer. Ne nje studim sintetik ka bere ne vitet 30 te shek.XX edhe dijetari shqiptar Eqrem Cabej. Nje pune pionieri ne hulline mitologjike ka bere padyshim edhe Dr.Zef Mirdita, dijetar shqiptar, qe sot jeton ne Zagreb. Edhe une autori i ketyre rrjeshtave kam botuar dy libra: "Aspekte te mitologjise ilire" (ne shqip dhe ne frengjisht) dhe "Panteoni Ilir".

Kam botuar dhe disa studime te tjera ne menyre te vecante per figurat kryesore pagane ilire per dyshen dioskure, hyun Medaur te luftes dhe te shtetit ilir dhe hyun Redon te detrave dhe te kulteve te ujrave. Padyshim, qe jemi larg struktures se nje bote te organizuar te mitologjise ilire. Une, per here te pare jam munduar te realizoj studimin e nje hullie te re ate te kulteve dhe te emrave mitologjike greke, qe ne territorin ilir kane patur zhvillime te vecanta, kane fituar nje jete te re te sinkronizuar, te ndermjetme, duke krijuar saga mitologjike te nderthurura iliro greke dhe me vone edhe iliro romake. Per te qene me te sakte, dua te shtoj se rafigurimet dhe objektet e kultit pagan dalin qarte ne territorin ilir, qe ne epoken historike, kryesisht me nje koleksion te madh, per fat te keq pak te njohur dhe te botuar te terrakotave te kulteve te matriarkatit, qe paraqesin femra nudo, me pjese te shperpjestuara te trupit, qe simbolizojne kryefiguren e matriarkatit Magna Mater, d.m.th. Nenen e Madhe.

Simbolizimi femeror, venia ne qender te botes mitologjike te figures se femres ka te beje me idene e pjellshmerise dhe te vijimesise se jetes. Mitologjia ka lindur ne matriarkat dhe ne tere epokat e mevonshme eshte modifikuar dhe transformuar duke e mare perparesine me vone simbolizimi mashkullor, figura e mashkullit behet kreu i Panteonit mitologjik, duke treguar keshtu triumfin e patriarkatit mbi matriarkatin. Por ky eshte konvencional dhe asnjehere absolut. Ne te vertete, figurat zoteruese femerore te matriarkatit kane nje mbijetese te hatashme, gje qe vihet re edhe sot ne gjuhe. Fjala vjen ne themi "Nena Shqiperi" ose "Memedhe" cka tregon, qe simbolet e matriarkatit nuk mund te zhduken, ndonese nuk mund te absolutizohen.

Dua te perqendrohem ne nje figure emblematike dhe heraldike, qe perfaqeson Ilirikumin, emer administrativ, i njeres prej provincave me te medha te perandorise bizantine ne shek.IV pas Krishtit. Ne 1989 une studioja ne nje burse franceze per arkeologjine ne biblioteken e "L'ecole Francaises" ne Palaco Faranesse ne Rome. Aty gjate gjurmimeve me ra ne dore nje liber me titullin latin "Notitia Dignitatum" ("Lista e rangjeve"), ne te vertete titulli i plote i librit qe "Notitia Dignitatum tam civilium quam militarium", me shtesen "In partibus Orientis" dhe "In partibus Occidentis", nga leximi i ketyre titujve kuptohet se behet fjale per listen e gjithe rangjeve civile dhe ushtarake te kohes se Antikitetit te Vone ne perandorine e Lindjes dhe te Perendimit te Bizantit. Ky liber eshte botuar, ose me sakte ribotuar ne tekstin integral latinisht me 1876.

Libri nuk ka autor, por mendohet se eshte perpiluar nga administrata e larte bizantine ose kancelaria perandorake gjate viteve 390 dhe 437 pas Krishtit. Ky liber eshte burimi kryesor per njohjen e parimit administrativ dhe ushtarak te perandorise bizantine ne dy pjeset e saj. Per historine tone te lashte te ilireve dhe shqiptareve ka nje rendesi te posacme gjysma e pare e ketij libri, ku rreshtohen rangjet civile dhe ushtarake te krahinave te Lindjes. Ne njihemi me te dhena te rendesishme per rangjet administrative dhe ushtarake ne Iliri, permenden edhe shume lokalitete, sidomos te brezit kufitar danubian, ku ishin vendosur njesi te shumta ushtarake ilire. Lista e Rangjeve eshte nje nga burimet me te rendesishme, qe hedh drite mbi ndryshimet etnike, qe ndodhen ne territorin e Ilirikut ne periudhen e vone antike.

