Njė bust i Fishtės, me autor Pal Tomėn,
do tė vendoset brenda Muzeut Historik Kombėtar
Njė bust i derdhur nė bronx, i poetit Gjergj Fishta, vepėr e
skulptorit nga Lezha, Pal Toma, i ėshtė dhuruar Muzeut
Historik Kombėtar nė Tiranė pėr tu vendosur nė lulishten
"Atrium", brenda Muzeut. Busti, ėshtė bėrė pronė e Muzeut
pas njė kėrkese tė drejtorit Moikom Zeqo, ndėrkohė qė pėr
kėtė ai shprehet se, "vendosja e bustit tė Fishtės nė
ambientet e MHK-sė do tė jetė dhe njė akt i madh i
rehabilitimit tė instituciont kryesor muzeor nė Shqipėri,
pėr tė nderuar edhe zyrtarisht, poetin e madh Gjergj Fishta".
"Skulptura e cilėsuar nga njohės tė artit si njė nga
veprat mė tė njohura pėr figurėn e Fishtės, ėshtė edhe
objekti i parė qė hyn nė fondin e Muzeut Historik pėr kėtė
figurė, pėr tė ngritur nė muze dhe njė pavion me objekte dhe
relike tė ndryshme, dedikuar Gjergj Fishtės" - tha Zeqo.
*** Figura e madhe e letėrsisė shqiptare e
gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė, ati franēeskan
Gjergj Fishta, i cili i dha shprehje artistike shpirtit
kėrkues tė shtetit tė ri sovran shqiptar, u bė dhe pjesė e
artit fotografik tė Marubit, prej tė cilit kanė mbetur disa
foto.
Emri i tij ėshtė dėgjuar dhe ngritur lart deri nė Luftėn
e Dyte Botėrore si "Homeri shqiptar". Gjergj Fishta lindi nė
tetor tė vitit 1871 nė fshatin Fishtė tė Zadrimės nė rrethin
e Lezhės. Studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja,
sidomos latinisht, italisht dhe serbo-kroatisht. Mė 1894 ai
u shugurua prift dhe u pranua nė urdhėrin franēeskan. Bashkė
me folkloristin Pashko Bardhi, themeloi shoqėrinė letrare "Bashkimi"
tė Shkodrės, e cila i hyri punės pėr zgjidhjen e problemit
shqetėsues tė alfabetit tė shqipes. Nė kėtė kohė Fishta
ishte bėrė figurė e njohur udhėheqėse e jetės kulturore e
publike nė Shqipėrinė e Veriut e sidomos nė Shkodėr.
Duke qenė drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr
arriti tė zėvėndėsonte italishten me shqipen pėr herė tė
parė nė shkollė.
Kjo masė ndikoi pėr ti dhėnė fund mbisundimit kulturor
italian nė katolikėt e Shqipėrisė sė Veriut. Njė vit pas
shpalljes sė pavarėsisė, Fishta themeloi tė pėrmuajshmen
franēeskane "Hylli i dritės", e cila iu kushtua letėrsisė
politikės, folklorit dhe historisė. Kjo revistė ndihmoi pėr
zhvillimin e kulturės gege tė veriut. Sė bashku me Luigj
Gurakuqin dhe Ndre Mjedėn, Fishta luajti rol udhėheqės nė
Komisione Letrare Shqype pėr tė vendosur nė lidhje me
ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhė pėr tė
nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe. Pėr
Gjergj Fishtėn dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi
dhe shpresonte se "koineja" shqiptare e veriut sė shpejti do
tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin ashtu si
gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese per
italishten letrare.
Fishta mė 1921 pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin
shqiptar dhe u zgjodh zv/kryetar i tij. Talenti nė gojėtari
e ngriti mjaft ne detyrat e tij si personalitet politik apo
si klerik. Si poet i brezit te tij, Gjergj Fishta ėshtė
nderuar me diploma, ēmime e tituj tė ndryshėm, brenda e
jashtė vendit. Ai ishte autor i gjithsej tridhjet e shtate
botimeve letrare ku spikat si krijim mahnitės nė mbare
historinė e letėrsisė shqipe, "Lahuta e Malėsisė".
Nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore, Gjergj Fishta vėrtet
u njoh nga tė gjithė si "Poet Kombetar". Albanologu austriak
Maksimilian Lamberc e ka cilėsuar si "poetin mė tė talentuar
qė ka pasur Shqipėria", kurse Gabriele DAnuncio e ka
quajtur "poeti mė i madh i popullit shqiptar.
-- nga Esmeralda Bardhyli,
|