|
Mirsevini ne websitin
www.kallmeti.com !...
(Falenderojme!)
  
Pak
histori se nga ka ardhur emri Kallmet.!.....
Nje gojedhene e vjeter thote
se dikur ky fshat ishte i mbuluar nga uji, i cili duke u pakesuar
la pas lym e balte qe ndikoj ne rritjen e kallamit te eger ose
kallamit , bime kjo qe i dha ketij vendi emrin Kallmet.
Kallmeti eshte nje vendbanim i lashte. Gjetjet arkeologjike ne te
gjithe shtrirjen e fshatit tregojne se ketu eshte banuar qe nga
periudha e gurit te ri e deri ne antikitetin e vone . Edhe pas
pushtimit romak popullsia vazhdoj te banoje ketu dhe krijoj kulturen
e saj te veēante.

Foto e varrezes

Kryqi ne malin e Veles tek Kisha e ShenMise me drita naten.
Kete e deshmon varreza mesjetare e gjetur tek ullishta e Gjek
Simonit (shekulli 6-8 e.s.). Gjithashtu ne Kallmet ne Malin
Kastriot dyshohet se ndodhet edhe thesari i Gjergj
Kastriotit-Skenderbeu,kjo eshte treguar ne ekspeditat qe kane bere ne
luften e pare boterore kur asutro-hungarezet kane kryer germime
arkiologjike ne maje te malet germime qe edhe sot e kesaj dite mbeten
enigme.Shihen qarte themelet e nje kishe te vjeter ndaj gojedhenat se
Skenderbeu e kishte Kallmetin si nje fortese qe e kontrollonte komplet
fushen Lezhe-Shkoder mespermes Zadrimes dhe kishte Malin e Veles
si nje shteg te sigurte per tiu dale turqve nga prapa shpine.
Vazhdimesia e jetes se ketyre banoreve ne Kallmet nuk u nderpre,
ata krijuan kulturen e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e
bere kete fshat nje njesi etnografike te veēante ne rrethin e Lezhes.
Dalluese eshte veēanarisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt
te bardha (vazhduese e veshjes Ilire).
 
Kallmetasit jane bujq dhe
vreshtare te mire , ata krijuan varietetin e rrushit kallmet, fasulen
me emrin kallmet dhe ullirin kokerr madh qe permendet ne
literaturen shkencore bujqesore. Ne Kallmet jane ngritur monumente
te kultures si Kisha e Eufemise e shekullit 13-te.Kisha e Eufemise
eshte vend i shenjte ku vine besimtare nga gjithe Lezha dhe me larg
ēdo te premte apo feste fetare. Gjithashtu Kisha Eufemia eshte
vleresuar nga Keshilli i Qarkut Lezhe si monument i rendesise se vecante.
Nje monument i kohes tone eshte
zbukurimi i brendshem i kishes se Shenkollit.
Ne Kallmet linden dhe punuan njerez te shquar si Frang Bardhi, Dod
Koleci, Prend Suli, Luigj Bumēi etj.Gjithashtu ne Kallmet te Lezhes kane
lindur ose kane prejardhjen mjaft figura qe po bejne emer ne
arenen kombetare ashtu edhe nderkombtare sic eshte edhe
ministri aktual kroat i Transportit, Bozhidar Kallmeta. Mbiemri i tij,
reflekton origjinėn e tė parėve, nga Kallmeti i Lezhės. Madje, emrin e
krahinės sė origjinės tė tė parėve tė tij, zoti Kallmeta, ia ka vendosur
njė segmenti tė autostradės sė re qė lidh qytetin e Splitit me Zagrebin
Nga treva e Kallmetit kane dale kengetare,poete,piktore,skulptore
teper te talentuar qe nepermjet ketij websiti une(LEK GJOKA) po
mundohem qe ti pasqyroj sa me mire ndaj pres bashkpunimi e te gjitheve...
| Frang Bardhi

|
Luigj Bumēi

|
|
|