***
Pikerisht ne kete liber une kam gjetur nje katalog vizatimesh dhe grafikash te ilustruara, qe paraqesin ne menyre figurative simbolet perkatese te rangjeve te larta dhe ajo me e cuditshmja dhe me e hatashmja eshte vete paraqitja figurative antropomorfe e figures se Ilirikut ne trajten e nje femre te re, cka perben nje nga simbolet me te medha te qenesise dhe ekzistences ne koleksionin bizantin te heraldikes per iliret. Krahina e Ilirikut si nje njesi administrative kolosale ka nje shtrirje gjeografike, qe nga pjesa veriore e Ilirise, nga kufijte lumore danubiane dhe deri ne pjesen veriore te Epirit. Per hir te vertetes shkencore ne kete njesi administrative, ku zoteronin si popullsi autoktone iliret, kishte te nderthurrur dhe te nderfutur edhe popullsi te tjera etnike.

Pra, kemi nje mozaik popujsh, por mos harrojme qe emri kryesor emertues ka te beje me emrin etnik te lashte iliret. Ka studiues qe mendojne, qe emri Ilirik nuk eshte gje tjeter vecse ne zanafille nje ringjallje ne kohera te tjera e shtetit te vjeter te vjeter te Ilirise ne epoken helenistike deri ne pushtimin romak. Studimet e Fanula Papazoglut, por edhe te historianit te ndjere shqiptar Selim Islamit, flasin per strukturen shteterore te tipit monarkik ilir si shteti me i madh ne Ballkan deri ne shekullin e II para Krishtit. Historia e shtetit ilir, sic ja ka vene ne dukje edhe ilirologu me i madh i Evropes, qe jeton sot, shqiptaro kroati Aleksander Stipcevic, ka patur nje jete politike te rendesishme ne gadishull dhe ne ndryshim nga shtetet qytete te tipit polis te Atikes, te Korintit, te Spartes, te Tebes, te qyteteve te Azise se Vogel dhe Italise se Jugut, te njohur me emrin e famshem Magna Greacia, qe nuk formuan asnjehere njesi unike te medha, bene nje unitet te madh administrativ ndonese shpesh teper te brishte, por qe te kujton mbreterite e medha te tipit helenistik te krijuar nga Aleksandri i Madh i Maqedonise, por edhe nga Pirroja i Epirit.

Kjo vecori e shtetit ilir eshte lene ne heshtje dhe nuk eshte studjuar sic duhet me rendesine qe i takon. Pushtimi romak e shkaterroi shtetin ilir dhe mbreti i fundit qe edhe me i famshmi, eshte fjala per mbretin Gent, i cili vdiq i internuar ne qytetin Gubio te Italise, ku, per fatin e madh te historise tone ruhet dhe varri i tij monumental, nje cudi e monumenteve te lashtesise. Pikerisht ne shek.IV pas Krishtit ringjallet emri i Ilirise, tashme ne nje forme paksa te vecante, per shkak te prapashtesave si Ilirikum. Kjo ringjallje e emrit si njesi administrative, une mendoj se shpreh vijimesine e strukturave te dikurshme dhe shpreh vetedijen e nje mbijetese te vone ose asaj, qe u quajt "Ringjallja e dyte e Ilireve". Kjo duket edhe ne paraqitjen e nje numri veprash kulturore, kryesisht relieve mbivarrore, apo stela sakrale te nekropoleve ilire, ku ka rafigurime madje dhe te hyjnive lokale apo dhe te hyjnive te medha te panteonit ilir.

***
Nga kjo pikepamje paraqitja figurative e Ilirikut ne formen e nje Hyjneshe te Ilireve eshte nje fat i madh dhe nje deshmi e vecante e panteonit ilir pagan. Ky rafigurim te ben te mendosh se, ndoshta edhe me pare zyrtarizimit te figures antropomorfe heraldike te Ilirikut ka ekzistuar nje model, nje arketip me i vjeter. Nga monedhat e shtetit ilir, nga rafigurimet e monumenteve ne njohim ikonografine e hyut Medaur ne formen e nje kaloresi, qe te kujton ikonografine e te ashtuquajturit Kalores Iliro thrak, apo dhe te kaloresve danubiane. Asgjekundi nuk del figura e nje hyjneshe femer si embleme bashkuese. Rrjedhimisht, mund te themi se Hyjnesha e Ilirikut nuk eshte gje tjeter vecse nje jehone e Magna Mater, d.m.th. "Nenes se Madhe".

