Mirsevini ne websitin
www.kallmeti.com
!...
Pak
histori se nga ka ardhur emri Kallmet.!....
Nje gojedhene e vjeter thote
se dikur ky fshat ishte i mbuluar nga uji, i cili duke u pakesuar
la pas lym e balte qe ndikoj ne rritjen e kallamit te eger ose
kallamit , bime kjo qe i dha ketij vendi emrin Kallmet.
Kallmeti eshte nje vendbanim i lashte. Gjetjet arkeologjike ne te
gjithe shtrirjen e fshatit tregojne se ketu eshte banuar qe nga
periudha e gurit te ri e deri ne antikitetin e vone . Edhe pas
pushtimit romak popullsia vazhdoj te banoje ketu dhe krijoj kulturen
e saj te veçante.

Foto e varrezes
Kete e deshmon varreza mesjetare e gjetur tek ullishta e Gjek
Simonit (shekulli 6-8 e.s.).
Vazhdimesia e jetes se ketyre banoreve ne Kallmet nuk u nderpre,
ata krijuan kulturen e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e
bere kete fshat nje njesi etnografike te veçante ne rrethin e Lezhes.
Dalluese eshte veçanarisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt
te bardha (vazhduese e veshjes Ilire).
Kallmetasit jane bujq dhe
vreshtare te mire , ata krijuan varietetin e rrushit kallmet, fasulen
me emrin kallmet dhe ullirin kokerr madh qe permendet ne
literaturen shkencore bujqesore. Ne Kallmet jane ngritur monumente
te kultures si Kisha e Eufemise e shekullit 13-te.Kisha e Eufemise
eshte vend i shenjte ku vine besimtare nga gjithe Lezha dhe me larg
çdo te premte apo feste fetare. Gjithashtu Kisha Eufemia eshte
vleresuar nga Keshilli i Qarkut Lezhe si monument i rendesise se vecante.
Nje monument i kohes tone eshte
zbukurimi i brendshem i kishes se Shenkollit.
Ne Kallmet linden dhe punuan njerez te shquar si Frang Bardhi, Dod
Koleci, Prend Suli, Luigj Bumçi etj.
| Frang Bardhi

|
Luigj Bumçi

|
|