Home Historia Letersia Galeria Forumi Kumuna Kallmet Kontakt

                                                                                                                                                                

                                                                                                                                            
               Mirsevini ne websitin  www.kallmeti.com !...

      
Lekė Gjoka  
Writer


Bio
Lekė Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 nė Kallmet tė Lezhės, njė nga fshatrat mė tė bukura nė Shqiperinė e Veriut,

me njė gjelbėrim tė pėrhershėm, me ujėra tė bollshėm, me njerėz punetorė e artdashėsh. Kėtė fshat e

identifikojnė edhe me verėn e tij tė famshme "Kallmet", e tė tjeret e indetifikojne me leksikografin e parė shqiptar,

e patriotin e madh Frang Bardhi. Autori Lekė Gjoka nė fillim tė vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e

fundit tė komunizmit, qė kėrkonin tė merrnin, nė varrin greminė qė po binte, me qindra jetė djaloshare,

arratiset nga ushria nė Ersekė tė Kolonjės pėr nė Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin

 e talentuar Kolec Traboini, ku nis tė botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi nė gazetėn "Egnatia", qė botohej

nė Greqi nga Koleci. Lekė Gjoka ėshtė njė fitimtar i pėrhershem mbi rropatjet e tranvajat e jetės. Nė vitin 2001 botoi

 vėllimin e parė poetik "Lotėt e puthjes", qė pasoi nė vitin 2003 me vėllimin e dytė "Diellin e kapa pėr veshėsh".

Shume shpejt do te dale me vellimin e ri poetik"Mungesa Shpirterore" 2008.

Cikle me poezi janė botuar nė antologjinė poetike: 1- "Ballada e largėsive" (1995), 2- 45 poetė pėr Lezhėn" (1996),

 3- "Pas Migjenit (2001), si dhe nė mjaft gazeta si nė Diasporė, ashtu edhe ne Tiranė, Prishtinė, etj. Drejton nė

internet faqen Lezhe Online,Kallmeti Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU si dhe

Albemigrat dhe nje mori listash te tjera...
Qė nė vitin 1998 jeton nė Jacksonville, Florida, SHBA sėbashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijėt Donald dhe Daniela Gjoka...

 

 

                            

Lotėt e Puthjes

Larg nė dhé tė huaj
kur sytė veē nė ėndėrr t'i pashė
nė buzė qėndrojnė pakėz lotė tė puthjes
pakėz lotė tė puthjes sė thatė !...
Nata rend mbi dallgė tė lodhjes
ndjenjat marrin udhė tė gjatė
qėndrojnė pak nė oborr tė shkollės
Nė vjeshtė pemėt s'di pse qajnė?
(Mos kjo stinė iu vodhi rrobat ?!)
Ah e dashur, buzėt qajnė
kėtu larg nė dhe tė huaj
katėr stinėt vjeshtė janė
s'po shterojnė lotėt e puthjes !..

Ē'mu rishfaq Migjeni udhėve tė Athinės

Ishte ēmendur makina e pronarit dhe me vrap
si kalė i hazdisur rendte autostradės
por semafori i kuq pėr krahu e kap
dhe ia nxierr kllapinė.
Kokėn kthej mėnjanė, sytė shohin nė dritare njė vocėrrak
qė asnjė pikė gjaku nė fytyrė s'i kish mbirė!
- Mė fal pesė lekė se dua tė jetoj - mė tha ai shqip
Zgjata paret e ia dhashė, u mbyllėn vetė sytė
pėrpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
Ėshtė ca e lasuar Athina dhe bėn zhurmė
s'i bie ndėrmend se ka ndonjė vocėrrak shqiptar
qė pėr shtėpi ka lulishten
e pėr mbulojė ajrin e verės
Vallė vargjet kush pėr fyti po m'i kap
lotėt e zemres?
- Ik nė Shqiperi ! - mu duk se i thashe
se vetėm atje do tė tė falin ndonjė copė jetė
se si m'u zhduk papritmas ai vocėrrak
se makina sėrishmi m'u ēmend !...

Kush e solli dashurinė?

Mėngjesi i lau faqet
mesdita i krehu flokėt
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotėt !

Ora ia dha vrapit
sytė me qiellin ndėrrohen
detrat po bėrtasin
detrat zemėrohen !

Se s'ka mė ujė lotėsh
se u shterr trishtimi
s'kanė si mbushen botėt
e kėtij zemėrimi !

Nuk shterrojnė dot kėngėt
por buruan puthjet
dita lind pėr sytė
nata vjen pėr buzėt!...