Ky arketip femeror vjen nga thellesite e kulteve dhe paganizmit te matriarkatit. Figura e Hyjneshes se Ilireve paraqitet ne kembe, ajo eshte e veshur me nje fustan te gjate me menge jashtezakonisht te medha, te varura dhe nje kemishe pa jake, duket se mban rreth qafes dhe supeve nje pjese te veshjes, qe mund te quhet nje forme shalli. Hyjnesha ka floke te gjate dhe te ndare me vije ne mes. Fytyra e saj ka nje karakter klasik, por jo sipas estetikes te artit klasik grek, por as sipas estetikes natyralistike romake. Eshte nje portret ballor, pak i anuar nga ana e djathte, shpreh dinjitet dhe eshte madheshtore. Hyjnesha mban ne duar nje lloj buke, ose nje grumbull frutash, gje qe nuk percaktohet qarte, por qe eshte simbol konkret i nje lloj blatimi hyjnor.

Pse pikerisht ky blatim hyjnor i natyres paqesore eshte pjese perberese e kesaj Hyjneshe? Pikerisht ky blatim i bukes ose i frutave shpreh idene e begatise dhe te pjellorise dhe vetekuptohet te paqes se jetes. Ky konceptim paqesor eshte gati ne kontradikte me tere rafigurimet e tjera, te perfshira ne librin per te cilin po flas, qe kane karakter te mirefillte ushtarak dhe burokratik shteteror. Kemi te bejme pra me nje Hyjneshe, e cila respekton kultin e Nenes se Madhe dhe premtimin e nje politike te bashkejeteses ne njesine e madhe administrative te Ilirikut. Vetem keshtu mund te zberthehet semantika hyjnore e blatimit hyjnor. Te ben pershtypje fakti, se veshja e hyjneshes eshte nje veshje dalmatike, veshje, qe ka mbijetuar me vone edhe ne veshjet e garderobes ceremoniale kishtare. Veshja dalmatike eshte gjithashtu nje gje e vecante e kultures ilire.

***
Ne biblioteken e "L'ecole francaise", ne revisten shkencore "Helvetia Archeologica", nr.101 102, 26 te vitit 1925, lexova artikullin e maria Luise Schaler "Antike varbilder Fur Eine Inter grafiousfigur Der Schexeis" dhe ne faqen 45 gjeta gravuren nr 77 me tri figura njerezore femrash qe perfaqesonin Italine, Ilirine dhe Afriken romake te kohes Bizantine. Sipas autores se studimit, gravura i takon vitit 1552 dhe eshte mbeshtetur ne rafigurime te Mesjetes se Hershme. Kjo gravure afirmon emblemen femerore te Provinces se Ilirikumit, perafersisht si ajo e librit te shekullit IV, por me te stilizuar.

Pra origjina e gravures se viti 1522 duhet te jete me e hershme dhe duhet te lidhet me Antikitetin e Vone, madje me shekullin IV. Hyjnesha e Ilireve semantizohet ne shekujt dhe merr keshtu nje kuptim te ri per ne, shqiptaret e sotem. Hyjnesha e Ilirikumit eshte simbol antropomorf pagan i mirefillte i paganizmit, qe nuk eshte skualifikuar akoma nga Krishterimi i hershem, qe kishte filluar te forcohej dhe me vone nen sundimin e Perandorit Ilir Konstandini i Madh do te sanksionohej si nje feste shteterore. Pra, kjo Hyjneshe ravijezohet dhe nderohet shteterisht ne nje epoke sinkretizmi te bashkejeteses plot kontradikta midis paganizmit mijeravjecar qe po degradohej dhe krishterimit kater shekullor qe po pergatitej per fitoren perfundimtare mbi paganizmin politeist. Hyjnesha e Ilirikumit te kujton nje tjeter Hyjneshe po femer, "Dardania Sacrum" d.m.th. "Dardania e Shenjta" qe permendet ne shume mbishkrime latine te shekujve te pare te eres sone ne Dardani dhe studiuesi Dr. Zef Mirdita dallon dhe spikat tek ajo nje Hyjneshe tipike ilire vendase. Dua te kumtoj se gravura e vitit 1522 ruhet akoma dhe sot ne Biblioteken e Universitetit te Bazelit ne Zvicer. Persa i perket kurores trefishe mbi koken e Hyjneshes se Ilirikumit dua te shtoj, se eshte nje element operativ hyjnor shume i lashte.

Keshtu ne nje terakote me koke gruaje, te zbuluar ne Cuken e Ajtoit ne Shqiperine e Jugut kemi te bejme me nje diademe trefishe ne formen e nje keshtjelle ne miniature me tri kulla. Hyjnesha dhe keshtjella me tri kulla ne formen e Diademus Muralis ka personifikuar nje kryehyjneshe, te quajtur dhe si Rea Kibela, kulti i se ciles, nga Azia e Vogel ne shekullin III te eres sone zuri vend qendror ne panteonin e Romes. Hynesha e Ilirikumit, pra e ilireve, ka te njejten diademe keshtjellore te Rea Kibeles, te superioritetit hyjnor. Persa i perket te ashtuquajtures aureole, ose nimb, qe ajo ka rreth kokes, ende nuk mund ta quajme nje ndikim te krishtere te ikonografise se krishterimit te hershem, spse kjo ikonografi ende nuk qe sanksionuar dhe aq me teper ajo nuk mund te ishte atribut i hyjneshave pagane. Rrethi ne kete rast paraqet kozmosin, boten ne teresi si koncept kozmogonik. Ne disa relieve bronzi qe i kushtohen hyut pagan Sabasit kemi dhe paraqitjen e hyut Apollon dhe hyjneshes Artemisa me aureola ne forme rrezesh diellore, qe jane atribut i kultit diellor ne paganizem.

Ka shume mundesi qe ikonografia e Hyjneshes se Ilirikumit t'i kete paraprire dhe te kete pergatitur ikonografine e krishterimit te mevonshem ku rrethi gjeometrik i aureoles e humbet kuptimit pagan kozmogonik dhe fiton kuptimin kozmogonik te krishterimit ne nje forme te re dhe absolute. Nga pikepamja heraldike Hyjnesha e Ilirikumit eshte simbol unik figurativ, i pazevendesueshem me rendesi mbijetuese dhe semiologjike te vecante. Ka shume mundesi qe gravura e Hyjneshes se Ilirikumit te kete qene e materializuar edhe ne formen e statujave prej brozi ose mermeri te vendosura ne sheshet administrative te qendrave, por dhe te vete kryeqendres se Ilirikumit, apo edhe ne Bizant, ndoshta dhe ne Rome, per arsye se ndarja e Perandorise se Lindjes dhe asaj te Perendimit ka qene me teper konvencionale se sa politike.

***
Libri, qe me terhoqi kaq shume vemendjen mua, ka dhe gravura te tjera qe paraqesin nje koleksion heraldik qe lidhet me Ilirikumin. Keshtu nje gravure paraqet Shenjat e Prefektit te Ndritur te Ilirikumit. Kjo gravure tregon nje tryeze sakrale me kater shandane te vendosur vertikalisht si dhe nje vazo katerkendeshe gjithashtu me nje simbol te ravijezuar, qe ka formen e nje altari te vogel. Kjo vazo ka ne miniature dhe figuren mashkullore te nje personi, qe ndoshta eshte miniatura e perandorit. Anash tryezes sakrale eshte gjithashtu nje skepter i vecante, qe qendron vertikalisht mbi tre kembe dhe mbi siperfaqen e spektrit, qe ndoshta ne realitet ka qene prej floriri, dhe ka te rafiguaruara dy figura ne bust, nje mashkullore dhe nje femerore siper dhe me poshte dy figura nudo me sa duket te dioskureve djaloshe.