Ora ia tha vrapit
dhe nė planetin tjetėr
u takua mė djalin
e me puthjen e vjetėr !...

Njė vajzė ecėn nėpėr shi !

Ecėn njė vajzė nėpėr shi, si nė legjendė
s'ecėn me kembė, ecėn me zemėr
dhe s'pyet nėse gjiri i resė rrjedh
shi, bore apo breshėr !

Ecėn ajo si legjenda drejt legjendės
vezullimi i syve tė saj, tė gjitha retė i zhduku
e di, shumė larg rri fshehur njė zemėr
qė pulson njėherėsh me zemrėn tėnde flutur !...

 

Ėndėrr vajzėrore...

Padashje tej xhamit
hyre ti tėrė ngrohtėsi
hyre mu nė zemėr tė fustanit
me njė afsh tė madh nė gji.

E sytė anash i hodhe
tė shihje ndonjė dhėndėrr
por syve s'di pse s'iu besoje
s'e dije gjithēka ishte ėndėrr...

Im bir, Donaldi, lindi me 30 qershor 1997

Pėrjashta spitalit kėngė e zakonshme armėsh
si vajtim mortor a kush djallin e di
qershori i lodhur ēapitej ngadalė
diktatura nė shtratin e vdekjes u shtri.
E dashura ime nė sallė tė operacionit gjumė flė
Doktorat i kishin prehur thikat e jetės
qajnė ndienjat, e prapė vetja mė thotė: "Hė mo burrė je!"
... por jo s'i ndaloj dot lotėt e zemrės.
Dhe vargjet pikojnė lot
se lot buron e tėrė Shqipėria
se dhe nuset nė tė zeza ndėrruan njyrėn e vellos sot
e pėr orkestėr kishin vajtime e krisma!
Sot me 30 qeshor 1997 doli nga "burgu" im birė Donaldi
e tamli i nanės qė pi, ka aromė baroti
dy orėsh mė thotė: "babė ē'po ngjet kėshtu nė Shqipėri
apo na ka mallkuar zoti!?...
Pėrkėdhel tim birė qė trokiti nė jetė
ditėn e parė tė riēlirimit tė tretė,
zemra e tij e re pulson e duket sikur flet:
"Ishalla ripushtim tjetėr tė vetvetes s'do tė ketė !"...

Porositni librin nga autori, Lekė Gjoka
* * *

  Poezi nga libri "Diellin e kapa pėr veshėsh"  

Trokitmė dhe mua nė derė !...

Shqipni shihmė drejt e nė sy
sėrisht me ty po flas prapė
pse ule kryet unė e di
por jeta ngajherė tregohet e praptė !...

Shikon ti vashat e tua t'fildishta
qė kėmbėt e turpit hapin Europės
ato qė nuk do shpėrthejnė kurrė filiza
ndal Shqipni, mos i bjere me grushta kokės !...

Shihme Shqipni vijė nga larg
atje ku nderin s'e peshojnė peshoret
pėr krye tė bjeshkėve nuk po tė rrej sak
pse mė sheh ashtu Shqipni, a s'tė besohet ?...

Mė buzeqesh pak nana disi e turpnume
e nga sytė i thehen si qelq dy bulėza loti
shtrin duart tė ashpėrsume
e mė merr nė prehėr, qė kundėrmonte erė baroti !...

- Eh birė! - psherėtin nana prej pėrmallisė
dhe nis tė numėroje thinjat me rradhė
kur ikėt ju prej shtėpisė
veē dritė e shpresė iu shpėrthente nė ballė !...

E di moj nanė se malli m'i mbolli thinjat
dhe trishtimi m'i vadiste papushim
me bojė shpirtėrore do t'i ngjyros ndienjat
e prapė do ngarkoj nė shpinė djalėrinė !...

Mė fal nana, se ndaloi treni i shpresės
e do nisem prapė se biletėn e kam prerė
kur tė vish ndojherė tek bijtė mėngjesesh
tokitmė lehtė edhe mua nė derė !...

Shtator 2002

Nė mėrgim takoj Shqipninė

Larg ku varfėrinė kam vrarė
shoh Shqipninė kėtė zanė tė bardhė !
Dhe ngadalė nis t'kuvendoj
n'udhė t'mėrgimit e takoj !
Heej Shqipni moj nanė baroti
ktheje kokėn t'flasim pak
turivaruna retė prej soti
kanė me ikun prej teje larg!
Qesh nanėmadhja, psherėtin
dhe me dorė flokėve iu jep
ah more birė, kėtu n'mėrgim
ajri n'fyt se si mė djeg !...
Ah moj nanė mos u pshterit
ti veē bijtė ke ardhė me pa
prapė n'shtėpinė tane ke me ikė
herė t'u qesh e here t'u kja !...
Eh more birėe! - prapė m'kthehet nana
unė po kthehem me retė nė qiell
s'kam nevojė pėr vizė, a gjana
e prapė tek bijtė kam me erdhė!...
T'lutem nanė mos ik dhe pak
se unė mallin du me vra
ikėn nana se n'shpi bijtė kanė ba shamatė
e shumė dasina janė t'u ba !...
(nė qiell retė filluan me kja !...)
-- 2002 --

Diellin kapa pėr veshesh !...

Diellin kapa pėr veshesh naten njė dite
dhe ai me pa me inat
nė trup e kapluan ca tė dridhura si mornice
e njė tė zbehtė fytyres i trokiti nė prag !..

Ah !- shfryu dielli - kur ia lėshova veshet
e tonėlata vransire i shpėrthyen sytė
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e nė pellgjet e trishtimit notonin merzite !..

Me shikonte dielli si i turrullosur
- ēfarė ke me mua ? - mė tha
ta dish unė Shqipėrinė nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi por ajo mbrenda ra !..

- Mė fal !- i thashe me njė shikim
dhe desha prap pėr veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipėrinė
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontė tere merak !...

E tash Shqipni vaun e gjete !...

Shqipni tash shtrimna dorėn
me gjuhėn e erės po tė flas
n'rrokullime e larguam kohėn
e n'udhen e mallit rreshkas !...

Po tash folmė lumi ka va
njė sy t'loton
e dhimbja s'nxierr za
e bjeshka shpirtrishtuar rėnkon !...

... Por prapė ti nanė hijshėm e man shtatin
e mė nis me postėn e shpirtit njė buzėqeshje
qė kishte ngarkuar nė shpinė fatin
nė kėtė udhė me kthesa e leqe !...

Krahėt udhės sė shekujve t'i prenė
por duan edhe shpirtin ta marrin
heeej shqiptar ktheje kokėn shihe folenė
mjergull e tym ecėn nė njė udhė me shqiptarin !...

... Pakėz dritė, pakėz shpresė
si njė syth lisi, qė do tė ringjallė lisin e prerė
hap dritaren e shpresės pa pėrtesė
e shfryj kur fryn idhshėm e helmuara erė !...

E tash Shqipni nė lumė ke ra
por vaun buzėgaz e ke gjetė
dhe ecėn me ngulm, se syri s'loton e dhimbja n'varr ka ra
e buzėqeshja jote hap portėn e shpirtit ashtu lehtė-lehtė !...

(Nje cikel i ri poetik  botuar ne gazeten Illyria ne Nju-Jork)

Kacavirren mendimet

 

Kacavirren mendimet nė pemen e merzisė

qiejt shpirtėrorė i ledhatoj me buzėqeshje

mendimet veshin trikėn e trishtė

ndal frymen ; e njė ēast mendimet i gjuaj me heshtje !..

 

Ngatėrrohėn planetet e dashurisė

nė ketė stinė dashurie ngatėrrohen rrotullimet

dielli i shpreses mundohet tė mos  japė shpirt

megjithese drejt shtratit te vdekjes po shtriqen pėrqafimet !..

 

Pemet shpirtėrorė po thahen e lėshohen ne denesa lotėsh

se dikur pas puthjės rigonte ėmbelsi

e zjarri i ngrohtėsise oqeane epshesh shijonte

dhe male trishtimesh e tonelata thashathemesh i bėnte hi !..

 

 

Kacavirren mendimet nė pemen e merzise

trishtimin mundohėm ta gjuaj me heshtje

shtrij duar e ledhatoj imazhin e dashurisė

dhe s’dua ti pres bilete vdekjeje !...

 

 

 

Amerikes iu mbushen sytė me lot

-Ushtareve Amerikane

 qe rane herokisht nė kerkim tė lirise.

 

 

Ju puthjen e varroset nė heshtje

tė pėrlotura rete iu veshtrojne nga lart

u niset udheve tė vdekjes me pak rreze shprese

qė Lirine popujve tė robėruar tiu sillnit nė prag !..