Ne te njejten gravure ne pjesen e poshtme eshte paraqitur nje koci luftarake ceremoniale me kater kuaj. Kjo koci ka qene paisje publike e dallueshme e vete rangut shume te larte te Prefektit te Ilirikumit. Ky prefekt ka pasur ofiqe te shenuara saktesisht ne Ilirikun. Nen urdhrat e tij qe Princepsi, kryetari i zyres se Prefektures, Kornikulari, qe ne administraten ciivile ishte sekretari ndihmes i magjistrateve, adiutori, ndihmesi i zyres, Komentariensi, ndihmesi juridik, qe merrej me ceshtjet penale, Numerari, nepunesi i finances, Regerendari, nepunesi i postes shteterore, Ekseptoret, shkruesit dhe sekretaret e gjyqeve, Sigularet, qe ishin korrieret. Nje gravure e trete, paraqet shenjat e Komandantit te ndritur te lindjes, jane dy emblema te rrumbullakta, njera tregon nje simbol te ngritur ne formen vertikale, qe perfundon me nje koke rrethore, kurse emblema tjeter tregon nje simbol ne formen e nje luleje me gjashte cepa dhe me gjashte petale.

Komandanti i Lindjes kishte dhjete reparte kaloresish, ku shenohen kaloresit ilire dalmate. Nje tjeter gravure paraqert shenjat heraldike te Komandantit te Ndritur te te gjitha ushtrive ne Ilirik. Ky komandant ishte vartes i Komandantit te pergjithshme te Lindjes. Kjo gravure perbehet nga dy pjese. Pjesa e pare tregon gjithashtu tryezen sakrale dhe siper saj edhe altarin perkates. Jane dhe tre simbole ne formen e emblemave te rrumbullketa. Pjesa e dyte e gravures paraqet 12 simbole, po ne formen e emblemave te rrumbullkta me rafigurime te ndryshme. Keshtu simbolet jane emblemat e ushtrive, qe mbajne tituj te tille, si "Ushtare te Marsit", "Ushtare te Dianes", "Ushtare te Minervas", "Heshtare augustiane" etj. Ky komandant i Ilirikumit kishte nen urdhrat tij 9 legjione levizese. Nder to permenden edhe legjionet ilire Skupianet, nga qyteti Shkup, iliret ulpianas, nga Dardania dhe skampianet nga qyteti ilir Skampa (Elbasani i sotem). Keto te dhena jane me rendesi te madhe, sepse vertetojne se ushtaret ilire te mirefillte kane pasur stemat e tyre, qe lidhen me gjendjen e tyre etnike.

Nje tjeter gravure paraqet shenjat e Kryetarit te Ndritur te Ofiqeve. Kjo gravure tregon gjithashtu tryezen sakrale me altar si dhe nje mori monedhash me figuren e gjarperit te shenjte dhe maja heshtash. Nje gravure tjeter tregon simbolin e Kontit te Ndritur te thesarit perandorak. Gjithashtu edhe ne kete gravure eshte tryeza sakrale me altar si dhe qese dhe thase prej florinjve, disa simbole ne formen e gjetheve te dafines etj. Ky kont kishte nen urdherat e tij tere kryetaret e thesareve te Ilirikumit, si dhe administronte te gjitha minierat. Se fundi, do te shenojme dhe dy gravura te tjera, qe lidhen gjithashtu me thesarin perandorak. Keto gravura gjithmone e kane te pranishme tryezen sakrale me altar. Te dhenat e librit "Notitia Dignitatum" flasin per iliret kryesisht per repartet ushtarake. Keshtu ato tregojne qe kaloresit ilire dalmate ishin te vendosur ne qytetet Bobonia, Dortik, Drobet, Variana etj.

Ne Ilirikum kishte dhe punishte te medha ushtarake si psh. Ne Sirm qe punishtja perandorake, qe bente mburojat dhe shalet prej lekure te kuajve, kurse ne Salona qe punishtja e armeve. Repartet ilire, kryesisht dalmate ruanin edhe qytetet e tjera ne Panoni si qytetet Teutiborg (qe lidhet me emrin ilir Teuta), ne Nova, ne Kornak, ne Burgena si dhe ne nje qytet me emrin Alban. Permendja e qytetit Alban diku ne Panoni eshte e nje rendesie te jashtezakonshme. Ky qytet ilir eshte haruar te permendet nga historianet megjithese Klaud Ptolemeu i shekullit II ne harten e tij e permend qytetin Albanopolis. Libri "Notitia dignatum" eshte i nje rendesie kolosale dhe shpjegon shume enigma te qyteterimit ilir. AMEN!
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te:  

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.15 | SMF © 2006-2008, Simple Machines XHTML 1.0! CSS!