 

Nga lart rete rigojnė shi tė idhet baroti

pėrdore  me vdekjen ecni nė cdo hap

qe tė kapni ato qe nė kopshtin e brishte mbjellin

                                                               vdekjen e terrorin

dhe qe popujve lirinė iu mbyllen nė kafaz !...

 

Por…Njė ēast vdekja shtrihet plot qejf

duke harruar qė ju vdekjen e keni vrarė me liri

vetem puthjėn iu varros nė heshtjen e blerte

dhe heronjė iu kthen nė pėrjetėsi !...

 

Amerikes iu mbushen sytė me lot

pėr njė ēast Amerika ndaloi frymarrjen

shtrin duart plot dhimbje e ferkon heronjtė

e nė ndienjen e pavdeksise iu uron Mireseardhjen !...

 

 

                  Nenat

 

Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije

dhe dielli shpirtėror te shikon me inat

kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit

vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.

 

E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det

dhe dielli shpirteror te fal ledhatime

 fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh

merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

 

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera

por kur ajo ėshtė mungese

ke gjithmone tallaze shpirterore

dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..

 

               Puthja e buzeve


Sakaq dallgezohen rete shpirterore nga epshtet
syte leshojne rrufene qe puthjen e buzeve mbjellin
trupat shkrepetijne pa fikje ngrohtesie
e rete epshore shi te imet rrjedhin !...

Te pres e dashur te Semafori i Jetes
ose me prit tek Treni i Shprese se Madhe
me vete do te sjell Puthjen prej te Verteti
e jo puthjen Tinzare !..

Se atehere dallget shpirterore te epsheve
helmatisen nga idhnimi i ndienjes
syte fiken e puthja loton anes buzeve
qe ne shpine te dashurise i trokasin vdekjes !..

Te pres tek Semafori i Jetes
po qe se nuk vij do te te dergoj imazhin tim
jepi ca ledhatime me flladin tend si Zane e Bjeshkes
se puthja eshte nje trokitje qe ka vetem fillim !....

 

 

Shqiperi gezohu per djemte...
-ne takimin e Texasit te SHSHSHA.

Kur nata po mundohet te zgjohet nga gjumi
turruvrap u mbyt ne oqean
notin mire nata kishte mesuar
por llogarite s'i dolen taman!..

Texsasi sonte e nderroi buzeqeshjen
dhe rruget e ndryshuan rrahjen
oqeani po degjonte me vemendje biseden
e me perqafime dallgesh na uroi mireseardhjen !...

S'e dinim se shqiptaret e Dallasit
keto sterniper te Kastriotit
ne damare pa stacion ndalese rendte gjaku i mikpritjes
qe s'ishte pare ne dite te sotit !...


U mbledhen shkrimtare e poete
ngarkuar shpirterisht me vargje e halle
Shqiperi
gezohu per djemte
dhe ne djemte gezohemi per Nenen e Madhe

 

 

                  Me dy nena..

-nje ditė para betimit pėr neshtesi Amerikane

 

 

Nata nuk e di pse gjumin e gjuajti mė shkelm

dhe ores i tha ti ec por mos bėj zhurme

e ndienjat mėrgimin e varin nė tel

se zemra pėrgiditet tė udhėtoje nė dy udhe !...

 

Me fal Shqipėri por neser

do tė bėhem qytetar i botes  sė lire

por ti je atdheu im i parė

por ti je nena ime mė e mirė !..

 

Shqiperia mė sheh disi e merzitur

shfryn e nė kėmbė ngrin Jonin e Adriatikun

eh mor bire e di pse keni ikur

por shpirti im do rri gjithmonė i trishtur !..

 

Se femitė tuj do harrojnė se c’peme i mbolli

se  thonė se vendi i huaj tė ha

do harrojnė tė flasin mė gurgullimat e bjeshkėve

e ajri i trishti gjakum ka mė ju shpėrla !..

 

Jo nene ti hidhe mėrzine e idhnimin n’humere

me shiko se nė ēast do tė te qeshin sytė

te  thashe ti je atdheu im i parė

e Amerika e lire atdheu im i dytė !...

 

Qesh nene se tashti u bera me dy nena

ti qe mė mėsove tė flas me male e dete

Amerika atdheu im i dytė qė mė fali lirinė

qe nėper bota shqiptareve poi a mbyllin nė qelse !...

 

 

2005 Jacksonville Florida Amerike

Copyright Lezhe.net   - Tė gjithė tė drejtat e rezervuara  

               

.


 Ju jeni vizitori i   Webmaster Lek Gjoka